• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Në Bullgari zbulohet thesari i thrakëve

Tuana

Nada é por acaso!
Arkeologët bullgarë kanë zbuluar artefakte prej floriri, ndër të cilat ka bylyzykë me kokë gjarpëri dhe tijara (kësula) me motive të kafshëve. Ky thesar është zbuluar në vazhdën e gërmimeve në varrezat e thrakëve në Bullgarinë veriore.

Arkeologët bullgarë kanë zbuluar artefakte prej floriri, ndër të cilat ka bylyzykë me kokë gjarpëri dhe tijara (kësula) me motive të kafshëve. Ky thesar është zbuluar në vazhdën e gërmimeve në varrezat e thrakëve në Bullgarinë veriore.



Janë gjetur stoli prej ari që datojnë nga periudha e fundit e shekullit të katërt dhe të fillimit të shekullit të tretë para epokës së Krishtit dhe ato janë gjetur në varrezën më të madhe nga 150 varrezat e thrakëve që janë aty. Ndër stolitë e gjetura janë edhe unaza prej ari, 44 figura femre, si dhe qindra pulla ari-njofton “Reuters”.



“Këto janë ekzemplarë të rinj në artin e thrakëve, nga ato që kemi zbuluar gjerë më tani” ka thënë Diana Gergova, udhëheqëse e ekipit të arkeologëve në vendin ku janë zbuluar këto artefakte, në afërsi të fshatit Sveshtar, 400 km në verilindje të kryeqytetit bullgar Sofjes. “Nuk kemi pritur befasi kaq të madhe, por atëherë kemi zbuluar një kuti prej druri me eshtra dhe artefaktet mahnitëse prej ari”-ka thënë në vazhdim Gergova.



Varreza thrakase në Sveshtar, është në listën e përpiluar nga UNESCO, për shkak të vetisë së veçantë të dekorit arkeologjik. Bëhet fjalë për kariatidat shumëngjyrëshe në formë njeriu-bime me piktura në mure (murale).

Me thrakët ka sunduar një aristokraci e fortë ushtarake, e pasur me flori. Ata kanë banuar rajonet në të cilat tani janë Rumania e sotme, Bullgaria dhe Greqia veriore, si dhe pjesa europiane e Turqisë.

Kanë jetuar në ndërmjet civilizimeve greke dhe romane, duke u përleshur shpesh me kulturat e avansuara deri në momentin kur janë integruar me Perandorinë Romake, rreth vitit 45 pas Krishtit. Arkeologët në dhjetëvjetëshet e fundit, kanë zbuluar shumë artefakte në varrezat e thrakëve në Bullgari.
/koha/
 
Top