• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ndryshimi mes Komunizmit dhe Nazizmit

Ku ndryshojne keto dy regjime totalitare qe sollen aq shume fatkeqesi ne bote?

Nazizmi dhe komunizmi i tërhoqën masat me ideale të ndryshme, ku të dy mund të duken njëlloj tërheqës. I gjithë problemi vjen nga fakti se çfarë implikoi realizimi i këtyre idelave në të dyja rastet: asgjësimi i pjesëve të njerëzimit. Nga ky këndvështrim, dallimi midis shfarosjes si një mjet për të realizuar një objektiv politik dhe shfarosjes si qëllim në vetëvete është i dyshimtë: asnjë regjim nuk i ka parë ndonjëherë masakrat në të cilat është angazhuar si një "qëllim në vetëvete".

Alain Courtois i karakterizon "genocidin racial dhe "genocidin klasor" si dy nënkategori të "krimeve kundër njerëzimit". Në të dyja rastet, qëllimi është i njëjtë. Utopia e një shoqërie pa klasa dhe ajo e një race të pastër kërkuan eliminimin e atyre të supozuar se qenë pengesa në realizimin e një projekti "madhështor", pengesa në realizimin e një shoqërie racialisht më të mirë. Në të dyja rastet, ideologjia (raciale apo e luftës së klasave) çoi në një parim të keq: përjashtimin e kategorive të tëra (raca "inferiore" ose klasa të "dëmshme") të përbëra nga njerëz krimi i vetëm i të cilëve ishte se i përkisnin njërës prej kategorive, për shembull për të ekzistuar. Të dyja sistemet caktuan një armik absolut me të cilin ishte e pamundur të bije në kompromis. Në të dyja rastet, rezultati qe terror i planifikuar. Urrejtja klasore apo raciale, profilaksia sociale apo raciale, është e njëjta gjë. Këtu "klasa" nuk është një kategori më shumë fleksibël ose më pak e paasgjësueshme sesa "raca". Të dyja qenë njëlloj thelbëzuar. më 1 nëntor 1918, një prej drejtuesve të parë të Cheka-s, Martyn Latsis, deklaroi: "Ne nuk bëjmë luftë kundër popullit në veçanti. Ne asgjësojmë "borgjezinë" si klasë". Më 24 janar 1919, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik urdhëroi se kozakët duhej të "asgjësoheshin dhe likudoheshin fizikisht deri në njeriun e fundit". Më pas, Stalini do të thoshte se, "kulakët nuk janë qenie njerëzore". Në vitin 1932, Maxime Gorki shtoi: "Urrejtja klasore duhet të kultivohet nëpërmjet përbuzjes organike të armikut si qenie inferiore: fizikisht, por edhe moralisht i degjeneruar". Nga këndvështrimi i një Lysenko-je, ruajtja e trashëgimisë së karakteristikave të fituara, difektet sociale fare mirë mund të konsiderohen gjenetikisht të transmetueshme. Francois Furet shkroi se nazimi dhe komunizmi janë "aq të kundërt sa e veçanta ndaj universales". Të tjerë i japin kredit komunizmit, sepse të paktën ai ka qenë i shtyrë nga konsiderata universialiste. Kjo mënyrë së arsyetuari është gjithashtu false. Fakti që nazizmi pretendoi të bënte të lumtur vetëm një pjesë të njerëzimit - popullin gjerman - ndërsa komunizmi pretendoi ta zgjeronte këtë lumturi mbi të gjithë njerëzimin nuk e anon balancën në favor të të dytit. Kur dikush lufton në emër të një kombi, ai mund të përjashtohet nga ky komb. "Të pastrosh racën" të paktën e kufizon shkatërrimin tek raca. Po të pastrosh njerëzimin? Në bazë të presupozimeve të tij, nazizmi i përshkruante disa prej kundërshtarëve të tij si "nënnjerëz". Në të njëjtën bazë, komunizmi vetëm mund të përjashtohet nga njerëzimi. Përpjekjet për të rigjeneruar të gjithë njerëzimin pashmangshmërisht çojnë në përjashtimin prej tij të atyre që supozohet se e ndalojnë këtë rigjenerim. Saktësisht, sepse qysh nga fillimi komunizmi donte të luftonte në emër të të gjithë njerëzimit, karakteri i tij destruktiv u përhap në të gjithë njerëzimin. Larg nga sigurimi i rrethanave moderuese, shtirja e tij universialiste shpjegon karakterin e tij universialisht vrastar. Për pasojë, përpjekjet për të emancipuar të gjithë Tokën nuk e parandalojnë terrorin, por, përkundrazi, u japin këtyre përpjekjeve një legjitimim më të lartë. Mbrojtja e një ideali absolut justifikon përdorimin e mjeteve absolute. Në gusht të vitit 1919, dikush mund të lexojë sa më poshtë në "Krasnii Metch" (Shpata e Kuqe, një organ i Cheka-s së Kievit): "Moraliteti ynë është i paprecedent, humanizmi ynë është absolut, sepse bazohet në një ideal të ri: shkatërrimin e të gjitha formave të shtypjes dhe dhunës. Për ne, gjithçka lejohet, sepse ne jemi të parët në botë që ngremë shpatën, jo për të shtypur ose për të çuar në skllavëri, por për ta çliruar njerëzimin nga zinxhirat e tij.... Gjak? Le të rrjedhë!". Armiqësorë ndaj çdo krahasimi midis nazizmit dhe komunizmit, disa autorë kanë kërkuar të gjejnë diferenca në motivim ose sjellje, përtej diferencave të supozuara në frymëzim. "Një i ri që lëviz në drejtimin e komunizmit", shkruan Jean Daniel, "të paktën po jeton me një dëshirë për eukaresti. Një fashist i ri është i magjepsur vetëm nga dominimi. Kjo është diferenca themelore". Siç e shpreh Jean-Marie Colombani: "Do të ketë gjithmonë një diferencë midis atyre që ia kushtuan veten idealeve të lidhura me shpresën demokratike dhe atyre të tërhequr nga një sistem i bazuar mbi përjashtimin, nxitjen e instikteve më të rrezikshme të individëve". Këto janë vlerësime krejtësisht subjektive. Siç ka vërejtur Alain Besançon, në realitet nazizmi dhe komunizmi propozuan disa "ideale më të larta" të afta të "gjeneronin devocionin entuziast dhe aktet heroike". Të dy magjepsën individë të famshëm dhe intelektualë të shquar. Të dy frymëzuan vetësakrifica të ralla. Gjermanët e mbështetën deri në fund Fأ¼hrer-in e tyre, pavarësisht shkatërrimit dhe vdekjes, ndërsa kolapsi i Bashkimit Sovjetik rezultoi në diskreditimin e tij midis popullsisë sovjetike. Por komunizmi gjithashtu ka dhënë shpresë të pafundme për miliona njerëz. Ai frymëzoi luftëra që shpesh qenë të drejta dhe të domosdoshme. Të pretendosh, sipas Jean-Jacques Becker, që "nazizmi apo fashizmi kurrë nuk frymëzuan të njëjtin entuziazëm" si komunizmi, do të thotë të harrosh se 360000 أ‹affen SS qenë vullnetarë të huaj, ndërsa vetëm 35000 të huaj dolën vullnetarë për brigadat ndërkombëtare. Nëqoftëse është e vërtetë që sistemet totalitare i organizonin vetë mobilizimet e tyre masive, nuk është më pak e vërtetë që totalitarizmat gjithashtu përfituan, të paktën për një farë kohe, nga një ndjekje masive dhe se shpesh kjo mbështetje është përkthyer në sjellje që ia vlen të admirohet. Në vend që të mohohej apo injorohej kjo, do të ishte më mirë të pyetej se si sistemet politike që kanë rezultuar të jenë më shkatërrimtarët në histori qenë të afta të frymëzojnë kaq shumë devocion, heroizëm, sakrificë dhe altruizëm. Një përafërsi i parë ndaj pyetjes mund të jetë se, duke supozuar që dikush shikon absoluten në këto sisteme, ato çuan në sjellje absolute, në të mirë apo në të keqe. Që i njëjti sistem mund të jetë njëkohsisht kriminal dhe i aftë të frymëzojë sjellje të admirueshme, pashmangshërisht do të ofendonte individët naivë apo mbështetësit e thekur, duke rezultuar (gabimisht) në konkluzionet e tyre se sistemi nuk është kriminal apo (njëlloj gabim) se këto sjellje nuk ia vlen të admirohen. Fakti që mbështetësit e regjimeve totalitare mund të sillen heroikisht nuk e bën kauzën që ata mbrojnë më të mirë dhe, në të kundërt, natyra e kësaj kauze nuk mund të hiqet nga herozimi individual. Fakti që individët janë virtuozë nuk i bën automatikisht virtuoze doktrinat që ata mbështesin. Pascal e ka gabim kur pretendon se dikush mund të marrë seriozisht vetëm ata që janë të gatshëm të vdesin për besimet e tyre: fakti që ata janë të gatshëm të rrezikojnë të vdesin dëshmon vetëm fuqinë e bindjeve të tyre, jo të të vërtetës së tyre. Në një mënyrë të çuditshme, Martelli mbështetet në faktin, që Stalin kreu shumë spastrime brenda partisë së tij, kur shkruan: "Pati disa komunistë që qenë antistalinistë, por nuk pati asnjë nazist antiHitler". Argumenti është marrë nga Nicholas Werth, i cili pretendon se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë kritikë naziste për hitlerizmin apo ndonjë "që të kërkonte ta reformonte sistemin nga brenda". Ekzistenca e komunistëve, të cilët u bënë viktima nën Stalin apo u revoltuan ndaj "shpërfytyrimit" të ideve të tyre nga regjimi sovjetik, supozohet të dëshmojë për tradhëtimin e idealeve komuniste nga komunizmi "zyrtar". Ky është një argument i dobët. Robespierre qe një viktimë e Terrorit, por kjo nuk shfajëson atë nga përgjegjësitë e tij brenda establishmentit të këtij terrori. أ‹shtë tipike për të gjitha sistemet politike që të ushqejnë disidentë të çdo lloji. Kjo nuk do të thotë se këta disidentë kanë automatikisht të drejtë në opozitën ndaj ish- shokëve të tyre. Ndërsa për idenë se nuk pati nazistë antiHitler, kjo thjesht është false. Përveç atyre që në vitin 1933 aspironin një "revolucion kombëtar" në Gjermani dhe jo vetëm nuk mbetën qejfprishur, por në mënyrë të rregullt u persekutuan nga Rajhu i Tretë (të tillë si vëllezërit Otto dhe Gregor Strasser, ashtu si dhe viktimat e spastrimit të janarit 1934), këtu dikush mund të përmendë "Revolucionin e Nihilizmit" të Hermann Rauschning, të botuar në vigjilje të luftës, i cili është i krahasueshëm me "Stalinin" e Boris Souvarine. Së fundi, janë grupet e mirënjohura opozitare, të cilat u zhvilluan gjatë luftës brenda SS-ëve dhe SD-së. Sikur Rajhu i Tretë të kish zgjatur më shumë se një dyzinë vjetësh, numri i disidentëve ka gjasa që do të rritej. Nga ana tjetër, dikush mund të thotë se nazizmi vrau më pak nazistë sesa komunizmi vrau komunistë. أ‹shtë për t'ju dhënë kredit komunizmit për këtë? Një prej veçantive të sistemit sovjetik, si i kundërvënë atij nazist, është se mbështetësit e regjimit u shikuan me dyshim të njëllojtë me ata që mbetën kundërshtarët e tij. Në sistemin sovjetik, imagjinata e konspiracionit u inkorporua deri në atë sa mbështetësit shikoheshin si shumë tradhëtarë në pushtet. Kjo është arsyeja se përse survejimi i popullsisë qe aq intensiv dhe nxitësit për të informuar qenë shumë më tepër sistematike: në vitin in 1939, Gestapo punësoi 6900 njerëz; NKVD-ja 350000 të tillë. Një tjetër karakteristikë tipike e terrorit komunist, e ekspozuar në gjyqet e Moskës, qe këmbëngulja për t'i bërë disidentët të "rrëfenin" krime që nuk i kishin kryer; me fjalë të tjera, ata u shtrënguan të mohonin vetë ekzistencën e tyre. Tiranitë klasike e kufizonin veten e tyre thjesht në bërjen e heshtur të opozitës. Gjithashtu, regjimet totalitare donin të kontrollonin kufizimet mendore të popullsisë të tyre. Lenin dhe Stalin urdhëruan masakrimin e shumë prej shokëve të tyre (me përjashtim të spastrimit të janarit 1934, Hitler nuk bëri të njëjtën gjë). Në mënyrë të kuptueshme, kjo i shokoi të mbijetuarit, por është ekstravagante t'i përdorësh këto eksese mizorie për të konkluduar se komunizmi qe më human. Sigurisht, nazizmi në përgjithësi i trajtoi gjermanët shumë ndryshe nga popullsitë e vendeve të tjera të pushtuara, ndërsa Stalini nuk bëri diskriminime. Vetëm një minorancë e vogël e popullit në kampet naziste të përqëndrimit ishte gjermane, ndërsa 15 milion rusë u dërguan në gulage midis 1934 dhe 1947. Edhe njëherë akoma, fakti që nazistët sulmuan kryesisht popullsitë e huaja, ndërsa regjimet komuniste masakruan më së shumti vetë popullsitë e tyre, nuk përbën argument në favor të komunistëve. Në të drejtën penale, të vrasësh një anëtar të vetë familjes së dikujt konsiderohet një krim jashtëzakonisht serioz. Në pretendimin se Libri i Zi rrezikon "të çojë ujë në mullirin e të djathtës ekstreme", Jean-Marie Colombani nxjerr një argument strategjik. Duke folur për "unilateralitet ideologjik", "thjeshtëzim" dhe "amalgamë", ai shkruan se rreziku real është se libri "shërben si një alibأ* për ata që duan të provojnë se krimet e njërit janë më të çmuar se të tjetrit, duke shembur për pasojë barrierat e fundit të mbetura që parandalojnë legjitimimin e së djathtës ekstreme". Me sa duket, mjetet e vetme për të "delegjitimuar" të djathtën ekstreme është të pranosh se të gjitha krimet nuk janë të njëllojtë ose, me fjalë të tjera, se disa janë më pak seriozë se të tjerët. Por mbi bazën e kujt kriteri? Argumenti se denoncimi i krimeve të komunizmit çon ujë në mullirin e të djathtës ekstreme riciklon retorikën staliniste e përdorur për t'u mobilizuar kundër një pale të tretë, një armiku të përbashkët. Kjo retorikë bazohet në një silogjizëm të thjeshtë: përderisa disa antikomunistë të "këqinj" mund ta përdorin këtë lloj argumenti, atëherë askush nuk duhet t'u japë municion, duke kritikuar komunizmin. Ky është utilitarizëm teologjik: ekzistojnë disa të vërteta të padëshirueshme, të cilat janë papërfitim dhe domosdoshmërisht gënjeshtra. Problemi këtu ka të bëjë me natyrën e së vërtetës: është e vërtetë ajo çka e manifeston veten si të vërtetë apo, në rrethana të caktuara, ajo çka mund të jetë fitimprurëse? Nëqoftëse e vërteta nuk ka vlerë themelore, por është vetëm e mirë për faktin që dikush mund ta përdorë atë në shërbim të një kauze apo një besim i përcaktuar, atëherë nuk ka aspak të vërtetë. Veç kësaj, nëqoftëse e vërteta varet në përdorimin që dikush mund t'i vëjë asaj, atëherë nuk është më e mundur të pretendosh që një doktrinë është më shumë e vërtetë se një tjetër. Dikush nuk mund të ngrejë më pretendime rreth të vërtetës dhe falses, por vetëm të "mirës" dhe të "keqes", me të "mirën", duke qenë pastërtisht instrumentale, pa asnjë lidhje me të vërtetën. Nëqoftëse dikush ndjek logjikën e Jean-Marie Colombani, i gjithë kërkimi historik që rrezikon lulëzimin e mendimeve të këqija duhet të ndalohet. Për pasojë, dikush duhet të ndjekë gjurmët e Jean-Paul Sartre, i cili pretendonte se heshtja ndaj kampit sovjetik ishte domosdoshmëri "për të mos e çuar Billancourt në dëshpërim". "Ata njerëz", vëren Courtois, "nuk e kanë ndërprerë asnjëherë me kulturën e komisarit politik, e cila helmon mjedisin editorial". Nga fillimi, ideja e çdo krahasimi midis regjimit nazist dhe komunist gjithashtu u vu në diskutim, për shkak të persekutimit të tmerrshëm të organizuar të hebrejve gjatë Rajhut të Tretë. I vlerësuar "unik", ky persekutim është për nga natyra i pakrahasueshëm dhe bile i "papërshkrueshëm". Ai me sa duket përbën një ngjarje të pashoqe - në të kaluarën, në të tashmen dhe bile edhe në të ardhmen. Fjala "genocid" nuk ka shumës dhe nazizmi është ylli i zi, drita e të cilit i sfumon të gjithë të tjerët. Sfidimi i këtij "uniciteti" (Einzigartigkeit) do të çonte në banalizimin e nazizmit. Njohja e këtij "uniciteti" e detyron dikë ta shikojë atë si një të keqe absolute, për shembull një të pakrahasueshme me asnjë tjetër. Megjithatë, nga pikëpamja historike, është se të shikuarit e fenomenit të nazizmit si "unik" nuk të lejon kuptimin e tij, pengon çdo analizë, e cila automatikisht shikohet si një "banalizim". Një ngjarje e palidhur me asnjë tjetër bëhet e pakuptueshme. Ajo pushon së qeni një ngjarje domosdoshmërisht e kontekstualizuar, me qëllim që të bëhet një ide e pastër. Për më tepër, ta deklarosh atë "unike" është t'i hysh një rruge kontradiktore, sepse të refuzosh të pranosh se nuk ka asgjë të krahasueshme rreth dy sistemeve dhe t'i presupozosh diferencat e tyre si "absolute" e bën dikë të paaftë të gjejë me saktësi se çfarë i bën ato unike. Në mënyrë të justifikueshme, Tzvetan Todorov pyet: "Si ia bën një njeri të vendosë se diçka është e ndryshme nga gjithçka tjetër?". Ideja që dikush "banalizon" krimet naziste me refuzimin që të pranojë "unicitetet" e tyre është njëlloj e pambrojtshme. Ajo presupozon që krimet anullojnë njëri-tjetrin ose që vrasjet, të kontekstualizuara, bëhen më pak vrastare. Kjo ide fsheh një ide tjetër, aktualisht një të tillë perverse, që i çel rrugën vetë anulimit të saj: të bësh një sistem dhe vetëm të "keqe absolute" relativizion veprat e të gjithë të tjerëve. Nëqoftëse për të revokuar krimet komuniste ka rëndësi bërja e parëndësishme e atyre të nazizmit, atëherë të kujtosh krimet naziste domosdoshmërisht duhet të bësh të parëndësishëm të gjithë krimet e tjera. Me qëllim që të mos bësh të parëndësishëm asnjë rast të veçantë, dikush përfundon me një bërje të parëndësishme të përgjithshme. Dikush mund të pyesë nëse "të bësh të parëndësishme" është fjala e duhur. Ka sigurisht një "banalitet të së keqes" (Hannah Arendt), sepse e keqja, sëbashku me të mirën, janë pjesë e natyrës njerëzore. Të pretendosh dogmatikisht veçanti absolute për çdo fenomen përfundon në heqjen e karaterit të tij potencial ekzemplar. Me përkufizim, të nxjerrësh mësim nga e kaluara duhet që kjo e kaluar të jetë të paktën pjesërisht e riprodhueshme ose do të ishte e kotë të pretendoje të nxirrje ndonjë mësim prej saj. Edhe njëherë akoma, siç shkruan Todorov: "ajo çka është e veçantë nuk mund të na mësojë aspak për të ardhmen". Të njëjtit njerëz që indinjohen rreth krahasimit të komunizmit me nazizmin, njëkohësisht ia atribuojnë nazizmit të gjitha llojet e ideve që ata nuk pëlqejnë. Kjo është ilogjike. Të njëjtit njerëz që këmbëngulin se nazizmi është një fenomen "unik" gjithashtu pretendojnë se e shikojnë të rilindë çdo ditë. Nuk mund të jetë kështu. Nazizmi nuk mund të jetë "unik" dhe, në të njëjtën kohë, potencialisht i pranishëm kudo. Me përkufizim, një ngjarje "unike" nuk mund të përsëritet. Nëqoftëse mund të përsëritet, atëherë nuk është "unike". Teza që ka të bëjë me "unicitetin" është aktualisht një argument metafizik. Kur ekzekutuesit nuk mund të krahasohen me asnjë tjetër, e njëjta gjë ndodh dhe për viktimat. Veçantia absolute e njërit implikon veçantinë absolute të tjetrit, e keqja absolute implikon të mirë absolute. Pastaj, persekutimi shpjegohet nëpërmjet zgjedhjes. Kështu, vuajtja hebreje është pjesë "jo e historisë, por, në të kundërt, e një kënaqësie sipas së cilës hebrejtë do të jenë populli i Krishtit". Jean Daniel, Edgar Morin dhe Henry Rousso flasin rreth "judeo - centrizmit" për të karakterizuar këtë pikëpamje, por ajo nuk bën më shumë përshtypje se të paraqesë një ekzekutues se përfaqëson të keqen absolute sesa bën të paraqesë një viktimë se përfaqëson të mirën absolute. Kjo do të thoshte se janë disa jetë më shumë të pafalshme për të shtypur sesa të tjera. Kjo ide është saktësisht ajo e mbajtur nga nazistët, kur flisnin rreth "jetëve pa vlerën e jetës". Kjo është e papranueshme. Asnjë popull apo kategori njerëzore nuk ka për nga natyra një status superior ekzistencial apo moral. Asnjë nuk mund të deduktojë nga besimet e tyre, origjina e tyre, kontributi kolektiv i tyre i historisë së tyre, pretendimi për ta konsideruar veten ontologjikisht superior ose më të pazëvendësueshëm se tjetri. Kuptimi i së kaluarës nuk mund të mbivendoset ndaj gjykimeve morale. Për ta shtyrë historinë, moraliteti bëhet i dënuar në një pafuqishmëri, sepse e bazon veten tek indinjata - e përkufizuar nga Aristoteli si një formë jodjallëzore e xhelozisë - dhe se duke vazhduar me diskreditim, indinjata e ndalon analizën e asaj që ajo diskrediton. Siç shkruan Clأ©ment Rosset: "Diskualifikimi moral e lejon dikë që të shmangë të gjitha përpjekjet inteligjente për të kapur objektin e diskualifikuar, në kuptimin që një gjykim moral gjithmonë përkthehet në një refuzim për të analizuar dhe, njëkohësisht, një refuzim për të menduar". Për më tepër, denoncimi moral i komunizmit apo i nazizmit anashkalon faktin që vetë këto sisteme mburren se janë absolutisht moralë. Ata nuk pretendojnë ta abrogojnë moralitetin, por të shpikin një tjetër ose t'ua kundërvënë të tyrin atij të të tjerëve. Alain Badiou nënvizon se: "Mbështetës të ideologjisë etnike janë aq të prirur në vendosjen e veçantisë së asgjësimit drejtpërsëdrejti tek e keqja, sa që shumë shpesh ata mohojnë në mënyrë kategorike se nazizmi nuk qe aspak politik. Por ky është një pozicion njëkohësisht i dobët dhe që i mungon kurajoja . . . Mbështetësit e "demokracisë dhe të drejtave të njeriut" janë të afeksionuar në përkufizimin e politikës, me Hannah Arendt, si fusha e të "qenit sëbashku" . . . [Por] Hitler nga ana e tij donte më shumë për gjermanët sesa të "ishin sëbashku". Sistemet totalitare janë sisteme politike. أ‹shtë e mjaftueshme t'i dënosh ato, duke i njohur se janë politikisht të këqinj: vetëm cilësia e tyre e dobët politike i bën ata të papranueshëm. Ideja e të keqes absolute zbatuar në çështjet njerëzore është e pakuptimtë, sepse absolutja nuk është e kësaj bote. Në rendin e njohjes pozitive, jo vetëm që nuk ka vuajtje të "pamatshme", por gjithashtu nuk ka krime që nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër. Nga fakti që mjetet e përdorura për arritjen e tyre janë të paprecedent, nuk do të thotë se krimi është "unik". Karakteri kriminal i një akti është rezultat i natyrës së tij kriminale, jo i mjeteve të përdorura për kryerjen e tij. Të gjitha ngjarjet përmblidhen brenda një konteksti dhe nga kjo rezulton se ato nuk mund të krahasohen me të tjerë. Të gjitha ngjarjet janë njëherazi unike dhe universale, absolutisht të veçanta dhe absolutisht të krahasueshëm. Në fund, izolimi i një sistemi totalitar me qëllim që ta kthesh atë në një të keqe absolute, çon në harrimin që sistemet totalitare i përcaktojnë vetë kundërshtarët e tyre si të keqe absolute. Të shikosh tek ta të keqen absolute është t'i pasqyrosh ato. T'i ndalosh ato nga njerëzimi do të thotë të bëhesh ndjekës i shkollës së tyre.
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Titulli: Ndryshimi mes Komunizmit dhe Nazizmit

sa per informacion, ska njohur deri me sot historia e njerezimit regjim komunist.
komunizmi eshte teori e cila u perpoq te vihej ne praktike por pa rezultat.
as regjim nazist ska njohur historia njerezore, nacional-socializem po.
 
Top