• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Pas një sëmundjeje të rëndë, ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani. Mësohet se Xhuvani ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Romë. Regjisori dhe producenti i mirënjohur ishte 56 vjeç dhe do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare.





Disa nga titujt më të spikatur të filmave të tij janë “Lindje Perëndim lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat”, “Bardhë e Zi” etj.


Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve, në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma, ndërsa në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.


Përvecse ishte pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat” në Festivalin e Kanës si i pari shqiptar, Xhuvani paraqiti të njëjtin film si kandidaturë në edicionin e 74 të Academy Award, si filmi më i mirë në gjuhë të huaj, por nuk u pranua.


Po ashtu edhe filmi “Lindje Perëndim Lindje”, nuk mundi të kalonte listën e shkurtër të janarit për edicionin e 83 të OSCARS. Xhuvani kishte kohë që vuante pasojat e një sëmundjeje të gjatë, por që gjithsesi nuk i është ndarë sheshxhirimit.


Këtë vit pritej të dilte edhe premiera e filmit të tij më të fundit “Liqeni im” i xhiruar kryesisht në Prespë, pasi ai i ishte rikthyer punës për filmin vitin e shkuar.


Gjergj Xhuvani ishte bashkëshort i aktores së njohur Luiza Xhuvani.








Top Channel
 

Dorina

Zikaltër⚫🔵
Një tjetër humbje e kinematografisë.shqiptare
Ngushëllime familjarëve..

Ps: Nuk e di pse kjo Luiza smë ka ngjitur kurrë e as pëlqyer si aktore.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ngushllime,familjes ,kolegve dhe dashamiresve te artit te ti.
Humbje e re ne moshe dhe humbje per kinomatografine shqiptare.
 
Top