• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Nata e te cmendurit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Natë. As zhurma, as zëra, as hapa, as drita. Qetësi e frikëshme ndricuar nga hëna. S'ka as njerëz, as qenër. As mërmëritje. As rënkime. Fryn vetëm pak erë. Erë që s'ndihet mbi tokë, por që duket lart në qiell.
Që ta kuptosh që ka erë duhet të jesh i vetëm, i shtrirë mbi një krevat të vjetër me carcafë të zhubrosur e të lerosur vende-vende me hi cigareje dhe me spermë, pranë një dritareje të hapur të një dhome të errët e të varfër.
S'mjafton vetëm kaq për të kuptuar që, sidoqoftë, në këtë univers të vdekur të kësaj nate, dicka lëviz. Që fryn pak erë.
Duhet që ajo copëz e vogël qielli që duket nga dritarja e hapur të shikohet nga dy sy, disi të pazakontë. Nëse drita e hënës do të ketë mirësinë të kalojë për pak caste mbi ata sy, lehtësisht do të dallohen vetullat e mbledhura me një rrudhë të thellë në mes që udhëheq poshtë drejt dy zgavrrave të errëta që përkohësisht banohen nga dy sy, cuditërisht të palëvizshëm, të vakur, a thua se kanë rënë padashur nga koka e një kufome që bënte udhëtimin e parë e të fundit për në qiell, nga hapësira drejt e në ato dy zgavra.
Por nëse drita e hënës do të qëndrojë edhe dicka më tepër mbi ata sy, ti do të bindesh që sytë i përkasin fytyrës së parruajtur të një krijese të dobët e leshatore që forca e zakonit na ka mësuar ta quajmë njeri. Kjo krijesë e dobët, si të gjithë njerëzit, që të shihet më qartë ka nevojë për shumë errësirë dhe pak, fare pak, dritë. Shpesh kjo dritë mund të jetë flaka e dobët e një qiriu, zjarrthi i një cakmaku apo drita e zbehtë e hënës.
Me pak më shumë vëmëndje do ta kuptosh që vështrimi i vakur i atyre syve cuditërisht nuk iu përket tashmë syve të fytyrës së parruajtur. Eshtë thjesht një vështrim që del nga dritarja e një dhome të errët, ku prej disa ditësh nuk hyn e del asnjë gjallesë, me përjashtim të disa myshkonjave të bezdisshme, si dhe të një lakuriqi të cmëndur nate që vetëm sa afrohet pak caste për t'u larguar menjëherë, si për të parë se në atë copëz të vogël të natës punët shkojnë mirë.
Asgjë s'u shpëton syve të kësaj dhome. As hëna, as yjet, as myshkonjat e as lakuriqi i natës. Megjithatë s'mjaftojnë vetëm ata dy sy për të kuptuar që sonte këtë natë, në këtë qetësi mrekullisht të zezë, dicka lëviz.
A nuk do të ishte më mirë që në qiell sytë të dallonin ca lëmshe të bardhë e të lehtë resh që ndoshta ishin edhe më parë aty, rreth hënës, të shpërndare në eter si ca thinja që nata i hoqi nga fytyra e hënës së zbehtë, por që qetësia mrekullisht e zezë i vuri tani më në pah?
Dy netë më parë sytë e lodhur nuk ishin drejtuar nga qielli. Ishin përqëndruar mbi dy sy të tjerë që fatalisht ishin drejtuar për nga hëna. Krijesa e dobët dhe leshatore e kish marrë me mënd që dy netë më parë se vështrimet e ardhëshme do t'ia falte krejt shkujdesur qiellit.
Ndoshta nuk ishte i pari njeri që po e shpërdoronte kaq zemërgjerësisht vështrimin. Fundja, atje lart, diku mes të zezëz së natës dhe bardhësisë së hënës ndoshta do të takohej me miliarda vështrime të tjera gri, të thinjur, të mbetur në hapësirë, mes qindra vitesh, si relike të një nate të vetme, të një nate të fundit,anonime.
Ai kish këmbëngulur që dy sytë e tjerë të ishin të tijtë e jo të natës qiellore, por më kot.
Qetësinë dhe vetminë e kësaj nate e kish ndjerë që dy netë më parë, kur i shtrirë mbi krevatin e vjetër e kish parë veten në shoqërinë mosmirënjohëse të një carcafi të zhubravitur të ca pellgjeve të vdekura sperme,si edhe të një krijese tjetër të dobët porsi ai, por flokëgjatë.
Flokëgjata kish mbetur e shtrirë pranë tij dhe carcafit të spermuar si mbeturina e fundit e dhjetëra puthjeve, luleve, lotëve, dashurive dhe tradhëtive, unazave e bizhuterive dhe duzinave të shumta prezervativësh që kishin mbushur natyrshëm netët e tyre.

Carcafi vazhdonte të qëndronte mënjanë, diku në fund të këmbëve, i nëpërkëmbur më keq se një letër higjienike, ndoshta i nëpërbythur, ndërsa pellgjet indiferente të spermës, pak nga pak, po shkonin në destinacionin e tyre si mjete fiziologjike dekoracioni të carcafit në fjalë.

Megjithatë një gjë e qetësonte krijesën e dobët. Vështrimi i tij, atje lart, ndodhej në shoqërinë, mesa dukej, të kënaqëshme, përderisa s'kishte ndonjë shenjë që ai të kthehej përsëri te dy zgavrat e pajeta. Ishte dicka e mahnitshme, nata, yjet dhe miliarda vështrime "one way ticket" që herë afroheshin me njëri-tjetrin, si kope të egra që lëronin qiellin e herë largoheshin të vetmuar si murgj qyqarë në portën e një manastiri të djegur.
Gjëra të tilla në tokë nuk të bëjnë shumë përshtypje, por sonte kishte ndodhur mrekullia pikërisht atje lart ku krijesat e dobëta dhe zvarranikët nuk arrijnë kurrë.

Me pak përpjekje në trurin e tij kaloi ideja që ndoshta retë s'ishin gjë tjetër vecse fosilet e vështrimeve anonime, të veshura aq magjishëm me pavdeksinë-dhuratë e kohës pa fillim e fund. Pas kësaj ideje vetja iu duk dicka më tepër se njeri. Këtë ai e kuptoi nga një ndjenjë turpi dhe ndrojtjeje që e kish përfshirë të tërin gjatë kohës që ideja po përshkonte trurin e tij, disi të mpirë gjatë kohëve të fundit pikërisht nga mungesa e ideve.
E kish ndjerë që meritonte dicka më shumë nga kjo natë lodhëse. Pas kaq kohësh kish kuptuar që në qënjen e tij të dobët dicka kish lëvizur. Truri i tij kish fituar cuditshëm aftësinë për të jetuar, më saktë,aftësinë për të mos vdekur.
Jeta e kish bindur shpesh krijesën e dobët leshatore për ngjashmërinë e aftesisë për të mos vdekur dhe aftësisë për të masturbuar, aq shumë saqë nganjëherë i ngatëronte këto dy nocione. Sa herë që kish dashur të jetonte, kish shtrydhur me duart e tij skeletore dhe me organin e tij të madh trupin e krijesës flokëgjatë. Sa herë që kish dashur të mos vdiste, të paktën të mos vdiste, kish masturbuar si një kufomë e gjallë, e në mos kish jetuar në ato caste mes agonisë së epshit, të paktën nuk kish vdekur.
Jeta sipas tij s'ishte gjë tjetër vecse një akt ****ual gjigand midis dy dëshirash, dëshirës për të jetuar dhe asaj për të mos vdekur, shpesh impotente si njëra, ashtu edhe tjetra.

Krijesa e dobët u bind edhe më shumë që në qiell frynte pak erë kur grumbujt e reve nisën të lëviznin, të bëheshin e të cbëheshin ngadalë...ngadalë...si një ëndërr që ndoshta e kish parë në fëmijërinë e tij, ndërsa e ëma ish përpjekur që thithi i gjirit të saj të derdhte qumështin e ëmbël në gojën e hapur e të etur për të thithur atë copëz jete që fillimisht mëma Natyrë ia kish falur bujarisht, për t'ia marrë pak nga pak në cdo të nesërme.
Qumësht i bardhë si retë.
Vështrimi i syve të tij nisi të largohej me shpejtësi nga zgavrat e vdekura drejt asaj tjetrës që lëvizte atje lart, drejt reve që magjishëm nisën të formonin forma të larmishme, aq më mrekullisht rrëmbenin atë vështrim. Pak nga pak dalloi në qiell format e bëshme të një trupi gruaje. Dalloi me lehtësi kokën, me flokët e gufuar, dy forma të mëdha në trajtë gjinjsh, madje me thitha të erektuar, barkun e fryrë, kofshët e plota dhe në qendër një boshllëk të errët qielli, ku mesa duket retë nuk e panë të arësyeshme të përzjeheshin. Cuditërisht pranë saj u shfaq edhe një siluetë e vockël, e bardhë që fare mirë mund ta merrje për një foshnje.
I mahnitur nga pamja e rrallë, krijesa e dobët dhe leshatore u përpoq të ngrihej e ta fotografonte, por shumë shpejt u kujtua që kamerën e kish marrë në ikjen e saj pa kthim krijesa flokëgjatë.
Prej disa castesh po ndiqte me sytë e cakërdisur lojën e reve me vështrimin e tij të lodhur.Tashmë foshnja po pinte gji në krahët prej resh të së ëmës.
"Nënë!"....pëshpëriti i hipnotizuar me vështrimin e ngulur aty ku bashkohej goja e vogël me thithin e spikatur të gjirit të fryrë. "Nënë!" dhe e ndjeu veten të vogël...të vogël, me një nevojë të papërballueshme për të qenë përsëri në krahët e ngrohtë të së ëmës, të zbulonte gjirin e saj, ta përkëdheltë pas tij fytyrën e parruajtur e të palarë e ta thithte si dikur majën e fortë, jo më duke qeshur i ngazëllyer, por duke qarë hidhur me lotë të rëndë burri...
Kish mbyllur sytë për pak caste. Kur i hapi përsëri pa që forma e dashur ishte zhdukur, ishte cbërë.
Filloi të luante përsëri me retë që krijuan para tij imazhe magjike të papërsëritshme delesh, kuajsh, anijesh, orësh, një profil hundëmadh që i solli ndërmënd postierin e lagjes, dy gjinj anonimë disi të varur, një karrige që shumë shpejt u shndërrua në një burrë që po dhiste. Dukej sikur jashteqitja do të binte drejt e mbi krevatin e tij, por për fat të mirë,era e zhvendosi bythën e tij për nga hëna. Përsëri u shfaqën dy gjinjtë e varur, këtë herë të vendosur në një trup të dobët sit ë krijesës flokëgjatë, por pa kokë. Ndoshta koka kish qenë jashtëqitja e burrit që era tashmë e kish hedhur aq bujarisht mbi fytyrën meite të hënës.
Vështrimi i krijesës së dobët e leshatore shëtiti në tërë format joshëse të flokëgjatës prej resh, për tu kthyer tek ai në formën e një eksitimi që ai e vuri re te organi i tij i madh që për pak caste nisi të rijetojë dhe të mbijetojë midis duarve skeletore, për të vazhduar një dridhje, një lëvizje totalisht e ndryshme nga ajo e reve, në një dëshirë për të mos vdekur e për të jetuar njëkohësisht që zgjati aq pak...ca caste...një ahhhhhhhhh... dhe për të mijtën herë carcafi i nëpërbythur pati fatin të zbukurohej me një lule më shumë.

Qetësia dukej se s'kishte ndërmënd të vetëvritej, ndërsa nata lodronte e vetëkënaqur pikërisht mbi parvazin e dritares së tij, në zonën asnjanëse midis dy dëshirave, aty ku patrullonin myshkonjat e bezdisshme dhe lakuriqi i qelbur i natës.
As tinguj...as zëra...as hapa. Asgjë.
Krijesa e dobët dhe leshatore u përpoq të ngrihej nga krevati rakitik, të lëvizte ca nëpër dhomën e varfër, si për t'i treguar qiellit se edhe këtu në tokë, pranë zvarranikëve, dicka lëviz kësaj nate. Pjesët e trupit nuk treguan as më të voglin interes në miratim të dëshirës së tij. U përpoq të ulurinte, por pa dobi (ndoshta dëshira për të jetuar i ish fikur).U përpoq të rënkonte,por më kot( të mosvdekurit kish filluar të mpiksej bashkë me njollat e spermës mbi carcafin e bukur).
Papritmas në dhomë kumboi e qeshura e tij. Sikur të kishin pasur mundësi të qeshnin, ashtu do të qeshnin vetëm mamuthët e plagosur nga shtiza primitive e ndonjë krijese të dobët.
Pas pak në fytyrën e parruajtur rreshqitën lotë të rëndë e të nxehtë dhe gulcet e një ngashërimi të llahtarshëm, si të një foshnjeje-përbindësh, mbushën dhomën dhe dolën jashtë nga dritarja e hapur, derisa u shuan ngadalë...ngadalë...pa arritur të prishnin qetësinë e zezë të ndricuar aq mizorisht nga hëna dhe nga imazhi prej resh i gruas me gjinj të varur që tashmë ishte cbërë në një grumbull të bardhë...fare pa formë që në lëvizjen e vet qorre mbulonte herë hënën e herë yjet e heshtur...

(Athine, tetor,1995)
©artangjyzelhasani
 
Top