• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nadiri, sekretet e një magjistari

eGo0sTyle

System Engineer


Të lë me gojë hapur sa zhduk aty këtu një monedhë nga dora jonë… ثshtë magjistar, ka në vete mister dhe ngjall kuriozitet. Djaloshit nga Vlora i është dashur të mësojë vetë gjithçka. E ka nisur me gjëra të vogla, ka ndjekur një dritë që e ka bërë atë ky që është sot. Përveç magjisë, vitet e fundit Nadiri është autori i tre librave. Më i fundit “Ari, Pricesha e ëndrrave” edhe ky një libër i mbështetur në realitet, por që sigurisht ka pak magji brenda. Në këtë intervistë ai na tregon gjithçka për jetën e tij, pasionin për magjinë dhe të shkruarit, atë çfarë do të ndodh me botën pas disa vitesh dhe misterin e numrit 11. Por mbi të gjitha për një ‘enigmë” të para shtatë viteve. Ju kujtohet shou i 15-katëshit, ku Mura u hodh nga ajo lartësi! Në media u përfol si ‘mashtrim”. Në këtë rrëfim ai na shpjegon atë që ndodhi atë ditë verë në qendër të Tiranës dhe planet për të ri-ardhur po me magji…



Nadir, është hera e parë që vjen në Shqipëri për një libër?

Po. ثshtë hera e parë. Kam realizuar një trilogji se çfarë po ndodh kohët e fundit duke u mbështetur në të kaluarën. ثshtë një kërkim dhjetë vjeçar, duke filluar që nga India, Japonia apo Kina e deri në fiset e Majave. Si fillim këto kërkime i kam bërë nga kurioziteti dhe jo me ndonjë qëllim për të bërë libër. Libri i parë erdhi krejt rastësisht. Duke folur me një mikun tim, ai më shtyu të shkruaja, ka qenë viti 2007. Libri është i bazuar në fakte reale, në shkencën e sotme. Në atë libër flas për një hallkë të munguar dhe se ku e ka bërë njerëzimi gabimin e parë. Sipas kërkimeve të mia shumë shpejt energjia universale do të ndryshojë. Jam mbështetur në Histori, Fizikë, Biologji, Numerologji…



Ju pretendoni se jeni njohës shumë i mirë i të gjithë këtyre fushave që i keni përfshirë në një?

Unë kam lindur i zgjuar dhe do të vdes injorant, sepse dituria e njeriut nuk ka fund. Unë kam etje të madhe për dituri, por nuk do të arrij kurrë të mësoj të gjitha ato që dua. Unë nuk pretendoj që di çdo gjë, por pretendoj që të gjitha ato që janë shkruar në libër janë krejt reale dhe nga maksimumi i shkencës.



ثshtë libër që edhe të informon, për çfarë ?

Sigurisht, në të ka shumë informacion për një sëmundje që po prek në masë shoqërinë njerëzore. Alcajmeri është sëmundja që shkatërron njeriun. Në fillim prek memorien, pastaj shqisat, pastaj ndjenjat deri sa njeriu vdes në një shtrat. Në këto moment që po flasim në të gjithë botën janë 100 milion njerëz që po vdesin nga alcajmeri.




Ku kuptohet një njeri që është më këtë sëmundje?

Thjesht ai nuk gjen dot më shtëpinë e tij. Me një fjalë degradon kujtesën. Ka filluar në vitin 900 dhe deri në vitin 2035 do të jenë 5 miliardë njerëz me alcaimer.



Ky është një libër për masën apo për një lexues të caktuar?

Jam munduar ta përshtat për të gjithë lexuesit, me një delikatesë të madhe. Në vëllimin e dytë të këtij libri që do të publikohet në dhjetor do të ketë shumë polemika pasi kam hapur shumë vatra debati për shumë enigma që kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Hedh hipotezat e mia.



Nuk të mjaftonte magjia… pse fillove të shkruaje ?

Jo, unë e dua të shkruarit. Pikësynimi im ishte të gjeja enigmën e disa enigmave. Të shkruarit është një tjetër dashuri e imja. Thjesht tani ngrihem në mëngjes dhe vazhdoj e shkruaj.




Ku bazohet tjetër ky libër?

“Ari princesha e ëndrrave”, bazohet dhe te diçka okulte, tek një grua që flitet që është reale. Shuma e orës, e ditës kur ajo ka lindur bëjnë të gjitha njëmbëdhjetë. Në qoftë se e keni vënë re. اdo gjë që ndodh, fenomene nga më të ndryshmet që ndryshojnë sistemin, kanë ndodhur pikërisht në datën 11. Ka diçka që ka të bëj me këtë numër. Nga ana tjetër, e dimë që çdo gjë do të ndryshojë, duke filluar nga viti që vjen, që energjia do të transformohet në një tjetër energji. Do të ndodh dalëngadalë, por vitin që vjen do të jetë më e theksuar. اdo gjë është e lidhur me numra. Unë kam bërë një refleksion në librin tim, ku them që pika zero nuk është asgjë tjetër veçse një pikë referimi që mund të jetë dhe 9, 7 apo 10. Nuk i intereson energjisë se kush është mbi tokë, që presin pyjet apo vrasin njerëzit. Në po shkatërrojmë thjeshtë shtëpizën tonë, asgjë tjetër.




ا’është energjia?

Energjia hyn në trupin tonë kur ne ende jemi në barkun e nënës dhe në një moment të caktuar ajo na shoqëron gjatë gjithë jetës. Vjen një moment që avullon, por kur avullon trupi ynë lëkundet dhe rrëzohet. Trupi ynë shpërbëhet kurse energjia ngelet në hemisferë në jetë të jetëve.



Prania e dikujt tjetër që përcjell energji negative tek ne, çfarë domethënia ka?

Njeriu para se të vdesë, thotë nga fjalët më të bukura, thotë: “unë të kam dashur shumë….” etj. Por në ato momente nuk ka më vlerë, vlerën duhet t’ia japësh në momentin e duhur. Në momentin që ti jeton. Kur njeri është i pastër, është dhe nuk ke çfarë i bën. Ai që është i pistë, afrohet, por nuk do të depërtojë dot. Sepse është në lëkurë, ka diçka që nuk shkon. Duhet të jemi të aftë që të mos e zbulojmë veten deri në fund.



اfarë duhet të bëjmë për t’i larguar ata njerëz që na ngarkojnë me energji negative?

Kur nuk je e përgatitur për një përballje me këta njerëz, qoftë të mirë apo të keqij, ata të përcjellin atë gjendje. Dy pozitivistë gjejnë njeri-tjetrin. E ndjen njeriun që nga larg dhe është diçka po nuk u ngjite, nuk ngjitesh. Në një marrëdhënie njerëzore ka shumë të bëjë energjia. Duhet të jemi të gatshëm për të seleksionuar energjinë që ne na përket.



Në teori në rregull, po në praktikë a realizohet, a i shmangim dot ?

Nuk ka asgjë që nuk bëhet në këtë botë. E ndryshojnë jetën e një njeriu vetëm një fjalë, apo një rresht në librin tim, apo një thënie e dëgjuar diku ose një vështrim, buzëqeshje, ironia e dikujt që po të shikon.



Ke frikë?

Absolutisht jo. Kam frikë vetëm për atë njerëz për të cilët u mundova dhe i tregova se çfarë do të ndodhë dhe nuk e besuan. ثshtë si puna e asaj thënies, ujku, ujku dhe kur erdhi i hëngri! Problemi i njerëzve është se kur je shumë natyral dhe i afrueshëm më të gjithë, fillojnë dhe të nënvlerësojnë pastaj.



Në vitin 2004 ju morët përsipër të bënit një shou gjikand me magjinë tuaj. Të hidheshin nga 15 katëshi në qendër të Tiranës, ka shumë aludime për atë kohë, u tha se ju mashtruat, si qëndron e vërteta?

Nuk ka pasur asnjë mashtrim dhe nuk kisha arsye pse ta bëja. Aty është shkulur e gjithë Shqipëria, 9 orë e bllokuar e gjithë Tiranë dhe 18 mijë policë në dispozicion. Në atë kohë ndodhi diçka që unë nuk isha i përgatitur. Unë, jo se isha i pa përgatitur për shoun, absolutisht jo. اdo gjë është bërë me profesionalizmin më të madh. Aty ishin 120 mijë vetë dhe unë isha përgatitur për 5 mijë apo 6 mijë. Aty kishte vetëm 2 projektorë nga katër metra. Pjesa dërrmuese që ishte mbrapa nuk dëgjuan dhe panë asgjë. Në momentin e hedhjes sime, gjithë turma u dynd aty . U bë një rrëmujë e madhe në momentin e fundit sa askush nuk mori vesh gjë. Kishte dhe një problem regjie, pasi mungonte një kamerë poshtë. Ishte telekamera që më shoqëronte tek ngjitesha deri sipër. Aty bëra një palosje dhe u hudha me kokë. Në momentin që rashë, aty u mblodhën të gjithë asistentët. Nuk kishte as kukull e as thes siç është thënë. U pa që u ngjita lart, tani si mund të mendohet që unë hodha diçka tjetër? U pa gjithashtu që isha sipër në tarracë, e si mund të mendohet që zbrita me ashensor, se edhe sikur të jetë ashensori më i shpejtë në botë, të duhen të paktën 7 minuta. Unë rashë për 30 sekonda.



Ku qëndron sekreti dhe çfarë ka ndryshe një person që bën këto gjëra që bëni ju?

Kam të zhvilluar shqisën e gjashtë. Shqisa e gjashtë është ajo që unë të lexoj brenda në thellësi…këto janë hipoteza. Nuk mund të jenë 100 përqind por, deri në 80 përqind po.




Deri ku shkon maksimumi i magjisë tuaj?

Deri ku fantazia e kalon cakun dhe truri i njeriut arrin në dimensione të panjohura dhe nuk kupton pastaj ku është e vërteta dhe ku mbaron gënjeshtra. Fillova të studioj tri dimensionalen duke filluar nga Leonardo da Vinçi, dhe them që shkenca më thotë që syri jonë shikon bardhë e zi. Fotonet godasin retinën me anë të valëve dhe përpunohen nga hemisfera e trurit tonë. Vatra e trurit bën ç’është e mundur që ne, duke përpunuar energjinë, të shohim me ngjyra. Por, fotonet nuk krijohen jashtë retinës së syrit të njeriut. Ato krijohen në brendësi të trurit tonë. Kush i krijon? Unë them se gjithçka është në tru.




Cila është magjia më e vështirë që ke bërë?

Magjia më e madhe ishte ta përshatja librin “…Princesha e ëndrrave” në gjuhën shqipe sepse e kam krijuar në italisht dhe e kisha të vështirë, pasi mendoj në italisht. Nuk mund t’ja besoja dikujt tjetër, sepse askush nuk shprehej dot si unë.




Keni ndërmend të vini në Shqipëri, por këtë herë me magjinë?

ثshtë e vërtetë me magjinë hyn në një botë tjetër dhe që është shumë ndryshe nga ajo normalja. Do të doja shumë të realizoja një program televiziv timin këtu. Kam hedhur hapat e para dhe nga shtatori besojë do kem ndonjë gjë në terezi.



Jeta!

Kur ke ikur nga Shqipëria?

Kam qenë 13 vjeç kur fillova hapat e para si iluzionist i vogël. Im atë më tha, ose prit flokët, ose ik nga shtëpia. Unë nuk i thash gjë fare, mora çantën dhe ika. E dija që isha njëri i veçantë. Fillohet më gjëra të vogla dhe me shumë punë arrihet në gjëra të mëdha.



Ju e doni magjinë?

Për atë kam lindur.



Ke abuzuar ndonjëherë me të qenit magjistar?

Asnjëherë.



Abuzon një magjistar?

Pjesa dërrmuese po, dhe të gjithë në seks dhe materializëm.




Magjia është e vërtetë apo…?

ثshtë iluzion.




E keni të trashëguar këtë?

Po e kemi në ADN, gjyshi im ka një gen të tillë, të zhvilluar në mënyrë modeste, por nuk e kam njohur.




Merren mësime për të mësuar magjinë?

Po, por unë kam vuajtur për një profesor. Personalisht kam mësuar çdo gjë vet.



Jeni i kënaqur nga jeta?

Unë jam i kënaqur për atë që më ofrohet sot.




Një çast i lumtur nga jeta juaj?

Kam një djalë, sot është 17 vjeç. Ai, nga qarja e fortë kur ka qenë i vogël i plasi një venë në kokë, dhe ajo i krijoi një problem që në qoftëse do jetonte, koka do i bëhej gjithmonë me e madhe sepse nuk qarkullonte gjaku, ose ndryshe nuk do të jetonte më. E kam çuar në qindra mjekë e specialistë dhe nuk u bë asgjë. S’kisha asgjë tjetër më në dorë. Ishte i vetmi moment kur bëra një lutje. Nuk e di, di që vetëm m’u dëgjua. Pas tre muajsh nuk kishte asgjë. Sot është 1 metër e 90 dhe e dua shumë.




Po një çast trishtimi?

(mendohet) Ishte një njeri që unë kisha vendosur ta vrisja…. Isha 6 vjeç dhe ime më ishte hera e tretë që po operohej dhe një plehrë që punonte aty ai i tha që do të vish në punë, ndërsa ajo ishte operuar nga veshkat. Më kishte marrë mua që ta ndihmoja. Nuk e harroj kurrë atë fragment, fillojë që t’i dilte gjak. Ku ta ndihmoja unë atë 6 vjeç… dhe i thashë: “hë se kur të rritem unë do ta vras”. Por nuk e vrava se nuk vras njerëz, por dua të them që ky ka qenë moment i trishtuar.



Ke takuar në jetë shumë njerëz, ke shumë miq?

Miqtë e vërtetë janë pak. Miqtë e vërtetë janë atë që kur i merr ne telefon të përgjigjen në çdo kohë. Unë kam 3 apo 4 shokë që janë nga ata të vjetrit që i mbaj si thesar.




Ju në këtë bisedë nuk e përmendet kurrë fjalën Zot…?

Do rrënohej gjithë kjo që fola deri më tani, në qoftë se do e përmendja….



“Jam rritur mes natyrës në një familje shumë të varfër. Kam vuajtur shumë. Por kjo bëri që unë të isha akoma më i fortë. Kisha një pikësynim dhe doja të ndiqja atë objektiv që mendoja”.




Shekulli.
 
Private conversations
Help Users
    Top