Nacionalizmi, kjo ideologji e prezantuar për shqiptarë

Sirius.

Sapiosexual!
Universi si kategoria më e lartë e të kuptuarit të njeriut mbetet mister sa i përket vërtetësisë së njohjeve që kemi lidhur me të, me gjithë përparimin gjigant të mendimit shkencorë. Edhe universi social po ashtu është i jashtëzakonisht kompleks. I njëjti mbetet mjaftë i panjohur, gjë e cila ndikohet nga dinamika e ndryshimeve sociale e cila siç dihet është më e madhe se ajo e ligjshmërive fizike. Padyshim edhe përpjekjet për të e njohur realitetin social kërkojnë, pos investim serioz shkencorë, edhe një qëndrim i cili ngërthen njohjen dhe të kuptuarit e faktorit psikik dhe moral, pra intencional apo qëllimorë. Implikimi i faktorit njeri, intencionaliteti i tij, zhvillimet sociopolitike i bën më pak të kalkulueshme, prandaj edhe më pak të parashikuesme nga aspekti shkencore. Duke e pasur parasysh këtë determinantë, mundë të paramendohet një situatë me premisa së paku minimale shkencore, e cila mundë të konsiderohet se i plotëson elementet e karakterit shkencorë të një njohje, dhe si e tillë i ofrohet më shumë të vërtetës së realitetit social. Ky moment në sferën e të menduarit qenësorë shkencorë, mundë të quhet të kuptuar i drejtë. Të kuptuarit e drejtë i problematikës sociale duhet të jetë edhe racional dhe humanist. Kjo do të thotë të ketë edhe premisa morale të qëndrueshme dhe humane. Duke i pasur parasysh këta faktorë, le të shkëputemi qëllimisht pak nga realiteti (abstraksioni si hap i ciklit shkencorë). Duke bërë këtë zhytje imagjinare le të mundohemi të kuptojmë falsitetin e disa koncepteve.

Fillojmë me arbitraritetin kohore dhe hapësinor të historisë. Pra le të harrojmë kushtimisht gjithçka dhe të fokusohemi në periudhën pas vitit 1878, koha kur bëheshin hapat e fundit të kornizimit të kombit shqiptarë. Në këtë aspekt, momenti i parë që duhet nënvizuar është se kombi shqiptarë po formohej pas një trendi ideologjik nacionalizmash i cili kishte filluar në Europë dhe SHBA. Në planin e organizimit politik, kombi, ideja e krijimit të një forme organizimi social i cili quhej komb, ishte modeli i cili tërhiqte mobilizim më të madh social, dhe kjo ngjante në ato shtete (kombi dhe shteti nuk janë kongruent në të gjitha rastet) të cilat kishin filluar procesin e industrializimit. Kjo do të thotë të aplikimit të mendimit shkencorë. Shqiptarët, si popullatë lokale që e ndienin veten si më e lashta në Ballkan, të sunduar nga Perandoria Osmane nuk ishin në mundësi zhvillimit të mendimit shkencorë proporcional me kombet e para. Ata realisht ishin në fazat e rilindjes së tyre, gjë të cilën kombet e industrializuara të formuara e kishin kaluar si fazë. Derisa kombet e para (ai holandez dhe anglez) përmes industrisë d.m.th përmes aplikimit të mendimit shkencorë e kishin arritur krijimin e kombeve përkatëse ( mendim i ndikuar nga mekanika klasike që reflektohej me rritjen enorme të prodhimit dhe forcimit të ushtrisë), shqiptarët për një mobilizim kë tillë si mjet industrial të vetëm kishin alfabetin. Atëherë kur shqiptarët thonë hahet, anglezët thonë pihet. Ky është dallimi fazor i zhvillimit drejtë kombformimit. Fatkeqësisht shqiptarët shumë vonë po arrinin të përvetësonin ideologjinë e kombformimit, organizim ky i pa shmangshëm së paku deri më tani. Pas largimit së pushtetit turk (ndryshimet e bëra në ikje e sipër) ndryshimet ishin kardinale. Shqiptarët duke u konsoliduar vonshëm si komb, po pushtoheshin nga kombe sapo te krijuara dhe thellësisht militariste dhe nacionaliste. Ishte ideologjia e nacionalizmit ( E. Gellner) ajo e cila më pas do të shkaktonte së paku një luftë botërore. Pra, deri në paraqitjen e industrisë dhe vet kombeve, nuk ishte e pazakontë që në Londër apo Moskë gjuha frënge të ishte langua prima.

Çka do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se paraprakisht baza e organizimit politik dhe shtetërorë nuk ishte kombi, por lojaliteti ndaj sundimtarit, i cili mundë të ishte një feudal, një sulltan, një mbret apo në perandor, i cili nuk ishte e thënë të fliste në gjuhen e popullit, i cili i bindej qoftë edhe pa dëshirë. Pra, identifikimi me një model tjetër i cili krijonte si koncept kombin (qoftë nga prizmi i shtetit apo kulturës ) edhe pse fillet i kishte qysh nga renesanca dhe protestantizmi antipapist gjerman, mundë të quhet ideologjia e krijimit nacionalizmit.

Pra, nuk ishte ideologji vetëm komunizmi (ideologjia e majtë, apo internacionalizmi) i cili merrte elementin klasorë si bazë për krijimin e modelit organizativ shoqërorë i cili parimisht do të i kundërvihej nacionalizmit. Konkludimi është se edhe nacionalizmi (si ideologji borgjeze) edhe komunizmi (si një ideologji internacionale), ishin dy ideologji komplementare që po futeshin furishëm në strukturat e një shoqërie që veten do e quante komb shqiptarë, i cili megjithëse me shumë vonesë dhe me shumë deficite po bëhej gati të dilte në skenën e kombeve. Kjo ishte rregulla e lojës e cila po popullarizohej në përmasa globale.

Pra, duke pasur parasysh këtë situatë, le ta paramendojmë se çfarë do kishte ndodhur sikur shtetet (nacionalizmat etatist) tjera ballkanike do të ishin sjellur në mënyrë tjetër ndaj shqiptarëve ? Përderisa lojaliteti ndaj formave të tjera paraprake ishte venitur, kombi , në fakt keqpërdorimi i të kuptuarit të këtij nocioni, ishte alibia e pushtimeve që bëheshin në llogari të shqiptarëve. Kur them shqiptarëve, mendoj në shqiptarët si komb, pasi ndalimi krijimit apo organizimit dhe konsolidimit të kombit shqiptarë ishte qëllimi i pushtimeve që bëheshin. Dhe kjo ishte fare lehtë e mundshme shikuar nga aspekti i momentumit historike, pasi që në kontekstin e atëhershëm, pse jo edhe aktual, rritja e territorit si qëllim në vete sigurisht ishte synim i një shteti. Gjithsesi ai është synim racional per se, por nuk është synim i cili nuk kundërshtohet nga të tjerët. Përderisa shqiptarët rezistuan, qoftë duke pasur ende mendime të shprehura në disa alfabete të ndryshme, me gjithë humbjet substancale që pësonin ata po e dëshmonin veten si komb. Pra, sikurse të mos ishte atakuar vazhdimsia e tokave të cilat banoheshin nga popullata etnike shqiptare, dhe kjo thënë të drejtën mundë vetëm të imagjinohet, kur merret parasysh konteksti real histork në retrospektivë, atëherë sot do kishim së paku disa përfitime humane. Këto përfitime do të reflektoheshin me më pak armiqësi, vrasje dhe vuajtje njerëzore si dhe me më pak lëvizje të popullsive dhe manifestime të tjera violente. Derisa jemi në domenin e imagjinatës së qëllimshme, mundë të e paramendojmë se sa më shumë sjellje dinitoze të ndërsjella do kishte mes etniciteteve apo sot kombeve përkatëse. Vërtetë, shqiptarët do të kishin shumë më shumë territor por njëkohësisht do të kishin edhe shumë më shumë respekt dhe eventualisht simpati për popullatën serbe, nga ana tjetër serbët vërtet do të kishin më pak territor por do të kishin më shumë respekt nga grupet tjera e më këtë më shumë shanse që të jetojnë në paqe me fqinjët. Mundë të paramendojmë se çfarë do të ishin përfitimet sikurse të mos cenohej habitati i popullatave përkatëse. Sa më natyrale dhe më harmonike do të ishin raportet në rrafshin konkret empirik.

Dhuna shtetërore serbe përherë është bërë në emër diçkahit. Fillimisht në emër të një kombi e pastaj në emër të një ideologjie. Fillimisht në emër të nacionalizmit serb, përderisa vazhdimi është bërë në emër të ideologjisë komuniste, si një model supranacional. Shqiptarët në fakt nuk e kishin arritur të konsolidoheshin as me njërën e as tjetrën sferë organizative. Efektet e këtyre përvetësimeve të vonshme, por edhe mjaftë të dhunshme ndihen ende qartas.

Gjithsesi, shqiptarët ishin në fazën të fundit të komb formimit, e më këtë edhe të nacionalizmit, por assesi nuk ishin të gatshëm të i hynin valles së ideologjisë komuniste, aq më pak të interpretuar në variantin serb. Nuk besoj se ka nevojë të argumentohet shumë mbi pa kuptueshmërinë e të luftuarit për çështje ideologjike, aq më pak të merrej ndonjë vendim i krisur për të vrarë dhe masakruar në emër të ideologjisë. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Sado rigid, edhe nacionalistët dhe vrasësit më të sofistikuar të regjimit serb po pendohen dhe po rrëfehen para publikut. Komponenta humane e njeriut megjithatë është më universale te njeriu. Nacionalizmi e cenon atë.

Kalimi nga parahistoria njerëzore (shoqëria klasore) në historinë e vërtetë të njeriut (shoqëria pa klasa) duket se ishte një eksperiment makabër dhe ekstremist dhe shumë i hershëm . Shtrohet pyetja, si mundë të kishte aq shumë dhunë nga një synim aq universal humanist siç pretendonte të ishte komunizmi. Dhe mundë të e kuptojmë se me sa siguri dhe me pak hezitim, jo vetëm ndaj popullatës shqiptarë ne Kosovë, por edhe anë e mbarë globit u bënë vrasje të shumta.

Por kjo nuk ndodhi vetëm nga ideologjie e komunizmi por edhe nga ajo e nacionalizmit . Vetëm para pak vitesh në emër të nacionalizmit, u synua zhdukja e një popullate të tërë. A nuk është ideologji një synim i dhe qasje e këtillë ndaj jetes?

Pra, edhe nacionalizmi paraqet një dimension social ideologjik. Në emër të tij u bënë shumë luftëra dhe u humbën shumë jetë (E. Gellner), krejt kjo me bindjen se është duke u bërë veprimi i duhur i cili konsistonte edhe në përdorimin e dhunës në favor të ambicieve kinse të legjitimuara nacionale apo kombëtare (në fakt ambicieve borgjeze e cila kishte sajuar kombin) të cilat realisht projektoheshin nga klasa borgjeze.

Në fakt, kombi është kreaturë e borgjezisë. Ashtu sikurse komunizmi ishte kreatur e ideve social utopike dhe e pastaj edhe ideve egalitariste të cilat u materializuan si socializëm shkencorë apo komunizëm.

Duke dalur nga imagjinata e asaj që mundë të i thuhet ”nëse atëherë” mundë të themi se qoftë koncepti i nacionalizmit qoftë ai i komunizmit janë ideologji. Ato do të ishin akcepruar shumë më lehët sikurse vet të njëjtat do të ishin përvetësuar nga një pupullatë e cila nuk do të kishte pësuar sjellje armiqësore nga këto projekte. Shqiptarët realisht nuk ishin as shumë komunist sikurse nuk janë as shumë nacionalist. Pësimi nga këto ideologji ishte i madh, jo nga involvimi i tyre në këto procese ideologike por nga vogëlsia e tyre numerike. E konsideroj virtyt të shqiptarëve si shoqëri mos identifikimin rigid me asnjërën nga këto ideologji. S`do mend se pësimi nga komunizmi ishte fatal, përderisa pësimi nga nacionalizmi nuk përjashtohet nëse ky nuk kuptohet drejtë.

Pa pritur që këtë të ma bëj dikush tjetër, pyetja e parë që do i bëj vetes,do të ishte:

Çfarë në fakt ke kundër nacionalizmit shqiptarë?

Kjo pyetje nga aspekti formal do të më shkaktonte bllokadë, sepse kombi shqiptarë, në fakt ende nuk është një komb i konsoliduar. Përse unë do të duhej kritikoja një komb të cilit i takoj, dhe pse do e kritikoja nacionalizmin shqiptarë eventualisht.

Realisht unë nuk jam kundër nacionalizmit shqiptarë per se,se pse shqiptarët nuk e kanë shpikur idenë e kombit. Por unë jam kundër nacionalizmit si ide përfundimtare, si qëllim në vehte(per se). Por, unë them se kombi koncept,ide, si konstrukt është kreature artificiale njerëzore.Por përse njëkohësisht angazhohem që kombi shqiptarë të konsolidohet. Duket diçka kontradiktore kjo? Megjithatë nuk është krejt kështu, pasi që shqiptarët nuk e kanë kapacitete të shpikin forma te reja organizmi social. Prandaj kombi shqiptarë është rezultat apo reaksion i krijimit paraprak të kombeve të tjera. Por shqiptarët kanë kapacitet të i kuptojnë konceptet tjera të cilat i tejkalojnë dimenzionet e kombit.

Nuk dua të jap ders se çfarë është kombi, as te jap sqarimin se ai nuk është kategori gjaku, por është kategori politike, kulturore dhe imagjinare borgjeze. Kombi shqiptarë modelin e vet të formimit e ka bazuar ne reaksion me modelin e sjelljes të kombeve të tjera. Nuk ka nevojë të them se nuk ka pasur komb ilir. Artificialiteti i formimit apo krijimit të kombit shqiptarë (ashtu sikurse e çdo kombi) mundë të ilustrohet me idetë kripto nacionaliste lidhur me idenë mbi formimin e kombit kosovarë, ende pa u konsoliduar një substrat me më shumë kapacitete jo vetëm historike, siç është substrati socialhostorik dhe social kulturorë i organizmit social të quajtur komb shqiptarë. Sigurisht se kombet mundë të krijohen (kombi amerikan) por edhe të zhduken, pasi që ato janë krijesa shoqërore ideologjike mu sikurse çdo ideologji tjetër (komuniste, fashiste, raciste,etj) prandaj shtrohet pyetja se sa ia vlen të mendohet për komb kosovarë në kohen kur kombet tani më shohim se nuk i mjaftojnë as vetvetes? Sa ia vlenë të krijohet një komb i ri (lexo një ideologji e re) . Natyrisht se mundë të i marrë me mijëra kritika lidhur me faktin se unë në dukje të parë thua se mundë të jem kundër patriotëve dhe heronjve të cilët dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve, rrjedhimisht edhe të kombit shqiparë. Por një gjë duhet të jetë e qartë. Lufta e heronjëve shqiptarë fillimisht besoj se ka qene luftë në anën e vazhdimit të jetës së njerëzimit, pra të humanizmit dhe lirisë, koncepte këto universale të cilat e tejkalojnë çfarëdo ideologjie, edhe atë nacionaliste. Parimisht Adem Jashari para se të jetë vlerë edhe e shqiptarëve, ai është vlerë e njerëzimit. Gjithsesi jo i njerëzimit si koncept aktual (apo si shumësi nacionalizmash), por i njerëzimit si abstraksion, i njerëzimit i cili funksionon nga parimi universal i humanizmit dhe lirisë njerëzore.

Njerëzimit si fshat global ku i vetmi atdhe është toka, dhe ku model i funksionimit është humanizmi dhe morali pro jetës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur e përdorim dhe hipostazojmë nacionalizmin si nocion, pasi që shihet se i njëjti mundë të përdoret edhe krejt për qëllime të cilat nuk janë në konsonancë me humanizmin dhe lirinë, kjo ngase ideologjia nacionaliste (veprimet në emër të kombit) marrin formën e një imponimi dhe dogme. Ngase nacionalizmi kërkon lojalitet dhe i njëjti është represiv ndaj individit dhe njeriut i cili nuk do, apo nuk e ndien nevojën të e krijon sjelljen e tij nga inercioni gruporë dhe ideologjik. Le të paramendojmë rrahjet tifozëve dhe motivet për violencë dhe sakrificë që bëhen para ndeshjeve të kombëtareve. A nuk e shohim se në emër të nacionalizmit bëhen padrejtësi të cilat në fakt kanë qëllime dhe përfitime individuale. A nuk e shohim se nacionalizmi është ideologji që nuk i mjafton vetvetes ? Kjo dilemë vërtetë është e hershme për ne shqiptarët, por duke pasur parasysh pësimet ndodhura them se ia vlen të mendohet drejt për këtë aspekt, duke mos u zhytur në vorbullën e nacionalizmit por të humanizmit dhe paqes si projekt parimorë më i sigurt dhe më konsistent që u rri më mirë njerëzve. Në fakt aventura e nacionalizmit do të përfundoj sikurse ajo e komunizmit. Hapat e parëve besoj se veç kanë ndodhur në kahun e globalizmit.
 
Edhe une nuk jam per nacionalizmin si qellim ne vetvete por nacionalizmi si rryme eshte shume me pak e rrezikshme se globalizmi.
Si gjithmone ekstremet nuk jane kurre zgjidhja me optimale.
 

Lucifer

__/\______
Se kuptoj ku qendron rreziku i nacionalizmit shqiptar,perderisa jemi nga te paktat kombe qe skemi bere asnjehere lufte pushtuese??
 
Top