Na duhet një “vaksinë” edhe për trurin

Pse jemi bërë kaq agresivë? Ekspertët japin shpjegimin: Fajin nuk e ka vetëm pandemia.​


vas-800x450-1.jpg
Në 25 prill, një i ri që mori përpara me makinën e tij gjysmën e Tiranës për të përfunduar te Sheshi “Skënderbej”, u bë lajm ndërkombëtar.


Në 25 prill, një i ri që mori përpara me makinën e tij gjysmën e Tiranës për të përfunduar te Sheshi “Skënderbej”, u bë lajm ndërkombëtar. Më 19 prill, një tjetër i ri kishte mësyrë duke plagosur me thikë disa besimtarë myslimanë, te xhamia e “Rrugës së Kavajës”. Më 6 maj një ish-efektiv policie qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Liljana Buzo dhe plagosi dy persona të tjerë, në dalje të godinës së Gjykatës së Elbasanit, ku çifti po divorcoheshin. Më 11 maj një burrë kërcënoi se do të hidhej duke u vetëflijuar nga skelat e Muzeut Historik Kombëtar. Më 12 maj, gjatë lutjes së Fitër Bajramit, një tjetër burrë tentoi të vetëdigjej me benzinë, derisa u ndalua nga ndërhyrja e disa dhjetëra besimtarëve që po faleshin në Sheshin “Skënderbej”. Më pas, në një hark kohor të shkurtër ndodhën disa vrasjenë familje që tronditën opinionin. Më 4 qershor vjehrri vrau dhëndrin për të “mbrojtur nderin e së bijës”. Më 6 qershor Diana Vukaj, u vra nga vëllai i saj, mendohet për arsye parash. Më 7 qershor dy bashkëshortë u gjetën të pajetë nga fëmijët e tyre, pasi burri kishte vrarë gruan dhe më pas veten për motive të dobëta….

Arsyet e personave që kryen këto akte ishin të ndryshme. Por normalisht lind pyetja: Ç’po ndodh? Pse njerëzit po i shohin akte të tilla ekstreme si zgjidhjen e vetme për problemet e tyre? Sa ka ndikuar pandemia në gjithë këtë?

Psikologja Arjana Muçaj thotë për Gazetasi.al se pandemia i ka thelluar problemet me shëndetin mendor. Në këndvështrimin e saj ka ndikuar edhe fakti që shumica e individëve të cilët kanë qëndruar në vetmi për një kohë të dukshme pa socializimin e të tjerëve e kanë gjetur rehatinë e tyre në shtimin e pijeve alkoolike, e lëndëve narkotike duke krijuar varësi e më pas duke ndikuar edhe në sjellje.

Sipas psikiatres Arjana Rreli, ka pasur një rritje tënumrit tëpacientëve gjatë tri viteve të fundit jo vetëm pas pandemisë.Por sipas saj situata reale është edhe më e rëndësepse kemi një shoqëri që nuk e ka formësuar ende kulturën për të shkuar tek mjeku për probleme mendore.

Duke vënë theksin tek pasojat e pandemisë, psikologja Muçaj shpjegon se gratë janë bërë më të vetëdijshme për të drejtat e tyre e nga ana tjetër meshkujt më agresivë sepse ndjehen se kanë humbur autoritetin. Në një raport të mëparshëm nga Urdhri i Psikologëve Shqiptarë, për periudhën 23 mars – 10 maj 2020 tregoi që pandemia ndikoi shumë në shëndetin mendor. Të dhënat shpjeguan se përgjatë kësaj periudhe u morën rreth 756 telefonata e 70% e tyre ishin gra. Ndërkaq mosha e individëve ishte përkatësisht 30-35 vjeç.

Nën një këndvështrim tjetër, psikologu Elton Kuqja shpjegon se pandemia është një faktor, por e cilëson të papërshtatshme që gjithçka tani t’ia “faturojmë” pandemisë. Siç thotë ai “ngjarjet e tilla kanë të bëjnëme qasjen tonë kulturore dhe në qasjen tonë kulturore ne nuk i lejojmë gjërat të na kalojnë dhe hakmarrja ështëdiçka “normale” për ne, sidomos kur bëhet fjalë për divorce dhe të pranuarit e divorcit”.
“Ka një aspekt kulturor këtu brenda dhe kush është më i fuqishëm, kush përdor më shumë strategji, ia del.Pra, mentaliteti është po prapë i njëjti,” shton eksperti.

Sipas sociologes Marsida Simo, vrasja, lëndimi, kërcënimi apo ofendimi ende vazhdon të jetë pothuaj zgjidhja e parë në raste konfliktesh. Duke u bazuar nëshifrasociologia shpjegon se të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbi gjendjen e kriminalitetit në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se meshkujt përbëjnë 94,8 % të totalit të autorëve të veprave penale dhe 30,8 % e tyre janë të grupmoshës 30-44 vjeç. Ndërsa rastet e femrave, pjesa më e madhe e tyre kryejnë krime për vetëmbrojtje apo pasi kanë përjetuar abuzime. Simo shpjegon për Gazetasi.al se këto tregojnëqë menaxhimi i emocioneve është i pamundur kur shëndeti mendor është jo stabël. Për sa i përket faktorit pandemi, Simo shton se ka qenë një shtysë për personat që kanë qenë të predispozuar të dhunojnë.

“Duhet krijuar një kulturë për shëndetin mendor ashtu siç flitet dhe sugjerohet për shëndetin fizik. Jemi në fazat ku personat që kanë probleme me shëndetin e tyre mendor të marrin ndihmën e nevojshme për të parandaluar pasoja më të rënda,”shton Simo.
Ndërkaq ekspertët shpjegojnë se një rol të madh në këtëçështje luan edhe media. Sipas Simos nga njëra anë media duket sikur përpiqet të informojë dhe të sensibilizojë publikun me ngjarjet më të fundit, por nga ana tjetër formon efektin domino.
Ekspertët shpjegojnë se në këto raste, ka shumë ndikim aspekti i modelimit këto ngjarje diku kthehen në modele për zgjidhjen e konflikteve dhe duke ulur më shumë marzhin e tolerancës.

“Qeveria duhet të kthejë sytë nga shëndeti mendor sepse si aspekt shëndetësor është i fundit në vendin tonë. Duhet vepruar në këtë drejtim sepse shëndeti mendor do të marri një rol shumë të madh në të ardhmen,”përfundon psikologu Kuqja.

Gazeta Si
 
Jo vetem shqiperia por e gjith bota sepse un e shoh dhe e ndjej perdit duke qen se punoj ne kontakt me publikun.

Dhe me ? kur dikush me thot: faleminderit sepse pertej punes, ti dhuron ngrohtesi me nje batut, nje fjale te embel, me nje menyre qe sdi te shpjegoj por faleminderit.
Eshte e trisht e thene nga njerez te huaj... me te cilet mund te kem kontakt edhe qoft vetem ato 4 minuta...
do te thot qe ndihen te humbur dhe te vetmuar edhe pse tentojne ta mbulojne realitetin me rroba te shtrenjta, make up & floke perfekte.
 
Top