• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Muzeu i Vlorës i pavizitueshem, mungojnë stendat

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL

Për një shumë prej 3 milion lekësh Muzeu Historik i qytetit të Vlorës edhe për këtë sezon turistik mbetet i pavizitueshëm. Pas rikonstruksionit total të godinës që është Monument Kulture i Kategorisë së Parë, fondi prej më shumë se 200 objektesh arkeologjike qëndron në tokë pasi mungojnë stendat e ekspozimit. Projekti për vendosjen e tyre kapte vlerën e 6 milion lekëve, gjysmën e kësaj vlere e ka financuar bashkia e qytetit, ndërsa gjysma tjetër pritet nga ministria e linjës. Po ashtu, kushtet në të cilat mbahen objektet arkeologjike rrezikojnë ruajtjen e tyre. Një numër i vogël turistësh të huaj vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit veror për plazhet. Sipas agjencive turistike, interesi i tyre është i përqendruar tek turizmi kulturor. Pamundësia për të vizituar muzeun që tregon historinë e Vlorës nuk pritet mirë prej tyre. Tashmë pritet që miratimi i fondit të nevojshëm për funksionalizimin e muzeut historik të Vlorës të bëhet pas muajit shtator me formimin e qeverisë së re. Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe autoritetet lokale të qytetit të Lezhës. Turistët e huaj, nuk kanë mundësi të njohin historinë e saj nëpërmjet një muzeu, ndërtimi i të cilit ka mbetur vetëm një projekt në letër. Prej 23 vjetësh, gjetjet e ekspeditave në të gjithë zonën qëndron në magazinën e bibliotekës së qytetit. Janë mbi 810 objekte që rrezikojnë të shkatërrohen nga lagështira. Mungesa e muzeut sipas kryetari të bashkisë Viktor Tushaj është një dëm i madh që i bëhet turizmit kulturor. Turizmi kulturor në Lezhë shtrihet përgjatë gjithë vitit ku peshën kryesore të turistëve e zënë grupet e huaja, por edhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia.




vizionplus.tv
 
Last edited:
Top