Muzeu i parë i Lumturisë, Happiness Museum, hapet në Danimarkë

A0CC3F1B-5448-45CD-AF7D-98838CD9CD15.jpeg

“Hygge”* ka tashmë një shtëpi. Emri i tij është Happiness Museum (Muzeu i Lumturisë) dhe është një rrugëtim, i hapur për të gjithë ata që janë në kërkim të lumturisë

Ekziston një vend në Kopenhagën në të cilin qytetarët dhe udhëtarët, më së fundi, mund të gjejnë përgjigjen e pyetjes: Çfarë është lumturia?

Quhet Happiness Museum dhe nuk na befason që një vend i tillë ka lindur pikërisht në qendër të Kopenhagën. Qyteti njihet tashmë si një ndër destinacionet më të lumtura në botë. Sepse në Danimarkë, lumturia është një çështje serioze dhe këtë e mësuam nga “Hygge”, ajo filozofi jete, që përmbledh në një term të vetëm, një botë me nuanca, të gjitha në ndjekje të lumturisë.

Një fjalë që merr konotacione të ndryshme, por gjithnjë të orientuara drejt mirëqenies së njerëzve, e që sot i përket një bote të tërë. Jo rastësisht, Danimarka synon ta përfshijë termin “Hygge” në listën e Trashëgimisë së UNESCO-s.

Vendi duket se ka gjetur atë që është ilaçi kundër ankthit dhe stresit që karakterizojnë ditët tona, një formulë magjike të lumturisë, që tashmë mund ta zbulojnë edhe vetë ne brenda Happiness Museum, një hapësirë në qendrën historike të Kopenhagën.

Projekti mban firmën e Meik Wiking, Ceo i Happiness Research Institute, një think-thank që prej kohësh monitoron shkallën e mirëqenies dhe cilësinë e jetës së njerëzve, jo vetëm në vend, por në të gjithë botën. Muzeu i fton vizitorët të eksplorojnë lumturinë në perspektiva të ndryshme.

F8FB677D-6862-4B09-8710-BF6FE4CC2986.jpeg

Muzeu i Lumturisë gjendet brenda një ndërtese të ndërtuar në fund të shekullit XVIII dhe ka tetë dhoma, të cilat ftojnë vizitorët të eksplorojnë lumturinë. Falë teknologjisë, përvoja bëhet multimediale dhe ndërveprimi mes vendit dhe personit vendoset në qendër të gjithçkaje.

Në këtë rrugëtim, njerëzit e gjejnë veten të përballen me ndjenjat e tyre – çfarë i bën me të vërtetë të lumtur? Puna, shëndeti apo të ardhurat? Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ta zbulojmë në Happiness Museum.

“Duket se të gjithë ne kërkojmë lumturinë, por ndoshta e kërkojmë në vendet e gabuara. Jemi bërë gjithnjë e më të pasur si shoqëri, por shpesh nuk arrijmë të bëhemi më të lumtur” – thotë Muzeu i Lumturisë në një deklaratë. “Për këtë arsye, Instituti i Kërkimit të Lumturisë vendosi të krijojë një muze kur të mund të gjejmë lumturinë në jetë”.

I themeluar nga Happiness Research Institute, muzeu sjell konceptin danez “Hygge” (të ndihesh rehat) te një publik më i gjerë. Në këtë muze shfaqen edhe cilësi të tjera “të lumturisë nordike”.

09651F44-57E4-4596-8672-2B2415F692C1.jpeg

Muzeu ka tetë dhoma, dy prej të cilave kushtuar “Politikës së lumturisë” dhe “Historisë së lumturisë”. Muzeu ngre pyetje të tipit “A ndikon PBB në lumturinë e vendit?”.

99715578-FBF5-4508-ADF1-C96CB67951C5.jpeg

“A mund të zbuloni se cila gjysmë e gojës së Xhokondës qesh?”, “Çfarë do të bënit nëse do të gjenit një kuletë?”, “Si do ta përkufizonit lumturinë?”.

FE0FD79B-89DB-4DB1-8E3F-BDF81E9C7974.jpeg7455E676-17F1-475F-9422-CD5A92A8CE56.jpeg

Muzeu i Lumturisë i fton vizitorët të angazhohen në nivel person dhe shënimet e shumta të lëna me kujtime të lumtura janë dëshmi e këtij misioni të suksesshëm.

CC1E7125-3090-4EA0-8257-3CD9F7670CE6.jpeg

A e dini se Aristoteli ishte një ndër filozofët e parë të lumturisë? Edhe shkrimtarët e periudhës së iluminizmit mendonin shpesh për kuptimin e lumturisë. Ju mund të shihni librat e tyre në muze.

295ECC32-858D-44FF-90BE-6FF210B21512.jpeg3647C48D-826B-498B-9153-23444D5A5117.jpeg

Vizitorët ftohen të japin edhe përkufizimin e tyre mbi lumturinë…

*Hygge” është një fjalë daneze dhe norvegjeze dhe tregon një gjendje shpirtërore të qetë, dhe një atmosferë miqësore me ndjesi mirëqenieje dhe kënaqësie. Si një kategori kulturore me grupet e saj të praktikave shoqëruese, “Hygge” ka pak a shumë të njëjtat kuptime në gjuhën daneze edhe atë norvegjeze, por nocioni përdoret më shumë në Danimarkë sesa në Norvegji
Burimi: My Modern Met
 
Sigurisht që bo sens ne vendet nordike ku depresioni eshte një nga semundjet (ashtu si ne shume vende te botes tashmë) me të cilat shoqeria perballet prej shume vitesh, stimuj te tillë jane (pervecse promovuese te vedndeve perkatese etj) një sfide për shoqerine ku jetojme.
 
Keta hapin Museum.. ne mesdhetaret e kemi for free budallekun ?
 
Keta hapin Museum.. ne mesdhetaret e kemi for free budallekun ?
Historikisht lool
Ca mu kujtu tashi. Shkova me nje shoqen tim ke parku butrint për here te parë ka ca vite, Ajo Suedeze.
Smbaj mend fiks por di që bileta për ate ishte diku rreth 2 euro me shumë se imja.

Une si Shqiptar që jom direkt atij ke sporteli
-Ho me kujt do me ja fut ti ?
Kur ai me tregoi tabelen që per te huajt ishte me shtrejt vertet...
 
Awww me ka marr malli me marr nje varke aty afer Butrintit e me shku teka jo kalaja.. kala i thencin..
Rruges zu peshkatari nje alamet peshkut dhe e hodhi tek kembet Tona.. shoqja ime qe bertiste..do me kafshoje peshku ???
 
Është vertet bukur. Une kam koh pa qen sdi ca kan bo tashi kto.
Po ne i prishim vet gjonat me budalliqe sic the dhe vet.
 
Nese eshte i njejti me 1 qe po lexoja para ca ditesh, ideja ka qene nga nje grua per kete muzeun. kot kuriozitet dmth :D

I bukur, ide e bukur. Uroj qe njerezit ta kuptojne se lumturia e tyre eshte e gjitha tek familja dhe vete jeta, e per me teper kur kuptojne arsyen e krijimit te tyre. Mendoj se kur kupton pyetjen: Pse erdha ne kete bote, dhe ku do te shkoj merr kuptim dhe vete jeta.
 
Fiks hahahahahahahaha
Kur brodhem gjithandej se ishim dy dite aty .. thote .. a ikim per korfuz.. jo se do festojm pashket .. dhe me mbyt Mama po nuk u ktheva per festa aty .. ok ok
Nisemi nga Gjirokastra .. dhe sic te thash .. perfunduam ne kakavi..
Ajo : ca bana ??
Une : a deshe me ik per Greqi .?
Jo Korfuzi po deri ne Kakavi te solla ??
 
E mrapsht je lool lool lool
 
Top