• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mrekullia që mban emrin vaj ulliri

Arfenilla

Themelues i Forumit
Vaji I ullirit është përdorur gjerësisht në sallata e shumë gjëra të tjera. Ai është një prej përbërësve më të shëndetshëm që bën ushqimet tuaj më të shijshme. Ky vaj vjen direkte nga zonat mesdhetare dhe është bërë aq I famshëm sa sot përdoret në të gjithë


kontinentet. Ai është më I preferuari për gjithë njerëzit të cilët janë koshiente ndaj shëndetit të tyre. Vaji I ullirit klasifikohet në vënd të parë falë vlerave të tij të larta ushqyese. Ai është përdorur shumë dhe në sapune duke e bërë atë një mik të ngushtë të lëkures.



Receta në kushtet e shtëpisë.

Nëse dëshironi të keni thonjë të fortë e të bukur vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë. Zhytini thonjtë tuaj në një enë me vaj ulliri për 30 minuta dhe do të shikoni rezultate të mrekullueshme.

Aplikoni vaj ulliri në duart tuaj. Që të parandaloni përhapjen e tij në vënde tjera vishni një palë doreza pambuku. Kjo metodë ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë e të shëndetshme.

Vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë për buzë të plasaritura. Ai bën mrekulli me buzët tuaja.

Që të keni flokë të shkëlqyeshëm, të mëndafshtë, vaji I ullirit është ai cfarë ju duhet. Mund të aplikoni një sasi të mirë vaji në flokët tuaj, mbulojini ato me një kapuc dushi dhe lërini për 30 minuta, më vonë shpëlajini ato.

Mund të krijoni një krem të mrekullueshëm nate duke përdorur 1/2 filxhan vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull dhe 1/4 filxhan ujë. Kjo ndihmon t’ju japë shkëlqim lëkurës tuaj, të vrasë bakteriet dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.

Mund të shërbejë si një krem pastrues nëse keni një lëkurë të thatë.

Aplikoni si skrab vaj ulliri të përzjerë me sasi të mirë sheqeri ne fytyre ose trup. Më vonë pastrojeni atë më një peshqir të butë e të lagur.

Zbutini këmbët tuaja duke aplikuar vaj ulliri në pjesët e ashpra.

Përzjeni në një tas një vezë, një lugë gjelle mjalt, 1/2 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa pika me ujë trëndafili. Përdoreni këtë si maskë për lëkurë të thatë. Pasi t’a aplikoni mbajeni për pak kohë e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë, e ne fund thajeni atë.

Formoni një pastë duke përzjerë kajsi të shtypura dhe vaj ulliri të ngrohtë. Aplikojeni këtë pastë në gjithë fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të bollshëm.

KUJDES: Lexuesi I këtij artikulli duhet të ketë kujdes gjatë përdorimit të recetave të mësipërme. Shmangni përdorimin e këtyre produkteve nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre. Përgjegjësia bjen mbi lexuesin e jo me faqen ose atë që ka shkruajtur këtë artikull!!Beauty.al
 
Top