• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mos u zemero....!

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh
Mos kërko që jeta të mbetet sipas qejfit dhe dëshirës tënde se nuk do ia arrish. Ajo i lodh edhe ata që luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të turbullon, por, përsëri s’të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.

Mos kërko, se nuk mund të gjesh prind, grua, burrë, shok, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë.

Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.

Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rejshmeve dhe iluzioneve, por ngrihu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë/

Mos kërko bashkëshort/e të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët

Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Merre mjaltin mor mos e thyej kosheren

Kush posedon butesine dhe urtesine, ngado qe te shkele leshon bukuri, e kujt i jane hequr keto dy veti kudo qe te gjendet rri i vetmuar, nga kryelartesia dhe zemerimi s'i afrohet asnjeri. Butesia ne fjale e dialog, buzeqeshja e dlire mbi fytyra, perdorimi i fjaleve te embla e te mira jane si rrobat e bukura me cmime te shtrenjta me te cilat stolisen fatlumet.

Per shume njerez te kaplon malli, e kur ndodhe qe te presesh njeriun per te cilin te ka djegur malli, nese ndodhesh ne fund te turmes apo grupit dhe te veshtiresohet pamja e tij nga numri i madh qe presin, ti dhe te tjeret qe jane ne poziten tende duhet te zgjatni qafat e te hapni syte qe te shihni me mire. Keshtu ngjallen zemrat dhe flakerojne fytyrat ne takime. Per c'arsye e bete kete?! Ngase njerez te tille jane te dashur pothuajse per te gjithe, dashurine e tyre tek te tjeret e mbjell fjala e tyre e embel ndaj cdokujt, marredheniet dhe lidhjet e tyre ndermjet njerezve me drejtesi, ne takimet dhe largimet e tyre syte u mbesin me nostalgji. Pastertia jote shpirterore i terheq njerezit dhe shoket rreth teje si magneti, gjithmone je i rrethuar me shoke, qe mezi presin te jesh ne mesin e tyre. Nese vjen nga larg, lajmerojne dhe pergezojne per ty, e nese shkon larg tyre gjithmone pyesin e bejne lutje per ty.


"te keqen ktheje ne menyren me te mire, se atehere ai, me te cilin kishit njefare armiqesie, do te behet mik i afert"

(Kur'an 41:34)

Te lartepermendurit e shuajne zemerimin ndaj te tjereve permes emocioneve te tyre te pastra ku me plot ngrohtesi deperton butesia, dhe behen fales te sincerte ndaj atyre qe u bejne padrejtesi, shume shpejte i harrojne te keqijat dhe mbajne mend te mirat. Nese mbi ta hidhen fjale fyese e sharje, apo tallje me personalitetet e tyre, mbyllin veshet e nuk ndegjojne, e keto thenie humbasin sikur te mos kishin ekzistuar. Te tillet jane ne rehati te vertete, por edhe njerezit rreth tyre jane te rehatshem.


Vazhdon...
 
Top