Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, ndryshe s’do takosh atë që po vjen…/ 21 thënie

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, ndryshe s’do takosh atë që po vjen…/ 21 thënie-ilaç nga psikologu Carl Jung

19f9cefdfb07230a68581d617885a3af_XL.jpg

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe filozof.

Ai ishte një impuls për të zgjeruar ndërgjegjen e njeriut, në pothuaj çdo manifestim të neurozës apo depresionit.

Psikiatri zvicran që mban meritën për themelimin e Shkollës Terapeutike dhe Teorisë së Personalitetit, ka qenë bashkëkohës i Frojdit.

Shumë ide të Frojdit, Jungu i ka pranuar dhe i ka zbatuar në terapitë ndaj pacentëve.

Po ashtu shumë ide të Frojdit, Jungu i ka transformuar, e disa i ka hedhur poshtë si terapeutikisht joproduktive.

Carl Gustav Jung ( 1875-1961), ka qenë njëri prej mendimtarëve më origjinalë të shekullit XX dhe themelues i psikologjisë analitike apo psikologjisë së komplekseve, siç e ka quajtur drejtimin e tij për të theksuar dallimin ndaj psikanalizës së Frojdit.

Idetë e tij dhe metodat terapeutike kanë ndihmuar shumë njerëzve me probleme psikologjike, jo vetëm kur janë në pyetje sëmundjet e lehta psikologjike, por edhe në rastet e çrregullimeve të rënda siç janë psikozat, çrregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varësisë.

Ja 21 prej thënieve më të rëndësishme , që na ndihmojnë të njohim më mirë vetveten.

1. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.

2. اdo gjë që na irriton në lidhje me të tjerët, mund të na shpjerë drejt një njohjeje më të mirë të vetvetes.

3. Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.

4. Takimi mes dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: të dy elementët transformohen edhe nga reaksioni më i vogël.

5. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.

6. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.

7. Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

8. Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.

9. Tregomëni një njeri normal, dhe unë do ta shëroj atë për ju.

10. Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.

11. Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.

12. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

13. Shpesh, duart do të zgjidhin një mister, për të cilin intelekti është munduar më kot.

14. Një ëndërr, është një derë e vogël dhe e fshehur, në strehën më të thellë dhe intime të shpirtit, e cila i hapet asaj nate të qëmotshme kozmike që ishte shpirti, shumë kohë përpara se të ekzistonte egoja e të ndërgjegjshmes.

15. Një njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer ato.

16. Perceptimi juaj do të bëhet i qartë, vetëm kur të mund të shihni në shpirtin tuaj.

17. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.

18. Ne mund të mendojmë se e kontrollojmë plotësisht vetveten.

19. Megjithatë, një mik mund të zbulojë kollaj dicka për ne, për të cilën as nuk e kishim idenë.

20. “Magji” është thjeshtë një tjetër fjalë për të përshkruar një përcaktim psikologjik.

21. Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi.
shprehje.filozofike
 
Redaktimi i fundit:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nevi tema eshte shume e bukur dhe ne disa aspekte meriton te trajtohet dhe thellohet nga ata qe nuk njohin akoma bazat e psikologjise, ndoshta perben edhe nje hap drejt zgjimit dhe vetvetes. Por une mendoj se shkolla qe trajton psikologjine e karakterit dhe jo te personalitetit eshte shume shume shume hapa me para se sa teoria e Jung-ut sepse e kap pemen nga thelbi dhe jo nga gjethja. Gjithesesi cdo gje qe nis drejt ndergjegjes personale eshte ok.

six-pillars.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ne lidhje me temen, me pelqen goxha Eneagrami i Jung-ut dhe menyra se si ai shpreh trajtat e karakterit te individit.

ProcessEnneagram004atATI-Knowles-600wide.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Loy kjo puna e filozofise dhe psikollogjise eshte shpesh nje figure gjometrike,qe shpesh fijet qe lidhen apo krijohen jane abstraksione mendimesh.
Personalisht tek lexoj ata qe silogjia boterore i servir si me te miret,them qe truri njerzore eshte nje minier qe cdo dite ne cdo individ ka dicka per tu marre,per te dhene.
Fakt eshte qe jeta eshte nje varacion pikturesk mardhenjesh, dhe aq me mire qe ti njohesh keto te fundit dhe vetveten,aq me me shijon, hedh vallzimin mbi pentagramin e jetes.
Por duke mbyllur mendoj dhe qe nja fare delli filozofik i forte te vecon nga bashkesia, kjo e fundit ka te mirat dhe te veshtirat e veta.
Trysnit e ambjentit jane nje rryme qe zhytin pa kriter shume parametrat sepse eshte ceshtje mase.
Gjithesesi shpirti ngelet nje mase energjish qe ne kordinim te mire nga truri buron jete dhe miresi.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Qarte, prandaj edhe une po mendoja se nuk eshte se duhet lidhur gomari tek Jung-u. Ne kete aspekt vleresoj me shume mendime te hedhura "shqeto" pa banalitet dhe vulgaritet, por me miresi, se sa silogjizma alla Jung. Kjo perben dallimin midis teorise se personalitetit dhe teorise se karakterit. Karakterin e ushqejme ne, duke anashkaluar ato pjese qe na bejne dem dhe duke mbajtur çka eshte e mire per ne. Personalisht kam patur fatin e mire, qe e vogel, te kem mbi koke vullnetin dhe autoritetin e nje mashkulli qe gjykonte si nga Epiri, jo si nga nje bote ne lufte qe duhet psikologjisur sipas simptomave te psikopateve. Ky ka qene fat per mua dhe per gjithe personat qe do qasen ne te ardhmen me mua, se s'do konsiderohen dhe trajtohen si psikopate, normalisht. Edhe psikologet, ne jeten e tyre kane hasur ndryshime ne teorite e shprehura, pikerisht se keto te fundit jane te verteta per aq kohe sa tregojne vertetesine e tyre.
Nga ana ligjore, pastaj, limiti midis te vertetes dhe gosip-it kalon ne çeshtje tjeter. Dallimi duhet bere ne sasi informacioni, per hir te se vertetes.
 
Redaktimi i fundit:

Zana1

Braveheart
C’fare nuk po na lexojne syte . Loool
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
9. Tregomëni një njeri normal, dhe unë do ta shëroj atë për ju.
Shum thenie te bukura,por kjo qenka me tvertet e bukur.
lol esht per te qesh.
 

jana80

Super Moderator
kush sheh jashte enderron... kush shikon brenda ringjallet....
varet sa e ordinuar eshte brenda , pa nese shiko brenda dhe eshte me shume rremuje ateher i bie te kete nevoje per koleget e jungut...
ne psikologji, ne filozofi... qeshtja baz eshte te dish qe... te kuptosh ate qe.. te arsyetosh dhe pajtohesh me kur di qe...
e kudo qe hedh shikimin brenda apo jashte vetes.. ne te tjere apo ne "kozmos" gjithmone do kemi nje te vertet per ta ghetur, nje argument per ta kuptuar , nje "ushtrim" per ta zgjidhur..
duke qene nxenes i frojdit po mbetem tek uni... aty lind dhe vdes gjithcka.. te qenit, te perjetuarit dhe mbi te gjitha te pranuarit ashtu sic gdhendemi ne cdo dite nga faktore te ndryshem dhe te mbajturit elastik per ndryshimin e rradhes nga faktoret kohe, njerez, materiale!! ... mendimi im ky!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Sado i/e parregullt te jete personi, duke pare brenda zbulon si do te jete jashte. Mendoj se te qenit studjues ndaj vetes, i ben njerezit me te bukur me boten.
 

Odeon

Relax
Besoj i perkas botes se ndjesive ne te shprehur, por kjo sme ben aspak te pavemendshem ndaj realitetit.
 
Top