..mos lejoni që zemra juaj të largohet. 💕

"A e dini se pse dy njerëz bërtasin kur janë të zemëruar?
Sepse kur ata zemërohen, zemrat e tyre janë larg. Pra, në mënyrë që dikush ta dëgjojë tjetrin, ai duhet të bërtasë me zë të lartë për të mbuluar distancën e madhe që qëndron mes tyre.
Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort duhet të bërtasin për t'u dëgjuar. E kundërta është rasti, për shembull, kur dy njerëz janë në dashuri. Ata nuk kanë nevojë të bërtasin.
Ata flasin në heshtje dhe butësi, sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është minimale. Ndonjëherë ato janë kaq afër, saqë as nuk kanë nevojë të flasin.
Ata pëshpëritin vetëm. Dhe kur dashuria e tyre është shumë e fortë, ata as nuk kanë nevojë të flasin, ata vetëm duhet të shihen. Ky është gjithmonë rasti kur dy të dashurit i afrohen njëri-tjetrit.
Kur të bisedoni, atëherë, mos lejoni që zemra juaj të largohet, mos thoni fjalë që të largojnë, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë aq e madhe saqë fjalët tuaja nuk do të gjejnë më rrugën e kthimit."
Mahatma Gandhi: ...mos lejoni që zemra juaj të largohet. 💕
 
Eh zemra💔💔
Po jam lodhur duke qëndruar,duke bërë çmos për personin tjetër.
Ai ka ikur e nuk ka bërë asgjë.
Nuk mendoj se dashuria është pika ime fortë.
 
Top