• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mos harroni! Sonte ndërrohet ora – A do të jetë ndryshimi i fundit?

Abisi

Mos harroni! Sonte ndërrohet ora – A do të jetë ndryshimi i fundit?

Ashtu si çdo vit, e diela e fundit e tetorit sjellë me vete ndryshimin e orës. Në natën midis 24 dhe 25 tetorit 2020, do të ndërrojë ora sërish, akrepat do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët.
Në këtë mënyrë rikuperohet ora “e humbur” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.
Megjithatë mund të jetë hera e fundit që ajo do të ndryshojë. Në prill do të dimë nëse viti 2021 do të shënojë fundin e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet. Një ndryshim që mund të shkaktojë konfuzion në nivelin e zonave kohore evropiane, i cili është ende në diskutim, pasi në vitin 2019, Parlamenti Evropian votoi në favor të heqjes së ndërrimit të orës përgjithmonë.
Kjo do të jetë në dorën e secilit shtet anëtar të vendosë nëse do të qëndrojë përgjithmonë në "kohën e verës" ose do të ndryshojë orët e tyre një herë të fundit në një kohë të përhershme standarde, e njohur gjithashtu si "koha e dimrit".
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981, ndërsa në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?
Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 60 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.
Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura./Motilokal.com
 

Baboon

Be a voice not an echo.
Kur të shënoj 00:00
Do i kpus i kokërr gjumi 💪
Si n'shpi 😂
 

Hera

Antarë i Respektuar
Ka dy vjet qe thone hera e fundit e prap nderrohet ....ngel te presim cdo behet
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Kjo mesa di une nuk eshte ora e sakte, ajo e pranveres eshte e sakta
Kshuqe e po su nderrua me, kjo sbesoj se do jete e duhura
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Ahh sa mire ,nje ore gjume me teper.
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Kjo mesa di une nuk eshte ora e sakte, ajo e pranveres eshte e sakta
Kshuqe e po su nderrua me, kjo sbesoj se do jete e duhura
As unë se dua këtë ndrrimin e Tetorit. Ishalla sna ngelet kjo
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Kjo u be per ate mengjesit qe dalim me nate lool
E kupton sa depresiv do beheshim nese 3 muaj dimer do dilnim ne 7 e ende ska ngdhire
Më mirë me dal me natë se sa të kthehesh me natë 😐
 

Tomka

Anëtar i ri
Shqiperise ne pranvere i duhet nje ore +2 dhe mos e ndryshoje më. Ne vere gjithmone erresohet diku nga ora 20:00 ose 20:30 nderkohe me +2 i shtojme 2 ore me shume dite qe perkthehet 2 ore me shume plazh 😋, me shume pune, dhe me shume energji e kursyer. Greket dhe Turqit sjane budallenj qe jane 1 ore para nesh.🤔
 

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Unë duhet të marr një hap (tablet) sesban ne 4:00 dmth mbas gjashtë orësh por s'di si ti llogaris?
 

Endrra

VIP
Meridianet jane vertikalisht pra .. ato Zona jane ndare sipas shteteve jo meridjaneve.. se i bije ta zem qe nje shtet ne veri te ket dy ore para dhe ne jug dy ore prapa.. Zonat jane zbatuar ne vija te trasha. Fakti qe sdo ndryshojne ore mbase .. tregon qe eshte dicka fiktive. Jo natyrore.. njesi matese per tu sherby njerzve
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Tani ora 12:15. Dmth tani duhet te kthehet ne 11:15🤔
 
Private conversations
Help Users
    Top