• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mos degjo cka thone tjeret

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Nastradini dhe djali i tij gjithmone ishin ne kundershtim mes vete dhe cdo here kur e urdheronte dicka birin e tij, ai ia kthente: "Po e di cka thone njerezit nese punoj ashtu".
Nastradini si babe deshironte t'i jepte mesim praktik, nga i cili do te kishte dobi, dhe te largohej nga paragjykimi, se cka thone njerezit, e mos t'u shkoje per shtati atyre, sepse ate asnjehere nuk do ta arrinte.

Keshtu ai hipi ne gomar dhe i tha birit te tij te shkonte pas tij. Dhe, derisa ai hipir ne gomar, e biri ecte pas tij ne kembe, kalojne prane disa grave, te cilat filluan t'i bertasin Nastradinit: "Cka eshte puna me ty ore njeri, a nuk ke kurrcfare meshire me shpirt, ti hipur ne gomar, ndersa pas teje ky djalosh i lodhur e i rraskapitur ?!".
Atehere Nastradini zbriti dhe i tha djalit "Hip ti ne gomar".

Derisa kalonte prane disa pleqve, te cilet rrinin ulur ne diell, i rane njeri-tjetrit ne duar dhe ia terhoqen vemendjen e te tjereve duke menduar se cka eshte puna me kete njeri te cmendur, i cili e ka hipur te birin e vet, ndersa vet ec me kembe pas tij.
Njeri tha: "O njeri, ti plak te ecesh ne kembe, ndersa ky djaloshi te hipe ne gomar, a keshtu i mesohet edukate dhe miresjellja ?!"
Atehere Nastradini i thote birit te tij: " A i ndegjove? Eja prate hipim qe te dy se bashku."

Hipin dhe kalojne prane disa njerezve, te cilet kane meshire ndaj kafsheve (vegjeteriane) dhe i bertasin atij dhe birit te tij: "A nuk po i frikoheni aspak Zotit per kete kafshe te gjore, e i kini hipur qe te dy ketij gomari, ku secili prej jush e ka peshen me te rende se vet gomari ?!"

Atehere Nastradini zbret, e zbret edhe te birin dhe i thote: "A i ndegjove?Eja pra te ecim se bashku ne kembe, dhe gomari te ece para nesh, qe te mos na kritikojne as grate,
as pleqte e as vegjetarianet".

Dhe vazhduan rrugen duke ecur gomari para, ndersa ata dy pas tij; kur takohen me nje grup te njerezve te keqij, te cilet mezi kishin pritur qe kete rast ta marrin si loje e zbavitje, e thoshin: "Per Zotin, ky gomar per cka tjeter eshte, perpos se per t'i hipur dhe per te mos u lodhur ne rruge".

Dhe ketu perfundon tregimi me mesazhin se: Pasiqe Nastradini i degjoj fjalet e tyre, ai me birin e tij shkojne te nje lis rreth rruges, e pret nje dege te trashe te atij trungu dhe ia hodhi gomarit, ndersa nje dege tjeter e merr vet, si dhe nje dege tjeter ia ngarkon birit te vet. Dhe nuk kalojne gjate rruge, derisa i shohin nje grup te njerezve duke qeshur me pamjen e tyre te vecante, dhe njeri i lajmeron ne polici, e polici i konsideron se jane cmendur dhe i dergon ne spitalin e te cmendurve.

Pasiqe Nastradini perfundon ne burgun e te cmendurve ia sqaron birit te tij perfundimin e eksperiences se tij, duke i thene: "O biri im! Keshtu eshte perfundimi i atyre, te cilet ndegjojne thashethemet dhe punon ashtu sic ia ka enda te tjereve. Kete mesim praktik te Nastradinit eshte trashegimi, te cilen e kane ruajtur gjenerate pas gjenerate.
 
Top