• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

princesha

Warrior Princess
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Shume here kur e shikoj fytyren e saj, buzeqeshjen e embel dhe te pafajshme dhe engjellore,pyes veten:a eshte vertet kaq e embel dhe e bukur apo vetem perse eshte bija ime...Por shpejt e kuptoj se ajo eshte e bukur,dhe embel,jo se eshte bija ime,por se eshte femije,dhe se eshte paster,ne shpirtin e saj ka vetem hare,gezim, loje dhe dashuri,nuk ka si mos jet e embel princesha ime e vogel...

 
Redaktimi i fundit:

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ne shi londinez, ne lageshtire te pandare
zhvishesh nga pozat, e fallcot stoli,
ndjen pezmin, qe emigracioni te ka vare
me çantat ne krah, ne shi e stuhi.
Ama nje puthje londineze edhe ne shi
mbetet ne jete nje kujtim i papare,
per shpirtin e emigrantit eshte flori,
eshte nje enderr ne astar te care.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nganjehere mendoj keta shkrimtaret qe shkruanin aq shume per veten e tyre, nuk arrin nje moment qe ndihen lakuriq?Te zhveshur nga cdo ndjenje fshehtesi apo sekret te tyrin?Ti hiqeshin gjithe ato petale ndjeshmerie nje e nga nje, sikur te ishte vjeshte,,thjeshte tani personi e ben vete. Cfare kuptimi ka te shkruash per veten?Eshte shenje e egocentrizmit?apo thjeshte nje forme terapie, nje forme per te thene qe edhe une ekzistoj, biles biles mendoj se jam ndryshe nga te tjeret, ku ndryshe = me vecante.
Hmmm se di dhe isha ne medyshje nese doja te vazhdoja te shkruaja serish per kete gje apo jo por pastaj mendoja..isha femi, cte keqe ka?Te gjithe kemi pasur nje bote plot me fantazi nje bote ndryshe, vecantite tona shumellojshmerite e ngjyrave me endrra. Kete ndoshta duhet ta le me mire si post scritum.
Gjysherit nga babai...
Per keto gjysher kam pas fatin ti kem te dy, thme fatin sepse pasi sheh nje cift te vjeter qe kane kaluar bashke aq sh kohe, kupton qe kur eshte njeri mungon tjetri, sado qe ti mund ta marresh me 'inate' njerin, dhe aty kur rritesh aty shume vone thua, sa mire e plotesonin njeri tjetrin. Perballe shtepise gjysherit kishin nje tip minishtepi tj, sdi si ta quaj sidoqofte ish e vogel dhe pas ca kohesh nuk ekzistoi me. Dhe une ikja pas asaj shtepi edhe shihja rrjeshta me milingona, e cfare beja?Shtrihesha aty ne nje cep ku ish me beton , vija grushtat nen mjekra dhe i veshtroja, kishte kohe qe rrija aq shume sa me therrsnin te mite, dhe cfare me pelqente nga ata milingona?Qe ecnin lart e poshte duke marre ushqim sa andej ketej dhe pasi shihnin ndonje milingone tjeter, ndaleshin 2-3 sekonda dhe vazhdonin serish rrugen, po ashtu me shoqet e tjera.Tani ajo cfare mua me torturonte ishte qe mundohesha te shpikja nje bisede qe mund te benin keto, sepse skish mundesi qe ajo milingona te ecte aq shpejt edhe te ndalej cuditerisht ku do 'takonte' tjetren.Cfare tjeter me pelqente te beja, te hypja siper pemeve, tani e kur e mendoj paskam qene nje tarzane e vogel une...(krahasim cike si kot nejse) edhe rrija aty e veshtroja cdo gje, ia nje te bertitur, ia ndonje kafshe qe kalonte, ndonje tjeter qe kish humbur rrugen,ndonje insekt, sidomos ato fluturat ngjyre kafe qe dukej sikur kishin sy ne flatra dhe une i kisha sh frike, se thonin eshte flutur shtrige.
Cfare mbaj mend nga gjysherit tjeter?Ah po qe kishin nje zjarr bubulak dhe une ngrohesha aty cdo nate, dhe kur rraskapitesha nga gjithe ajo ngrohtesi e embelsi qe sillte ajo ngjyra e kuqe nga zjarri, me therriste gjumi dhe gjyshi me mbulonte me gjene e pare qe gjinde dhe une isha e qete, rehat si kurre me para.
Ndersa gjyshja eshte shume e embel, sa here doja te flisja vinte e me perkedhelte floket e koken, e thosh, ia ti je e vogel e nga keto gjera dhe mendoja ah sa te mire e kam gjyshen, edhe pse kur beheshin me nerva si rrija afer se i kisha frike! Gjyshi im kishte nje kanun, ate te Skenderbeut, Perendi sa i madh ishte, me plot gjera abstrakte.Si fillim sa e dija qe gjyshi nuk ish aty kerkoja per celesin e tij te valigjes qe e kish shume sekrete.E hapja dhe shihja foto te vjetra, shkrime qe skuptoja asgje, dhe me dukeshin si buburreca qe leviznin, dokumenta qe si kuptoja rendesine, ndonje radio apo ore, dhe mua me dukej vetja si pirate.
Ia arrita edhe sot, cdo here, cdo here qe e hapja ate valigje mua me dukej gjeja me triumfuese e dites.
Jo shume kohe me para u nda gjyshi im nga jeta, dhe sinqerisht nuk qava kur vdiq, nuk qava as kur takova gjyshen, as kur ika te dhoma apo shtrati i tij, nuk qava fare. Thjeshte u ndjeva shume keq, ama qava aty kur ika tek ai mermeri i ftohte dhe shihja foton e tij, ca gjera te trishtojne, sidomos sepse e dija qe do ndodhte sepse heren e fundit ku ika nuk e putha, nuk e putha ne faqe ashtu sic beja cdo here.Ah cilesia e gjysherve te mi ishte qe sa here acaroja prinderit, une kerceja tek gjysherit, ah sa qejfe atje isha ne siguri, pas fustanit te gjyshes, pas pellembeve te saj te vrazhda por per mua ishin teper te buta dhe perfekte.
Kjo ish historia ime e shkuter, kushedi do te vazhdoj ndonje dite tjeter .
 
Redaktimi i fundit:

Vvetoni

Larguar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Po shkruaj dhe unë diçka prej vetes :p Thonë se letra ka trillime të bukura , në ketë rast forumi :

Isha lodhur nga ditet e njejta , në punë në shtepi, duke pritur trenin po i mendoja po keto monotoni të jetës sime të cilat kisha bindjen se po më ngushtonin, a ndihesha vetëm unë keshtu? Njerëz që kalonin gjithandej , nxitonin sikur nuk ishin njerëz, sikur ishim berë robot . më keq se kaq, më dukej se ishim jashtoksor në token tonë.
Keto mendime u thyen në një çast të vetëm, dje në lajme shikova se si paska zbritur një yll në qytetin tonë, nuk i besoja duhej të ishte për të fituar shikueshmeri , si mund të ishte e vertet.
Por nuk do më besoni deri në momentin kur u takova me një prej tyre, ishte i shkurter, me kokë të vogel por me zemër të madhe, kur flas për zemren dukej e madhe sepse i kishte dalë nga gjoksi dhe nuk ishte zhurma e madhe nga ecjet e tij, por nga të rrahurat e mëdha të zemrës që kishte. U habita, por jo vetëm. Frikësohesha , ishte takimi i parë i një njeriu me një jashtokësor, dukej me ndryshe se njerezit imagjinonim, në vend të kokës së çuditshme e të madhe, kishte zemrën e madhe. Dhe u ulë afër, aftesitë e tij ishin vertet të pashpjegueshme, u befasova nga menyra se si fliste si tokësor, dhe filloi të më flas :
" Kam ardhur nga një planet i larget, 15 milion vjet dritë larg nga ketu, erdha sepse do më duhej të vija jo sepse doja. E shikon driten lartë? Shiko në qiell, nuk do më besoje po të thoja diçka " I thashë me habi çfarë? " Duhet të dish se burimi i energjisë është buzqeshja juaj, e juve tokësorëve" unë po e shikoja me habi gjatë gjithë kohës " ky burim po shuhet çdo ditë e më tepër, ju njerezit po qeshni shumë pak, shkoni në shtepi të mrrolur nga streset dhe problemet e ditës, madje nuk gjeni as kohë për femijet tuaj, ata nuk qeshin, kur një femijë nuk qesh humbet burimi i energjisë sonë , e shikon çfarë po na beni" Unë e ula koken , deri sa ai po vazhdonte " jeni aq të keqinjë sa na ndalni burimin e rrahjës së zemrës, urreni aq shumë dhe dashuroni aq pak , po e ndalni çdo herë e me shumë kohen, keni berë armë për të vrarë njeri tjetrin duke shpenzuar çdo gjë, nuk dashuroni edhe pse është falas , keni berë rrugë aq të mira e të mëdha, por e keni ndaluar rrugen që të shpie të zemra" .
Ndihesha keq, si tokësor që isha me duhej të mbroja token ku jemi dhe por ne po bejmë çdo ditë ligje të mira për veten tonë " mjaft ! po beni ligje të shkruara ne nderkohë jeni qenia e vetme e ketij univerzi që keni arsye " u ndjeva qenia me e paarsyeshme në gjithë univerzin , i mbylla sytë, lotova se çfarë jemi berë, u ktheva dhe i thashë mirëpo ... . Nuk ishte aty, ishte humbur , u largua dhe koka më ishte mbushur me buzqeshje, dashuri e arsye fjalë .
Jemi qenie e vetme e ketij univerzi që buzqeshin, që dashurojmë dhe që veprojmë mbi arsye, jo nuk jemi ishim, ne gjithmonë flasim për çfarë kemi qenë, por jo se çfarë jemi. Kemi humbur dashurinë e buzqëshim me pak , veprojmë e punojmë çdo ditë por nuk jemi të arsyeshëm, ndoshta thirja e mikut jashtokësor ishte e duhura për njerëzimin, ose buzqeshëm e dashuruam , ose e shkatëruam jo vetëm botën por edhe univerzin nga veprimet e çmendura e të paarsyeshme, ose e ngjallëm zemren e shpirtin ose më mirë të vdesim të gjithë...
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kisha nevoje te shihja edhe nje here krahun e tij jashte bluzes se bardhe
Asaj bluze te bardhe me menge te shkurtera ku i dilte krahu, sikur muskuli do i pelciste nga momenti ne moment
Dhe dreqin sa seksi ishte ajo bluza e bardhe
Deri ne ate moment asnjehere se kam menduar qe bluzat mund te ishin seksi , por ia qe ishin
Dhe ishin tmerresisht terheqese, ai kontrasti i bardhe me ate krahun perfekt ngjyre floriri.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ajo nuk priste me ..
Nuk priste me as ne mendime..
Nuk priste...
E kishte lodhur pritja,..
Nuk priste me as eren,ti shpurshpuriste floket e saj te zinj me honde..
Nuk priste me as aromen e dallgeve te detit qe mendjen t"ia deshin si nje here e nje kohe..
Ajo tashme ishte larguar nga pritja e ndjente nje fare lirshmeri cudirisht..
Disa gjethe qe verviteshin ne eren dimeror i ledhatonin kembet sikur i pohonin asaj qe shiko c"te ben pritja,..
-Ajo pyeste veten,-Nesee pranvera do u jepte shpirt ketyre gjetheve,,!?
Dhe vazhdonte hapat e saj pak te rend ,dhe mendonte, mendonte vazhdimisht per pritjen qe i kishte ikur..
Dhe po mendonte se si i ka ikur pritjes..se pritshmeris..
Tani pritja ndoshta e ndjekte diku diku,,
E here pas here,ajo i buzeqeshte embel,vjedhurazi nen qerpiket e zinj qe i benin hije mendimeve te shpirti te saj..


 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ftese per dashurine...

Eja dashuri...
Kur netet jane te ndritshme me yje
Ose eja kur hena eshte e bute
Eja kur fijet e arta te diellit
Bien ne te verdhen fushe gruri
Eja ne muzg te bute e gri
Eja naten ose diten
Eja, o dashuri, kur te mundesh
Dhe do jesh e mirepritur, e mirepritur
Je e embel o dashuri, e dashura Dashuri
Je e bute si pellumbeshe e bardhe
Ne zemren time eja, si zogu drejt folese
Eja kur zemra te jete e plogte, e pikelluar
Ose eja kur zemra te jete e gezuar
Eja me renien e gjetheve
Ose eja me kuqjen e qershive
Eja me shkelqimin e veres
Ose eja me boren e dimrit
Dhe do jesh e mirepritur, e mirepritur!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kjo asht per at moden qe meshkujve ju shkojn pantallonat n'fun t'kamve

T'marrsha t'keqen maj rini
Dit per dit po leni nam
Mir, se nuk milidheni kurr n'shpi
Por edhe rrugs ecni me brek ner kam

Ti je ardhmja e atdheut
Deputet ne parlament
Nigja ktu mor burr i dheut
T'dhesha rracen e tytet

Mledhi ment e rritu pak
Mas u merr ma me marrina
اo pantollat deri n'bark
Se nuk je me panolina
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nderkohe qe mundohem brenda vetes te shuaj,embel te dashuroj,te perkdhel ne nudesin e shpirtit,dhe nuk dua me te te leshoj..
E kthehem e vrar e plot mall nga udhtimi ne ty,, copezat e shpirti ndjejne dhimbje sa here emri jot me perpelitet ne gji.
Me ajken e fjalve tua bej dashuri ,zeri i yt i embel me shpurpurit si hedhje mbi galaksi,ndjej dehjen e nje pushteti "vastar" qe here here me duket si zot pushtues mbi cdo fuqi..

 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E putha
a me puthi
se di!
Nje shikim,
nje buzeqeshje,
Shen Valentin!
Ashtu
Buzekyçur
deri ne agim!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ndoshta nje dite do te harroj,dhe e di qe do ndodh.
E pastaj shume lule sdo te celin,e arom s"do te kene.
Emrat tane do veniten diku ne te perenduar dielli,e nostalgji edhe vete rrezja e fundit e perendimit te tij do ndjeje..
Nje dite kur me mos te lendohem ne mendimet per ty,do kete qiell perseri mes nesh..
E si zogj te babzitur hapsirave te tij do fluturojme..
Nje dite kur une te te harroj,do kete shume gjethe qe do bijn nga pemet nga shirat e ftohet vjeshtore..
Nje dite kur une te te harroj,do jete dimer e mendimet do me ken ngrir keqazi per ty..
Ah,,nje dite do te harroj,e ajo dite do jete kaq e trisht ,saqe dhe trishtimi i tanishem mes nesh..


 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Shiko fotografinë 21735




NATA

E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
Eshte nate
Po degjoj nje kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
Eshte pjese e imja. Eshte pjesa qe ruaj me fanatizem
Eshte ajo cfare dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

NJث KUJTIM

1.
Nën dritën e diellit që lind
Erdhëm në këtë botë,
Me shpresa, me gëzime, me vaj
Dhe nga kjo shkojmë me lotë!

2.
Që nga ditë e parë e lindjes
Jetuam sikur s’kemi për t’vdekë,
Por aq shpejt koha kaloi
Sikur nuk ishim fare në jetë!

3.
Krijuam, punuam, ndërtuam,
Sollëm, ç’kishim për të sjellë,
Dhe në fund korrëm vdekjen
Pasi lindjen kishim mbjellë!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Njeriu,
Njerez qe vuajn per tu dukur.
Njerez qe vuajn per tu imponuar.
Njerez qe vuajn per pak ironi me hipokrizi.
Njerez qe shprehen,flasin me fjal e mendime te huazuara.
A"thua jetojm ne nje bote kllonuese idiotesie perseritese.
Njerez qe nuk din te jene vetevetja e tyre e thjesht.
njerez qe s"din te dashurojn buzeqeshjen e shpirtin e tyre.
Njerez qe duke u marre me shume me tjeterin harrojn brumin e vetvetes.
E pastaj i shef te derdhur ne nje mase infektuese sociale,qe pellasin sa lart e poshte per padrejtesit qe pesojn nga kjo bote e padrejt.
Te tilla qenie ne kohet tona lundrojn kudo e nga do.
E nganjehere me kaplon frika qe ky zhaner qeniesh,po kthehet ne "mod"
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Po t’i ofroj keto vargje ty,
Pasi s’kam tjeter ç’te te jap.
Mbaji si nje pallto te ngrohte
Kur dimri vjen per te mbuluar
Ose si nje pale çorape te trasha
Qe ftohti mos te kafshoje.

Une te dua!

S’kam tjeter ç’te te jap,
Ndaj eshte nje tenxhere miser
Te te ngrohe barkun ne dimer
Eshte nje shall per koken tende, veshur
Mbi floket mbuluar, lidhur reth fytyres.

Une te dua!

Mbaje, ashtu si nje thesar
Si te ishe humbur, ne nevoje per drejtim
Ne shkretire kur jeta behet e pjekur
Ne kendin e sirtarit tend
Strukur larg si nje kasolle
Ne peme te dendura, nje e trokitur,
E une do pergjigjem, te t’udhezoj
E te le te ngrohesh nga ky zjarr
Te pushosh e te ndihesh e sigurt

Une te dua!

Vetem kaq kam per te te dhene,
Vetem kaq na nevojitet per te jetuar,
E kur bota e jashtme
S’do t’ja dij a jeton a vdes.
Mos harro,

Une te dua!
 
Pe: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nuk dua ti marr frymen kesaj dashurie,
Nuk kerkoj asgje prej teje,
me mjafton frymemarrja qe ti me ndjell,
me mjafton dridhja qe prekja jote me sjell.
Nuk ka sikur e nuk ka as perse
dorezuar perfundimisht ne prehrin tend,
jam nje foshnje qe perkundet ne djep
thith me kenaqesi vetem ate qe ti me jep.
Si nje ujk i etur do pi uje nga pellembet e tua
e nese aty uje nuk do kete
do behem une uje per ne te dy
etjen do ta shuaj e urine do ta tres
ne dashurine qe kam.....
per ty,
vetem per ty!
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Jam bosh,kam nevoj per nje emocion pikant brenda vetes qe te shkruaj,se shof dot veten ne gjume te fjetur,,jo jooo me duhet dicka ...patjeter .
Ndoshta nje yll,ndoshta nje simfoni gjethesh qe mergojn nga pema,apo ndoshta ca syth qe celin ne pranver..
pershepriti _Ajo ne te ikur.
Heshtja e boshatisur perpeliti pergjumshem,,
_Eshte copez nate me disa yje qe vallzojn butesisht siper endrrave te heshtura,..kompozou disa fjale te embela,qe diellit nricues t"ia len simfoni per diten ne vazhdim...
Ajo ktheu koken nga ana tjeter e jastikut dhe e zuri gjumi embel,,ne bised me heshtjen e boshatisur...


 

sensuu

sweet
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

nuk e meriton as edhe nje cerek mendimi nga une....nje funderrime e shoqerise njerezore.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ty te kam si nje foshnje qe e ushqej ne gjirin tim,,
Ty te kam si nje yll qe me ndricon ne erresirat e skutave te shpirtit
Ty te kam si ylberin qe valvitet mes vrensirave te ditve te kqia..
Ty te kam buzet qe puth me afsh..
Ty te kam sy,qe shof pertej meje e perfundoj ne ty..
Ty te kam fjal e mendime qe shprehem ne kete bote te pakuptushme.,
Ty te kam bulza vese ,qe embel diten ma nis mes copzash dhe aromash dashurie...
Ty,,te kam ne mua,,e une jam ne ty...
Ty ,,,ty te kam....
Ty te kam si endrren e nje nate te gjate dimri..
ku ngrohtesia e zjarrit te saj je ti..
Ty te kam...e krejt e shkrir ne flaken tende une jam...
Ty,,ty te kam...


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nganjehere ajo i kaperdinte mendimet e saj,nje e nga nje,si perla te cmuara.
Nga frike se bota per-rreth do ja lendoj ato,dhe ndjeshmeria e tyre do shkaterrohej.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E nganjehere dehen mendimet,e fillojn derdhen e shkrihen anve te nje gote wiski,qe eshte e veshur me avuj shpirti.
E Endrrat i ke aq afer shpirtit,e perkundesh butesisht nen shllungen e tymit te cigares,qe shoqeron hurbat e gotes ne gjysem erresire ne nje nate shiu.
E ngadal ngadal,mendimet behen shoqe te ngushta te gotes.
E pija me akullin te perzier ne gjysem goten e qelqet pak te erret,shuajn cdo mendim dhe kthejn ne trajt kenaqsie,diku pertej mendimit preceptiv,atij real e logjik.
E avash avash muret e qelqit te gotes ndjejn nje dehje te embel nga mendimet qe shkojn me ajrin e gojes,,nen tymin e cigares.
Ngjajn si binar fantazie ,qe me nje hurb te pire i grabellon ne shijimin e dehjes ,a aty ndalon gjithcka..
Gjithcka kthehet ne nje bote fantazie,,e shoqerie,mes gotes ,cigares,mua ..
E pastajjj,,nata me shi...fluturon diku pertej meje ne nje arrati e dehur dhe ajo SI UNE .....

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

I mbylla syte e te preka butesisht floket,,buzet,,faqet...
Ndjeva se si heshtja u zhduk ,, hapsira per-rreth,mori morfin tende..buzeqeshja jote aromatizonte shpirtin tim..
Ndjeva mijera rruaza drite te kristalta te vishinin trupin tim...
E une me sy te mbyllur,gjeta buzet e tua e kalova pulpen e gishtrinjeve te mij siper tyre,,,
Ndjeva qiellin tek shkruante mbi shpirtrat tane..
Eshte dashuri...E e humbur si ne nje keshtjell lashtesie,kuptova se si enderrohet kur mbyll syte,,e me shfaqesh ,,TI..


 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Po e postoj ketu pasi isha vetem kur e shkruajta, megjithese ti je gjithmone me mua...!



Doja vetem te kuptosh ate lemshin e krijuar,
ku pas gjithckaje qendron ai instikti fatal,
te shkembesh mendimet pa i deformuar,
te ndihesh vetvetja, ne buzqeshje te biesh pa u ndal.

U zhyta prap nen detin imagjinar,
per te kerkuar dehjen e asaj nate te bardh,
ashtu mendjempire nga thellesia blu,
ndalova kohen dhe u ktheva ne dru.

Pastaj hapa krahet dhe lash veten te lire,
deri sa gravitetitin e mposhta i etur ne deshire,
duke ndjere gulcimat e frymemarjes se stopuar,
kaloja vegime te nje parajse te ndaluar.

Ti e ke fajin, si gjithmone ti,
deti im, qe i jep jet botes "gri",
cudi e madhe je me t'vertet,
te jesh brenda teje baraz 1000 vjet jet.

Gjithmon i mbyll syt , kur nderroj ajrin me ty,
per ti hapur brenda teje , ne ate bote mbrekulli,
edhe kur trupin, e lag pafundesisht,
ndjehet ngadhenjimi i ujit tend te brisht.

Ti je bashkimi i tokes ne qiell,
je e vetmja forme qe reflekton diell,
Horizonti, qe elementet e jetes perkund,
atje ku mijra shpirtra shkrepin foto pafund.


Detit, ty...!
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Sjam aspak person i mire, dhe vetem ideja qe mund te bej keq me ben te ndihem shume e pafuqishme
Por kjo eshte dicka qe se kontrolloj, i kalon permasat e asaj qe une mund te kontrolloj.
--

Per here te pare sot kur pashe emrin tend te shkruar nuk pesova ato dritherima trupi
As zemres sime nuk i ndodhi asgje e frikshme, biles biles reagoi shume qete, me qete se sa prisja
edhe u zhgenjeva ca nga kjo

--

Dhe dicka te fundit ti them vetes, jeta te surprizon shume gjera te bukur apo te shemtuara
Te takon ty te dish si ti perballosh
Kurajo!
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Eja...

Takohemi ne Paris
Te rizgjojme romancen edhe njehere.
Krahperkrah
Ne drite hene
Lundrojme larg me anije ne Seine.

Thone qe qe Parisi eshte romantik
Pyes veten nese eshte e vertete
A e ben koha?
Apo panorama?

Perse nuk takohemi ne Paris?
Te marim nje tren, nje varke a nje aeroplan,
Te shkojme drejt rrugeve
te Montmartre
Te rindezim flaken edhe nje here!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nje femer e vertet ka gjithmone dy ane te kombinuara,butesin dhe "egersin e forces ",qe e ndihmon ate ta mbroje kete butesi nga "bota e eger" qe e rrethon...

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nese do te me gjesh!

Nese do te me gjesh, me kerko cdo dit
mos thuaj u lodha ,dhe mos u merzit...!
Nese ti mendon se te kam harru.
pyte zemren tim se dikur ma vodhe mu.

Pyte nese te mban mend
E nese ende vuan per ty
qe pamja e jote i mbeti ne sy....

Nese do te me gjesh
Me kerko atje
Te braktisur te mjere
Mes qiellit me re.
 
Pe: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E ndjen?Dua te prek butesine tende
Ku fshihen endrrat dhe deshirat e mia,
Ku dhimbjet e mia shndrrohen ne kenaqesi,
Ku harroj plagosjet e perditshme,
Ku zhduket si me magji monotonia!
Enderroj te notoj pafundesisht
Mes ujit dhe mes zjarrit tend
Mes yjeve dhe reve,
Aty i fshehur diku ne nje vend!
Deshiroj te burgos fjalet
Qe lulezojne nga goja jote
Ti ndal, ti prek me veshet e mi,
Enderroj te rrethoj ajrin e
mushkerive te tua
E ta thithim e te ngopemi me ajer te dy!
Me gojembyllur karshi universit
Jo ne parajse e as ne purgator,
Tregome ku i fsheh deshirat e tua
Dua ti ndjej, ti prek me dore!
Te dy te perhumbur nen yje
Te lagur nga vesa e mengjesit,
Palosur mbi njeri tjetrin si te ishim flete
Nga perkedheljet tona
Do ngrohej edhe agimi,
Nga perkedheljet tona do ngroheshim dhe vete!
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Re: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Jam mire sic me percolle
Ashtu i dlire e i pa tretur si shpirt,

Mendimi yt me mban te fresket
me mban te qeshur e pa fjale,

I heshtur nga mbrekullia e jetes me ty
i ngazellyer nga krenaria qe mora nga ty,

Malli me merr me kot ta fsheh,
Por kam dhe une krenaret e mi,
ata qe me thone se nje dit do te jemi te dy.

(Dedikuar atyre qe si une ju mungon nje prind)
 

ergon

Λάθε βιώσας.
Re: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Per nje cast u tremba,por mbajta syte mbyllur te qendroj eresira.
Mendova,se ne kete cast as mua as hijen time asnje smund ta shikoj sado qe te kerkoj. U qetesova
Se eshte e vertet ne kete periudhe nqs jeten time e zhysja ne eresire asnje diell i shdritcem sdo me gjente,
po te hapja shpirtin ne eresirre asgje nuk do ndriconte. Eresire,vetmi e pafundme
Se edhe dielli edhe fjalet edhe dritat te behen ndonjehere e keqe e padurushme,kur i ndjekur nga humbja
e vevetes kerkon te gjesh te fshihesh ne nje fshehtesi te eret, te pangjyrt,te ftohte,te shurdhet.
Vjen casti atehere qe duhet te arish deri ne fund,te gjakosesh,dalngadale te zvaritesh ,te cohesh prape.
Te arrish te bledhesh cdo cope te vetes,ti shesesh serish ,te riciklosh shpirtin. te hedhesh hapa,te mendosh mirmengjeset qe thua.
Eshte e vetmja menyre qe eresira te marri diell dhe vetmia te gjej shoqeri.
 
Redaktimi i fundit:
Private conversations
Help Users
    Top