• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Hera

Βιβλίο φάγος
PRANVERE E VRARE...
................................................................
U shkretuan rrugët pak nga pak
stacioneve pritja numëron njerëz
më të pakët,frika demostron forcën
me faren e saj mendjen na e mbarsën.
Clodhen uturimat e trenave
oraret deri në mos realizim tejzgjaten
koha ka dalë prej binarve
mallkojnë njerzit plakjen...
Oborret bosh, zogjtë nuk kanë
cilën këngë të shoqërojnë
fëmijë të mbi divantë që
duhet ti pajtojmë me luftë n e ardhur
me patjeter duhet të kuptojnë
se "armiku" është njeriu më i afert.
Lëngon pravera e pacelet
e dhimbja i dëgjohet prej qetësisë vrasëse
jehojnë mendimet coroditëse
askush përgjegjës për hapin e radhës.
Gjithcka ndodh në kufirin e qelizës
mposhtet e cahet
tjetërsohet dhomëza nën brinjë
bëhet e plagët...
Që nga ballkonët i brohorijmë përpjekjes
qytetet hedhur mbi krye petkun e zise
meraku behet tmerr i makëtht...
Zgjat fytyrken miturake fëminia
"tek pastertia i fsheh jeta vitaminat"
thotë ngadale nëna zë ëmbël.

16/03/2020
 

Vvetoni

Larguar
E di që është e vështirë, që besa e pamundur, ndoshta edhe e pabesueshme, megjithatë do ia dalim. Duhet të ia dalim! Njerëzimi sot duhet të e kuptoj se në këtë betejën tonë të përbashkët, e kemi një armik të vetëm. Sonte kur unë po shkruaj qyteti im është në panik të madhe, ka pak njerëz për të mos thënë fare në qytet. Sheshet janë bosh, fëmijët nuk janë më në parkun e qytetit, sikur për një moment ëndrrat u zbehen e dëshirat u shuan.
E pse të mos ia dalim? Pse kaq shumë frikë? Në këtë luftën tonë të re, ne jemi trima e luftëtar, ne jemi të disiplinuar, e respektojmë kodin e luftës, udhëhiqemi nga dëshira për të fituar, e luftojmë për të fituar. Dëshira jonë e vetme, është bërë lufta jonë sot! Ne jemi bashkë, në synimin tonë, ne pastrojmë duart 30 herë në ditë, evitojmë kontaktin direkt me njerëzit, mbajmë distancën 2 metër nga njeri tjetri, kujdesemi për më të moshuarit, i duam fëmijët, dhe e mbrojmë vetën bashkë me ta. Në luftën tonë edhe mund të këtë beteja të humbura, megjithatë disa beteja që humbën, sjellin fitoren e madhe.
Forca!, jemi ne, ia dalim :)
 
Top