• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sonte,
ashtu si dhe shume nete te tjera
kur hena eshte e plote.
Qendroj mbeshtetur ne parvaz,
Lehte.
Se me duket sikur me vret mishin, shpirtin pesha e mallit.
Ne pragun e nates,
e pagjume si shume here te tjera,
Notoj ne kujtimet e qytetit
te femijerise.
Ne duar mbaj lulen me te cilen
dikur luaja lojen "me do s’me do".
Sot,
ne cdo petale eshte qendisur
nje germe qe zgjohet e me flet.
Jehona zerash pasqyrohen te kalimtaret
qe ecin nxitimthi ne kete Dhjetor te ftohte.
Hena e plote me prin ne cdo
perqafim te padukshem qe nuk e jap dot.
Hene e plote, une gjysem!
20191207_235829.jpg
 

Vvetoni

Larguar
Në kafene i ulur jashtë, edhe pse ftohtë u afrua për një moment kamerieri me pyetjen e tij të zakonshme: Çfarë doni të pini zotëri? Porosia juaj?
E dua atë i thashë. Më falni zotëri nuk po ju kuptoj ma ktheu ai. Atë e dua, nuk e kupton? E shikova në sy serioz. Më fal, më tha përsëri, nuk jeni edhe aq i kuptueshëm në porosinë tuaj. Si nuk jam i thashë, si nuk jam. Si nuk e njeh ti atë? Më shikonte i humbur. Është ajo, më e bukura e botës, është engjëlli që iku nga parajsa, është shpirti i shenjtë i secilit njeri, është guri i madh që më rrëndon aq shumë. Zotëri? Jeni mirë? Ika nga ai vend e nga ai njeri që nuk e njeh atë, si nuk njihet ajo, si!
 

Vvetoni

Larguar
E do?
E dua
Sa?
Nuk e di.
Si nuk e di?
Nuk e di, thjeshtë e dua.
Si mendon thjeshtë e dua?
Ja që e dua, pa e ditur si e sa.
Si mund të dashuroj dikush dikë, pa e ditur si e sa?
Ai që dashuron duke ditur pse, sa e si nuk dashuron në të vërtet.
Kaq shumë e do?
Të thashë, nuk e di sa e dua!
Në rregull, në rregull, ama ajo nuk është më ty më, duhet të shikosh nga e ardhmja.
Ajo është më mua.
Si me ty.
Është brenda thellësisë së shpirtit tim, dhe ka pushtuar atë.
Si të ka pushtuar, si një djallë ahahh.
Mos guxo të luash me dashurinë time!
Më fal, më fal, është në rregull. Ama ti je i dehur tani, nuk e di se çfarë flet.
Nuk jam i dehur, kam pirë vetëm dy gota.
Vetëm dy gota?
Po vetëm dy, kaq pinte edhe ajo. 2 gota, jo më tepër.
Ti je i çmendur!
Ndoshta edhe jam, i çmendur nga dashuria për të.
Harroje, ajo nuk është më, nuk do kthehet kuptoje këtë.
Nuk mundëm, kupto, nuk mundëm.
Ama ka femra plotë në këtë botë.
Nuk ka si ajo.
Duhet të jetë dikush që të bënë të dashurosh sërish.
Unë jam i dashuruar.
Në të je.
Po në të, ajo mjafton.
Nuk mund të shoh duke vuajtur, hajde forca ec përpara, dashuro, harroje atë.
Nuk mundëm të harroj vetën time.
Kot flas me ty.
Mirë, mos fol më.
 

Vvetoni

Larguar
Sonte po flasim pa dorëza, pa rregulla. Po flasim duke u parë në sy, e duke mos gënjyer më njëri tjetrin. Mjaft u lënduam, është koha të ikim nga njëri tjetri. Hajde sonte po ikim që të dy, pa e fajësuar njëri tjetrin më, pa i thënë se ti më lë, ti ike, e ti më nuk je. Po ikim të dy i dashur, se ty e mua nuk na mjaftoi dashuria, nuk na mjaftoi. Andaj të mos jemi bashkë. Dhe kuptoje, unë më nuk do të dashuroj kurrë, as ti mos dashuro, se po dashuruam sërish, do ikim sërish nga ata që do i kemi, e ata do ikin nga ne. Do ikim të gjithë nga dashuria, andaj mos dashuro më i dashur, sepse ikjet nga dashuria të vrasin, ji me dikë, e unë do jem me dikë, ama mos të i dashurojmë ata, të e dashurojmë vetëm njëri tjetrin, ashtu si po ikim, po ikim nga dashuria e cila nuk na mjaftoi.
 

Vvetoni

Larguar
E du

E du edhe kur qesh, e du edhe kur hesht, e du kur është me nerva, edhe kur nuk më flet, e du kur më thotë ik, edhe kur më thotë eja, e du kur më çmend, edhe kur më ndjen...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Une per ty mundem te rilind ,ne cdo sekond te jetes sime.
Mjafton ti te buzeqeshesh,te ndjesh,te lumturohesh.
Mundem lekuren time ta ngrije neper ererat e kohes.
Mundem ta shkrije kur e prek ti.
Une mundem me ti ndje ,tik-taket e zemres tende,e kjo te behet oksigjen per mua.
Oh,i dashur mundem,sa mundem per ty....
E ti per mua,mundesh thjesht te jesh afer,prane i shkrire ne lekuren time tatuazh shpirti. :))
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ndonjehere kur shpirti me eshte mbushur me qindra ndjenja,
te miksuara,
te komplikuara,
te forta aq shume sa gjoksi
nuk i mban dot me,
Fjalet ndihen te varfera te shkruhen
se nuk e flasin dot fuqine e ndjenjes.
Atehere marr penelin
dhe pelhuren,
Cdo ndjesi e pathene
shperthen ne bojra te shumellojta!
images (4).jpeg
 
E mban mend?
Te kujtohet?
Binte shi i imet.
Ti si nje flutur shumengjyreshe zbukuroje trotuarin duke me pritur.
Une e dija.
E ndjeja.
Ishe ti.
Te pashe.
Te sodita.
E dija qe ti ishe flutura ime.
Te erdha nga pas.
Pa u ndjere.
Dhe..

Te perqafova...
Ti u drodhe e tera ne krahet e mi dhe mbylle flatrat rreth meje.
Asnje fjale.
Asnje psheretime.
Asgje prej gjeje.
Ate cast bota nuk ekzistonte.
Ishim vetem unë dhe ti.
Ti dhe une.
Une dhe ti.
Perjetim per perjetesi.
 

Vvetoni

Larguar
E du malin, e du edhe vetmin në mal. Diqysh jam vet, e kam kohë me mendu për gjithçka e për çdo njëri. Në fakt këtu po gënjej pak, nuk është se mendoj për çdo njëri, apo për gjithçka. Mendoj për të, e për gjërat e saj. Për shikimet e saj të ndjeshme, natyrën e saj të brishtë, frymëmarrjen e saj, qerpikun e syrit të saj të ëmbël, dhëmbët e saj të shpeshtë e natyrën e saj që më dhuronte vetëm dashuri. Sot jam vetëm, në kujtimet e saj i tretur, i humbur pa të. A mundësh vetëm edhe një herë, të jesh ajo që ishe për mua? Vetëm edhe një herë.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nuk eshte ajri i ftohte i dimrit
ai qe ma vjedh frymen,
Por ngrica qe pushton zemren
ndonese e strukur mire ne trup.

Nuk eshte bora dhe mungesa e diellit
ato qe me mpijne duart
Eshte mungesa e shtrengimit tend
atehere kur me shume kisha nevoje

Nuk eshte xhami i akullt ai
qe ka ftohur dhomen
As oxhaku i cili nuk ndizet me.
Eshte shpirti yne, i cili nuk buzeqesh me!

 
Last edited:

Frank

1+1=3
Une krijimin bazuar mbi foton e siper e shoh jo te pershtatshem.
Ja nje menyre pozitive p.sh:

Zemres...

Me mbaj ne jete edhe per pak
ashtu si era pastron ajrin.
Akullin lesho mbi mua
qe te rilind pas qindra shekujsh.

Nxehtesia ka filluar me harbon
ngrohja globale po afron.
Me mire akull dhe gjalle
se sa afsh dhe e perdale.

:p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
...kjo darke e qete dimeri,duket sikur e ka vene gjume krejt kete qytet te hershem.
E kur njerzit flejne ,toka ndihet me cliruar me e lire,pesha trupore e tyre,nuk e ngarkon ate ,aq sa veprimet kaotike te tyre kur jane zgjuar.
Endrrat u`a don toka dhe qielli ,sepse jane te pafajshme,dhe kur s`jane te duhura nuk rendojne ,sepse yjet i trajtojne me brishtesi.
Kjo darke udhton me qetesi ne cdo pllake kalldremi,neper pika shiu te imte qe i lajne fytyren e erret nates.
A lahet fytyra e nates?
Ndoshta dhe po,se hena e dashuron dhe yjet i bejne shoqeri shpesh kur bje shi.
Kjo nate perqafon e ciftet e dashuruara per here te pare,puthjet e tyre deshmitar te paqte te keti qyteti .
Kjo nate po lind per te vdekur ne mengjes.
kur nata bie njerzit flejne,toka ndihet me qete ,me e lirshme per te bere dashuri me qiellin e saj ,qe nga dashuria per te, e erreson.
Por prape ngelet dashuri.
kjo nate na don dhe mua dhe ty.
Tani le te puthim nje yll,dhe ti themi te zbresi mes nesh.

..
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Tashmë kam mësuar si të notoj
në oqeanin e durimit.
Në breg të tij më presin mijëra kujtime.
Tek unë jeton shiu i ëmbël i verës.
Numërimi i ditëve larg
të përqafimeve plot mall.
Lotët e takimit dhe ndarjes
nëpër hapat e zhurmes të ikjes dhe ardhjes.
Të gjitha frikërat që u mposhtën nga forca.
Kam mësuar si të dëgjoj heshtjen.
Ajo ka kaq shumë për të treguar.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
A te kam thene se une te mbaj gjithmone me vete
Neper buzeqeshje mendimesh
haperuar neper kohera te ndryshme
Neper lutje drejtuar qiellit me zemren
mbushur plot buqeta kujtimesh.
Duhet te te kem thene se une
nuk jam e mire te te them sa te dua ne sy te te gjitheve.
Me duket sikur te gjithe do ma marrin pak nga pak
ate cfare zemra ime per ty mban.
Sa here shoh shkelqimin e syve te tu
Ndjej se si harkohet lehte nje buzeqeshje te buzet e mia,
Zgjas duart te te shtrengoj ne perqafim
Se vetem ashtu,
do mund te te tregoj
c'vend zen ti ne shpirtin tim.

 

Hilarious

Bebw☀️
Staf në FV.AL
Bosh...sa bosh po ndihem ,me mungon!
A thua valle te jem duke te te munguar ?!
Heshtje,asnje pergjigje ....duhet te jem duke te te munguar,sepse jo per gje po do gjesh ti me mire se une ,normal qe nuk gjen....po pres........eh ja dhe 2 dite dhe do me kerkosh,apo jo?!Me kerko ,duhet te me kerkosh sepse ashtu siç ndihem une ndihesh dhe ti,s'eshte e leht.....jo aspak nuk eshte e leht ,qe te mbyllim te gjitha rruget ,dhe krenaria te na largoj.....Ok po e marr une hapin e para,me fal .....me fal qe te dua kaq shume dhe xhelozia me mposht,por shiko anen pozitive ,ne qofte se nuk do isha xheloze ,do te thot qe nuk do kisha intetes per ty,dhe mos interesimi nuk eshte dashuri.
Sikur te te kisha perballe ,a do te mund te ti thoja dot te gjitha keto?!.... Normal qe jo ,sepse do humbja ne syt e tu ,dhe fjalet do bllokoheshin,...
 
S'te kerkova,
As ti mua,
Rastesi???
Vertet thua?


Qofsh enderr,
Qofsh jete,
S'je mirazh,
Je e vertete.


S'eshte mekat
Me ty 'te jesh'
Une "te ndjej"
Tek buzeqesh.



Jam era,
Qe 'te prek'
Jam rrezja
Qe 'te djeg'.


Jam shiu
Qe te lag
Jam bora
Qe te zbardh.


Me mjafton
E di qe JE,
Nuk te kam
e as me ke.



Keshtu eshte,
E veshtire,
Ti oaz,
Ne shkretetire.



Jo asgje
Nga ty nuk pres
Me mjafton
Qe te jesh.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Trokiti dhe kjo darke,qetesia e nates zbriti ngadale,mbi Akropolin e lashte,mbi kete qytet qe as naten nuk flen.
Trokiti dhe kjo darke,bashke me dritat e ndezura, me kembesoret qe trokasin neper dyqane,,,,,
trokiti zemer dhe kjo darke,,,,kjo darke me nuancat e kuqe te ketyre festave....
rrembeje nje buzeqeshje,nje gote vere dhe uroje shpirtin per me te mirat e mundshme te kesaj darke...
Trokiti dhe kjo darke,,,,e bashke me te dhe une e ti.

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pritja i ngjan
gjethes se rene prej degeve.
E thare,
Njomur me
akrepat e harreses
qe me nuk levizin.
Pikla shiu
mbi lule livadhesh ,
fshin kujtimet,
lotet e qeshjet e kesaj jete...
Trungjet,
frymojne nen rrenje
vetveten...
Si cdo fund.
Ne, vepra dhe Meshira!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
While the ship is approaching, the wait seems longer. The second is not followed by the next one. Time has stopped. I remained between words I didn't say and those I said. Between repentance and courage. The promises I kept and others i broke. Feelings i felt and the one i never spoke.
 
Top