• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me thuaj ku flejne dashurit e medha?
Ne yje apo qiej,,,ne pyje apo dete lundertare?
Me thuaj ku perqafohen shpirtrat?
Ne perplasje stinesh,ne vjeshten qe zhveshet apo pranveren qe vishet?
Me thuaj ku bejne dashuri dy shpirtra?
Neper pjalme lulesh,neper barishtet qe era i tundon nen diellin e ngrohte?
Me thuaj ku takohen dy shpirtra?
Me trego,nderkohe qe te ndez cigaren e rradhes,dhe tymi i saj harkon qiejt e dashurise sone.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
takim me te shkuaren

Heshtja fliste aq shume...sa veshtrimi pertej xhamave te vegjel ishte i mjegullt,
rete ishin te dendura e nese dikur me ngjanin topa sheqeri
tani me ngjanin me kurthe merimangash me insekte te mbledhura nga fijet e holla ..
Boshlliqet e ajrit me zgjonin nga mendimet me tundnin pluhurin e mendimeve te fshehura ne skuta..
Ndjej gervishtjen e gomave mbi piste duhet te zbres e kembet me rendojne..
Me rendon pershendetja dhe biseda qe me pret...
Jam e vetmja ne kete aeroport pa nje cante, pa dike qe me pret e dike qe do me percjell..
Nisem ..
Kthehem ..
Lë e marr..
I kthej kurrizin edhe nje here duke e ditur qe kete here eshte per perhere.
lamtumire zemer e fjetur
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kur nga lashtesit ngrihen endrrat,e te zhveshin me dashurit e vdekura,ti dhimbjen e kthen ne forc ,forcen ne vullnetin e te nesermes.
Ne jemi rrenja e lashtesise,buzeqeshja e nje shpirti te humbur dhe rilindja e nje bime qe rritet neper stinet e kohes pafundesishte.
Prandaj tek tingujt e nje pianoie apo violine krijojne simfonit e tyre,ato sigurisht vijne nga lashtesi shpirtrash dhe derdhen ne rilindjet e pafundme te tyre.
Tingujt lidhin kohet,koha shkruan faqet dhe keshtu krijojme trashigimin nga nje shpirt tek nje tjeter.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Cfare u be me ikjet e nates?
Po me ditet me diell ku te lundron shpirti?
Ne cilen galaksi i cel filizat ne pranevere?
Thua i kujton endrrat e dimrit ne ftohtesine e netve janariane.
Me thuaj ku i shetit syte kur humnera te shfaqen para?
Mbylli faqet e librit qe po "lexon" ,se nder endrra kohore do te kushtezojne.


YouTube
 

Jetmira

Banned
Kur e pash per her te fundit ishte i lumtur.
I lumtur si nje femij i pafajshem.
Syt e tij te lumtur,ishte ne paqe.
Por,ajo lumturi nuk i zgjati shum.
Ai aksident i malkkuar e la te gozhduar pas nje karroce .
Uli koken dhe shqiptoi dy fjal:-" Te lutem me fal".
I ktheva shpinen,nuk qajta por eca drejt pa i kthyer asnje pergjigje.
Shpirti po vuante,zemra po me plaste.
Nuk derdha lot,thjesht kuptova se jeta qenka shum hakmarrese.
Pas asaj dite nuk e pash me.
Ishte thjesht nje makth.
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
At ditë kur me ke thanë që gjërat kanë kuptim më ke gënjyer. Ke thanë që më fal, edhe atëherë kur nuk ke falur, ke thënë që dashuron, kur në të vërtet nuk ke dashuruar. Sot më dukësh si krijesë që vetëm frymon, kot ashtu për të kryer një proces jetësor për të cilin ke ardhur në botë. Por, a je ti për botën vetëm për të frymuar? Ndoshta sikur me frymën tënde të falje kur thoshe që fal, e të dashuroje kur thoshe që dashuron, ndoshta atëherë kuptim do kishte fryma jote.
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Në këtë shtator ty nuk të kam

Era në shkollë erdhi me mamin
Drenin sa bukur e solli babi
Gentës, babi ia mbante çantën
Benit mami ia rregullonte çadrën
Blerinës, mami i dha bukë
Besimit, babi i dha pak ujë
Mërgimin mami e përqafoi
Diellëzën babi e ledhatoi
Jona e Joni kishin të dy
Njërin e mbante mami, e tjetrin babi
E mua do thoni ju?
Mua më solli daja
unë se kam as përqafimin e mamit
e as ledhatimin e babit

^Gjëja më e vështirë në jetë është të futësh në lëkurën e shpirtin e një fëmije, sidomos të një fëmije që i mungojnë prindërit kur fillojnë shkollën. Jepni dashuri nëse keni prindërit gjallë, e për më tepër dashuroni fëmijët tuaj me shpirt, kush e di, në ndonjë shtator ata mund të mos ju kenë juve.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Oh cjane keto gjethe gjithe terbim,qe rruget marrin per shtegtim.
Eh kjo ere kaq lozonjare qe kapelet i terheq zvarre,ajo zonja shume krenare floket e dendura ja ben vale. :)
Pa me thuaj ti mor zog,qe shtegton neper vende te ngrohta,ku e gjene pranveren valle ne ato male apo ne ato kodra?
Me buzqeshje vjeshtuke me shikon me kersheri,valle te behemi shoke sebashku,ne shtegtimin tend te ri. :))


 

Jetmira

Banned
Po mendoja qëparë për lidhjet e mia të dështuara.
Deri dje e merrja veten inat se pse meshkujt më kishin kaq inat.
Në fakt ata të gjorët nuk ishin të denjë të përballonin çmendurinë time.
Janë mësuar me vajza që ecin si modele,qëndrojn si manikina e sillen si aristrokrate.
Kurse un jam e çmendur,kam një shpirt të çmendur.
Nuk mund të qëndroj si statujë teksa ai më thot rri serjoze.mos qesh e mos u sill si një fëmijë.
Nuk kam turp ti ec takat dhe të ec pa to.
Nuk kam turp të mbyll çadrën dhe të lej shiun të më prekë.
Nuk kam turp të qesh edhe nëse skam të qeshur të bukur.
Nuk kam turp të dal pa tualet edhe nëse ngjaj keq.
Nuk kam turp të mbaj lëpirse në goj lol osr të lidh flokët dy bishtalesa.
Epo kto gjera meshkujt nuk i durojnë dot.
Më vjen keq për veten që kam humbur kohë me robotë.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Sot erdha me qa hall
Ndon se m’thoni menemadh
Ke harru mar Marakli me shkru
Ke da koh pa na ngacmu
Sot erdha me ju hek mallin
E me ju me e qa hallin
Nuk kam ardh me gjujt me kuja
Por tju tham ça m’bani gruja
Dola n’bahçe me pi kafen
Ishte heret,thash spo çaj Nafen
Nji sy hapt e nji sy çil
Kishte ra nji rreze dill
Hapa syt gjithka qe terr
Njaja rreze prej ka del
Tuj njek rrezen porsi fmija
Sishte dilli po Hasija
Nji fejmute kja kojshija
Me yll dritet rrin e matet
Ja pash sherrin ksaj xhad xhadet
Ju avita me pershnet
Kuku nan ishte zhdesh krejt
Nji kmish natet transparente
Qe nuk bate as per perde
Asnji fjal se keni rren
Mu pa tana ça kishte mren
Ju avita me gjys zanit
Tuj knu kangen e jaranit
Une kna aja tuj kcy
Fillaj neja me na pelqy
Fol e qesh puthu prej larg
Njiri gjall s’ishte perqark
اo Marakli thash banu burr
Njiky shanc nuk te vjen kurr
Edhe zemra mu ba mal
Mas tri orsh jam permen n’spital
Tan ça i thash Hasijes n’vesh
I ka ni Nafja mas nesh
اa me gjeti mu të ziut
Nafja ka dor si t’ariut
Fut e bjer e bjer e fut
Her me grushta her me shput
Sheji mu hala s’ma hjek
E prej dhimave rri në brek
Per ju femna kam nrru mene
Masi m’qepen n’dymdhet vene
Mas dy orve me sirum
Masi m’bani si merhum
Masi m’shavi e m’shalovi
Masi shpinen ma limovi
Mirë e mirë masi m’ka rrah
Mu as Nafen smë bjen n’men me pa :lol:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
E bukura ime,sonte t"dua me shume se asnje nate tjeter.
E embel si mjalti,e bukur si bora ne Janar.
Sonte dua te te zhvesh ngadale, ne mes duarve qe me dridhen nga ndjenjat per ty.
Le te jete e bardha nate, mes neteve me erresire qe jetuam ndar nga njeri-tjetri.
E embla ime ,sonte te dua me shume se asnje nate tjeter ne netet e jetes sime. :)


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
...gjethet vallzojne valsin e dimrit,xhamat e dritareve te perhumbur ne avullin e ftohte, kujtojne sonatat e largeta.
Tingujt e lehte ne dhome perqafojne hijezimet e mureve me ngjyra te purperta.
Eh kjo hene e plote mes nesh,sikur flene pa asnje enderr.
Sikur ky qiell te ishte pak me i kalter ,yjet do i shuaja ne kete nate per te me ndricuar vetem "tingujt" nga syte e tu.
E derisa qielli te behet i kalter,le te luajne tingujt e keti valsi te "humbur" dimeror. :))


 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
E ke menduar ndonjehere sesi ishte per mua te te lija te shkoje? Sesa I dhimbshem dhe gerryes ishte largimi? Sesa shkaterrues ishte pesha e mungeses dhe indiferences?
Nuk besoj, ose edhe nese perpiqesh , dije se asnjehere nuk do i afroheshe dot per te pare qarte, besome…
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi eshte te hapesh zemren dhe te shohesh boshllikun ne te…erresiren te cilen ajo ka veshur , dhe si nje fustan I shqyer nga dhimbja e lagur, nga balta e loteve.
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi ndihesh te hapesh doren dhe te lejosh te shkosh, te shohesh teksa zhdukesh si nje vegim , e ti, ti s’mund te besh asgje , as nje hap me shume per te te arritur.
Dhe ….Ti nuk mundesh ta imagjinosh se si cdo gje per mua nuk eshte si me pare.
Humba cdo gje nga vetja, edhe buzeqeshjen e humba, edhe deshire per t’u zgjuar ne mengjes , energjia ime po me linte ne balte.
Mu desh shume kohe besome , shume kohe te riorganizoja veten. Te rimblidhja copezat e mi ate shperndara kudo , duke rifituar hapsirat qe ti kishe zaptuar, per te rigjetur vetevleresimin, guximin , kurajon per te mundur dhimbjen qe le pas.
E kur fillova te ribeja veten serisht , kuptova se pertej egoizmit tend, krenarise tende, tekave te nje femije te rritur, ishte miresia ajo qe kish mbetur….
E ti ndoshta kurre sdo kuptosh sesa e veshtire eshte te rimekembesh veten ,sepse askush qe nuk ka dashuruar kurre nuk njeh ate ndjenje!
Por asgje nuk ish e lehte besome, dhe ende sindroma jote eshte brenda meje…..pavaresisht se tani une u mesova te jetoj me ty brenda meje…


Kur genjen veten me ato RI RI RI....ke kaluar cdo gje.....
Asgje nuk kalon dhe asgje nuk harrohet......
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
...gjethet vallzojne valsin e dimrit,xhamat e dritareve te perhumbur ne avullin e ftohte, kujtojne sonatat e largeta.
Tingujt e lehte ne dhome perqafojne hijezimet e mureve me ngjyra te purperta.
Eh kjo hene e plote mes nesh,sikur flene pa asnje enderr.
Sikur ky qiell te ishte pak me i kalter ,yjet do i shuaja ne kete nate per te me ndricuar vetem "tingujt" nga syte e tu.
E derisa qielli te behet i kalter,le te luajne tingujt e keti valsi te "humbur" dimeror. :))


sa e bukur....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kjo kafe e ngrohte ne kete mengjes,me udhton pertej detesh me medime. :)
Avujt e saj te ngrohte neper fytyren time,me kujtojne puhizat e jetes qe embelsisht neper stine shpirti na i perplas neper shkembime kohesh.
Eshte vjeshte,gjethet akoma rezistojne neper ndonje dege,duke bere perpjekjen e fundit perpara se dimri te fitoj duelet e ti te bardhesise mbi to.
Shpesh jam gjendur brenda nje dite ,ne kater stine,dhe i vetmi deshmitar i tyre ishte kafia qe me shoqeronte buzet e lageshta, deshirat qe hidheshin ne filxhanin me kafe ,here me sheqer e here pa te.
Eh keshtu keto momentet njerzore,disa te bukura e te embla,disa si puna e qershive qe vijne vetem ne Maj.
Sot te pakten kafen e paskam petihur me sasine e duhur te shqerit. :)



 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Po hap kete teme,per copeza dhe mendime personale te antarve.
Jeni te lutur mos ta ktheni temen ne copy paste.
Siq ndodhi me temen e KAtias.."zhgarravina dedikuar vetes."
Pra ketu hidhni,ato mjegullnaja casti,emocione,te kaluar,apo te enderruar real apo shpirteror,ama te
jene rrjeshtat, mendimet tuaja te shkruara nga ju..



Ishte nje nate si gjithe te tjerat,por ca buleza shiu filluan ta embelzonin atmosferen e saj.
Pak nga pak ato u shtuan,ra nje erresire, pak sa e friskshme,se di se si..por pash veten tek..vrapoja..
E ndjekja jeten ne nje nate me shi,,,ishte nje erresir "utopike",ku shifja vetem shpirtin tim ne nje rrebesh.
Ajo me shfaqej neper pasqyra endrrash shpirterore,,te lagura nga shiu..
Vrapoja neper nje rruge si e hedhur ne ajrin e atmosferes, trysnia e shiut i jepte forme dhe turtuare,, shpejtoja hapat e lagur e zbathur,,pa nje cader,,pa nje neon drite.
Shikoja diku larg larg ,vetem nje neon te shpirtit qe me therriste ,neper ca pika shiu qe ngjanin si xixellonja nen driten e atij neoni.
Kapja gjethet e lagura rreth meje i shtrengoja ne duart e mija deri ne "dhimbjen e tyre",,,per te me mbrojtur nga shiu dhe nga erresira...e asaj nate.
Ato rreshkisnin te lenduara siper trupit tim te lagur,por te pakten qendronin ne prehrin ,supet e mija me shoqeronin,ashtu te lagshta te lenduara por ama afer ...
Por une kerkoja te kapja jeten,vrapoja si e cmendur pas atyre filizave elektriciteti,te asaj nate me rrebesh shiu.
Perdora shikimet per te pare qofte dhe diku cepin e jetes qe kerkoja,por ajo s"dukej,,s"dukej..ishte arratisur,,dhe me kishte vjedh nje "enderr",,ma kishte borxh dhe duhej te ma kthente..
Pop..por..asgjeee,,shiu vazhdoj te binte,,,fryma e ftohte ju shtua asaj nate,gjethet filluan te qanin nga lendimet e zbathur.
E lodhur,,ngrita shikimi i humbur ne te pakapshpen e kohe.
U perpoqa dhe njehere te kapja nje shikim afer,afer,afer me veten. Pash neonet e ndezura per-rreth,njerez qe kaloni afer meje..
Pyeta veten me nje retori nervozizmi:-duke i then nga ishe?!
Ajo mu pergjigj: Atje ku me cove ti..
I perqafova gjethet qe kisha siper trupit tim, falenderova per ato caste shoqerie,mora cadren qe kisha ne cepin e stolit dhe u largova ,,,
Nen driten dhe shiun e atyre kujtimeve qe ajo nate shiu mi rrembej pergjithmone...
Ndoshta nje dite do kthehem prap dhe do "hakmerrem" dhe une me ate nate,me ate rrebesh erresire ne cepin e nje kohe ne te njejten forme qe ajo me beri duelin mua..ate nate...
Ishte nje nate "utopik"e erret por e drejte...
Ai cep jete,,eshte diku ne ate nate me shi..ne ate nate qe kaloj,,qe iku,,qe mergoj..
Ndoshta ne nje nate tjeter do ti kthehem prape..por dua qe te jete shi...
Me pelqen nata ,me pelqen shiu,,me pelqen ti ndjek zbathur ,copezat qe jeta mi vene ne "erresire"..per ti kaluar ne nje dirte agimi,ne shkelqimin e nje vese endrrash shpirterore...
Tashme duhej te prisja dhe pak .Pak apo shume?! POre duhej te prisja mengjesin e nje agimi te lageshte...


kjo i shkon fiks kesaj dite me shi....
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ditet ecin si zakonisht…me ritmin e zhurmshem te nje dite dimri…
Shpesh nuk te ofrohet asgje…shpesh te ofrohet gjithcka…e ti me zbrazetine tende…nuk ndjen deshiren per te marr asgje…
E pastaj ne dite si keto…ku era e mengjesit perplaset dhunshem ne fytyren tende…sheh se si te gjithe rendin drejte nje dite te sapo nisur…
Fytyrat e tyre ndonse te skuqura prej te ftohtit…duket sikur I ngjasojne rrezes se pare te mengjesit…
E hapat e tu te vrullshem…kalojne perpara c’do ambjenti…tek te cilet shqisat e tua nuhasin aromen dehese te nje kafeje…te nje caji…
Pak me tutje nje furr buke e cila duket se zgjon Brenda teje deshiren per te shijuar dicka te ngrohte…te cilen do doje ta merrje me vehte pergjithmone…
Mengjeset e mi I ngjajne nje filmi me sekuenza te shkurtra….ku c’do hap me dergon drejt gjerave qe dua…
Kjo dite e fundit e Nentorit…me zgjon deshiren per te dashuruar jeten…sepse eshte e vetmja gje qe na perket…jeta jone…
Por nuk po bie shi…ndonse e adhuroj…ky shi I pa ndalshem…nuk beri gje tjeter vecse me trishtoi disi…
Une adhuroj ditet e dimrit…por me diell…e ku c’do rreze e tij…duket sikur pervec fytyres te ngroh dhe shpirtin…
E pastaj do te vesh re fytyrat e tyre..tek shohin se si ti perkedhelesh si nje femije…me muziken…diellin dhe hapat e tu…
Do te qeshesh me fytyrat e tyre te cuditshme…e do te te duket sikur je njeriu me normal ne bote…sepse nuk ke frik te besh gjerat qe do…as te buzeqesheh…te kercesh kur degjon muziken tende te preferuar…e te shtrengosh diellin ne krahet e tu…
Ndoshta per kete e kam adhuruar dimrin…ndonse ftohte…ai te dhuron ngrohtesine e nje caji..e nje xhupi…te nje shalli te bute…te dhuron ngrohtesine e nje dielli…qe te perndjek ne c’do hap tendin…
Kjo e premte duket positive…qyteti im I ngjane nje picture te arte…bota mund te jete shume e bukur…por une e dashuroj qytetin tim mbuluar nga dielli dhe deti…
Nuk ka panoram me te bukur se ajo qe syt e mi shohin c’do dite…edhe te me dhurojne mrekullit e botes…nuk e zevendesoj me asgje pozitivitetin qe me ofron nje dite si kjo!..
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Sot isha vizite tek nje kolege, vajza e saj ka adoptuar dy femije ne afrike ne fakt burri tha i kemi blere....
Me cuditi !!
Me cuditi edhe e sapo bera gjyshe ..
E kam vene re ne cdo prind ne cdo gjysh si ju ngjajne femijet, niperit dhe mbesat nen veshtrimin e tyre..
Ama dicka te tille se kisha vene re me pare.
Njeri yao( keshtu quhej) ishte nje rremuje e madhe ...femije kurjoz prishte cdo gje e hapte cdo gje skishte pace ku ishte ai (5 vjecar) dhe ne syte e koleges sime ishte krijues, dashamires i artit, ishte genial
Femijes tjeter sja fiksova emrin por ishte me i madh , ky qe te terhiqte vemendjen perplaste gjerat, i bibte tavolines... e sipas koleges sime ishte muzikat ishte shume i mrehte e ritmik e me siguri babonatale do i sillte nje tambur....
Pas gjithe kesaj degjohet i jati adoptiv... ai qe kishte paguar ...
Dhe thote as njeri as tjetri skane te bejne me artin thjeshte jane dy majmune pa xhunglen e tyre..
Nene e bije buzeqeshen....
Ndersa une mbarova vizten time dhe rruges se kthimit per ne mbreterine time te ngurte po mendoja cfare ben egoizmi??
Sarrij ta kuptoj ne do kishin qene me mire ku ishin, apo ku jane e si do ndihen nese ndonje dite do degjojne batuta te tilla..
Njerez te blere per te permbushur mangesite , apo mundesi dypalshe per tu realizuar dhe per tu permiresuar..
Gjithmone kam qene e idese qe biresimi eshte nje mision, eshte nje bekim, eshte nje shpetim... tashme asgje nuk di... gjithcka ne keto kohe festash me ngjan komerciale, me jep ndjesine ku cdo gje ka nje cmim, e cdo cmim vihet ne baze te kerkesave te bleresve..
Gjithcka po trasformohet ne imazhe, ne mode, ne perciptesi...
Ku jane vlerat e verteta!!???
Ku jane idealet???
Ku jane ndjenjat???
Po njerezit qe meritojne denjesisht termin njeri ku jane??
Ku kemi humbur.... Ku???
 
Last edited:

Jetmira

Banned

E dua dimrin.
Disa e urrejnë të ftohtin,por un jo.
Dimri është më i butë se disa zemra.
Sa herë vjen dimri ndjej shpirtin të zgjohet nga melankolia e vjeshtës.
E ndjej veten të fortë.
Dimri më jep një shenjë,sikur më thotë jam me ty.
Të jetë për mua le të jete gjithmonë dimër:D.
 
Top