• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

DHEMBJA IME

Gjethet e verdha e mbulojnë tokën
Mbi kokën time bie borë,
Zemra ime e lënduar drithëron
Ta kam lënë ty në dorë!

Vuaj, lëngoj, qaj dhe lotoj
Që dashurinë të fala pa hezitim,
Ti si e pashpirë që më je
Shkele mbi te dhe mbi shpirtin tim!

04.10.2013/10:50
F E R I Z A J
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Trokita leht ne nje cep mendimi,doja ta perqafoja pa fjal ne heshtje.. te zhveshur ,te bute,te deshirueshem,,ashtu te lagesht nga pikat e shiut vjeshtor,,,
Ashtu ne ate dite me shi,,ku dhe e kisha len,,neper kohe,,neper dit,neper minuta e sekonda..
Trokita ne c"do pike shiu qe te prekte trupin,floket..poret e lekures,,buzet ,
Si lot mergimtar ,,ato shijonin trupin tend dhe derdheshin ne toke me melankoli dashurie qe ti i ushqeje..
Trokita leht ne shikimin tend drejtuar qiellit ,vrensirat e shiut i ndaje ne diagonale per te kapur hapsiren mbi re,shijoje si e dehur pikat e shiut qe benin dashuri me ty,me trupin dhe mendimet tua..
Ti ishe e natyres,e barit e luleve,e shiut dhe e diellit e vjeshtes e stinve,,,ti dashuroje gjithcka reth teje ,dashuroje,.. dashuroje e zhveshur nga hipokrizia dhe e veshur nga natyra,nga ato shtresa,ozone matalike lekurore,,qe stinet e brishta e te egra te kohes te kishin veshur ,rreth e rrotull..ti ishe aq e veshur sa qe me zili trokita ne cdo pike shiu,,dhe lutesha te me merrnin me vete,qe me ngrohtesin e trupit tend ,mbi barin e lagesht te beja dashuri..
sikur dhe nje pik,....sikur dhe nje pike shiu te me dhuroje TI..


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Eshte vjeshte,dhe gjethet ngadal ngadal,thurin simfonin e fundit ne peme,.
Eshte vjeshte,dhe zogjet shtegtar ,behen gati per udhtime te gjata,,
Eshte vjeshte,,dhe ngjyrat e purperta,ngaterrohen sikur ylberi neper toke...
Eshte vjeshte,dhe fryma fryn lehtesisht ,mbi barin gjysem zverdhur,,,
Eshte vjeshte,,dhe muzget freskohen,dhe vesa e mengjesit i ngrin embelsisht,,gjethet,,barin,,puhin e ajrit te lagesht..
Eshte vjeshte ,..dhe shalli i leht rreth qafes se nje voglushje lodron nene rrezet e diellit ,,qe vrapon ne mengjes per ne shkolle..
Eshte vjeshte,,dhe dua te jem shpirti i c"do gjethje qe kompozo ne ajr melodin e saj,..
Eshte vjeshte,dhe pentagrami vjeshtor.na therret...na fton,,nen vallzimet e saj ,,shumengjyrshe..


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Bresherizin e zerit ,e ndjej nen lekur,,ne ajr,ne c"do neuron,,qe levrin mbi qenjen time..
Se kuptoj perse nuk e burgos dot ne nje pik koherente mes meje dhe teje,..mes meje dhe botes.
E ndjej timberin e tij tek me zhvesh,,me perkdhel,me lendon me dashuron..
syte e njekin timberin me qepalla mbyllur,mendja ben dashuri me te,,ndersa ai arratiset neper mijra sensualitete jetsore,..
Ngjyrat e timberit qe merr kur fjalet efarmoz,leht i mbaj mbi supe duar,fytyr trup dhe i hedh rreth meje si tantellin me te vertet te jetes..
Timberi qe na zgjon,timberi qe na pekdhel e na lendon,,timberi i nje zeri..timberi i nje muzike te humbur neper shekuj,timberi qe ringjallet si fantazem,dhe butesisht na fton ne boten e te vdekurve te bejm dashuri .
Dashuri me fantazmat e nje timberi nder shekuj..qe nuk vdes,qe nuk njef humbje as transformime ne kohe,jeton nepe shpirtera te gjallesh..
Timberi jetesor,,timberi i infiniteve te mendimeve ,.ajkes se pecjelljes se dhimbjes,dashuris dhe vertetesis se kohve ne binare relativ mes meje teje,,botes dhe hapsires ,..
Botes,,botes sa reale sa fantazem,,por botes sone ama..botes se timberve..te atyre qe degjohen pak e aspak,mendor,dhe shpirteror..
TIMBERI I NJE VEGIM MES VDEKJES DHE JETES,,MES QELIZES QE RRITET DHE ASAJ QE FLIJOHET PER TE RiLINDuR NE NJE DIMENSION TIMBERI TE RI..


 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Perpara pasqyres...i recitoj vetes
vargjet e tij...
Nuk dua te vish tek une,
as dua te vij,
dua te shkojme bashke atje,
e kush pret me mire se Fati?
Kam mall te te shoh kur qan,
se te gjej kur buzeqesh,
e kur te gjej,
i mbledh pa ze copat e jetes
tende ne vetmi.
E kur ti nis te me japesh,
gjithe ç'kam permbytet,
e une ruaj qellimin ne zjarr, e
zjarrin ne zemer,
ndersa shkojme thelle e me thelle.
Ah sikur ta dish sa mar, kur te shoh
tek iken pa e kthyer koken,
por brenda teje e rrezuar zvarritesh,
derisa ngrihesh perseri,
per hir te çdo gjeje qe te do.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kjo foto,kjo foto me hodhi tek ti....eshte vjesht,,edhe bulzat e shiut te ren jan akoma ne formen e tyre sferike neper gjethet vjeshtore,me kujtojn puthjet tona mbi ngrohtesi ndjenjash ate vjesht,ka mjegull qe ngrihet ngadal siper kodrave,,mbi lisat e lart,me kujton strofullen ton vjeshtore kur ne i fshiheshim botes,..rruga e lagesht ne ikje drejt pyllit ngjan nje mister zbulimi,,ku takimi me zogje vjeshtor qe vijn e ikin,,me gjethe qe fershellejn neper kembet tona,,behet aq marremendes,,sa qe dhe vete ndjenjat e dashuris .

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kam eleminuar njerez te ndryshem nga jeta ime. Njerez qe i kujtoja thelbesore, per ekzistencen time, njerez te krijuar nga shume premtime, e aspak veprime. E sa me shume kalon koha, ve re qe ai vendim sado i eger ka qene vendimi me i mire, do thoshte Fabio Volo per nje cast te jetes se tij, ndersa une, pikerisht ne kete moment po ndjej te kunderten… Sec u pushtova per dreq nga nje konfuzion ndjenjash e arsyetimi. Kaq kohe qe s’prisja as nje miremengjes nga ajo mike, nje xham I thyer qe sado qe u perpoqa per ta ngjitur me nje ngjites te sofistikuar I cili mund te mbulonte dhe vijat e krisjes apo bashkimit, ishte e pamundur. Ishte e pamundur te shuaje zjarrin e inatit dhe egersise se kryenecjes. Nje egersi qe erresoi syte zemren mendjen ate dite, ate dite kur ishte dhe momenti qe ne shkembyem mesazhet e fundit… E gjate gjithe ksaj kohe, ne heshtje shpesh here mendoja rreth teje, se si do ishe, se mos kishe ndryshuar, u perpoqa te te shkruaja por meqenese s’kisha marre pergjigje shume here prej teje nguroja se mos serish si pergjigje ne vend te letres do me postoje zgenjimin. NDersa sot, cuditerisht gjendem perballe nje mesazhi te gjate, aq te gjate sikur ta kishe shkruar cdo fjali cdo dite, per gjate gjithe ksaj kohe qe skemi folur. Dhe ai mesazh ish I mbushur me urime, keshilla rreth nje ceshtjeje te caktuar, a thua se ti e kishe gjurmuar fshehurazi te gjithe jeten time, Por per cudi kur une u mundoja te te nderprisja me ndonje pyetje te thjeshte si: Si je? Ti nuk ndaloje por shkruaje e shkruaje papushim, sikur te ishe vetem ti e fleta e bardhe… C’fare ta quaj kete? Mall? Pendim? Miqesi qe sado ti u mundove ta varrosesh, ajo qendroi me e forte se inati qe lindi dikur? Dashuri qe nuk shuhet edhe pse jeta na vuri si armike padrejtesisht perballe me njera tjetren?.. As une se di, por s’ po te ngacmoj me, po te le te me shkruash aq sa dhe ti deshiron, e ne fund do te te them vetem nje Faleminderit, Qofte kjo per kujtimin pas kaq kohesh, qofte kjo per boshlleqet qe krijove gjate gjithe ksaj kohe, qofte… per cdo gje… ne fund te fundit, ishe mikja ime… Nje mike qe dje jepte cdo gje per mua, nje mike per te cilen nuk kurseva asgje nga vetja…. Ishte caktim te ndaheshim dhe u ndame, por une perher jam ketu nqs ti, neser apo pasneser do me duash prane….

 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me zhvesh zeri yt..me zhvesh nga cdo lendim,nga cdo plag e trishtim ,,
Udhtojm neper pjalme zemre merguar nga e gjithe bota,,,atje ku absolutja ekziston vetem per ne,,kur rrezet e diellit lindin ne mjes,une mbartem ne to per te puth buzet e tua ,,e kur shiu fillon te bjer ne cdo pike shiu kam shpirtin tim qe trupin tend te pushtoj...e kur nata sterr kaplon boten,,shikimi im drejtuar qiellit shquan gjithmon galaktiken e dashuris son,,e befasisht gjendem ne krahet e tu..ne boten dhe endrrat e tua...ngrohtesisht zihemi,perplasemi,,e lendohemi,,dhe mes zenkave me kap e qeshura si femij,,e dritherima e zerit tend mes inatit e ndjenjes zbutet dhe mbeshtjell krejt qenjen time,,si e para dhe e fundit ,,,dashuri..


 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E vesha te kuqen vetem per ty...ndjellja ne shikimet e heshtura dashuri,,vidhja te gjitha levizjet e tua me fshehtesi,,ndjeja frymarrjen tende na lergesi...
E veshur ne te kuqe vetem per ty,,
E veshur ne te kuqe vetem per ty,,shikimimet mi rrembeje dhe doja te beja me ty dashuri,,
E veshur ne te kuqe vetem per ty,,,shikimet pushtuan me embelsi si mua dhe ty...
E veshur ne te kuqe,,drejtohem per tek ti...
Si heren e pare shikimet shkembyem,,kuptuam qe koha ekzistonte vetem per ne te dy,,
E veshur ne te kuqe vetem per ty...
E kuqja na tradhtoj si mua si ty..tashme rruget e kohes ndjellin te tjera stuhi..
E veshur ne te kuqe vetem per ty..

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dikur keto petale ti kisha dhuruar ty,..
Per ty keto lule i mbajta ngrohet ne gji,tashme dimer e acari po troket e ben shume ftohet,,
Ndjej friken e lendimit tyre qe i pershkon..
Aromen e tyre ne netet e vetmis leshojn,,kerkojn dashurin ,neper frymarrjet e etura te netve te huaja qe mergojn.
Neper degzimet e nates cicerimat e heshtura te tyre degjojn,fjalet e nje kenge zemre te humbur perqafojn,,,
kristalinat e ngjyres se tyre leht ndricojn ne pellgun e ndjenjave qe dot s"po i clirojn..
Dikur keto lule ti dhurova ty..
Tani eshte dimer e keto ndrydhen nga i ftohti perseri..
Pranveren e ndjenjave kerkojn me verbi.
Valle do e gjejn rrugen per te arritur tek ti..!?
keto lule dikur ti dhurova ty..
Tani eshte ftohet ,cuditrisht kan nevoj per gjume perseri..
Ne pranveren e hershme ,kercejt e njome te tyre do jene aty vetem per ty..
Afrohu,afrohu ,.. afer tyre ,e ato do celin perseri..
Buzeqeshjen rrembejau,dhe ma sille mua perseri..


 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Isha duke të pritur aq gjatë, po mendoja se nuk do të vije ketë herë, u lodha thashë me vete " të ik apo të e pres" , po ku do të shkoja se? Eca rrugeve të qytetit, kalldërmit plot hijeshi , dhe u ndala për një moment. U ula, erdhi kamarieri dhe porosita një kafe, ishte kafeja , por, pa ujë.
Dhe në të vertet , po mendoja me vete se pse më lajmëroi se do vinte, u ndjeva keq, i genjyer dhe po filloja të ndihesha i tradhëtuar, aq shumë e kisha pritur. Isha brenda dhe njerezit në kafene po shikonin me habi, mendoja se ndoshta jashtë nuk kishte gjë, as të mirë e as të keqe, po pse u habitën thash me vete?
Uaaaaaaa , erdhi më në fund, aq shumë e pritur , e dija që nuk do më deshperonte, më në fund po binte borë, bora ishte ajo që prisja , hë çfarë mendove?:D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me ler te te prek,,te ndjell ne embelsin e nje fryme shpirti,,me udhto ne krahet e endrres pertej lumit,gurit,drurit,pyjeve,hapsires,,e qiellit,,
Me udhto pertej kufishmeris se shpirtit tend,,me kalo tek prekja e butesis se endrrave qe kapin fjollen e kristaleve te natyres dhe me to thurin poezit e jetes,,poezit e dashuris dhimbjes dhe trishtimit njerzor,,
Me lejo te ndjeje mes teje gjithesesis,,dhe njerezis,,
Me udhto,,atje ku dhe vetevetja ime do doj kohe te me kap ,mes hapsires se tingujve te nje violine,fyelli,klarinete apo flauti,. qe kompozohen neper rruazat e ajrit,,qe leht lodrojn ne driten e nje rreze dielli..mbi lulet e natyres..
Me lejo te te prek me ndjehsmerin e shpirtit o tingull kompozimi, qe rrembyeshem thyen ajrin,token,qiellin dhe derdhesh si tantell mbi endrrat e shpirtit dhe te natyres njerzore.....



 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ka cdo here caste kur ndjen nostalgji per nostalgjine, te kthesh kohen pas atje kur koha te dukej e pamjftueshme, ka cdo here caste kur gje tjeter s'don vec te maresh nje liber ne duar. Madje edhe nese koha e tyre ka shkuar.
Eshte e sigurte se, pikerisht aty, mes gjithe asaj pakujdesie shfletimi do te gjesh mijera kujtime ne nje zhgarravine stilolapsi .... (dedikuar librit te kujtimeve te botes studentore :D)

 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E perse nese s'paska interes
njeriu ju dashka te vdese?
JO o NJERI!
Ti duhet te perballesh me jeten,
te dashurosh te miren,
te luftosh te keqen,
t'mos jetosh ne krahe te interest,
por guximshem te vrasesh friken!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Un gjithmon kam ken me halle
edhe e kam njoft un shokun Hys
met ket grosh kaq kokerr madhe
duhet me e da pordhen per gjys :p
 

dangerous

Es que no soy piedra.
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Sa do goditje ma dha kjo jete,
u CUAM PRAP e mesuam te ecim
E cdo here mete kerrusur por ecnim e nuk u ndaluam
kete here me e veshtir te ecim paskemi harruar.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dashuro ate qe ke.
Nevojit ate qe deshiron.
Prano ate qe mer.
Jep ate qe mundesh.
Mba ne mend:
اfare shkon, vjen!
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nese do te me duash

Nese do qe te me duash, mos me duaj per asgje tjeter
vecse per hir te dashurise. Kurre mos thuaj
"E dua per buzeqeshjen - per veshtrimin - per menyren
xhentile e te folurit - per idete e saj
qe perkojne me te mijat, te cilat nje dite
me falen qetesi. "Keto gjera ne vetvete, i dashur, mund
te te ndryshojne ose te ndryshojne per ty.
Keshtu nje dashuri mund te zhduket.
Dhe ti mos me duaj gjithashtu me keqardhje
per meshire te fshish lotet e mi - te qarat
mund t'i harroje njeriu nen mbeshtetjen tende,
e te humbase, keshtu, dashurine tende.
Por ti me duaj, vetem me dashuri te dashurise,
qe rritet ne ty, nepermjet dashurise perjetshme!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Te presesh pertej vetes,.
Te presesh pertej ndjenjes..
Te presesh pertej trajtes se shpirtit..
Te presesh pertej mendimit ..
Te presesh ,te paprituren ..
te presesh ,po perse?!
te presesh, ne cfare?!
te pesesh,ne c"forme?!
ne c"trajt,.?!
ne c"menyre..? Antike,rrobotike,njrezore,formale,hipokrite..
te pesesh si,.!?
te presesh pa shikim,..
te presesh pa nje rruge..
te presesh permbi te prerat e ndjenjave te plagosura?!
te presesh ne heshtje..
te presesh pa dite gjuhen e pritjes..
si si ,,te presim?
po ku?
ne c"vend?
Ah,me duket diku e gjeta pritjen duke me pritur,..!
tutje na pret gjithmone e pritura e jetes..
oh,,c"ngateres me pritjen,,
po presim te gjithe..
tani e shof..
Dhe te gjithve na pret ne forma te pakushtezuar,jeta dhe pritjet e saj..
sa e thjesht paska qen..pritja..
C"ngaterres me pritjet..
Me te thjeshten pritje..
Sepse koha,nuk rrembehet,,ajo pritet dhe rrefehet...
Sepse ne deshtem dhe s"deshtem jemi te vetmit deshmitar te pritjes se saj..

 

lovely

Anëtar i ri
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

HEJ EJA TE KRIDHEMI E TE KERCEJME -MU LUT NJE MBREMJE SHIU CIFLUES AI ME ZERIN E NGJIRUR NGA GRIPI.BEJA LOZONJAREN QE TA KISHA NEN GJUNJTE E MI DHE AI VALLEZONTE TE ME KISHTE NE PREHERIN E TIJ.E LARGOJA I THOJA TE ME RRINTE TUTJE SE ISHTE PAVERTETI,POR AI QULLASH I VOGEL ME DRITHERONTE KUR CIKTE NE CEPAT E KYCEVE TE DUARVE TE NJOMA NGA DJERSET E NERVOZIZMIT.ME LUAJ PAK BELIN E SYVE TE TU TEATRAL O SIMPATIKJA IME .

E DOJA ATE MUZIKALITETIN ME TE CILIN ME PERCILLTE NE CDO LEVIZJE TE RE TE FRYMES SIME.ME NGJETHTE EMOCIONE TE PROVUARA QE BEHEN ME TE SHIJSHME KUR KONKRETIZOHEN.
EJA KURORE E MENDIMEVE TE MIA ,TE PUTH BALUKET E BELKEPUTURIT PETK TENDIT,EJA DHE RREZOME,
JO I THOJA ,EJA TI DHE ME SHUPLAK DERISA fjala TE MARR FLAKE.
PERCELLOHU I PERCELLUAR SE KJO HIJE DO DERGUAR ,DO MERGUAR ME PAHIR ,QE TE NDJEHEM PAK ME MIRE .

EJA RREZE E VETULLES SATE ,TE TE PUTH PA MERAKE ,PA MERAKE E PA UJDI ,SI TE ISHE PERENDI
 

dangerous

Es que no soy piedra.
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Makina e shkrimtarit u ankua
U be von te lutem te fle dua - degjo mua
Atij si interesonte bente sikur s' degjonte
Edhe dy rreshta dua per te mbarua
Por ai vazhdonte duke shkruar per jete qe " kishte jetuar"
Keshtu ai se kishte parashikuar
Ai shkruante te verteten ne leter
Hillerimin , trishtimin edhe zhgenjimin
Saqe dhe boja kur e pa ngadal ne makinen e shkrimit u tha
Shkimtari nje çast u ndalua , u mendua
Vall do me lexojne kush mua ?
Sa mire qe mendimet s'mundeni te mi shikoni
Por çfar shkruaj kete ndoshta e kuptoni
Jeten dashuris t'ja kushtoni- mos u pendoni !
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kur ikin xixellonjat

Mbaj mend qe zysha ime e letersise me pyti nje here kur shkruan nje ese, cila eshte pjesa me e veshtire, i them titulli dhe fundi sepse
nuk dija cilet do ishin fjalet me te mira te mbyllja dicka, dhe ashtu me ndodh gjithmone, kur nis te shkruaj dicka me duket sikur sdo e mbaroj kurre
Po tani qe gjeta titullin keto 2 fjalite e mia siper duken sikur i futa sa per rrjeshta por jo.
Te gjithe thone qe kur dashurojne ndjejne flutura ne bark, po sikur ato te jene xixellonja
te vogla qe srreshtin kurre se fluturuari e te ndriqojne si i behet?
Xixellonja aq magjike aq mistike aq reale te bukur, Perendi pa i hequr asgje fluturave, por kur mendoj fluturat
mendoj nje flutur qe gjeja zakonisht tek shtepia e gjyshit dhe ish kafe e sikur kish sy ne flatra pervec se i thonim qe ish shtrige (fjalet e plakave te nguliten ne koke ske ci thua edhe nese ti sdon) por kur e kapje me duar leshonte nje pushi, pluhuri dhe une sdo e doja dicka te tille ne stomak
Tani edhe keto xixellonjat nuk eshte se kane ndonje ere te bukur kur i kap, por ndoshta te kapen me kujdesi jane te bukura
Sipas meje ka nje kohe kur xixellonjat shumohen, nuk flas per ciftezim xixellonjash, por xixellonjat qe ne menyra
magjike shtohen dhe behen aq shume sa pastaj i jep termin dashuri.
Atehere fillon e don dike me gjithe shpirt, ke sy vec per te, mendje, buzeqeshjen e tij, trupin e tij
dhe cdo gje qe i perket vec atij atij atij atij.
Ti se kupton se kur dashurohesh behesh rob acarues sepse flet vec per ate, behesh monotone sepse ben nje jete vec me te
dhe nese jo, ky do jete qellimi yt pas disa vitesh.
Dhe keto xixellonja te bekuara fillojne e te marrin zemren, here ta copetojne me dhembet e tyre te vegjel (nese kane ndonje)
here i japin drite, i japin jete, i japin drite sikur te jesh ne fund te tunelit.
Kur fillon dhe tronditesh nga cdo zile celulari qe ben, kur nga cdo mendim te ben zemra tup tup, kur nga cdo sms
te shkelqejne syte dhe ato xixellonja jane aty qe te shoqerojne cdo moment
Me vone ambjentohesh me keto insekte budallaqe ste bejne me pershtypje sepse aty tek stomaku yt jane vendosur kafshe te tjera
qe bejne me shume rremuje ne mendjen tende, dhe jo vetem por kane peshe per cdo gje qe thua apo ai te thote
Biles biles tani qe po e mendoj do te thoja qe eshte nje periudhe kur ke nje dinosaur
Po po nje dinosaur te madh te shemtuar ku ske mendje tjeter pos punes qe ben ky lart e poshte duke te tortuar
cdo neuron cdo mendim cdo por lekure cdo minut qe merr fryme
Pastaj eshte edhe nje faze tjeter sinqerisht sdi si do ta quaja ndoshta faza e majmunit ne stomak?
Sepse vetem majmuni ben ate cf shoku ben , dmth nje faze kur ti dhe ai beheni 1, kur kopjon shprehjet e tij
kur kopjon xhestet kur pret me ankth ta imitosh dhe te buzeqeshni te dy
Dhe kjo faze s'eshte e shemtuar perpos te mendosh qe ne stomakun tend ke nje majmun o ndoshta dy
Dhe nuk dihet se si ne cfare menyre por keto kafshe zhduken, dmth 0
Zoo nuk eshte me i hapur
Ndoshta skane lek njerezit te hyjne e te bejne vizita por ska me
Vec ndonje xixellonje tek tuk
Keta xixellonja iken, po ku iken, i mbyti dinosauri, hape ti kafazin, dreqin kavanozin me kapak dhe i clirove
Cfare ndodhi qe iken?

Kjo tjeter marramandesi per tu thene here tjeter.
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Frymezim Monstrat nen shtratin tim.

Ato perbindsha te frikshem qe ndodhen nen shtrat dhe ndoshta te shpyrftyruar
Une e di monstren qe shtrati im fsheh, dhe ti me kthetrat e tua u ngjite siper atyre hekurave te ftohte
Gervishe hekurat sikur po gervishje qiellin dhe bera nje strofull aty nen jastek tim.
Aty ku endrrat e mia sapo fillojne te zgjohen e te marrin jete ti del me nje pale gershere dhe i pret
I pret aty tek rrenjet, aty tek lulezimi i tyre, i pret cdo here i ben sikur te jete gjeja me e urryer per ty
Ti se degjon zerin tim kur thote mjaft, as britmat e mia kur thone ''mos'' ti vetem vazhdon ashtu si gje e pashpirte qe je
Nuk eshte e drejte..
Nuk eshte aspak e drejte.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Je tuj m'marr per bank komtare
Gjithka rri veç tuj pagu
Me pas frig me dal me pare
Tash u dashka edhe me t'martu :p :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Te besh dashuri me frymarrjen tende..
Te besh dashuri me ikjen e mendimeve te tua qe neper fraksione ajri mengjesor lundrojn..
Syte qe kerkojn cdo petale lulje per ta perkdhelur ne mallin e munguar te syve te tu...
Te besh dashuri me shikimin e diellit tek rreshket neper copeza universi ,..
Te besh dashuri me vuajtjen e nje ndjenje qe tretet mes korrigjimesh dhe gjykimesh absurde..
Te kerkoj orgazma neper keshtjella terri ,,
ku pritet te kete ndjenje pafundesie ..
mbi nje erresir te vetmuar,,kur dikur ndricohej:_ thoshte nje shenim i vjeter kohor,,
Mbulesa frymarrjesh,emocionesh pershkruajn dhe mbulojn duart ,tek kerkohen neper vorbulla te dehura ndjenjash ..
pijet e makatit dhe te dashuris,rrukullisen mes ketyra hapsirave ,qe here ngjajn me flaket e ferrit,e here me te parajses..
E shpirti i shikon tek vorbullojn ajk dhimbshurie,loti e gezimi,,dhe indiferent rrin ne nje cep..
_Ai pyet deri kur...
_Ajo pergjigjet deri ne tejaklimin tone..


 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nje deshire e tmerrshme per ti pare edhe nje here ato sy qe shndrisin
Per perkedheljet e tij, per ate kraharorin kur mbeshtetesha te degjoja kur zemra i rrihte
Per ato duar qe vizitonin fytyren time
Frymarrja e tij qafa ime
Une e di qe ai eshte gjeja me harbute dhe gjeja me e embel per mua
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ti
Ti qe sme ke njohur asnjehere mua
Dhe atehere kur copat e shpirtit tim te perkisnin ty
Dhe atehere kur lumturia ime ishe ti si nuk preka gjitha qelizat e tua?
Edhe kur ishe lumturia ime
Kur arrin e mikson gjerat qe duhej te ishin te paperlyera te paprekura
Kur arrin deri aty sa pyt veten, cdreqin aq person i keq qenkam?
Pse jam gatuar keshtu
Brume i skaduar i dreqosur
Por ti smund ta ngjyrosesh cdo here cdo boshellk ne mes
Nese sme ke njohur me ke harruar si jam
E si te mos ndodhte?
Ose ose kemi ndryshuar
Njeriu ndryshon, rritet, i ngelet po i njejti qe ske njohur
Njeriu varion nga gjeja ne gje.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Do ndjesh ate qe kam ndjere une e vetme,ne nete vetmie,ne caste lotesh,ne humbje vetevetje,pastaj do rikujtohesh qe duhet te ngresh koken,te fshish lotet,te qeshesh me sy,dhe te pershendesesh veten para pasqyres.
Do e kalosh edhe ti,eshte e pashmangshme,ndodh s"ke c"ben.
Pastaj do arratisesh per pak kohe larg nga trishtimet e mendimeve,dhe do gjesh nje gjuhe komunikuese me heshtjen e arsyes.
Do e kalosh dhe ti,nuk mund ta shmangesh,nuk dua te te ndodh ty,por eshte e pashmangshme..
Pastaj do vij nje priudhe qetesie, do fillosh te shikosh copeza sikur kurre s"te perkisnin ty,pastaj do vraposh brenda vetes per te kap trenin qe diku e le ne fillim gabimisht,dhe do rikerkosh te njejtin vagon,te njejtat lule dhe endrra .
Pastaj,,pastaj do kesh nje priudh "vdekje" brenda teje,por mos ki frike do jete e embel,po aq e embele,sa lotet qe te pikuan ne momentet e vetmis ne fillim te ketij udhtimi ndjenjash rebele,do shikosh nje vdekje te ngadalt,sa solem dhe te dhimbshme por e drejt.
E di vdekjet jan gjithmone te drejta.
Pasi te kesh arritur vajtimin e kesaj priudhe "vdekje",pastaj,,pastaj,,syte do te qeshin,varrimi mbaroj.
Dielli do te ngroh,enderrat do fillojn te perqafojn perseri mes agimesh me ngjyra mes kaltersive te pafundme,,
pastaj sikur une ..s"do ndjesh me dhimbje,s"do ndjesh me asgje,,asgje absulutisht asnje emocion,,
Pastaj do kuptosh se si lind dhe vdes nje ndjenje e denuar padrejtesisht,
E i perlotur mes buzeqeshjesh do largohesh dhe ti,ashtu si une....


 

Endrra

VIP
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Lere shiun te te lag...
Lere shiun te te mururoje mbi koken tende me pika te medha argjedi te lengshem ....
Lere shiun te te kendoje nje lullaby


image.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

1-2-3 prova teknike... te shkruajme per gjera surreale....
hapi 1-mbyllim syte, hapi 2- krijojme skenen e ngjarjes. hapi 3-hapim syte. hapi 4- fillojme te shkruajme shpejt e shpejt ne tastjere qe tmos harrosh ate qe sapo imagjinove, Lol


Edhe pse mundohej ta fshihte, syte i shkelqenin me sh se kurre... Vec ne dy raste shnderrisnin syte e saj si xham kristali, kur lumturia rehatohej ne zemren e saj, dhe kur loti donte me patjeter te largohej nga syri. Duke dashur ta mbante per vete ate lot forcohej e kerciste dhembet qe tmos rreshkiste kurrsesi. Me zerin qe i dridhej me pyet: Cfare ben ti kur ke shume per te thene, dhe s'ke dikend qe te te degjoje?
Une shkruaj,- i pergjigjem!
Si? Mund ta shprehesh ate qe ndjen tek nje cope leter?- me pyet.
Po,- ja kthej. Sepse kur shkruan ti humbet nje copez tenden. Po po, ja dhuron dhe e ndan me letren. Here ajo mbetet aty,e paprekur, e here tjera dikush mund ta lexoj dhe e ruan ne veten e tij, ose ndoshta, ndoshta do e postojne dhe tek shume zemra te tjera boshe apo plot si ajo e imja. Mund te mos e di kush do ta lexoj ate neser, por e ndjej se kur dua ti percoj fshehtesine e shpirtit tim dikujt, ateher ajo leter do mberrije ne destinacjonin e duhur.

Hmm..- peshperiti lehtshem.S'besoj te jem e zonja per te bere mike nje leter e nje laps...Per me teper as lapsi e letra s'do donin te kishin nje mike te trishte.
Mos u merzit- i them. Derisa te kesh doren time teksa shtrengon tenden, sdo te te duhet nje laps e nje leter, syte e mi depertojne pas asajpikeze kristali qe sapo u shkeput nga qerpiket e tu.... Ti shkruan cdo second me syte e tu blu, e une jam lexuesja yte e preferuar...

 
Private conversations
Help Users
    Top