Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Jetmira

Antarë i Respektuar
Eshte shum e cuditshme qe nje i panjohur te te njoh me mire se ata qe ke rreth e rrotull.
Isha ne ashensor dhe nje djale po me shikonte drejt e ne sy, u tremba pasi mu duk si ato manjaket neper filma.
Ula koken dhe po beja sikur po shihja kepucet,por me vuri ne siklet.
Me ne fund arrita ne katin e 5,perpara se te ikte mi nguli serish syte.
Pasi me pa mire e mire vijoi:-"Qenke shum e bukur,edhe pse je lyer serish nuk e mbulon dot trishtimin qe ke ne syte e tu".
Ngela per nje cast nuk thash asgje,por vazhdova drejt kafenese.
U ula ne tavolinen ku me prisnin ato te dyja.
Ato po qeshnin dhe une qe hyra ne mendime.
Dikush qe te sheh 2 minuta te kupton gjendjen shpirterore,e dikush tjeter qe ke vite qe rrin me te nuk thote asgje.
Jeta eshte shum e cuditshme.
 
Mes dritash përhumbem si të ishte errësirë,
Ndalem mendueshëm e ulem diku,
Buzëqesh me veten, e marr me te mirë,
Pastaj endem rrugëve, çapitem kuturu.


Kapem pas ëndrrash e pastaj drithërohem,
Se di në jam zgjuar apo ne gjumë,
Mjafton te jesh me mua nuk dua te zgjohem,
Mos ik, mos më lër, rri e ca me shumë.


Rrugëve endem e s'di nga t'ja mbaj,
Nuk i shpetoj dot siluetës dhe syve të saj.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Mes dritash përhumbem si të ishte errësirë,
Ndalem mendueshëm e ulem diku,
Buzëqesh me veten, e marr me te mirë,
Pastaj endem rrugëve, çapitem kuturu.


Kapem pas ëndrrash e pastaj drithërohem,
Se di në jam zgjuar apo ne gjumë,
Mjafton te jesh me mua nuk dua te zgjohem,
Mos ik, mos më lër, rri e ca me shumë.


Rrugëve endem e s'di nga t'ja mbaj,
Nuk i shpetoj dot siluetës dhe syve të saj.
Sa e bukur. Ta vjedh?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ne ditet e diellta,po aq dhe ne ato me shi.
U gjendem mes resh dhe stuhish,po aq dhe ne perendimet e kuqe ,ne agime te hershme.
Nen hijen e nje tantelle te holle shpirti,vjen dhe iken,iku dhe vij.

Dhe kjo eshte magjia e nje trajte ndjenjash qe paqe s`kane por dhe luften s`duan.
 

🌞Beb🌞

Here I'm ?,time to shine ?
200.gifSa e madhe eshte dashuria qe kam per ty .Eshte shume e madhe si nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte
Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre,dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te saj...ja ku jam e humbur ne te .Jam e humbur ne kopshtin e Keshtjelles tone ,ketu do jem gjithmone asnjehere nuk kam per tu larguar.Te dua,te dua kaq shume sa ne kete kopesht dua te dergjem ,ne kete kopesht ku dashuria jone lulezoj ,ne Keshtjellen tone ku dashuria mbreteroj ...pikerisht ne kete vend ku une dhe ti u bem te pa ndare,sepse une tashme jetoj tek ti ashtu sic jeton ti tek mua.Je ne cdo rrahje zemre dhe perjetsisht do te dua.
 

Attachments

  • 200.gif
    200.gif
    484.7 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    484.7 KB · Shikime: 0
Puhizë

Ka momente kohore qe ne mendjen time shnderrohen ne vende, hapesira pafund, sa te gjera e te gjata aq edhe klaustrofobike.
E gjej veten ne bote te panjohura jashte kontrollit te arsyes njerezore.
Dhe mrekullohem ne ...mendjen time, i magjepsur nga universe per te cilat nuk dija asgje nje çast me pare.
I perhumbur dorezohem dhe lejoj te me çojne larg.
Ndjehem si puhiza e lehte qe ledhaton gjithçka, pa u bere as pronar e as skllav i asgjeje.
Nuk i perkas ketyre vendeve qe perpiqen te me kufizojne trupin.
Nuk jam, nuk dua te jem...
Mund ti lejoj te me çojne ku te duan, pa u ndjere e pa kuptuar.
Mund edhe te zhdukem, fikem por nuk dua ti kundervihem.
Lejoj te me shoqerojne gjithandej, sikur mos te kisha ekzistuar kurre, pa perfituar e pa humbur asgje, njelloj sikur te isha asgje.
Fikem, mes ketyre vendeve e boteve, fikem dhe ne heshtje i mbyll ne perqafimin tim.




PS-Jo, nuk pi bar?
As verë me shume se dy gota?
E pranoj ama qe neser kam takim te psikologu??
 
E kuqe!


E kuqe,
Si bluza e saj,

E kuqe,
Si buza e saj,

E kuqe,
Si domatja,

E kuqe,
Si lulekuqe,

E kuqe,
Si luleshtrydhe,

E kuqe,
Si zjarri,

E kuqe,
Si rubini

E kuqe,
Si Marsi,

Kjo vere kaq e kuqe
Ne gote kristali...


Gezuar!
 

Bukowski

Gjumash
Perpara se te braktisesh lulen qe te fali bukurine dhe aromen e saj, perpara se te shkosh te nje lule tjeter me e bukur.
Ndalu! Ujite vec nje here! Dhe ti do te shikosh lulen me te bukur ne bote.
 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Perpara se te braktisesh lulen qe te fali bukurine dhe aromen e saj, perpara se te shkosh te nje lule tjeter me e bukur.
Ndalu! Ujite vec nje here! Dhe ti do te shikosh lulen me te bukur ne bote.
Ohhh sa te kam pritur!
 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Ehhh lemza ...:emoji_slight_smile:

Nën shi ecte pranvera
me këmbët e saj thatime dhe të gjata mbi asfalt
kyçur mes rrotash motorësh basmash lëkurash
kardiogrami im paraqitej si mos më keq atë ditë
çka pritet do të vijë një ditë kur s’e pret
do të vijë në vetmi
pa terhequr pas vetes
ata që tashmë janë nisur
luanin koncertin e parë të Bethovenit nën shi
do të ngjisësh shkallët pa mua
një zambak gjendet në katin e fundit të shtëpisë në ballkon
nën shi ecte pranvera
me këmbët e saj thatime dhe të gjata mbi asfalt
je ulur mu ballë meje nuk më sheh
i buzëqesh një trishtimi që tymos diku larg
pranvera të largon nga unë të shpie tjetërkund
e një ditë nuk do të kthehesh më do të humbasësh në shi.
 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues

Bukowski

Gjumash
Sa me shume kohe kaloj me veten aq me shume me forcohet bindja qe jam i vetem ne kete epoke te gabuar.
Nje epoke ku femrat shesin dinjitetin e tyre thjesht dhe vetem per tu dukur ne rreshtin e pare. Me e bukura e festes, foto me aktorin me te pamshem foto me kengetarin me trendi, foto me lokalin me te bukur. Shume perfeksion ne kete bote te shtirur.
Perpara se te ngjitesh ne skenen tende te radhes mos harro te maresh me vete vlerat e nje vajze te thjeshte, e nje mikeje te mire , vlerat e nje mamaje dhe mbi te gjitha vlerat e tua reale. Mos e kaloni jeten duke e munduar veten te shfaqeni ajo qe nuk jeni ne te vertete.

Cit. perputhqen
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
U be kohe qe u jam shkeputur momenteve,jo se perendimet e diellit s`me zgjojne endrrat.
Dhe as qe lindjet e ti s`me mbushin me drite shpirtin.
Por mesa duket ,duke u rritur mesojme te menaxhojme momentet, si dicka te shejte,ku i ndajme vec me veten ne forme te pashkruar.
Ose rrall here me ndonje yll,kur hena shkelqen krejt si syte e nje femije te lumtur.
Jeta ecen,ose me sakte ne ecim ne shkallet e saj,duke i dhene kuptim kohes boshe. :))

Me rendesi eshte qe u riktheva per nje pershendetje te nje momenti ,qe rreshket ne forme te mendafsh ne nje tjeter.
 
Kete e kisha shkrujt per konkursin e ketij muaji dhe shpresoja te zija vendin e pare por juve nuk jua mbajti e nuk derguat krijime vetem e vetem te mos fitoja une?




Vibrim...telefoni



Vape e madhe,
Zagushi,
N'breg deti,
Une dhe ti.

Ec e ec,
Doreperdore,
A e do ,
Nje akullore?


Lepij une,
Lepin ti,
Akullorja
Na u shkri.

Dielli djeg,
Ne po piqemi,
Mos me prek,
Se do digjemi.


Nuk jam mire,
Afrohu pak,
Vema doren,
Permbi bark.

Obobo,
Me ngadale,
Hiqe doren,
M'le pa fjale.

A e ndjen?
Si leviz,
Si vibron?
Rri e qete,
Mos u gezo,
Nuk eshte,
Sic mendon,
Eshte thjeshte,
Telefon!
 

🌞Beb🌞

Here I'm ?,time to shine ?
Kete e kisha shkrujt per konkursin e ketij muaji dhe shpresoja te zija vendin e pare por juve nuk jua mbajti e nuk derguat krijime vetem e vetem te mos fitoja une?




Vibrim...telefoni



Vape e madhe,
Zagushi,
N'breg deti,
Une dhe ti.

Ec e ec,
Doreperdore,
A e do ,
Nje akullore?


Lepij une,
Lepin ti,
Akullorja
Na u shkri.

Dielli djeg,
Ne po piqemi,
Mos me prek,
Se do digjemi.


Nuk jam mire,
Afrohu pak,
Vema doren,
Permbi bark.

Obobo,
Me ngadale,
Hiqe doren,
M'le pa fjale.

A e ndjen?
Si leviz,
Si vibron?
Rri e qete,
Mos u gezo,
Nuk eshte,
Sic mendon,
Eshte thjeshte,
Telefon!
E ke menduar te shkruash tekste kengesh ☻??? do ishte hiti veror i kenduar nga Noizy ose Moziqi ☻?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Kete e kisha shkrujt per konkursin e ketij muaji dhe shpresoja te zija vendin e pare por juve nuk jua mbajti e nuk derguat krijime vetem e vetem te mos fitoja une?




Vibrim...telefoni



Vape e madhe,
Zagushi,
N'breg deti,
Une dhe ti.

Ec e ec,
Doreperdore,
A e do ,
Nje akullore?


Lepij une,
Lepin ti,
Akullorja
Na u shkri.

Dielli djeg,
Ne po piqemi,
Mos me prek,
Se do digjemi.


Nuk jam mire,
Afrohu pak,
Vema doren,
Permbi bark.

Obobo,
Me ngadale,
Hiqe doren,
M'le pa fjale.

A e ndjen?
Si leviz,
Si vibron?
Rri e qete,
Mos u gezo,
Nuk eshte,
Sic mendon,
Eshte thjeshte,
Telefon!
Ahahahahahah.
Lady Gaga Compliment GIF
 

🌞Beb🌞

Here I'm ?,time to shine ?
Adios(bye)

Se ditet ikin
Malli tretet
Syri me nuk te kerkon
Se zjarri shuhet
Endrra zbehet
Mendja trupin e sheron
Se cdo plag mbyllet
Jeta celet
Shpresa lind perseri
Se dielli del
Dita zbardhet
Mirupafshim agoni
Se loti thahet
Ndrin fytyra
Dhe trishtimi s'ka me vend
Te kam dash ne shume menyra
E tani ska ngel gjesend
Se fort pas jetes tash do kapem
Plot buzeqeshje do e vesh
Radha jote te me kerkosh
Por perseri nuk do te me gjesh

Ps: haj pipellsa ☻
 
Kam nje dhurate per ty!

Dua te te dhuroj nje nate, jo nga ato çfaredo, plot yje e ngjyra vezulluese por te erret si nje pike asgjeje, nje nate nga ato qe nuk ekzistojne, qe do vije e do ike vetem nje here, nje nate vetem per ty.
Nje nate ku te zhytesh pa zhurme, ku mund te bertasesh, çirresh, ulerish sepse askush nuk te degjon...madje as ti veten tende!
Nje nate ku shpirti mund te endet i lire, te qeshe, te qaje, te perhumbet.
Nje nate te zbrazur nga gjithçka ku mund te jemi teresisht te lire nga gjithcka na rrethon e te shohim njeri tjetrin mes erresires pafund.

Nje nate te mbushur me fantasmat tona...

Shikoji pak sa te çuditshme qe jane me lakuriqesine e tyre , pa jehonen e frikerave tona...
Nje nate te tille do te te dhuroja duke soditur kete qiell me yje por....ndoshta jo ty...ndoshta do ja dhuroja me shume vetes!
 
Top