• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Vvetoni

Larguar
Në kafene i ulur jashtë, edhe pse ftohtë u afrua për një moment kamerieri me pyetjen e tij të zakonshme: Çfarë doni të pini zotëri? Porosia juaj?
E dua atë i thashë. Më falni zotëri nuk po ju kuptoj ma ktheu ai. Atë e dua, nuk e kupton? E shikova në sy serioz. Më fal, më tha përsëri, nuk jeni edhe aq i kuptueshëm në porosinë tuaj. Si nuk jam i thashë, si nuk jam. Si nuk e njeh ti atë? Më shikonte i humbur. Është ajo, më e bukura e botës, është engjëlli që iku nga parajsa, është shpirti i shenjtë i secilit njeri, është guri i madh që më rrëndon aq shumë. Zotëri? Jeni mirë? Ika nga ai vend e nga ai njeri që nuk e njeh atë, si nuk njihet ajo, si!
 

Vvetoni

Larguar
E do?
E dua
Sa?
Nuk e di.
Si nuk e di?
Nuk e di, thjeshtë e dua.
Si mendon thjeshtë e dua?
Ja që e dua, pa e ditur si e sa.
Si mund të dashuroj dikush dikë, pa e ditur si e sa?
Ai që dashuron duke ditur pse, sa e si nuk dashuron në të vërtet.
Kaq shumë e do?
Të thashë, nuk e di sa e dua!
Në rregull, në rregull, ama ajo nuk është më ty më, duhet të shikosh nga e ardhmja.
Ajo është më mua.
Si me ty.
Është brenda thellësisë së shpirtit tim, dhe ka pushtuar atë.
Si të ka pushtuar, si një djallë ahahh.
Mos guxo të luash me dashurinë time!
Më fal, më fal, është në rregull. Ama ti je i dehur tani, nuk e di se çfarë flet.
Nuk jam i dehur, kam pirë vetëm dy gota.
Vetëm dy gota?
Po vetëm dy, kaq pinte edhe ajo. 2 gota, jo më tepër.
Ti je i çmendur!
Ndoshta edhe jam, i çmendur nga dashuria për të.
Harroje, ajo nuk është më, nuk do kthehet kuptoje këtë.
Nuk mundëm, kupto, nuk mundëm.
Ama ka femra plotë në këtë botë.
Nuk ka si ajo.
Duhet të jetë dikush që të bënë të dashurosh sërish.
Unë jam i dashuruar.
Në të je.
Po në të, ajo mjafton.
Nuk mund të shoh duke vuajtur, hajde forca ec përpara, dashuro, harroje atë.
Nuk mundëm të harroj vetën time.
Kot flas me ty.
Mirë, mos fol më.
 

Vvetoni

Larguar
Sonte po flasim pa dorëza, pa rregulla. Po flasim duke u parë në sy, e duke mos gënjyer më njëri tjetrin. Mjaft u lënduam, është koha të ikim nga njëri tjetri. Hajde sonte po ikim që të dy, pa e fajësuar njëri tjetrin më, pa i thënë se ti më lë, ti ike, e ti më nuk je. Po ikim të dy i dashur, se ty e mua nuk na mjaftoi dashuria, nuk na mjaftoi. Andaj të mos jemi bashkë. Dhe kuptoje, unë më nuk do të dashuroj kurrë, as ti mos dashuro, se po dashuruam sërish, do ikim sërish nga ata që do i kemi, e ata do ikin nga ne. Do ikim të gjithë nga dashuria, andaj mos dashuro më i dashur, sepse ikjet nga dashuria të vrasin, ji me dikë, e unë do jem me dikë, ama mos të i dashurojmë ata, të e dashurojmë vetëm njëri tjetrin, ashtu si po ikim, po ikim nga dashuria e cila nuk na mjaftoi.
 

Vvetoni

Larguar
E du

E du edhe kur qesh, e du edhe kur hesht, e du kur është me nerva, edhe kur nuk më flet, e du kur më thotë ik, edhe kur më thotë eja, e du kur më çmend, edhe kur më ndjen...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Une per ty mundem te rilind ,ne cdo sekond te jetes sime.
Mjafton ti te buzeqeshesh,te ndjesh,te lumturohesh.
Mundem lekuren time ta ngrije neper ererat e kohes.
Mundem ta shkrije kur e prek ti.
Une mundem me ti ndje ,tik-taket e zemres tende,e kjo te behet oksigjen per mua.
Oh,i dashur mundem,sa mundem per ty....
E ti per mua,mundesh thjesht te jesh afer,prane i shkrire ne lekuren time tatuazh shpirti. :))
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ndonjehere kur shpirti me eshte mbushur me qindra ndjenja,
te miksuara,
te komplikuara,
te forta aq shume sa gjoksi
nuk i mban dot me,
Fjalet ndihen te varfera te shkruhen
se nuk e flasin dot fuqine e ndjenjes.
Atehere marr penelin
dhe pelhuren,
Cdo ndjesi e pathene
shperthen ne bojra te shumellojta!
images (4).jpeg
 
E mban mend?
Te kujtohet?
Binte shi i imet.
Ti si nje flutur shumengjyreshe zbukuroje trotuarin duke me pritur.
Une e dija.
E ndjeja.
Ishe ti.
Te pashe.
Te sodita.
E dija qe ti ishe flutura ime.
Te erdha nga pas.
Pa u ndjere.
Dhe..

Te perqafova...
Ti u drodhe e tera ne krahet e mi dhe mbylle flatrat rreth meje.
Asnje fjale.
Asnje psheretime.
Asgje prej gjeje.
Ate cast bota nuk ekzistonte.
Ishim vetem ne te dy.
Ti dhe une.
Une dhe ti.
Perjetim per perjetesi.
 

Vvetoni

Larguar
E du malin, e du edhe vetmin në mal. Diqysh jam vet, e kam kohë me mendu për gjithçka e për çdo njëri. Në fakt këtu po gënjej pak, nuk është se mendoj për çdo njëri, apo për gjithçka. Mendoj për të, e për gjërat e saj. Për shikimet e saj të ndjeshme, natyrën e saj të brishtë, frymëmarrjen e saj, qerpikun e syrit të saj të ëmbël, dhëmbët e saj të shpeshtë e natyrën e saj që më dhuronte vetëm dashuri. Sot jam vetëm, në kujtimet e saj i tretur, i humbur pa të. A mundësh vetëm edhe një herë, të jesh ajo që ishe për mua? Vetëm edhe një herë.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nuk eshte ajri i ftohte i dimrit
ai qe ma vjedh frymen,
Por ngrica qe pushton zemren
ndonese e strukur mire ne trup.

Nuk eshte bora dhe mungesa e diellit
ato qe me mpijne duart
Eshte mungesa e shtrengimit tend
atehere kur me shume kisha nevoje

Nuk eshte xhami i akullt ai
qe ka ftohur dhomen
As oxhaku i cili nuk ndizet me.
Eshte shpirti yne, i cili nuk buzeqesh me!

 
Redaktimi i fundit:

N0

Lost.
Une krijimin bazuar mbi foton e siper e shoh jo te pershtatshem.
Ja nje menyre pozitive p.sh:

Zemres...

Me mbaj ne jete edhe per pak
ashtu si era pastron ajrin.
Akullin lesho mbi mua
qe te rilind pas qindra shekujsh.

Nxehtesia ka filluar me harbon
ngrohja globale po afron.
Me mire akull dhe gjalle
se sa afsh dhe e perdale.

:p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
...kjo darke e qete dimeri,duket sikur e ka vene gjume krejt kete qytet te hershem.
E kur njerzit flejne ,toka ndihet me cliruar me e lire,pesha trupore e tyre,nuk e ngarkon ate ,aq sa veprimet kaotike te tyre kur jane zgjuar.
Endrrat u`a don toka dhe qielli ,sepse jane te pafajshme,dhe kur s`jane te duhura nuk rendojne ,sepse yjet i trajtojne me brishtesi.
Kjo darke udhton me qetesi ne cdo pllake kalldremi,neper pika shiu te imte qe i lajne fytyren e erret nates.
A lahet fytyra e nates?
Ndoshta dhe po,se hena e dashuron dhe yjet i bejne shoqeri shpesh kur bje shi.
Kjo nate perqafon e ciftet e dashuruara per here te pare,puthjet e tyre deshmitar te paqte te keti qyteti .
Kjo nate po lind per te vdekur ne mengjes.
kur nata bie njerzit flejne,toka ndihet me qete ,me e lirshme per te bere dashuri me qiellin e saj ,qe nga dashuria per te, e erreson.
Por prape ngelet dashuri.
kjo nate na don dhe mua dhe ty.
Tani le te puthim nje yll,dhe ti themi te zbresi mes nesh.

..
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Tashmë kam mësuar si të notoj
në oqeanin e durimit.
Në breg të tij më presin mijëra kujtime.
Tek unë jeton shiu i ëmbël i verës.
Numërimi i ditëve larg
të përqafimeve plot mall.
Lotët e takimit dhe ndarjes
nëpër hapat e zhurmes të ikjes dhe ardhjes.
Të gjitha frikërat që u mposhtën nga forca.
Kam mësuar si të dëgjoj heshtjen.
Ajo ka kaq shumë për të treguar.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
A te kam thene se une te mbaj gjithmone me vete
Neper buzeqeshje mendimesh
haperuar neper kohera te ndryshme
Neper lutje drejtuar qiellit me zemren
mbushur plot buqeta kujtimesh.
Duhet te te kem thene se une
nuk jam e mire te te them sa te dua ne sy te te gjitheve.
Me duket sikur te gjithe do ma marrin pak nga pak
ate cfare zemra ime per ty mban.
Sa here shoh shkelqimin e syve te tu
Ndjej se si harkohet lehte nje buzeqeshje te buzet e mia,
Zgjas duart te te shtrengoj ne perqafim
Se vetem ashtu,
do mund te te tregoj
c'vend zen ti ne shpirtin tim.

 

Bambi

|Lorelai |🌞 Ashtu Keshtu
Staf në FV.AL
Bosh...sa bosh po ndihem ,me mungon!
A thua valle te jem duke te te munguar ?!
Heshtje,asnje pergjigje ....duhet te jem duke te te munguar,sepse jo per gje po do gjesh ti me mire se une ,normal qe nuk gjen....po pres........eh ja dhe 2 dite dhe do me kerkosh,apo jo?!Me kerko ,duhet te me kerkosh sepse ashtu siç ndihem une ndihesh dhe ti,s'eshte e leht.....jo aspak nuk eshte e leht ,qe te mbyllim te gjitha rruget ,dhe krenaria te na largoj.....Ok po e marr une hapin e para,me fal .....me fal qe te dua kaq shume dhe xhelozia me mposht,por shiko anen pozitive ,ne qofte se nuk do isha xheloze ,do te thot qe nuk do kisha intetes per ty,dhe mos interesimi nuk eshte dashuri.
Sikur te te kisha perballe ,a do te mund te ti thoja dot te gjitha keto?!.... Normal qe jo ,sepse do humbja ne syt e tu ,dhe fjalet do bllokoheshin,...
 
S'te kerkova,
As ti mua,
Rastesi???
Vertet thua?


Qofsh enderr,
Qofsh jete,
S'je mirazh,
Je e vertete.


S'eshte mekat
Me ty 'te jesh'
Une "te ndjej"
Tek buzeqesh.



Jam era,
Qe 'te prek'
Jam rrezja
Qe 'te djeg'.


Jam shiu
Qe te lag
Jam bora
Qe te zbardh.


Me mjafton
E di qe JE,
Nuk te kam
e as me ke.



Keshtu eshte,
E veshtire,
Ti oaz,
Ne shkretetire.



Jo asgje
Nga ty nuk pres
Me mjafton
Qe te jesh.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Trokiti dhe kjo darke,qetesia e nates zbriti ngadale,mbi Akropolin e lashte,mbi kete qytet qe as naten nuk flen.
Trokiti dhe kjo darke,bashke me dritat e ndezura, me kembesoret qe trokasin neper dyqane,,,,,
trokiti zemer dhe kjo darke,,,,kjo darke me nuancat e kuqe te ketyre festave....
rrembeje nje buzeqeshje,nje gote vere dhe uroje shpirtin per me te mirat e mundshme te kesaj darke...
Trokiti dhe kjo darke,,,,e bashke me te dhe une e ti.

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pritja i ngjan
gjethes se rene prej degeve.
E thare,
Njomur me
akrepat e harreses
qe me nuk levizin.
Pikla shiu
mbi lule livadhesh ,
fshin kujtimet,
lotet e qeshjet e kesaj jete...
Trungjet,
frymojne nen rrenje
vetveten...
Si cdo fund.
Ne, vepra dhe Meshira!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
While the ship is approaching, the wait seems longer. The second is not followed by the next one. Time has stopped. I remained between words I didn't say and those I said. Between repentance and courage. The promises I kept and others i broke. Feelings i felt and the one i never spoke.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
I bukur nuk je kur ke sy te medhenj,
E qerpike te gjate
Njeriu eshte i bukur kur e brendshmja eshte e bukur.
Nje mendim i mire,
Nje mbeshtetje supi
Nje dore qe nuk e rrezon tjetrin,
e ngren ate.
Kur largohesh nga e keqja,
E kota,
E pavlera.
Nje urtesi mes keshillash.
Nje heshtje mes zhurmes.
Kur degjon e nuk gjykon.
Sherojne plage te fashuara,
Lindin shpresen,
mes resh trishtimi te dendura.
Mbjellin mall, deshire,
dashuri.
Ca njerez jane te bukur,
Shpirti u frymon ne te bardh’ zemer!
 

Vvetoni

Larguar
Në këtë kohë të modernitetit, ku ne çdo ditë sillemi nga një aplikacion në tjetrin, sot më doli para syve një thënie e bukur për nënën, " Nuk ka fytyrë më të bukur në tokë se fytyra e nënës". U ktheva dhe e lexova disa herë, disi e keni pasur dhe ju ndjenjën e tillë sikur diçka po ju ngushton në gjoks? Ose sikur frymëmarrja juaj po rëndohet? Ose sikur çdo njëri, e çdo gjë humbët sikur në ndonjë nga tregimet për magjistarët që edhe të zhdukin? E tillë është ndjenja për nënën, për nënën që nuk e kam më. Dhe kisha një frikë të madhe se edhe mund të qaj, nuk doja, nuk duhej, i kisha premtuar asaj se do jetoj me kujtimin e bukur për të dhe nuk do qaj, do isha njeriu më i fortë në këtë planet, aq i fortë sa që edhe nuk do qaja. Sa i fortë është njeriu që kurrë nuk qan? I dobët është ai shpirt që lëngon e qan brenda, e që nuk derdh lot nga sytë. Tek e fundit, sytë nuk janë vetëm për të parë, ata janë edhe për të shprehur ndjenjë, për të derdhur lot. I çmendur apo? E po, njeriu edhe çmendet pa dashurinë e tij, pa dritën e syve të tij, pa nënën.
Huh, disi përtypej ky njëri i fortë e i madh sa shkëmbi, që rrëzohej e lëngonte pa forcën e nënës së tij. E bukur ishte dorë e saj që ëmbël më ledhatonte, e dashur ishte çdo fjalë e saj, i fortë ishte ai shikim, e dashuri ishte ajo buzëqeshje, ishte vërtet e bukura ime.
Po ju lus për një gjë, kur mos i mbyllni sytë kur kujtoni nënën tuaj, i doni aq shumë rrudhat e fytyrës së saj, vuajtjet e saj, lutjet e saj të fshehura, urimet e këndshme, aromën e flokut të saj, frymën që e merr, sytë që të ndjejnë, puthjet e ëmbla e përqafimin e ngrohtë, e doni edhe momentin kur shtriheni në prehrin e saj, e adhuroni ledhatimin e saj. E urreni shumë faktin se keni bërë me lot, që nuk i dhatë aq sa ju dha, që nuk ishit me të, e për të kur ajo donte të ishte me ju, doni të shkulni shpirtin tuaj, që i kushtonit më shumë kohë punës tuaj, shoqërisë, sportit, ndejave se sa dashurisë tuaj më të madhe, emrit më të bukur në këtë dhe, emrit nënë. Ah po i ëmbël e i dashur, është emri nënë. Engjëll, dritë e forcë e shpirtit, sa keq që më nuk të kam.
 

Vvetoni

Larguar
@Moonlight

Po i ëmbël zë i saj, drithërimë shpirtit mi dha
më goditi brenda meje, trup e mend mi ka nda
a humb çdo gjë, a çmendet njeriu valle?
foli engjëlli nga parajsa, kaq u bë, kaq u tha.

Thua engjëlli vet foli, pse njëri nuk është ajo?
Thua në parajsë të çoi, apo ëndërr ti ke pa
Kush e di, edhe ke vdekur, në parajsë ndoshta je
po edhe në ferr po qofsha, më mjafton zë i saj.

As rreze dielli, as drite hëne
as ushqim, e ujë nuk dua
sonte dua zërin e saj,
parajsë që mu bë mua .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Te kam ne mendje, ne enderr te shoh
Kur zgjohem e s'je prane, them cfare eshte kjo?
Merzitem, s'ka kush te me ngushelloje
Se shpejti do jesh me mua, keshtu shpresoj

Askush sikur ti, nuk me kupton me t'vertet
Prezenca jote tek une, i jep shpirtit tim jete
Zemren time vetem ti e posedon
Dashurine time je ti ajo qe e zoteron

Eja shpirti im ne shtepi, ty te kam jete
Te mos jesh me mua tani, eshte krimi i vertet


1/18/2020

1:40 AM
 

Vvetoni

Larguar
A ma jep ti mu at dore
Ata sy e ate goje
A mi jep ato vetulla
Faqe te kuqe
E floket gerrsheta
A ma jep njanin gji
Sikur une me qene femi
A ma jep ti mu ate ndjenje
A me fal pak dashni
A ti zhveshi ato rroba
A ta hequ ate mindil
A te bahemi sonte nje
Trup e shpirt ngjit e pshtet
Sikur ne anderr qysh ti me del.

Me falni eh :p
 
Dialog me veten!

Po tani?Po tani?

Tani qe fike zjarrin cfare do besh?
Do ngrohesh me hirin e shuar?
Do mbyllesh syte per te mos pare
Do shurdhohesh per te mos degjuar?


He, po tani?Po tani?


Tani qe fike te gjitha dritat,
Dhe mbete i heshtur ne erresire,
Tani qe ju largove oazit
Dhe mbete vetem ne shkretetire?

Po tani?Po tani?


Tani qe ju largove rrezes se diellit
E ndjen te ftohtin ne trup e mish?
S'te mbulojne dot as vegimet,
Do te te mbysin ethet, ta dish!

He, po tani?Po tani?


Pse mbylle endrren ne nje kuti
Pse nuk u ngjite ne Elikone?
Po tani qe flet me vete
Kush kujton se te degjon?

Pse pertypesh heshtur ne mendje
Pse bluan mendime me dhembe?
Po tani cfare do besh?He?Cfare?

Se di...se di...se di me te vertete
Di qe me zor po rri ne kembe!
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Vallai me rima e gjera te tjera spo di ta tregoj
Por i kam vene vetes nji kusht e me duhet ta realizoj
Dikur diku ne myzeqe kam qene njishi....
Por fatkeqesite me jane rrezuar paksa....
E tani shof. Servilat.morrat. e by*****lepiresit e mij dikur
Qe dalin e levizin......
Me vjen te qesh kur .endoj
Qe dikur e shisnin b**** per 2000 euro
E tash jo qe jam keq
Por me duhet ende te leviz e te merem me dicka....
Njeriu eshte si uji
Uji qe qendron ne nji vend qelbet
E une jo sjam i tille
Te keqen sja dua askujt.....
Ama te miren sdo tja ofroj me asnjerit
Sepse e pashe sh.mire se sa njerez me donin sinqerisht pa perfitime personale.......
E jane shume vertet shume njerezit qe i kam heq nga supet.
UNE DO TE BEHEM DIKUSH .....
 

Bambi

|Lorelai |🌞 Ashtu Keshtu
Staf në FV.AL
Syt e tu ndriçojn erresiren
Leht nga pas e ndjek vetmin
E kur ego e prek smiren
Buza leht çe nxjerr helmin

Aty trishtohem...
humbas ne qenien tend
Dhe perpiqem ne çdo rrahje
ne zemer diku te gjej vend

Thua vall keshtu ke lindur
i sert dhe i merzitur
pse buzeqeshja te ka ngrire
ti sje keshtu jam e bindur

Me ler qe dhimbjen ta lehtesoj
plagen embel ta sheroj
do kujdesem une per ty
sdo jesh vetem,do jemi dy 😍
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
A ju ndodh te takoni njerez te cilet ju japin keshilla dhe manuale jete gjate gjithe kohes, ndonese kurre nuk i keni pyetur?! Ata te kornizojne sipas shijes, karakterit dhe perceptimit te tyre. Per ta nuk je kurre mjaftueshem! E lexuar, e shoqerueshme, e artikuluar, e bukur, e vetmuar, e qeshur,e terhequr apo serioze. Ti nuk vepron sipas imagjinates se tyre, nuk ecen sipas rregullave te vendosura nga ta. E perserisin aq here te njejten gje saqe ajo cfare thone duke u perseritur si refren papushim, e humbet kuptimin krejtesisht.
Mund edhe te vene ne pikepyetje egzistencen tende. Sigurisht te gjitha keto ka shume mundesi te ndodhin sepse je ti ajo qe ja lejon! Nderkohe qe nje grup njerezish mundohen te zhvleresojne qenien tende, ka te tjere qe enderrojne te jetonin qofte dhe nje dite te vetme te jetes qe ti ben.
A nuk je ti e njejta per te dyja keta persona?! Ne njerezit?!
Jemi kaq te cuditshem! Preferojme gjembat para trendafilave ne pranvere, dhe kur dimri vjen e s'ka mbetur asnje gjethe ne horizon, enderrojme te celin trendafila.
(shkruar para disa kohesh por s'di pse mu kujtua tani)
images (4).jpeg
 

Vvetoni

Larguar
Fillimisht po ju kërkoj falje për shprehjet e përdorura në këtë shkrim, shpresoj që të qëndroni deri në fund dhe të mos me mbani inatin :)

Lufta është e çmendur, fillon në momente që nuk duhet të filloj, e nuk mbaron kurrë.
I dashur Gent, e di që në këto momente je në frontin e luftës duke vrarë armiq, megjithatë mua më ke bërë një padrejtësi të madhe. Nuk ka asnjë mundësi të vrasë dëshirën e çmendur për të pasur ty këtu, kam frikë se rezistenca ime po dështon, nuk dua të dezertoj. Kam dëshirën e madhe për të pasur ty këtu, në fakt duart e tua të cilat në këto momente janë duke bartur me vete armatim, do të duhej të ishin këtu që të ledhatonin e preknin gjoksin tim, i cili me raste edhe vlon nga dëshira e çmendur për të i prekur e bartur ti vet. Uh, ka disa netë që unë jetoj vetëm me kujtimin e ledhatimit e prekjeve tua, dhe këto kujtime dua të i vras ashtu si dhe ti vret armiqtë e vendit tonë. Ai trup që ndoshta edhe është duke bartur shokët e larguar nga fushëbeteja, do të duhej të kishte vetëm një fushëbetejë. Do të duhej të ishte këtu me mua, të më shtrëngonte e mbërthente fortë, derisa unë do të rezistoja, e di pak, ama do përpiqesha. Pse nuk je lufta ime, e unë fushëbeteja jote?
Eja e më humb, përhumb, më bëjë të bërtas, të lëshoj frymën e fundit, të mos guxoj të flas më. Të më bësh tendën, në çdo natë të këtij dimri të ftohtë, i cili nuk po përfundon dot. Unë dua të ngrohem edhe me ty, dhe jo vetëm me shporetin i cili do dru. E unë, mendon se nuk dua dru? Sepse dhe shporeti më i mirë, pa dru do të kalbëj e prishej.
Sonte po të shkruaj një letër të cilën asnjëherë nuk e ke marrë, jo për gjë, ama mjaft me lot nga mungesa jote, dua të qesh me prezencën tende. Dua të shtrëngoj aq fortë duart e tua mashkullore, dua të më mëshosh me to në prapanicën time, që kur unë të bërtas, ti të ndihesh triumfues. Eja, dhe më bëj trofe sepse po vdes nga ky zjarr e mall që kam.
A nuk e ke më dëshirën, si dikur që flokët e mia të prehen në gjoksin tend? A nuk e ke më dëshirën që me to të mbuloj fytyrën tende? Pse këto ti zëvendëson lufta? Uh, i çmendur është ai që i reziston flokut tim të bardhë, e që ti i thoje se është i art. Lufton për plaçka e trofe të luftës, e je pa arin tënd, pa të artën tende, budalla!
Po je budalla, që më le mua këtu, të vetmuar, duke të parë në fotografi, deri sa vuaj nga dëshira për të prekur çdo milimetër të trupit tënd, vuaj nga dëshira për të ndjerë ty mbi mua, e mua mbi ty, në të majtë e të djathtë të shtratit, në kuzhinën që gatuanim dashurinë tonë, në çdo pjesë të kësaj shtëpie që duket e vogël pa ty, pa ne, pa dashurinë tonë. Eja, dezerto le të mbushemi bashkë me djersët e trupave tonë, le të bëjmë dashuri çdo natë, sikur të ishte e fundit, beteja jote e fundit, lufta ime e përjetshme.

Me dashuri,

E jotja,
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
....dhe ja dje,sot....neser ,ne vazhdimesi bashke.
...dhe ja,koha,stinet ne te dy.
ej,une mund te mos e njoh dashurine aq mire sa ti,por ama di qe dashuria ime je ti. :))
Mjaftueshem per mua dhe per ty.
Diellin e mengjesit vetem ti mundesh te mj japesh shijen e duhur te ndricimit.

Te kam thene noj here qe dashurit jane si ajri i paster ,epo ti je oksigjeni i paster i mushkerive te mia.
 
Private conversations
Help Users
    Top