• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Dasma!

M'premto se dashuria jone
s'do te mbaroje me kete buqete lulesh
Pastertia e ndjenjes
nuk ndalet vec ne vellon e bardhe
Pushimet s'do te jene ekskluivitet
i muajit te mjaltit
Puthjeperqafimet s'do ndalen
ne kete nate!
M'thuaj se ne jemi lidh nyjesh
prej shpirtrash.
M'duaj fort per me me pas ne jeten tjeter,
E n'ket bote kemi me qene deri ne fryme te fundit
bashke!
 

Vvetoni

Larguar
Sonte po shkruaj për dashurinë, për ty e mu, për ne të dy. Sonte po flas për ata që nuk janë, mirëpo që dashuruan, ata që do të vijnë e që do të dashurojnë. Po shkruaj për një ndjenjë që i pushton njerëzit, që i mposhtë, që i humb, që i zgjon, që i krijon, që i ndez, që i shuan. Një ndjenjë që jeton me ta çdo ditë, që i jep kuptim çdo momenti. E çfarë ndodhë kur nuk dashurojmë? As nuk e pushtojmë, mposhtim, humbim, zgjojmë, krijojmë, ndezim, as nuk jetojmë, as nuk kemi kuptim. Dashuria është vet jeta, kuptimi i ditëve merr fill e përfundon me të, dashuria është dita e nata, dielli e hëna, dashuria është dashuri.
 

Vvetoni

Larguar
"Eh more bir, nuk e ke idenë sa shumë po më dhemb ky shpirt", e shikova mu në sy të plakut që jeta e kishte goditur shumë herë, mirëpo jo si sonte. Sonte ai kishte një plagë të rënd, që më dukej se vetëm po i hapej. Pse gjysh? Çfarë ndodhi?
" Bir, motra jote e kish ndërpre shkollën, babi yt me mendje cung nuk po do me e çu Gresën në shkollë, me tha mos u përziej se ti je plakë, Gresës nuk ka çka i duhet shkolla. Shpirti mu thy" E pash në sy, kishte lot që derdhnin fjalë të sinqerta që të preknin shpirtin. "Qysh mos me u ajo, a nuk mendon ai se po ja humb të ardhmen, pse kaq kryefort, pse bir, pse?" Qante, nuk ndalej" Gresa ka qenë nxënësja më e mirë, e do matematikën, e do letërsinë, ajo mi kuvendonte çdo herë letrat, gazetën e lajmet, qysh me e ndërpre qysh?" Më dukej si fëmijë që dënes, pa ndalë.
 

Ketrush

Anëtar i ri
Sonte po shkruaj për dashurinë, për ty e mu, për ne të dy. Sonte po flas për ata që nuk janë, mirëpo që dashuruan, ata që do të vijnë e që do të dashurojnë. Po shkruaj për një ndjenjë që i pushton njerëzit, që i mposhtë, që i humb, që i zgjon, që i krijon, që i ndez, që i shuan. Një ndjenjë që jeton me ta çdo ditë, që i jep kuptim çdo momenti. E çfarë ndodhë kur nuk dashurojmë? As nuk e pushtojmë, mposhtim, humbim, zgjojmë, krijojmë, ndezim, as nuk jetojmë, as nuk kemi kuptim. Dashuria është vet jeta, kuptimi i ditëve merr fill e përfundon me të, dashuria është dita e nata, dielli e hëna, dashuria është dashuri.
:
 

Passion

Banned
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Eja eja me perqafo me mbeshtjell me krahet e tu e me pyt cf ka qe nuk shkon
Cf ka qe nuk shkon e dashur, me pyt pse jam keshtu, me pyt pse dua deshperimisht
te kem ne keto momente.
Por e di qe e vetmja pergjigje qe mund te marresh eshte nuk e di sepse, di vetem per cf kam nevoje e ajo gjeja je ti
Gjeja me e embel ne bote, qe me trazon shpirtin qe me merr me vete me qetesine e gurgullimen e nje uji
Nje mungese e tmerrshme ne keto dite qe me duket sikur kam boten mbi supe sikur Atlanti.
Sdua hijen tende afer, sdua as bojen e zeze ne te bardhe sepse ajo shuhet shkrihet, sapo te filloje te kalojne pak minuta i merr ajri si pluhur.
Dua zerin tend, dua mishin tend.
Me merr me vete kur nata behet e zeze, me ate mendafshin e yjeve me bej te fluturoj
dhe e di qe edhe vetem sikur te afrosh buzet e tua tek mua do ndodhe,
Sepse e di , sepse lekura ime aq etur per ty do te perpije ne 1 sek cdo emocion max qe mund te leshoje cdo por i nje trupi te nje njeriu.
Dhe ai casti magjik kur ti afrohesh me buzeqesh me perkedhel e mbyll syte une jam ne tjeter bote edhe Atlanti u clirua nga zingjirt e tij.
Cfare te bej per ty qe te zemren tende ta cpojne serish pika lumturie, cfare te bej qe zemra te ngrihet peshe e ti te ndjesh nevojen e patundur te jesh me mua cdo sekond.
Po me vanitesh zemer dhe me duket sikur po luan kukafshehti pas atyre mijra carcafeve te bardhe dhe i merr era.
Dhe une si nje femi qe akoma spo kuptoj cfare po bej te ndjek ty e sigurte qe pas cdo carcafi une sdo rrezohem sepse sido qe te jete ti do jesh afer meje e do me kapesh nga duart e do me mbash
E tani eshte ai mom kur kam nevoje deshperimisht per ty edhe sikur te jete vec prezenca jote edhe sikur te rrish si mur i heshtur une thejshte te dua.
E priste tek vendi i tyre.
Dy kollona prej nje guri shtuf me pore te medha ishin deshmitare te gjithe neteve qe takoheshin,ku neper pore fikeshin cigaret e tyre.
Askush s'preferonte te ecnin rrugeve te ndricuara.
:)
E perse ? :)
 

Vvetoni

Larguar
E kam shkru para 3 viteve.

Ishin p'shtetun n'degë dy ashikë tvjetër. E puthshin shoqi shojn si me e puth foshnjën të dy syt` e ballit. E kish dalë fjala, se atje larg me nji vend kalimthi nëpër hijet e lisave, e me tvetmin ndriçim, prej xixëllonjave, aty kish lind dashnia.
Ish ma e amel se buzëqeshja qi rrez'llon ndër buzt` e foshnjës, ish pinjolle e Hanës, e sikur drapni që ri tuj ledhatue barin tuj e pre. Po! ish si freskia e amel, e butë, ish si vesa që për herë të parë lind, ish si andrra e nadjes, ish e heshtun, ish e mirë po sikur nana kur paska kenun vajz e re, ish si fshehtësi e brishtë, ish si me ia marrë zemrën deng-deng, si frezki që lulzon kandshëm, ish dashni.
 

Jetmira

..........
Mjaftojn disa fjale te trishta,
te kthejne pas kujtime te brishta.
I mbyll syte teksa e degjoj,
ditet e lumtura serish i kujtoj.
Ja dhe loti shfaqet n` sy,
krenaria na mbyti na t`dy.
Nata erdh perseri,
e serish n`vetmi.
Do nis serish dit e re,
e t`trisht do na gjej ne.
Kjo melodi e thejsht,
me kujton dashurine e humbur n`vjesht.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Eh, as kohet nuk shuhen i dashur,as kujtimet jo,ndoshta ne ju ikum stinve, ndoshta dhe njeri-tjetrit , shpesh dhe vetvetes.
Por prape ne nje tingull,ne nje note,ne nje frymarrje,apo buzeqeshje spontane,gjen cdo timber te mbetur ne kohe,cdo kujtim te plogesht apo te gjalle.
E di,ne kohe gjen cdo gje,vec ka nje problem,kur koha te na i mbyll dyert perfundimisht,me thuaj i dashur, ku do ti gjejme me pas grimcat ?!
Eh,...tani po iku nder tingujt e nje pianoje te vjeter,me prite ne udhtimin e rradhes,te nje timberi,buzeqeshje,apo lule delje. :))
 
Last edited:

Jetmira

..........
71919978_173080690404606_4400290257854005248_n.jpg

Sa here ndjehem e vetmuar,apo e harruar dal te shetis ne natyre.
Ndjehem mire kur shikoj perendimin e diellit ne lulishten tone te bukur.
Perendimi i diellit e zbukuron qytetin tone te vogel.
Ulem ne stol dhe qendroj me ore te tera duke shikuar pemet.
Ndjehem xheloze kur mendoj se natyra qendron e forte perballe stuhive,debores apo termeteve.
Eshte e pathyeshme,nuk eshte si ne njerezit qe thyhemi si puna e xhamave.
E adhuroj kte pamje,edhe nese eshte bosh perseri e adhuroj.
Nje pamje e tille te mbush me fryme,te ben te qete.
Natyra ime e bute,e brishte :):)
.............
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Asnjehere nuk e kam besuar se kjo bote eshte shume e vogel per njeriun. Si mundej njeriu te mos gjente hapesiren e duhur per tu ndjere i plotesuar?! I mbushur?! Deri dje.
Sot salloni 50m2 po me duket si nje biruce 1×1,
mijera miq me jane sfumuar e plasur si flluska e sapunit ne ajer,
krevati i cili ishte nje re pambuku ku realizoja enderrat, eshte kthyer ne nje gur i cili vret, vret e vret kurrizin gunga gunga.
Qielli i mbushur me yje e me hene te plote, me braktisi. Katran i zi! As edhe nje yll per mua?!
Ajri nuk me mbushka me me fryme.
Era nuk freskon me si dje naten.
Per cudi, sot me paska braktisur edhe hena, mikja ime me e mire!

p.s. Trying myself to be a little bit tragic and pesimist.
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mos u merzit, se nuk ka kurgjo prej merzise
Qite tkalumen mas shpine, je nlule t'rinise
Kurr tkqijat skane mu bitis maje nmen kit sen
Qata ec perpara mos u nal, se taksirati tnxen
E masanej e ki shtir mu qu nkam me kan si nfillim
Kujtoj tmirat qe i ki, qeli syt se cdo fillim e ka 1 mbarim
 

Vvetoni

Larguar
I ka humb kuptimi edhe lotit, forca e trupit asht tu me leshu, me mujt me qene ne banesa te rrezume, mu ba mbuloje per ata qe sot nuk jane. Me pas mundesi me qene dora e zgjatun, shprese e fuqi me ju dhan, me mujt mu kan za, sy e goje per ju qe sot nuk jeni ma. Naj here, nihesh i pafuqishem, naj here ndodhin do sene qe te vrasin, ndodhin larg, ama te prekin brenda. Largesise fizike i humb kuptimi me afersine e shpirtit, te rrahunat e zemres marrin kuptim vetem me lajmerimin ne televizion, u shpetua edhe nje, mbijetoi edhe nje tjeter, gjalle edhe i riu, shpetoi dhe nje femije. Zemra ndalet me çdo person qe shuhet zemra humbet, trupi smban me, shpirti te dhemb.
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Ka momente ne te cilen gjate mendoj
Cfare dreq jete eshte kjo qe une, jetoj
Ka momente ne te cilen jam I gezuar
Se kam pase nji femer qe shume e kam dashuruar
Ka momente te cilat shpesh I anash kaloj
Se sjam me me te
As qe dua ta mendoj
Ka momente te cilat
Te tjereve u kushtoj shume I vleresoj
Une kurre sdo jem si ta
E ata si une as e mendojne
Ama ka momente ne te cilwn ndihem I trishtuar
Shume njerez ktu ne forum
Kurre skane per te kuptuar
Por prape gjej forca dhe kthehem ne realiter
Nuk jane njerzit tevgjithe njisoj
Ne kete jete.......
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Takë,
e shkurtër,
katrore,
e hollë elegante...
Veshur mbi thembra
të çara që ecin mbi tokën e thatë.
Lekurë e vrazhdë,
mbështjellur ka shpirtin e vrarë
me ëndrra, pa ëndrra..
C'është Ëndrra?!
Takë e lartë, e shkurtër,
mbi to femra të mavijosura.
Trëndafil gonxhe këputur.
Dhunuar!
 
Last edited:
Hene e shndritshme,
Njomur me avull frymemarrje
Ne shetitjen time sonte.

Shperndaje driten tende.

Ngjyrimi yt ngop shpirtin tim.

Hene e shndritshme,
Cdo rreze e jotja
Ngjyroset ne pafundesi.

Tmerresisht sublime
Eshte aureola jote.

Mbytme me dashuri,
Rrethome me driten tende
Mbame larg erresires.
 
  • Like
Reactions: NGU

Vvetoni

Larguar
A mundem me e dite a osht dikush me ty? Qysh me mu?
Me ty de, ne jeten tande, a osht dikush? Hmmmm....
A tka bo se paku tlumtun?
Hmmmm...
Ok, zakonisht ti hesht ne keto raste, e di ma.
Ahahahah...
E pse po kesh?
Se di, pa arsye...
Qysh kesh njeri pa arsye, a je budalle ti?
Nashta edhe jom.
Une skom hiç dyshime, ti je budalle.
Amo jom budalle qe tdon.
Spot kuptoj.
Qe tdon de
E qysh mdon kur je me dikan?
Sjam.
Qysh sje?
Sjam de.
Hmmmm...
Eh, po kopjon a?
Jo, smuj me besu qe ke prit kaq gjate.
Pse spo beson?
Smuj, diqysh...
Çka?
A mdon?
A duhet me than?
Thuje, plote here, shume here, ama thuje...
Pseee?
Du me ni, kom mall...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ndertesat Flasin!
Fjalet qe u belbezuan brenda kater mureve,
zenkat e pajtimet.
Perrallat e darkes te mbuluar me batanijen
prej leshi,
te qeshurat e femijeve
nga e bertitura e
nenes para se te mbyllnin
qepallat nen jastikun e pambukte.
Kumbullat prane avllise,
keputeshin akoma pa u pjekur.
Bicikleten ne qoshken e portes,
dhe lojen ne oborr me cingla apo
ngjyshash.
Njerezit qe linden,
e nderruan jete.
Ndertesat flasin
pluhurin e kohes,
fillimin dhe fundin e tiktakeve
nen ate,
cati.
.
.
Pershendes @Loverboy 😂😂😂 a e shef qe ndertesat te bejne poete
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Katrorë!
Vija të drejta
bashkohen në pika të
përbashkëta.
Mbi njëri tjetrin, mozaik i jetës.
Katrorët formojnë puzzle-a, të
paracaktuar nga ata që
frymëmarrje kanë kornizat.
Kornizuesit!
Asnjëherë mjaftueshëm të
kënaqur.
Shumë i vogël,
shumë i drejtë,
Diagonal?! Mos dallo nga gjeometria e rregullt.
Ndjek rregullat, kënd i drejtë?!
Një ndjekës më shumë!
Katrorë!
4 vija të njëjta, 4 pika në cep,
4 kënde të drejta.
Nuk ndryshon Asnjëherë!
 
Last edited:
Po i kerkoj...
Ne kaltersine e detit,
Ne bardhesine e reve,
Ne ngjyrat e guackave,
Ne kokrrizat e reres.
Po i kerkoj...
Do i gjej?
Se di.
Di qe per te hasur syte e tu,
Me duhet te mbyll syte e mi...
 
  • Like
Reactions: NGU

Vvetoni

Larguar
Sonte kam ndjenja të përziera, sonte edhe dua të qaj edhe dua të qesh, e ke parasysh, jam sikur ata fëmijët që po sa i sheh duke qarë, i përqafon dhe për një moment fillojnë të qeshin. Sonte më duket vetja i humbur, por edhe i gjetur, sonte jam i heshtur por edhe flas, sonte i kam të dy gjërat e kundërta, sonte më gjeni në dy ekstremitete, në dy pole për një moment të vetëm. Sonte edhe qesh, edhe qaj, edhe vuaj edhe gëzohem, sonte jam unë.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shkruani thate,pa uji,diell i nxire e re pa shi ,u tha ajo shpirtrave....
Kohet mbajne zi , ditet nuk celen me, me megjese.
C`jane keto ngaterresa te varfera ,qe shpalosen si carcafet pas lindjeve te grave....
Kjo kohe,keta njerez,,,kjo shoqeri njerzore,,,,
Me ngjan e dehur deri ne palc, pergjumur , llomotitur mes vetvetes.
kocka qe hane mishin , mish qe piqet.
Kanibalizem njerzor.
kaq vaket,pa jete pa shprese,,,me krah te thyer e fjale boshe, perppeliten neper segmente shpirtrash te harruar.
...agim,rreze shprese,nje diell i vogel larg ne horizont....
Te ngrire ,si qenie jetime presin rrezen e ti....
 
  • Like
Reactions: NGU

Vvetoni

Larguar
Kam frikë i tha ajo, pse i tha ai. Kam frikë se të humbas ia ktheu ajo, si mendon ia ktheu ai. Mendoj se për një moment, unë dhe ti nuk do të jemi bashkë, e shikoi ai. Mendoj se një ditë, do të pushosh së dashuruari, qeshi ai. Mendoj se një ditë buzëqeshja e shikimi yt, nuk do të jenë për mua, e përqafoi ai. Filloi të qaj ajo, ai në vesh i tha: qe dashuria e tij është me e madhe se të gjitha dashuritë e botës, dhe se nuk do të pushoj edhe kur të gjithë të dashuruarit të mos dashurojnë më. Nuk do më lësh i tha ajo? Kurrë i tha ai.
 

Vvetoni

Larguar
Ndonëse e kishte në përqafim, ajo e lazdruar në përqafimin e tij po e pyeste:
Çfarë mendon, a ka më të bukur se dashuria? Amaa, më shiko në sy e më trego, drejtë të thashë! Dukej sikur e kërcënoi e u struk thellë në përqafimin e tij. Fol, i tha!
Filloi ai: Ndoshta është bardhësia e borës, ose është ngrohtësia e oxhakut në dimër, mund të jetë dhe një qenush i vogël, ose edhe një kotele e bukur.
Hej! e preku ajo në gjoks, si guxon i tha!
Ai qeshi, e i përmendi faktin se i kërkoi të jetë i sinqertë.
Do të thotë ti më shumë e do borën, bardhësinë e saj, edhe ngrohtësinë e oxhakut, ose edhe një mace e një qen më shumë se mua?
Ai e morri, e humbi në përqafimin e tij e i tha: Se ti je bora e bardhë, e oxhaku i ngrohtë, se je si një mace e si një qenush i vogël e i ëmbël, je kombinimi i të gjitha stinëve, andaj dhe të dua.
 

Vvetoni

Larguar
"Veç një pikë të më kishe dasht ti, veç një pikë më shumë se vetën..." po dëgjonte Elvanën e po e mbushte gotën plotë, për dashurinë që nuk e kishte më, për ata sy që të mbanin në jetë, për ato fjalë, për të përkryerën e tij. Ai po pinte, e kënga po këndonte " pa ty tani një Zot e di, sa lutëm unë të ndodhi një çudi", e mbushi gotën sërish " me ma kthy buzëqeshjen që më ka shku..." kënga e trisht e pija nuk po ndaleshin dot.
 
  • Like
Reactions: NGU

Vvetoni

Larguar
O pasha sytë e asaj vashe, pasha buzëqeshjen, mendimet, flokët e bardha, belin e holle, pasha ëndrrat, rrugët ku ka ecur, pasha frymën qe e merr, gjumin që e bënë...
 
Top