• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Didi

C'est la vie.
Nisa te shkruaja nje leter per ne te dy.
Pak caste dhe e flaka tutje.
Ne djall pra.
Aq.
 

Bukowski

Gjumash
Te kujtohet kur te tregoja per pianon, per tingujt qe leshon? A te kujtohen mesimet e para? A te kujtohet kur me thoje se ndiheshe xheloze pasi kaloja me shume kohe nen tingujt e pianos se sa me ty? Me siguri qe te kujtohet gjithcka, si mund te harrosh mua me pianon time?
Edhe sot e kam braktisur veten nen tingujt e saj. Me fal dashuri, me fal paqe, me sjell verdall ne boten e saj dhe pastaj me braktis ashtu njesoi si ti.

Gishtat e mi sot nuk duan te luajn mbi piano, jane te dobet, kane dridhje dhe deshira nuk po i ndihmone aspak. E vendosa nje pjese te Einaudi te me shoqeronte ne kete dembelizmin e gishtave. Ti e di se ca ndikimi kane te mua tingujt, ehhh ti e di me mire se mua. Notat po me tregojne se sot mungon ti. Sot gishtat duan te shkruajn notat per ty. Edhe pse ka kaluar kohe nga lamtumira jote, vazhdon te dominosh mendjen time po me te njeten force si te pianos.
Ska gje i thoja vetes koha do kaloj dhe shume shpejt do te marri ty dhe kujtimet e tua. Po shqetsohem shume kohe ka kaluar dhe ti je prap aty nje kujtim qe noton ne mendjen time.

A thua te jet kjo nje dhurat e hidhur nga koha per mua? A thua nuk kane kaluar mjaft vite? Ku kam gabuar vall me kohen? Pse po me detyron te mbledh copezat e humbura te shpirtit? Pse pikerisht ti?
Po e marre ndjenjen e gishtave te mi dhe po e flakeris ne nje cep te ketij forumi. Aty ku nuk mund ta lexosh kurr, le te mbetet ky kujtim i nje forumi. Une sot po e braktis kujtimin tend. Vazhdon te me ndjek nga pas cdo pjese e jotja. Syte e tu ngjyre jeshil, buzeqeshjen tende, floket kacurela,dashurine per librat madje edhe skuqjen tende arrij ta shikoj ngado. Cdo gje e bukur ne syte e mi me kujton ty. Je akoma nje rrufe uragani qe godet shpirtin tim. Je nje etje e pa ngopur dashurie.
Sot dua te falenderoj per cka me ke mesuar. Gabimin me ty e gjej kudo, ne xhepin e brendshem te palltos, ne xhepat e pantallonave kudo eshte gjithmon pran meje ashtu sikur te ishte hija ima. Sot dua te falenderoj qe me mesove si te buzeqesh, se si duhet te kujdesem edhe per te tjeret, si tu fal dashuri. Ndoshta e jona ishte thjesht nje mesim qe ne duhet tua mesonim te tjerve. A thua vall edhe ti je duke e pasuar dashurine? A te ze leht gjumi nates? A te ndodh qe pesha e kujtimeve ta lodhi shpirtin ashtu si mua? Sot dua te falenderoj per mbreterine qe me fale ti mbreteresha e kujtimeve te mia.

Duhej te ndieja dhimbje por per cudi nuk po me ndodhe, gjembat e trendafilit qe ma shpojne shpirtin nuk po me vrasin ato mbajne shikimin tend, edhe zgjimi i nates mban shikimin tend madje edhe lindja e diellit.
Sonte dua te falenderoj ashtu si hena falenderon yjet per pranin e tyre, dua te falenderoj ashtu si toka falenderon diellin per ngrohtesine e tij. Dua te falenderoj ashtu si shpirti falenderon dashurine kur kjo dashuri i fal.

Notat per ty perfunduan e dashur po ashtu edhe melodia e pianos e cila eshte aty pran meje duke me pritur per udhetime te reja.



Ps: Didi letrat qe perfundojne ne kosh dhe ato ne shishe jane mesazhet me te sinqerta jane ato qe nuk dorzohen nga frika e ndjenjes ndonse nuk eshte shprehur mjaftueshem. :D ;)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Cfare ben ne nje hapsire me lule?
Perfundon ne njeren nga ato lule dhe ti.
U falesh i shijon dhe jeton ne to.
Ndaj larg ferrave dhe afer luleve.
Jane te embla ,jane te brishta tamam sic duhet te jet nje shpirt njerzor. :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ti do i duash hapat e saj,aromen do ja ndjesh neper frymarrjet e tua neper endrra.
Ajo e ikur tashme neper dallget e kohes,zvarritjet e saj do kercasin neper ndergjegjen tende.
Ngricat do sherojne embelsine e saj.
Ti do kesh ftohte nga copezat e pakuptimta te kesaj jete.
Ngrohtesin do e kerkokosh neper kandilla me vaj ,qe netve te vona do digjen neper shpirtin tend te plakur nga rrudha kujtimesh.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Jeta mund te te ndryshoje ne nje sekond

Mendon qe cfare perjeton eshte dicka qe ske menduar?
mbase mbase
eshte edhe e panjohur e pa imagjinuar per enderrat qe kishe!

Jeta mund te te jape shume mundesi e ne secilen prej tyre
eshte nje sekond qe ben diferencen mes te tjerve.
Eshte nje ngjyre qe terheq syrin me shume,
eshte nje lule qe ke zgjedhur te fotografohesh me te ne sfond per ta ngrire ate cast ne kohet ne vazhdim, eshte nje buzeqeshje qe ndryshe te ngroh nga mijera te tjera,
eshte nje shikim,
eshte nje perqafim qe te le duart mbi trup..

por vetem dicka me sekondat ne vazhdim humbet..
zeri!!
zeri ne pak kohe harrohet ,
harrohet tingulli deri ne castin kur e ridegjon.
zeri..
si ishte tingulli jot?
cdo te thoje ti tani...
e humbur ne kete kohe
duke kerkuar
zerin e harruar
harrohem qe po flisja per sekondin
qe te ndryshon totalisht
nga cisha
ne cjam
e ne cdo te jem nga tani!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nese do me pyesnin ,cfare eshte jeta?
Do u pergjigjesha, frymarrja jote ne gjoksin tim.
Nese do me pyesnin per ngjyren e dashurise,une do ju tregoja per ngjyren e syve tu .
Nese do me thoshin pershkruaje dritherimen e kesaj jete me butesi,une do ju flisja per ty deri ne perjetesi.
:)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Te kisha thene, nje dite do kete lule ne vendin ku takoheshim ne.,
Te kisha thene, nje dite dielli do ndricoj por une e ti do jemi ne largesine e henes me diellin.
Ne te kundert ,ne te zhdrejt, ne te humburen.
Te kisha thene qe qershit lulezojne dhe piqen por ne do I shohim nga large si nje kujtim i embel.
Te kisha thene qe do te pres me stine ,,,,me kohe dhe pa kohe,,,
Por te kisha thene qe nje dite ne po keto dite sdo me gjesh me.
E me beso kur erdhi ajo dite une isha nje copez e vdekur mes unit dhe mbi unit tim,ne njeren isha une e ne tjetren ti.
Ecnim heshtur te pa fjale,nuk guxoja as te ngrija syte te te shikoja.
Uroja qe ne pjesen tende te ishte nate, ti te flije e ne endrren tende te kishe nje qiell perplot yje dhe hene te plote..
Nuk doja te shikoje pjesen time te mbushur me mijera kundershtime dhe veprime qe nuk donin asnje lloj kordinimi mes tyre.
Gjithcka ishte rebelizuar e ndihesha shume e vetmuar me to,hapat leviznin shkujdesur dhe duart ne xhepa mbusheshin e derdheshin me kujtime te ikura,braktisura ne murin e harreses mes unit dhe mbiunit tim.
Uroja qe ne pjesen tende te ishte nje nate e qete me yje,nuk e ngrita asnje sekond koken te shikoja cbehej ne pjesen tende,e ketu ndjeje pak vrarje ndergjegjie.
Por gjithesesi uroj te ishte nje nate me hene te plote e perplot yje ,me nje luledielli ne mes.

PS: E shkruar fiks nje vit me pare! :) Si iken koha.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Mund ti shquaja lehtesisht qerpiket e zi ,qe preknin vetullat e saj.
Shikimin e embel qe vriste ne thellsi.
Mund ti shquaja dhe levizjet e duareve fine,tek embelsisht torturonin cdo gje qe preknin.
Kisha ngelur ne trajten e shquar te mendimeve.... :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me thuaj i ke shetitur ndonjehere qiejt?
-Po!
Cfare ngjyre kane?
-Ate te endrrave te pastra.
Cfare ndjen tek shkele butesisht me hapat njerzor atje?
-Ke parasysh nje gje,ekzistenca jone eshte sa e prekshme po aq shpirterore dhe e paprekshme.
Kur ne i largohemi vetes na prekin tjeret,dhe shpesh ne hapin plage.
Por kur ne e perqafojme vetveten, krijojme rruget tona te qumshtit,kapercejme ate cfare nuk shihet, preket dhe knceptohet per shumicen.
Keshtu prekum butesine blu te qiellit me dore,pastaj nepermjet puthjeve te endrrave shtrohet nje tapet ne nje cope te qiellit, keshtu behesh nje banor i ftuar nga hapsira blu.
-Po pse thone qe hapsira jo gjithnje ka drite dhe universi e ka fillesen ne nje pike "te zeze" .
Po varet ku udhtone shpirti jot.
Por si nje peme e forte qe rrenjet i ka poshte tokes dhe lulet siper saj.
Ja ashtu jemi e ne qeniet njerzore,varet nga ne se ku do leme aromen e shpirtit tone te celi lulet e stines.
-Si perfundim ,me thuaj cfare ndjen ne nje dimension blu te shkeputur nga toka?
Ndjen qenien tende te kulluar , pin ujin e burimit nga i cili ne u krijuam.
Mendoj qe ne jemi nje abortim nga vete universi i jone qe na krijoje,tani per te na pranuar perseri atje,ne duhet te kullojme negativitetet,si fizike ashtu dhe shpirtrore.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Rikthimet e kthyeshme.
E di, cdo gje rikthehet.
Rikthehet aty ku ka burimin,aty ku ka lindjen aty ku ka rrenjen.
Rikthehet dielli nga perendimi ne lindje.
Rikthehet hena nga zvoglimi ne rritje.
Rikthehen stinet ne vallzim.
Rikthehen kohet dhe mendimet.
E vetmja qe ngelet enigme, eshte nese ne do rikthehemi nje dite kur te pershendetemi fizikisht me kete toke.
Ndoshta tjetersohemi ne bazamentin tone te energjive, duke mesuar nje gjuhe te re,forme te re dhe dimensione te reja energjish.
Nese trupi jone eshte nje burgator i shpirtit ,atehere le te dalim ne teorine e fes dhe shkences qe asgje nuk humbet por tjetersohet.
Ne fakt feja e meletis emebel,ndersa shkenca verteton shenderrimet por ne ne piken e rikthimit tone,ajo ngec.
Gjithesesi le te shpresojme qe ne kete bote gjithcka kthehet ne burimin e ti/saj.
E nese ne jemi nje burim nga universi ,atehere do i takojme perseri po ati ne nje forme ndryshe.
 

Didi

C'est la vie.
Kam nje copez te vogel, po se di ne lejohet se eshte ne italisht..


Una vita fa, ti sentii e tu il cuore mi spezzasti.
Aspettai ed aspettai ma tu non arrivasti.
Nel mio cuor nuove rose stan fiorendo,
E pian piano accerchiano le spine.
Queste spine che tanto m’han punto
Or’ora mi stanno accarezzando.
 

Jetmira

..........
IMG_20180221_112308_139.jpg
I dashur....
Po te shkruaj per her te fundit,dhe te premtoj qe ste bezdis me.
U ula ne lokalin ku u takuam per her te par.
Nuk dua te ulem,por kembet me dergojn perseri aty.
U drejtova me ,"i dashur" pasi ii till do mbetesh per mua.
Te premtoj qe nuk do te shkoj me :(:(
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Koha, kjo ndarse e drejte dhe zhdrejte.
koha ,kjo vigane qe perdor instrumentet e saj per te bere kasaphanen e radhes.
Pastaj u bene mortet e varrimit,viktimat e saj i rrjeshton si qirinje deshmoresh.
Neper kohra ,kohrat zihen dhe luftojne.
Por neper kohra njeriu luan dhe fiton.
Lind dhe vdes por mes ketyre dy datave me kohen martuar ne shpirt qendron.
Pa te dot nuk jeton ,dhe me te dot dashuri pa -fundsisht nuk prodhon.
Pastaj buzeqeshjet dhe lotet behen xherdani e saj e ne fund te fundit kjo eshte lumturia e saj e premtuar per njerzimin.
Ju lutem njerez mos shkruani shume thjesht,mos shkruani aq thjeshte sa nje gjethe e lagur e zhubravitur.
Ju lutem shkruani per dicka te thelle,dicka qe i ngjane kohes neper dimensione abstrakte mendimesh.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 32081
I dashur....
Po te shkruaj per her te fundit,dhe te premtoj qe ste bezdis me.
U ula ne lokalin ku u takuam per her te par.
Nuk dua te ulem,por kembet me dergojn perseri aty.
U drejtova me ,"i dashur" pasi ii till do mbetesh per mua.
Te premtoj qe nuk do te shkoj me :(:(
:) Jetmira rrjeshtat e tu jane te ndjer.
Te gjithe kemi kaluar momente te tilla diku gjate jetes.
Por jeta afron shume shume ngjyra cka bene qe gjithnje pas dimrave te kemi pranvere.
Ajo qe me pelqen ne ty,eshte pafajsia e spontanitetit tend.
Mundou te mos e humbesh asnjehere! PErqafime!
 

Jetmira

..........
:) Jetmira rrjeshtat e tu jane te ndjer.
Te gjithe kemi kaluar momente te tilla diku gjate jetes.
Por jeta afron shume shume ngjyra cka bene qe gjithnje pas dimrave te kemi pranvere.
Ajo qe me pelqen ne ty,eshte pafajsia e spontanitetit tend.
Mundou te mos e humbesh asnjehere! PErqafime!
Shum faleminderit e nderuar Nevertiti.
Shum keshill e bukur,ishin thjesht rreshta momenti.
Nuk kisha ku ti shprehja,dhe ii shpreha këtu.
 

KAON

Anëtar Aktiv
Me veten!

Me veten me ndodh te rri shum pak
aq pak kohe sa mund te thahet nje pik gjak
hej,eshte bota per rreth, me tuhaf si e cmendur
gumezhin e çirret e me mbyt zerin e mekur

Kur ulem te shijoj pak pjalem vetedije
i ngjaje nje çobani me fyellin nen hije
melodia e thellesi sime eshte gjithmon aty
mundohet cdo kohe t’me thot s’jemi dy

E keshtu nis dita nuk kam si t’ja bej
harroj veten time s’mundohem ta gjej
veç kur nisin stuhit e botes perreth
lind nevoja te strukem e formoj te shenjtin rreth

Aty ku fjala nuk vlen as nje lek
vec un e vetja xhaket mbi jelek
e pyes nganjeher me fjalet e mendjes
pse hesht ti kur bota sme le as te” vdes”?!

Hesht serisht e ngrata diç do t’me thote
un jam ti ,pse nuk e kupton o rrote
e nis te qesh me veten time, te zura i them
nje ne te dy ne kete bote si harem!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
..Ishte nje dhome e vogel me nje dritare nga krahu i lindjes se diellit.
Dukej sikur sinkronizimi i drites me muret e brendshme te dhomes se vjeter prej guri kishin nje dashuri te shtrire ne kohe.
Nga brenda dhoma vinte e sovatuar pak ashper ,me pas nje ngjyre e purpurt mbulonte pak sa pluhrin e kohes se asaj dhome.
Kam iden qe ai qe kishte lyer dhomen, do kishte qene ndoshta nje burre meso mosh.
Ndoshta e bente te ndihej gjalle ngjyra e purpurt,ndoshta dhe i ka larguar lodhjen prej ustai,duke hedhur ne mure ngjyren e tij te preferuar bashke me lodhjen e diteve.
Ne gonin e majte dhoma kishte nje ibrik me raki siper nje komedine .
Ne ato ane, rakin e benin pa sheqer,duhej te ishte e mire.
Ne anen tjeter te murit nje panoram natyre te mbushte syrin,vinte bollshem ne jeshillek thyhej nga bardhesia e luleve te nje peme qershie .
kisha nje fare deshire te kisha nje kafe me nje teke raki para...por isha e mbushur me nostalgjin e nje mengjesi te gdhir vetem mes kujtimesh,dhe akoma spo mblidhja veten.
Ne te djathte ishte krevati ku nata dhe une kaluam qetesisht gjumin tone,ajo me mundesoj erresiren , une e ndihmova naten te jete me zeze ,duke mbyllur syte forte ,per mos te shikuar as nje enderr ate nate.
Ishim ne nje qetesi te adhurueshme une dhe nata.
Dita kishte zbardhur ,disa lule qershie vallzonin ne pravnakun e dritares me xhama ,pjeset e te ciles ishin te ndare ne kuadrata te vegjel ,ngjanin sikur kishin ardhur nga kohe antikiteti.
Ndoshta keto dritare ruheshin akoma ne kete forme per te kujtuar traditen e zones,traditen e te parve.
Shkova drejt dritares,hapa kanatat e saj,nje tufe degesh me lule qershie u perlasen shkujdesur ne fytyren time...
Dielli i kishte fituar duelin nates , purpurtesia e mureve kishte marre nje vezullim te adhurushem,dukej sikur copezat e frymve qe kan fjetur ne ate dhome , kishin lene te gjithe nga nje shkrim mbi muret dhe tavanin e asaj dhome.
Ngrita syte ,purpurtesia e tavanit me thithi si nje vorbull, ne tufa mendimesh.
Dielli leshonte nje rreze diagonale e kapte njerin cep te tavanit,ajri lozte neper mjet rrezes dhe godiste tavanin ,pash nje bote tek ngjallej,shpresa tek derdheshin ne muret dhe tavanin e asaj dhome,..
Disa hapa ne korridor me shperqendruan kujdesin,dera u hap nje kafe turke me nje teke raki me buzeqeshi mbi tabaka.
Ishte tabak i drunjet me ca dizenjime te kendshme,dhe nje tufe lulesh qershie ne cep.
Duke falenderuar zonjen,shijova nje hurb rakie.per te mire e ne gezime -i them.
-Ajo buzeqeshi,duke me then; mire se na erdhet .
Pas pak disa blegerima qengjash ju shtuan ngjyrave te atij mengjesi,rrembeva nje triko sportive te varur pas deres se dhomes(as qe dija e kujt ishte) dhe dola ne oborrin e shtepis mysafire.
Nje male i tere i ngarkuar me lule ,dukej sikur kishte zbritur ne te dy anet e gardhit te oborrit, gardh i bere me thupra te thata,ishte aq romantik ,pemet ishin te mbingarkuara me gonxhet e tyre lozonjare,aroma dehte. Me dukej sikur ishin aty duke me pritur mua vite,vite te tera kisha large tyre.
Malli dashuria,frymarrjet e mija u bene nje me to,ajri i fresket me shponte mushkerit..
Drejtova syte drejt qiellit te kalter dhe kuptova qe pranvera tashme kishte zbritur mesemiri ne shpirtin tim.,..keputa nje dege me lule qershie , ngrita doren larte drejt diellit ,pershendeta qiellin ngrohtesisht,miqesisht,pafundesisht...
Isha ne nje qiell te kalter ku kufizohej me male,ku muzika ishin virgjiriteti i pemve dhe pyjesia .
Dielli dukej aq ndricues sikur lindte i vecante per ato vende te virgjera...ishte dita ime,ishte nje dite e mbushur me lule qershie...ishte nje dite rikthimi ne femirine time..rikthimi tek lulet e qeshive te mija ...

DSCI0686.jpg......

Dhe Fotoia e shkrepur nga une; Athine-2018.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Se di pse sot rete e bardha ne qiell me udhtuan..
Nje qiell i vrejtur me plot pasion udhtonte neper hutin e ti.
Ishte aq e magjishme tek ndjekja horizontet e ti abstrakte.
Kisha nje ndjesi bezh ne mendime per te shkruar siper ti.
Krejt me nje hap te shkujdesur,nje pene ne duart e shpirti dhe ngjyrat qe kullonin nga lekura e zhveshur,,,,kaperceja neper dizenjot e ti.
Tek lija ca fjale,pikesime apo psheretima frymarrjesh, me vete pyesja nese momentet qe mendojme apo prekim apo ndjejme do mundemi ti ruajme ne nje nga sirtaret e qiellit.....
Ndoshta dhe po!
Qielli eshte i afte te ruaj shume me shume se sa shpirtrat e mendimeve tona!
Shpesh kam menduar qe kur bie shi,ai eshte pjalm shpirtash qe ujit trupat tane!!
Prandaj e dua qiellin,sepse ai ka shpirt,nje shpirt qe nuk vdes,ne e ushqejme ate dhe ai Ne.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me thuaj ku flejne dashurit e medha?
Ne yje apo qiej,,,ne pyje apo dete lundertare?
Me thuaj ku perqafohen shpirtrat?
Ne perplasje stinesh,ne vjeshten qe zhveshet apo pranveren qe vishet?
Me thuaj ku bejne dashuri dy shpirtra?
Neper pjalme lulesh,neper barishtet qe era i tundon nen diellin e ngrohte?
Me thuaj ku takohen dy shpirtra?
Me trego,nderkohe qe te ndez cigaren e rradhes,dhe tymi i saj harkon qiejt e dashurise sone.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
takim me te shkuaren

Heshtja fliste aq shume...sa veshtrimi pertej xhamave te vegjel ishte i mjegullt,
rete ishin te dendura e nese dikur me ngjanin topa sheqeri
tani me ngjanin me kurthe merimangash me insekte te mbledhura nga fijet e holla ..
Boshlliqet e ajrit me zgjonin nga mendimet me tundnin pluhurin e mendimeve te fshehura ne skuta..
Ndjej gervishtjen e gomave mbi piste duhet te zbres e kembet me rendojne..
Me rendon pershendetja dhe biseda qe me pret...
Jam e vetmja ne kete aeroport pa nje cante, pa dike qe me pret e dike qe do me percjell..
Nisem ..
Kthehem ..
Lë e marr..
I kthej kurrizin edhe nje here duke e ditur qe kete here eshte per perhere.
lamtumire zemer e fjetur
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kur nga lashtesit ngrihen endrrat,e te zhveshin me dashurit e vdekura,ti dhimbjen e kthen ne forc ,forcen ne vullnetin e te nesermes.
Ne jemi rrenja e lashtesise,buzeqeshja e nje shpirti te humbur dhe rilindja e nje bime qe rritet neper stinet e kohes pafundesishte.
Prandaj tek tingujt e nje pianoie apo violine krijojne simfonit e tyre,ato sigurisht vijne nga lashtesi shpirtrash dhe derdhen ne rilindjet e pafundme te tyre.
Tingujt lidhin kohet,koha shkruan faqet dhe keshtu krijojme trashigimin nga nje shpirt tek nje tjeter.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Cfare u be me ikjet e nates?
Po me ditet me diell ku te lundron shpirti?
Ne cilen galaksi i cel filizat ne pranevere?
Thua i kujton endrrat e dimrit ne ftohtesine e netve janariane.
Me thuaj ku i shetit syte kur humnera te shfaqen para?
Mbylli faqet e librit qe po "lexon" ,se nder endrra kohore do te kushtezojne.


YouTube
 

Jetmira

..........
Kur e pash per her te fundit ishte i lumtur.
I lumtur si nje femij i pafajshem.
Syt e tij te lumtur,ishte ne paqe.
Por,ajo lumturi nuk i zgjati shum.
Ai aksident i malkkuar e la te gozhduar pas nje karroce .
Uli koken dhe shqiptoi dy fjal:-" Te lutem me fal".
I ktheva shpinen,nuk qajta por eca drejt pa i kthyer asnje pergjigje.
Shpirti po vuante,zemra po me plaste.
Nuk derdha lot,thjesht kuptova se jeta qenka shum hakmarrese.
Pas asaj dite nuk e pash me.
Ishte thjesht nje makth.
 

Vvetoni

Larguar
At ditë kur me ke thanë që gjërat kanë kuptim më ke gënjyer. Ke thanë që më fal, edhe atëherë kur nuk ke falur, ke thënë që dashuron, kur në të vërtet nuk ke dashuruar. Sot më dukësh si krijesë që vetëm frymon, kot ashtu për të kryer një proces jetësor për të cilin ke ardhur në botë. Por, a je ti për botën vetëm për të frymuar? Ndoshta sikur me frymën tënde të falje kur thoshe që fal, e të dashuroje kur thoshe që dashuron, ndoshta atëherë kuptim do kishte fryma jote.
 

Vvetoni

Larguar
Në këtë shtator ty nuk të kam

Era në shkollë erdhi me mamin
Drenin sa bukur e solli babi
Gentës, babi ia mbante çantën
Benit mami ia rregullonte çadrën
Blerinës, mami i dha bukë
Besimit, babi i dha pak ujë
Mërgimin mami e përqafoi
Diellëzën babi e ledhatoi
Jona e Joni kishin të dy
Njërin e mbante mami, e tjetrin babi
E mua do thoni ju?
Mua më solli daja
unë se kam as përqafimin e mamit
e as ledhatimin e babit

^Gjëja më e vështirë në jetë është të futësh në lëkurën e shpirtin e një fëmije, sidomos të një fëmije që i mungojnë prindërit kur fillojnë shkollën. Jepni dashuri nëse keni prindërit gjallë, e për më tepër dashuroni fëmijët tuaj me shpirt, kush e di, në ndonjë shtator ata mund të mos ju kenë juve.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Oh cjane keto gjethe gjithe terbim,qe rruget marrin per shtegtim.
Eh kjo ere kaq lozonjare qe kapelet i terheq zvarre,ajo zonja shume krenare floket e dendura ja ben vale. :)
Pa me thuaj ti mor zog,qe shtegton neper vende te ngrohta,ku e gjene pranveren valle ne ato male apo ne ato kodra?
Me buzqeshje vjeshtuke me shikon me kersheri,valle te behemi shoke sebashku,ne shtegtimin tend te ri. :))


 

Jetmira

..........
Po mendoja qëparë për lidhjet e mia të dështuara.
Deri dje e merrja veten inat se pse meshkujt më kishin kaq inat.
Në fakt ata të gjorët nuk ishin të denjë të përballonin çmendurinë time.
Janë mësuar me vajza që ecin si modele,qëndrojn si manikina e sillen si aristrokrate.
Kurse un jam e çmendur,kam një shpirt të çmendur.
Nuk mund të qëndroj si statujë teksa ai më thot rri serjoze.mos qesh e mos u sill si një fëmijë.
Nuk kam turp ti ec takat dhe të ec pa to.
Nuk kam turp të mbyll çadrën dhe të lej shiun të më prekë.
Nuk kam turp të qesh edhe nëse skam të qeshur të bukur.
Nuk kam turp të dal pa tualet edhe nëse ngjaj keq.
Nuk kam turp të mbaj lëpirse në goj lol osr të lidh flokët dy bishtalesa.
Epo kto gjera meshkujt nuk i durojnë dot.
Më vjen keq për veten që kam humbur kohë me robotë.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Sot erdha me qa hall
Ndon se m’thoni menemadh
Ke harru mar Marakli me shkru
Ke da koh pa na ngacmu
Sot erdha me ju hek mallin
E me ju me e qa hallin
Nuk kam ardh me gjujt me kuja
Por tju tham ça m’bani gruja
Dola n’bahçe me pi kafen
Ishte heret,thash spo çaj Nafen
Nji sy hapt e nji sy çil
Kishte ra nji rreze dill
Hapa syt gjithka qe terr
Njaja rreze prej ka del
Tuj njek rrezen porsi fmija
Sishte dilli po Hasija
Nji fejmute kja kojshija
Me yll dritet rrin e matet
Ja pash sherrin ksaj xhad xhadet
Ju avita me pershnet
Kuku nan ishte zhdesh krejt
Nji kmish natet transparente
Qe nuk bate as per perde
Asnji fjal se keni rren
Mu pa tana ça kishte mren
Ju avita me gjys zanit
Tuj knu kangen e jaranit
Une kna aja tuj kcy
Fillaj neja me na pelqy
Fol e qesh puthu prej larg
Njiri gjall s’ishte perqark
اo Marakli thash banu burr
Njiky shanc nuk te vjen kurr
Edhe zemra mu ba mal
Mas tri orsh jam permen n’spital
Tan ça i thash Hasijes n’vesh
I ka ni Nafja mas nesh
اa me gjeti mu të ziut
Nafja ka dor si t’ariut
Fut e bjer e bjer e fut
Her me grushta her me shput
Sheji mu hala s’ma hjek
E prej dhimave rri në brek
Per ju femna kam nrru mene
Masi m’qepen n’dymdhet vene
Mas dy orve me sirum
Masi m’bani si merhum
Masi m’shavi e m’shalovi
Masi shpinen ma limovi
Mirë e mirë masi m’ka rrah
Mu as Nafen smë bjen n’men me pa :lol:
 
Top