• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mjeket e sorollatnin nëpër spital, ndërron jetë 53 vjeçari

1603958978484.png

Ditën e premte Lutfi Çekiri, u paraqit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.
Aty e kishin adresuar mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët pasi i bënë një serum dhe e mbajtën disa orë në urgjencë mbrëmjen e së enjtes, e drejtuan në QSUT.
53-vjeçari nga Ndroqi së bashku me bashkëshorten, në kushte të vështira shëndetësore provoi çdo derë të QSUT-së, por nuk mori shërbim.
Ai vuante nga diabeti dhe stomaku por mjekët me të cilët mundi të fliste i thanë se duhet të shkonte në fshat te mjeku i lagjes.
Lutfi Çekiri, ka ndërruar jetë pasditen e së premtes. 53-vjeçari ishte një nga ata pacientë që u sorollat për për të marrë ndihmën e nevoshme mjekësore. Përpara se të vidste, mësohet se Çekiri bashkë me bashkëshorten kanë kaluar ccdo minutë dhe orë në ambientet e spitalit me shpresën se do të merrnin një ndihmë të specializuar për gjëndjen e rënduar shëndetsore të 53-vjeçarit. Gjatë një interviste për Fax Neës, Çekiri mes dhimbjeve dhe dëshpërimit tregon sorollatjen që ia kanë bërë spitalet pa marrë parasysh gjëndjen e tij shëndetsore.
Deklarata e Çekirit para se të vdiste:
Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët.

korcajone.al
 
Last edited by a moderator:
Dhe eshte vetem fillimi :(

Spitalet skane me kapacitete dhe as mjete per te semuret covid. Njerezit po nuk kane mundesi financiare te kurohen ne spitale private apo jashte shtetit. Fatkeqsisht ska ngel gje tjeter me thene por Zoti i meshirofte shqiptaret!
 
Kjo eshte e papranueshme per nje shtet qe e quan veten shtet, eshte e patolerueshme per nje sistem shendetesor qe lejon qytetaret te vdesin rrugeve!
E di qe nuk do zgjidhe asgje por duhet patjeter te "fluturojne" ca koka per kete ndodhi, perndryshe percillet mesazhi qe te vdesesh rrugeve eshte me se normale.

PS-Thene kjo, nga ata qe njoh e qe punojne ne sistemin shendetesor eshte shume me e lehte ta kalosh covidin me mjekim ne shtepi se sa ne spitalet tona por shteti duhet ti garantoje atyre qe nuk kane mundesi kurim ne institucionet e veta!
 
Sdo kete pagu leke i shkreti.Keto mjeket tane te lene te vdesesh rrugeve po su dhe leke.U ka vdek njerzlleku ketyre.
 
Eshte vertet per t'ardh keq te shohesh nje njeri ku nje dite para flet normalisht dhe perpiqet duke kerku ndihme nepermjet televizioneve, nderkohe te nesermen nderron jete per shkak te neglizhences se spitaleve duke e percjell si top ping pongu sa me nje spital ne tjetrin. Kjo pjesa serumit eshte kthy ne trend pa marre parasysh cfare smundjesh ka tjetri, e bejne me kedo sa per t'thene qe ka marre ndihme. Ncnc
 
Keshtu eshte kur e merr diplomen me leke. Katastrof e kemi sistemin shendetsor, si ne Maqedoni si ne Shqiperi.
Zoti e befte mire 😔
 
Private conversations
Help Users
    Top