• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mjalti nuk skadon as për 3000 vjet, ja përse

Hera

Moderatorë
Mjalti nuk skadon as për 3000 vjet, ja përse


​​​​
Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndërrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. [IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/mjalte-525x350.jpg"}[/IMG2]
Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyllë i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B.


Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur.

Vlera e mjaltit është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet.

Thuajse asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskët si mjalti.

Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë. Mjalti është një nga ushqimet më të preferuara të njerëzve dhe me vlera jo të vogla ushqyese por ndër të tjera është edhe një nga ushqimet e pakta në numër të cilat nuk rrezikojnë skadencën.

Disa arkeologë kanë gjetur kavanoza mjalti në disa varre të lashta egjiptiane, në piramidat.

Këto janë mostrat më të vjetra të mjaltit të zbuluara ndonjëherë, dhe janë krejtësisht të ngrënshëm.

Egjiptianët e përdornin mjaltin për një numër arsyesh: jo vetëm si një ëmbëltues (në vend të sheqerit), por edhe si dhuratë për perënditë.

Mjalti ishte gjithashtu një përbërës i lëngut të balsamimit.

Arsyeja pse mjalti ruhet pothuajse përgjithmonë është një kombinim i jashtëzakonshëm i disa faktorëve: mungesa e ujit, shkalla e duhur e aciditetit dhe prania e peroksidit të hidrogjenit.
 
Last edited by a moderator:
Top