• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mitologjia

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Afrodita Perëndesha e dashurisë(Afron ditën)
Aphrodite Venera Ashtar Ishtar

Aferdita(Aphrodite)ishte hyjneshe e dashurise ,deshirave te zjarrta dhe e bukurise
Sipas Homerit Afrodita ishte e bija e Zeusit dhe e Dianës hyjneshës së shiut.Hesiodi thoshte se lindi nga shkuma e detit kur Kroni kastroi te atin Uranin në ujdhesën e Qipros.

Vendlindja ne siujdhesen e Qipros apo Kiteres ka domethenien e saj Kurthit magjik te Afrodites askush nuk ka munduar ti shpetoj .Te gjith e kane provuar se per te duhen pak toke sa n je ujedhese dhe shume qiell dhe ajer e drite hyjnore qe vendelindjes se hyjneshes Afrodite nuk i mungoi kurr. Bukuria dhe magjepsja jane tipare te qenesishme te saj qe e bejne Afroditen hyjneshen me te pamposhtur qe as hyjnite as njerezit e asnje qenie e gjalle nuk kane mundur ta perballojne. Pas lindjes se saj,Zeusi ishte i frikesuar se hyjnite mund rte perplaseshin per doren e Afrodites per martese ,keshtu qe e martoi ate me Hefestin hyjnine e farketimit ,me te vendosurin e hyjnive. Efesti nuk mud te besonte ne fatin e tij te lumtur dhe perdori te gjitha aftesirte e tij per te bere dhurate me xheveairet me te kushtueshme per te . Ai I beri nje brez marramendes magjike te punuar ne filigram ari. kur e veshi brezin e saj magjik nuk kishte njeri qe mund ti rezistonte ,dhe ajo ishte e paperballuesheme edhe pa ate brez. Kjo zgjedhje qe beri Efesti nuk ishte shum e mencur se kur ajo e veshi brezin j magjik asnje nuk mund t,i rezistonte dot asaj.Ajo deshironte harene gezimet dhe magjepsjen dhe nuk mund te ishte mbi te gjitha nje qenie terheqese si gruaja blozetarit ,punerendit Hefest.
Ne mitologjine Romane venus eshte hyjnesha e dashurise dhe e bukurise dhe Kupidi Erosi qe lajmetari I dashurise.

Mërsina ishte pema e saj,por edhe bliri,shega trendafili, e lulekuqja . Pëllumbi, mjelma dhe trumcaku harabeli dallendyshja ishin zogjtë e saj.. Eplotefuqishme mbi hyjnitë,njerëzit dhe krijesat,rrjetes se magjishme te saj nuk I shpeton kerkush. Labirinthi i shpirtit është yllesia e mahnitese e kesaj hyjnesheKulti saj ishte I perhapur anene mbane ne boten e lashte .Ne Qipro dhe Kitera e njohin si Afrodite ,te asiro –babilonasit dhe Fenikasit e njihnin si Ishtar ,ne Etruri dhe ne Rome e njihnin si Venusi V enera ,Siro Palestinezet e njohin si Ashtar .Per Aferditen u ndertuann tempuj ne Kind,Pafos,Korinth,Alaband.Tempulli I Veneres nene tek forumi I Cerzarit ddhe tempulli I Veneres ne krah te forumit Romak kana qene tempujt me te medhenj kushtuar Afrodites ..Afrodita si hyjnesha e dashurise dhe e bukurise u percoll si imazh nga skulptor ,piktor .poet dhe astronom te te gjitha kohrave nga qe bukuria trupore si tipari me I qensishem I qenieve njerezore nuk ka munguar asnje brezi Ajo eshte shoqeruar me miresi .Festivale per te ishin Afrodiaket te cilat festoheshin ne qendra te ndryshme te Greqisi e vecanerisht ne Athine dhe Korinth.
Prftereshat e saj nuk ishin prostituta , por grate qe paraqesi perendeshen dhe maredhenit seksuale me to ishte nje metode adhurimi



Perjetimet qe pervijohen ne nje rreth rrites jane pervoja tejet te rendesishme ne jeten e hyjnive dhe te njerezve .Aferodita ,hyjnesha e pervojave intime ,vlerave shpirterore te pa cmuara ka idhetaret e dashurise se ameshuar Shpirti i nënshtrohet një procesi sa hyjnor aq edhe magjik.Fillimisht ai mbushet me magjepsje dhe bukuri nga hyjneshat Karite,madhohet mot pas moti nga Horet,ngizet me lajka e mister nga hyjnesha Pieta,pushtohet nga dëshira e zjarrtë e dashurisë në nxitjen e Hyjnive Himer dhe Poti prej Himenit shtyet drejt deshirës për martesë dhe sidomos

Erosit që e goditet me shigjetat e dashurisë që askush nuk mundi t’i shmang.Pas këtij rrugëtimi shpirti i dorëzohet hyjneshës Afroditë.

Afrodita është hyjnesha përgjegjëse e e të gjithë këtij universi shpirtëror ku fanitja(dukja) , gëzimi i ëmbël , lidhja hyjnore, por jo pak edhe dhimbja, urretja e tërbimte , humbjet tragjike janë padyshim janë pjese e lojës më të bukur hyjnore qe kanë rastin ta provojnë pa përjashtim hyjnitë dhe njerëzit.Shpirt i pushtuar nga 7 hyjnit e magjisë së parëfyeshme pranon të pushtohet pa kushte nga hyjnesha e bukurisë dhe magjepsjes Afroditë Askush ; ndër hyjni dhe vdekëtar nuk e përbuzi kur ra në rjetën e Afroditës për kundrazi pranoi padiskutuar të dehej nga mushti i dashurisë duke besuar se nuk ka sprovë më të bukur se të jet rob, qoftë dhe i përjetshëm i kësaj ndjenje .

Afrodita mbronte shpirtrat e dashuruar ne betejat luftarake apo ne shtrengatat detare .Por edhe dashurite pa pergjigje kane ndezzur urrejtje qe kane pasur fund tragjik .Egoizmi i bukuroshit Narciz , i dashuruar me vetveten ndeshkohet me vetvrasje .Edhe Aferdita nuk perjashtohet sit e gjithe hyjnoret nga lidhjet e saj dashurore.Zeusi I zgjodhi si bashkeshort te birin ,farketarin hyjnor Efest Afrodita pati disa sprova dashurie ..

Me Aresin hyjnine zemerake te luftes pati si pas ardhes -Erosin ,Antorin ,Deimosin,Fobin ,dhe Harmonine);me Dionisin ,zotin e veres ,pati djale Priapin e nde te vdekshmit me Ankizin mbretin Dardan pati Eneun legjendar Afrodita qe promotore e ngjarjes me te levduar nga Homeri ne Lashtesi .Ilioni ,Troja legjendare do te kishte pasur nje fat tjter pote mos ishte kjo hyjnesh .Prej bukurise dhe hireve te Afrodites Paridi (Aleksandri) I trojes ,me I vogli djale I Priamit mbretit te Ilionit ,u verbuya ne perzgjedheje e me te bukures hyjnore :Heres ,Atenes Afrodites .Per syte gja me te bukur ne kete bote nuk kish ,por Paridi nuk hezitoje ta zgjidhte Afroditen edhe sepse mori premtimin e saj pert ta gezuar me gruan me te bukur te gadishullit yte Hemit (Ballkanit)Helenen e Spartes dhe qe me ndihmen e saj e ktheu ne Helenen e Trojes Mollen e arte me neshkrimin ‘’Me te bukures ‘’ asaj ia dha princi i Trojes ,Paridi.Tmerrimi hyjnesha e grindjes nuk qe ftuar ne nje dasem hyjnish.Nga meria ajo vjen dhe hedh ne dasem nje molle te arte ku qe gdhendur me se bukures .Kaq u desh qe te fillonte sherri ndermjet Aferdites,Heres dhe Atenes.per te ndare kete enigme .Hyjneshat per te zgjidhur grindjen iu drejtuan Paridit princit te Trojes. Aferdita per ta joshur Paridin i premtoi se do t’I jepte gruan me te bukur ne bote ,Helenen.Ai ia dha mollen Aferdites.Qe nga ai cast molla e me se bukures u kthye ne’’ molla e sherrit’’ . Aferdita vertet e ndihmoi Paridin te sjell n ne Troje Helenen po ajo nderkohe hapi siparin e konfliktit te se drejtes ndermjet lidhjes bashkeshortore dhe lidhjes erotike ne formimin e qytetrimit njerezor.Homeri na e sjell kete zgjidhje si e drejte e Menelaut per tu hakmare ndaj Paridit qe thyen mikepritjen dhe prish bashkeshortesine .Vendoset te shembet Troja simboli I pasurise mireqenies por e dhe I lirise se tepruar.Primi duke ja lejuar te birit dhunimin e bashkeshortesise se Menelau- Helene ka pranur ndeshkimin hyjnor te shembjes se Trojes.Mbreterit e lashtesise kishin kuptur se celesi vazhdimesise se qytetrimit njerezor qe ruajtja si te shenjta lidhjet bashkeshortore ,andaj asnjeri prej tyre nuk nguroje te merrte pjes e ne ekspediten ndeshkuese te kohes kunder Trojes .Menelau sipas legjendes nuk qe I vetmi pretendent I kurores bashkeshortore me Helenen Petendentet e tjere eshte e natyrshme qe ta pranonin pa diskutim kete kanun te ri tte se drejtes bashkeshortore qe bente diference me epoken e matriarkatit pararendes .Familja do te konsiserohej si njesia qyteteruese andaj asnje nga trimat e lashtesise nuk nguruan te marrin pjese ne ekspediten ndeshkuese ndaj Paridit te Trojes.Kete ekspedite e udhehoqi AgaMemnoni (Aga I mendjes ) qe mundi te mbllodhi rreth vehtes 150000 luftetare te idese se re per familjen kundra Trojes Ne ngjarjen epokale te luftes se Trojes qe protagonist dhe deshmitare te gjitha hyjnite e Olimpit dhe rrotullise pa perjashtim dhe kush me trimat e lashtesise qe do te provoni fuqine e rinise ,mencurine e bujarise, tmerret e luftes,dhimbjn e humbjes, dredhine e pellazgeve hyjnor dhe lavdine e fitores dhe te perjetesise .E tere trimria e epokes e kthyer ne epos per Ilionin e kurorezuan Homerin ne perjetesine Olimpiane .Pa misteret e Afrodites shpirterve njerezor do tju mungonte personaliteti ,karakteri dhe vullnetet e stuhishme qe shenjojne historine njerezore pra do te ishin si qeniet instiktive riprodhuse te zinxhirit biollogjik
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Artemis
Artemisa shpeton Efigjenine
Artemisa(Diana tek Romaket) eshte bija e Zeusit dhe Letos.Vellai binjak i saj eshte Apoloni.hyu i dritës dhe i diellit sipas rrefimevce të lashta kanë lindur në ishullin e Delo.Hyjnesha e pyjeve e kafsheve të gjahut.
Ajo ishte mbrojtesja e te rinjve . Si Apoloni ajo gjuante me shigjeta të arta.Ajo identifikohet me Hënën. Ajo gjitashtu kujdesej për lindjen e fëmijvë qe mund te duket e çuditshme per nje virgjereshë Artemisa lindi pak çaste përpara të vëllait Apolonit .Ajo u kujdes per te emen * Leton * qe sillte pas saj në jetë binjakun e saj* Apolonin .
Vuajtjet në lindje te së jëmës e tmerruan Artemisën qe u betua në heshtje që të mos i provonte kurrë ato vuajtje. Andaj Ajo mbeti hyjneshe e virgjerisë Ajo u bashkua me Hekatën.
Selvia qiparisi është peme e saj .Te gjitha kafshet e egra i adhuron e në veçanti dreri(Kaprollin).
E ema Letoja për t’i shpëtuar Pitonit te tmerrshem që e ndiqte kudo për ta vrarë* sipas urdherit te HERES * e detyroi të nxitonte të mbrinte në Delos që aso kohe qe një ishull lundrues.Sa shkeli në ishull nga fundi i detit ndolen dy shkembinnj te mëdhenj qe ndalen ishullin dhe penguan zvaranikun perbidësh që ta vriste .Ne malin Kint * Letoja lindi binjakët Artemisa dhe Apolon. Por ka të tjerë që mendojnë që Letoja duhet ti kete lindur femijte pyllin e Oritiga në Efes ku të lashtët ngritën tempullin e Artemisës që qe dhe mrekullia e shtatë e antikitetit .
Artemisa nuk qe vetëm hyjneshë e pellazgëve hyjnor te gadishullit te Hemit (Ballkanit)Tek sivellezerit Hetitë kjo hyjnesh thirrej me emrin Rutamish ndersa Lidasit ate e therritnin Artimen qe i kushtoheshin drerit dhe drenushes
Ne Greqinë dhe Romën e lashtë kulti i Artemisës ka qënë shumë i përhapur Ne kuptimine e të lashteve Apoloni dhe Artemisa identifikoheshin edhe me Diellin e Hënën .
Artemisa qe hyjneshe e natyrës dhe e pjellmërisë se saj .E tërë fauna dhe flora qenë nën mbrojtjen e saj.
Nën mbrojtjen e saj qenë edhe nënat e reja që të sillnin ne jetë femijë të shëndetshëm. Në këtë shërbim*ndihmën e parë* ia dha së jemes LETOS qe sillte në jetë pas saj Apolonin vellain e saj binjak.
Artemisa qe edhe hyjneshe e burimeve shëruese* por me të duhet të ishe edhe shumë i kujdesshëm se çdo përplasje e pa dëshiruar me të mund të pesoje çmenduri *paralizë apo edhe vdekje tragjike.
Vetëm hiret e bukuroshit Narciz e tunduan atë dhe për të qe gati ta falte virgjerinë. Por miti e kishte të paracaktuar fatin e saj.Bukuroshi nuk ju përgjegj dashurisë së saj.Narcizi qe parë në pasqyrat e kristalta të burimeve të hyjneshës dhe u dashurua me pasqyrimin e tij.I mjeri djalosh nuk mundi kurrë ta nxirrte nga pasqyrat e kristalta siluetën e vet *me të cilin qe dashuruar.Për këtë *ai mbeti duke kërkuar më kot te takonte imazhin e tij.Në një prej ditëve duke kërkuar më kot sëbashku me langojtë e tij qene humbur thellë në pyje.Në këtë ekstazë çmendurie* pa mendje * ai i vetëm hyri në një shpellë ku buronin ujrat hyjnor.Aty po flladitej Artemisa bashkë me nimfat e saj*të cilat lodronin e laheshin të shkujdesura me hyjneshen e tyre në ujrat e liqenithit te shpellës.Hyjnesha Artemisë e mahniti Narcizin me hiret e trupit të saj.Ai vështronte pa lëvizur dhe i ngurosur këte vizion hyjnor.Ky qe çasti më fatal për djaloshin e bukur që çmendurisht nuk u qe përgjigjur më parë ndjenjës së Artemisës *E pikasi Artemisa që dikush po sodiste hiret e saj dhe në çast e shndëroi në kaproll.Por s’qe e thënë langojtë qe ishin futur po atë çast ne shpelle në gjurmë të të zotit të tyre*Narcizit *me që përpara u doli kaprolli *në vrullin e gjuhetisë së tyre u hodhën mbi te dhe e shkyen sa pa hapur e mbyllur sytë.Ku ta dinin ato shtazë besnike e kampione te gjahut se kishin përlarë të zotin e tyre që Artemisa e kishte shëndruar në kaproll.Edhe pse nxitoi e penduar për të shpëtuar të adhuruarin e saj *Artemisa gjeti narcizën *lulen erëmjaltese të burimeve të pashtreshme te pyllit te saj.
Kudo ku kishte pyje e magji te gjelber do te ishte pa tjeter edhe Artemisa qe argetohej duke lodruar e mbrojtur kafshët e gjuhetisë gjuajtisë
Ne zbukurimet dhe pikturat e lashta dhe te reja Artemisa paraqitet si atlete nen shoqerinë e luanit*tigrit*mjelmes dhe natyrisht të kaprollit* kafshës së zemrës Artemis
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.

Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.

Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…

Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …

Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.

Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.

Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…

1. ZEUSI

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.

ثshtë lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.

Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJثN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..

Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…

Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJثN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMثN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSثN, kanë lindur 9 muza të famshëm.

Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.

Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.

Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.

Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPثN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.

Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.

2. HERA

Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.

Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.

Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.

Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.

Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.

Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.

Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI

Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.

Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. ثshtë konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.

Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.

Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.

Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.

6. APOLONI

Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.

I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. ثshtë i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETثN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.

Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.

Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.

Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETثN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.

8. HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJثN.

Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.

Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...

9. AFRODITA

Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.

Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.

Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.

Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.

Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI

Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë.

Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.

Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.

Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.

Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.

Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.

DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.

Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
PSIKA (greq. Psyche, lat. Psyche) - dashnorja dhe gruaja e mëvonshme e Erosit, zotit të dashurisë.
Legjenda për Psiken dhe Erosin është me origjinë greke, por na është e njohur veçmas sipas versionit që është dhënë në veprën Metamorfozat ose Gomari i artë e Apuleut nga Madaura (shek. II para es.). Në të është shtojca e veçantë në formë të përrallës, të cilën njëfarë plake ia tregon vajzës që e kishin zënë rob cubat në mënyrë që ta argëtojë. Legjenda ka qenë njësoj e përhapur dhe e njohur si në botën antike ashtu edhe sot, dhe për të ende vlen ajo që pat shkruar ne librin e tij Apuleu: „Lexues, kujdes: do te argëtohesh!"
Dikur kishin qenë një mbret dhe një mbretëreshë që i kanë pasur tri vajza të bukura. Dy të parat i kishin martuar shumë mirë, mirëpo, te më e reja, Psika, kurrsesi nuk vinte dhëndri, as princi dhe as kurrfarë burri. Psika, në të vërtetë, ishte aq e bulkur, sa që secili i admirohej si ndonjë skulpture apo hyjneshe. Së shpejti nisi të flitet se Psika, në të vërtetë, edhe nuk ishte princeshë e thjeshtë, por Afrodita e re, dhe shumë filluan t'i shprehin respekte hyjnore. Tregimet për bukurinë e saj filluan të përhapen gjithnjë e më tepër, ndërsa largësirat filluan të smadhohen dhe, më në fund, në tokën e babait të saj filluan të shtegtojnë adhuruesit nga mbarë Greqia. Filluan të zbrazen tempujt në Pfos, në Knid dhe Kiterë, kurse njerëzit në vend të Afroditës filluan ta adhuronin Psikën.
Për hirë të së vertetës, Psika nga ky adhurim nuk ka qenë aspak e ngazëllyer. Kuptohet se nga kjo edhe më pak ka qenë e ngazllyer Afrodita. Nga zemërimi ndaj bukurisë së palejueshme të një vdekatareje të thjeshtë vendosi t'i hakmerrej. I urdhëroi birit të vet, Erosit që ta plagoste zemrën e Psikës me shigjetën e dashurisë ndaj burrit më të keq në botë.
Në ndërkohë i ati i Psikës iu drejtua orakullit të Delfit për ta pyetur për këshillë se si t'ia gjente vajzës së vet burrin. E mori përgjegjen e trishtueshme: le ta çojë të veshur në kostum martesor në shkëmbin e lartë mbi greminë ku dhëndri do të vijë tek ajo. Ky do të jetë dragoi i vrazhdët me trup të mbuluar me guaca. Kundër profecisë që e shpalli vullnetin e zotërave nuk ka mundur të ndërmerret gjë dhe mbreti me zemër të thyer e çoi fjalen në vend. Kur e la vajzën në shkëmbin e lartë dhe shkoi, ndodhi mrekullia. Era e qetë e Zefirit e ngrati lehtë Psikën dhe e çoi në rrafshirën nën shkëmb. Këtë e bëri në lutje te zotit Eros, i cili fluturoi te shkëmbi për ta kryer urdhërin e nënës së vet, por që në shikim të parë u dashurua në Psikën.
Kuptohet se Psika nuk ka pasur as ide mbi veprën e Erosit dhe për shpëtimin e vet, prandaj u befasua shumë. Edhe më tepër e ka befasuar kur në skaj të fushës e vërejti pallatin tejet të bukur. Hyri brenda dhe u befasua edhe më tepër: shërbëtoret e padukshme ia kishin përgatitur banjon, freskimin dhe shtratin. Mjaftonte që vetëm të dëshirojë diçka dhe dëshira menjëherë i plotësohej. Kur Psikën pas kësaj e mori gjumi heshtazi iu afrua dhëndri. Mirëpo, ky nuk ishte dragoi i vrazhdë, por Erosi, zot i bukur i dashurisë.
Erosi ka ditur mirë pse prej Psikës ka kërkuar premtimin se kurrë nuk do të përpiqet të dijë se si, në të vërtetë, duket ai. Psika, ndërkaq, nuk e ka ditur, këtë mu sikur se që nuk dimë as ne. Nën përshtypjen e kënaqësisë së përjetuar të dashurisë së parë ajo ia premtoi këtë. Dhe kështu psika filloi të jetojë në pallatin e shkëlqyer, duke i kaluar ditët në vetmi, duke pritur natën që ia sjell dashurinë e dashnorit të panjohur. Ajo që e pikëllonte ishin mendimet për motrat dhe prindërit të cilët me siguri i ka munduar brenga mbi fatin e saj.
Kur arriti lajmi te motrat e saja mbi zhdukjen e Psikës, u kthyen te prindërit e tyre për t'i ngushlluar. Shkuan deri te shkëmbi pranë të cilit syri i njeriut për herë të fundit e ka parë Psikën. Atje qajten me zemër dhe Psika e luti dashnorin e vet që t'ia lejojë takimin me motrat, sepse ato kur do t'u thotë se si jeton, nuk do të pikëllohen më. Erosi e qortoi Psikën se ky takim është i lidhur me rreziqe të mëdha, dhe e bindte që të heqë doxë nga kjo. Të gjitha bindjet e Erosit mbetën pa sukses. Kur gruas i ngulitet diç në kokë nuk mund të ndihmojë as zoti. Andaj Erosi i urdhëroi Zefirit që motrat e Psikës t'i transferoj në fushë, ndërsa ai u zhduk më parë se ç'ndodhte rëndom.
Motrat u gëzuan me gjithë zemër për këtë takim, por kur e panë pallatin shkëlqyes në të cilin jetonte motra e tyre më e vogël, në to lindi zilia. Filluan ta pyesin Psikën për burrin e saj dhe ia shprehën dëshirën për ta njohur. Psika u bishtëronte dhe u tha se burri i saj është djaloshi i bukur, i cili të shumtën e kohës e kalon në gjah, i dhuroi me flori dhe stoli, pastaj e ftoi Zefirin që t'ia kthejë motrat në shkëmb mbi rrafshirë.
Në të kthyer shpërtheu zilia e përmbajtur e motrave të Psikës. Andaj vendosën të heshtin për lumturinë e psikës dhe filluan t'i përpilojnë planet se si t'ia marrin pasurinë e saj. Kuptohet se tërë këtë as që e ka pritur Psika, dhe kur konstatoi se është duke pritur fëmijën e luti të dashurin e vet që sërish t'ia lejojë takimin me motrat. Përgjegjja e Erosit as këtë herë asgje nuk ndihmoi dhe kështu Zefiri sërish i solli motrat e saj në rrafshirë. Ato shtireshin se po gëzohen për fëmijën që do ta lindte dhe përsëri e pyetnin Psikën për burrin e saj: Psika tani më kishte harruar se ç'iu kishte thënë herën e parë dhe e përshkroi si zotër solid të moshës mesatare që merret me tregti dhe tani pikërisht gjendet në rrugë në një vend të largët. Nga kjo motrat konstatuan se Psika, në të vërtetë, as që e njeh se kush është burri i saj dhe çfarë është ai, dhe kur gjate vizitës së tyre të ardhshme ua pranoi, filluan ta bindin se burri i saj është ai dragoi i gërditshëm, i mbuluar me guaska për të cilin pat thënë profecia. Ia mbushën mendjen që të bindet edhe vet. Le ta fshehë nën një enë kandilin dhe kur burrin e zë gjumi ta ndezë per të ditur se çfarë është në të vërtetë. Në shenjë të dashurisë së vet të madhe ia kumtuan edhe mënyrën se si do të shpetojë. Ia dhanë thikën e mprehtë per ta mbytur me të.
Nën ndikimin e motrave të veta dhe për shkak të pasigurisë së mundimshme Psika vendosi ta shkelë premtimin e dhënë. Kur të dashurin natën e zuri gjumi, e hoqi mbulesën mbi kandilin e përgatitur, e mori thikën dhe iu afrua shtratit. Drita e turbullt e zbuloi se burri i saj është vetë zoti i dashurisë, Erosi. Nga gëzimi deshti që menjëherë ta puthë, por kur u lëshua mbi të pika e vajit të vluar, nga kandili i ra në sup. Zoti i dashurisë kërceu nga gjumi dhe i tërbuar nga hidhërimi, që Psika e shkeli premtimin e dhënë menjëherë fluturoi. Por Psika, duke mos humbur gjakftohtësinë ia rroku këmbet e tij dhe në atë moment të dy fluturuan lart mbi re.
Fluturimi nuk zgjati shumë. Psika humbi shpejt fuqinë, ndersa Erosi nuk deshti të lejojë që Psika të vritet. E ktheu prandaj në tokë dhe me hidhërim e qortoi për tradhëtinë e saj. Kur pastaj e braktisi, Psika e dëshpëruar nuk diti se ç'të bëjë dhe në dëshpërim u hudh në lumin e afërt. Por ryma e ujit, nga dashuria ndaj Erosit, sërish e çoi në breg. E dërmuar nga mallëngjimi për te dashurin dhe për vdekjen, në të cilën nuk ka mundur ta gjejë shëlbimin, Psika shkoi që motrave t'ua paguajë tradhtinë me të cilën e hodhën në mjerim.
Së pari e vizitoi më të madhen dhe i tha se ka qenë e detyruar të ikë prej burrit, sepse, kur gjatë vizitës së saj të fundit fshehtazi e pa, u dashurua në të dhe tani e dëshiron vetëm atë. Motra menjëherë shkoi te shkëmbi dhe në padurim, duke pritur Erosin kërceu në thellësi. Zefiri nuk ka pasur urdhër për ta bartur dhe në mënyrë indiferente lejoi që të përpëlaset në rrezat shkëmbore. Në të njëjtën mënyrë u mbyt edhe motra e vogël e Psikës.
Në ndërkohë Afrodita mori vesh për aventurat e birit të vet, u hidhërua fort në të dhe i dërgoi shërbëtorët e vet që aty për aty t'ia sjellin dashnoren e tij. Kur nuk u shkoi për dore ta gjejnë, Afrodita e luti kasnecin e zotërave, Hermesin, që anembanë ta shpallin lajmin se ai që do ta gjejë Psikën do ta fitojë shpërblimin e shtrenjtë. Dhe shpërblimi me të vërtetë nuk ka qenë i vogël: „shtatë puthje të zemrës prej vetë hyjneshës, prej të cilave njëra veçmas i ëmbël, me gudulisje të ndieshme të gjuhës„. Njerëzit filluan që me një fanatizëm ta kërkojnë Psikën, por gruas së mjerë nuk i mbet për asgjë merak dhe vetë erdhi te Afrodita.
Kurrë nuk është dëshmuar më qartë se sa është, në të vërtetë, dashuria afër urrejtjes: pasi e pa para vetes gruan më të bukur se veten, hyjnesha e dashurisë u shndërrua në hyjneshën e sëmirës. Kur mori vesh se Psika është duke pritur fëmijën dhe se kështu do të bëhet gjyshe, filloi të tërbohet, aq shumë sa brenda një mijë vjetëve të miteve greke nuk kemi dëgjuar për të. U urdhëroi shërbëtoreve të veta që ta rrahin Psikën, e pastaj edhe vetë filloi ta rrahë. Ia shqeu rrobet, ia shkuli flokët dhe e rrahu aq gjatë deri sa u lodh. Por kjo nuk është krejt.
Si në çdo legjendë të mirëfilltë Psikës iu dhanë tri detyra. Mund t'ia shpëtonte vetes jetën me zgjidhjen e tyre. Hyjnesha para saj e derdhi një grumbull grur, elb, hashash, groshë dhe thjerëz. I përzieu kokrrat dhe i urdhëroi Psikës që deri në mbrëmje t'i ndajë kokrrat në grumbuj të veçantë, ose do të vdesë. Psikës së gjorë i erdhën në' ndihmë thneglat e vogla, sepse iu dhimbsej dashnorja e zotit të dashurisë. Pastaj Afrodita i urdhëroi që t'i sjellë xhufkë leshi prej lëkurës së artë të deleve të egra që kullotnin në anën tjetër të lumit të shpejtë dhe të rrezikshëm. Këtë detyr Psika e kryen me ndihmen e kallamit i cili e këshilloi që ta presë deri sa delet gjatë vapës së mesditës mos të bijnë në gjumë dhe atëherë t'ua merrë xhufkat e leshit që janë kapur nëpër kaçuba deri sa shkonin në kullosë. Si detyrë të tretë Afrodita ia dha Psikës që t'i sjellë ujë nga burimi mbi shkëmb të thepisur dhe të rrëshqitshëm, të cilin e ruanin dragonjtë, përherë të zgjuar. Psika edhe këtë detyrë e kreu me ndihmën e shqiponjës së Zeusit, i cili kështu ia shpërbleu për shërbimin qe më parë ia bëri Erosi. Në fund Afrodita qe e detyruar ta pranojë se Psika i ka kryer detyrat e caktuara. Por, duke ditur se të gjitha këto Psika i ka kryer me ndihmën e huaj, ia dha edhe një detyrë - kuptohet më të rëndë se të gjitha më parë.
Sipas këtij urdhëri të Afroditës Psika ka qenë e detyruar të zbresë në botën e hijeve dhe prej Perzefonës, bashkëshortes së sundimtarit të botës nëntokësore, Hadit, ta marrë kutinë me kozmetikën magjike. Psika kuptoi, se kjo detyrë nuk është e realizueshme, prandaj, hipi në kullën e lartë që të kërcejë në greminë dhe të lirohet nga të gjitha vuajtjet. Por kjo nuk është' kurrfarë kutie foli me zërin e njeriut dhe këshilloi Psikën se si të zbresë në botën nëntokësore, se si duhet atje të sillet dhe çka duhet të bëjë për t'u kthyer me fat në botën e epërme. Veçmas e ka lëshuar për një gjë: që kutinë e Perzefonës kurrsesi mos ta hapë. Kur tanimë u kthye me fat në botën tokësore, Psika nuk mundi t'i përballojë kurreshtjes dhe e hapi kutinë. Në te nuk ishte kozmetika, por gjumi i ftohtë i vdekjes.
Psika ka mbetur gjatë në gjumë të vdekjes pas kthimit nga bota nëntokësore. Por Afrodita më kot shpresonte se kjo do të mbesë përgjithmonë. Kur Erosi u shërua nga vuajtjet që ia shkaktoi dashnorja e tij, u nis ta kërkojë. Posa e pa Psikën, ia hoqi gjumin, e ktheu në kuti dhe me therrje të butë të shigjetës e zgjoi dhe i urdhëroi që doemos të shkojë te nëna e tij. Për të tjerat do të kujdeset ai vetë.
Erosi e mbajti fjalën e vet: e kërkoi zotin suprem, Zeusin dhe i premtoi se, poqese i lejon ta marrë Psikën grua legjitime, di t'ia gjejë dashnoren më të bukur në botë. Njëherit Zeusi e ngriti Psikën prej gruas vdekatare në hyjneshë dhe ne mënyrë solemne ia dorëzoi Erosit për grua të përhershme. Më në fund, me këtë' u pajtua edhe Afrodita, dhe kur pas martesës së Erosit dhe Psikës së shpejti u bë gjyshe e vajzës, vajza u quajt me emrin Hedona - Kënaqësi.
Nga antika janë ruajtur vepra të shumta figurative me pamjet nga legjenda e Erosit me Psikën. Kopjet më të lashta që i njohim janë të artistëve helenistikë (d.m.th. për nga koha përafërsisht pesëqind vjet para Apuleut). Më të fundit e ndeshim edhe në artin kristian (në pikturën murale nga katakombet e Domitillës nga gjysma e parë e shek. IV të e.s.). Përveç plastikës së imtë, mozaiqeve dhe pikturave, janë te njohura edhe ansamblet skulpturale, në përgjithësi të quajtura Amori dhe Psika në Luvër të Parisit (me siguri kopja romake e origjinalit helenistik e shek. III-II para e.s. sot në Muzeun Kapitolian në Romë (me siguri nga fillimi i erës sonë) dhe në Muzeun Popullor në Napoli (nga shek. II të e.s.). Prej veprave skulpturale të kohës më të re më i njohuri është ansambli Amori dhe Psika i Antonio Kanovës, i vitit 1796, sot në Ville Carlota në Tremez (Valla Karlota në Tremezë), versioni origjinal është në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Amori dhe Psika e Berthel Thorvaldsenit (e vitit 1806), gjendet në Muzeun e Thorvaldsenit në Kopenhagë, ndërsa i Ogyst Rodenit- disa shembuj nga vitet 1900-1910, (sot në Muzeun e Rodenit në Paris dhe në Filadelfi të tjerët në Metropolitan Muzem në Nju Jork). Relievi me të njëjtin titull i Ivan Mestrovicit (Ivan Meshtroviqit), i vitit 1918, sot gjendet në Ateleun e Meshtroviqit ne Zagreb. Prej skulpturave të tjera po i përmendim Psikën e Adrien de Vriesit prej luftës tridhjetëvjeçare në vend që të gjendet në Pragë, ajo është në Stokholm dhe ansambli i tij Merkuri dhe Psika (i vitit 1593, sot në Luvër të Parisit, pastaj Psika e braktisur e Auguste Pazouit (Ogyst Pazhuit), e vitit 1791, sot gjendet në Luvër të Parisit dhe Psika me kandil e Ogyst Rodenit, sot në Muzeun e Rodinit në Paris. Prej pikturave para së gjithash duhet përmendur pikturën murale të Raffaelit që e paraqet Amorin dhe Psikën, e viteve 1514-1515, në Villa Fardel Te na Mantovë (rreth viteve 1524-1527), të Jacopo Zucchiut (Jakopo Cukiut), rreth vitit 1580, sot në Villa Borgeze në Romë, dhe e François F. Picotit (Fransoa F. Piktorit) e vitit 1817, sot në Luver të Parisit, pastaj Zefiri e sjell Psikën, dhe Gjumi i Psikës e Pierre Paul Prodhonit (e para e vitit 1808, gjendet në Luvër të Parisit, dhe pak më vonë në Koleksionin e Wallaceit në Londër). Perveç të tjerëve duhet permendur pikturën Psike e Georg Frederick Watsit (e vitit 1880, sot në Galerinë Tate në Londër). Vlen të permendet edhe seria prej katër pikturave nga Legjenda për Psikën e Maurice Denisit (e vitit 1907, sot në Muzeun e Arteve Moderne në Paris).
Sa u përket poetëve dhe prozatorëve të cilët sërish e kanë përpunuar legjendën e Apuleut për Erosin dhe Psikën ose janë frymëzuar me të do të kënaqemi vetëm me zgjedhjen e shkurtër të emrave: prej francezëve: Fontaine dhe Cornellei (La Fonteni dhe Korneji), prej gjermanëve: Wielandi (Vielandi), H. G. Meyeri (Majeri) dhe Hamerlingu; prej anglezëve: Tennysoni (Tenisoni),ndërsa prej rusëve Bogdanovic (Bogdanoviçi). Prej veprave muzikore po e përmendim Psikën, këngën simfonike të Cesare Franekut (Qezare Frankut), 1882. Shumë trajtues dhe historianë të letërsisë legjendën e Apuleut e kuptojnë si alegori. Në këtë kanë paraardhës në kohen antike. Me siguri edhe vetë Apuleu, deri diku, me këte ka llogaritur (greqisht Psyche në përkthim do të thotë ,yShpirti"), por mendimi mbi „pastrimin moral të shpirtit me vuajtje", siç e shpjegojnë disa teoricienë këtë legjendë, për Apuleun është koncept i huaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dikur mitet u shperndanin me ane te gojes,me anen e nje bindjeje,qe sot na duket imagjinare sepse nuk kemi te dokumentuar asgje.
Edhe pse madheshtia e Homerit na solli ne drite nje nga veprat me te fuqishme te antikitetit,ne perseri kur e lexojme mundohemi te riprodhojme ne mendjen tone ato skena dhe privime,ato luftetare te denje per nje veshtrim aq te rrepte dhe kontradiktor.Personazhe mitike.Sidoqofte jane mitet e nje kohe te vjeter,mitet e nje historie qe eshte sajuar dhe perpunuar pastaj ne shume forma ,per shkaqe dhe qellime te ndryshme.
Romaket kur gdhendin nje kolone te madhe e larte 100 m gati,per te pershkruar fitoren e Traianit mbi popullin Dace,kembengulin te japin cdo cast,cdo fitore,cdo perleshje qe shenon dhe triumfin e romakeve e,me pas,edhe lindjen dhe zhvillimin e miteve rreth ketyre ngjarjeve.Kolona e gdhendur per kete beteje te perandorit Trajan ndodhet sot ne Rome dhe eshte nje inskenim i mrekullueshem i te gjitha episodeve te ndodhura 2000 vjet me pare.Nje film,nje tregim kronollogjik i te gjitha sekuencave qe shkaktuan nje te tille lufte.

Duke u nisur nga nje pikture e Goya-s,qe eshte edhe illustruar nga Katana-,ajo titullohet "Kronos"-koha,mund te them dicka mbi mitin e asaj pikture,pasi Goya prezantoi nje histori me ane te imazhit;na dha nje dimension tjeter te kuptimit dhe defrimit me ane te miteve.
Ngjarja eshte e gjate,por thelbi i atij kanibalizmi ose me mire gllaberimi-"Koha gllaberon gjerat",kuptohet me mire sesi te gjithe gjerat,te gjitha historite,te gjithe njerezimet dhe pushtetet te krijuar ne toke,nje dite vijne dhe gelltiten pa meshire nga Koha.
Miti tregon,prezanton dhe mundohet te fantastikoje,kurse Goya me pikturen e tij tregon Kronos qe gelltit Uranin,vellain e tij dhe babai njekohesisht pas nje raporti incestual me nenen e te dyve dhe me memen -Toke, Gea.
Te flasesh per mitet,e njejta gje behet edhe sot nga artistet qe sbesojne se arti mund te "vdese",pasi gjithnje eshte nje riperpunim historise qe shkruan dhe dokumenton ngjarje.Eshte e lehte qe me ane te kinemase dhe poezise,me ane te piktures dhe fotografise,me anen e nje praktikimi me social te te berit Art,qe njerezit mos te harrojne se arti eshte ndjenje dhe ne te vendoset mbi te gjitha nje krijim qe ka te beje me rilindjen e nje deshire per te jetuar dhe per te realizuar qellim iluziv,mbase per shumicen,por qe figurimi i ketyre ndjenjave eshte i barabarte me shkembimin dhe reintegrimin ne nje epoke qe eshte,e veshtire dhe fort banale,qe te pretendosh te jesh human.Sic thoshte dhe Nietzche "Human shume human".E pra njerezit duke qene qenie te tilla dhe akoma te mos-kthyera ne qenie kanibale dhe qe gllaberojne gjithcka,mundohen te krijojne dicka te bukur,qe me anen e nje estetizmi dhe konceptimi viziv mund t'i rikthejne shpresen se arti eshte nje hapesire shume e gjere dhe e mrekullueshme.
 

Legally_Sweet

Whiskey in a teacup
Staf në FV.AL
Pe: Mitologjia

Medea

Në mitologjinë greke, Medea, ishte e bija e mbretit Aetes. Kur Jasoni mbërriti në Kolhidë, Medea e dashuroi marrëzisht, prandaj dhe vuri në dispozicion të gjitha mënyrat e artit të saj për të fituar dashurinë e tij… Medea, dhe pse ishte një vajzë e bukur, në shikim të parë nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e të riut, Jason. Por nga që e dinte mirë se të gjithë kishin një çmim, i premtoi se do ta ndihmonte që të merrte Lëkurën e Artë. Pasi mbajti fjalën e dhënë, ndoqi të dashurin e saj drejt vendlindjes së tij. Për të vonuar sa më shumë të atin e tradhëtuar, i cili nëse e kapte do ta vriste, mendoi të bënte një veprim makabër, coptoi në dhjetra pjesë vëllain e saj, Apsirtin, pjesët e të cilit i flaku në det. I informuar për fundin tragjik të të birit nga dora e së motrës, i ati ndërpreu përkohësisht ndjekjen e saj, duke urdhëruar një grup shërbëtorësh të mblidhnin pjesët e të birit të vrarë. Më vonë, kur mbërritën në Iolko, Jasoni i kërkoi Medeas të hakmerrej kundra Pelias, i cili dikur kishte vrarë familjen e tij. Medea, atëherë bindi të bijat e Pelias të coptonin trupin e të atit e më vonë ta zienin për orë të tëra, pasi gjasme në këtë mënyrë do arrinin ta bënin sërish të ri. (Askush nuk e di se sa i vërtetë është ky variant, pasi ekziston edhe një tjetër, i cili përmendet në pjesën e parë të librit, megjithatë, jemi të detyruar t’i përmendim të gjitha variantet e mundshme).

Prej andej çifti u stabilizua në Korinth ku jetoi i lumtur për një periudhë të gjatë kohore, derisa Jasoni e braktisi për sytë e një gruaje tjetër, por edhe kësaj rradhe, Medea, nuk harroi të përdorte filtrat e saj magjikë. Pra, siç lexoni rrjedhën e ngjarjeve, Medea, përbënte me të vërtetë një ndër dramat më tragjike të Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike të saj tejkaloi çdo kufi të ndërgjegjes njerëzore duke u shkallëzuar në nje rrënqethje të jashtëzakonshme. Dashuria e sëmurë u shndërrua në çmenduri absolute e të pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhëtia e Jasonit, gëlltiti ndjenjën e nënës duke u hakmarrë me mënyrën më të frikëshme të historisë njerëzore, pra vrau dy fëmijët e saj për të lënduar bashkëshortin e pabesë. Të gjitha filluan kur Jasoni vendosi të martohej me Glauken të bijën e mbretit Kreon të Korinthit. Me qëllim hakmarrjen, Medea, i dërgoi nuses ditën e dasmës një serë dhuratash të helmuara, midis të cilave dhe një fustan të cilin sapo e veshi u përfshi në flakë. Në vazhdim, vrau dhe të bijtë e saj (Feresin dhe Mermerin). Menjëherë pas gjithë këtyre, Medea u largua mbi krahët e një dragoi drejt Athinës, ku u martua me Aegeusin dhe bënë një fëmijë së bashku, Midon. E çuditshmja ishte se Medea sa do që kishte filluar një jetë të re nuk arrinte të shmangte dot ndjesinë kriminale që e brente në çdo kohë, ishte si të thuash një grua e lindur vetëm për të bërë keq. Demoni që strehoej në shpirtin e saj gjynahqar kërkonte gjak, hakmarrje, lavdi, para dhe status social. Një grua e cila kishte lyer duart me gjakun e fëmijëve të saj ishte në gjendje të bënte gjithçka pa ndjerë pikë pendimi. Gjatë jetesës së saj me Aegeusin, prania e të vjehrrit, Tizeut, i prishte planet për një mbretëri të madhe të udhëhequr nga ajo vetë, prandaj mendoi ta vriste. Por Aegeusi i cili e nuhati fundin e shpejtë të të atit nga dora e bashkëshortes së tij, vendosi që me dëbimin e Medeas nga mbretëria e tyre, fatkeqësia dhe përgjakja do të shmangeshin. E vetme, e pikëlluar, e tradhëtuar dhe tepër e lënduar Medea mori rrugën e largimit drejt Azisë. Gjatë viteve të fundit të jetës së saj thuhet se u bë bashkëshortja e Akilit. Askush nuk e di të vërtetën!
/Albstroka/
 
Top