• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Misteret e Piramidës së Diellit

Tuana

Nada é por acaso!
Një mikro-robot, i ndërtuar posaçërisht për të ndihmuar arkeologët në kërkimet e tyre në Piramidën e Diellit në Meksikë, zbuloi disa rrugë të reja nën Tempullin e Quetzalcouatl-it.

Arkeologët shpresojnë që në fund të këtyre rrugëve të pashkelura prej 2 mijë vitesh të mbërrijnë të paktën në një dhomë antike. Roboti, i pagëzuar me emrin Tlaloc II-TC, sipas emrit të perëndisë azteke të shiut, është i pajisur me një krah të automatizuar që e ndihmon atë të pastrojë pengesat që mund të hasë gjatë kërkimit.

Ai është i pajisur gjithashtu edhe me një aparat fotografik që regjistron me intervale kohore të barabarta duke ndihmuar shkencëtarët dhe arkeologët në sipërfaqe që të orientohen më mirë në përcaktimin e lëvizjes së tij.

Arkeologët shpresojnë të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar strukturën e Piramidës së Diellit, e shndërruar në zonë arkeologjike prej një shekulli, por që pak dihet për të, transmeton TCH.

Historianët meksikanë besojnë se bëhet fjalë për një ndërtesë të ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.

Zona antike përfshin Piramidën e Diellit, atë të Hënës, disa tempuj e sheshe të shoqërisë prehispanike. I gjithë ky kompleks mendohet të ketë qenë qendra e një qyteti prej më shumë se 100 mijë banorësh, që e bëjnë atë kryeqendrën e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore para rënies fillimisht në dorë të aztekëve e më pas të kolonizuesve spanjollë.

Qyteti mendohet se është ngritur nga fiset indigjene rreth 2500 vite më parë dhe ka ruajtur fuqinë e tij deri në shekullin e parë para lindjes së Krishtit. Në vitin 1300, qyteti ra në duart e aztekëve të cilët e quajtën “qyteti ku njeriu bëhet Zot”./koha.net/
 
Top