• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Miss Kosova”

cent

...Lontano
6 vajza, nga të gjitha trojet shqiptare, janë bërë bashkë në garën për të fituar kurorën e më të bukurës, në spektaklin “Miss Kosova 2013”, i cili mbahet këtë të premte në Prishtinë.

ثshtë ky një organizim i përvitshëm, por që këtë herë do të ketë dy fituese. Miss-i shqiptar Agnesa Vuthaj dhe fotografi Fadil Berisha janë bërë bashkë, me qëllim përzgjedhjen e dy bukurosheve, të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Earth 2013” dhe në “Miss Universe”.

“Këtë vit, për herë të parë, do të kemi dy fituese. Njëra do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”, ndërsa tjetra do të shkojë në “Miss Earth”. Kosova përfaqësohet në këto edicione ndërkombëtare që nga viti 2008. Mendoj se janë ndër vajzat më të bukura, që kemi pasur vitet e fundit, sigurisht do të jetë e vështirë për të përzgjedhur këtë vit, por të shohim dhe shpresoj që do të fitojnë dy më të mirat”, tha Agnesa Vuthaj, organizatore e “Miss Kosova 2013”

Por, edhe përfaqësimi i të bukurës shqiptare nga Kosova, në spektakle bukurie në botë, nuk shpëton nga problemet e natyrës politike. Spektakli i bukurisë “Miss Universe” mbahet në Moskë të Rusisë, shtet ky që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, rrjedhimisht mbetet e paqartë përfaqësimi i Kosovës në këtë spektakël.

“Problemi sivjet është politik. Nuk e di se sa do të ndërhyjë apo a ka për të ndërhyrë apo jo, por ideja është që vajza të fitojë, “Miss Kosova” të vazhdojë, shkojmë apo nuk shkojmë. Edhe te “Miss Universe” nuk dihet ende për vizat, a e kanë njohur Pavarësinë, por gjithsesi do të dalë një vajzë e shkëlqyeshme, me një karrierë të sajën përpara, pasi ka edhe konkurse të tjera, e megjithatë shpresoj që do ta marrim vizën”, deklaroi Fadil Berisha, organizator i “Miss Kosova 2013”.

Për vajzat, të cilat i kanë hyrë kësaj gare, e rëndësishme është pjesëmarrja. Sidoqoftë, dy prej tyre do ta përfaqësojnë Kosovën në dy spektakle bukurie, në mesin e 100 shteteve të botës.

Organizatorët e “Miss Kosova 2013” shprehin keqardhje, që organizime të tilla nuk gëzojnë mbështetjen institucionale. Sipas Fadil Berishës, konkursi i bukurisë është po aq i rëndësishëm sa sporti dhe se vajzat, në botë përfaqësojnë Kosovën, dhe jo veten e tyre.

Në një përgjigje, që Ministria e Kulturës ka dhënë për Top Channel, lidhur me këtë, thuhet se konkurset e bukurisë nuk hyjnë në politikat programore të kësaj ministrie dhe se organizimi i tyre tashmë u është lënë projekteve të sektorit privat dhe atij jo-qeveritar.
/Top Channel
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: “Miss Kosova”

Si yje...suksese :)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: “Miss Kosova”

Antigona kërkon çmim në Miss World




Bukuroshja shqiptare, Antigona Sejdiu, ka deklaruar se ajo po bën përgatitjet maksimale për t’u përfaqësuar denjësisht në ngjarjen më të madhe të bukurisë në botë, Miss World 2013.
Modelja e njohur e cila fitoi çmimin e parë në Miss World Kosova 2013, po përgatitet intensivisht për konkursin më të madh të bukurisë që mbahet më 28 shtator në Indonezi.

Në një intervistë për Zëri, Antigona shprehet se po bën përpjekje maksimale për të qenë sa më e përgatitur dhe natyrisht, ajo synon që të mos kthehet duarthatë.

“Tani jam duke u përgatitur intensivisht, po trajtohem te qendra e dobësimit ‘Linda Halimi’, ku po ushtroj në formën time fizike në mënyrë që të mbaj trupin në formë dhe të jem vitale gjatë performancës sime që do ta kem më datë 28 shtator në Miss World 2013 që mbahet në Indonezi”.

“Secila konkurrente hyn në garë me qëllimin për të fituar, por e them sinqerisht se asnjëherë nuk e kam menduar se mund të realizoja këtë qëllim që pata, pjesëmarrjen në Miss World 2013”.

“Jam më e përkushtuar se kurrë për pjesëmarrjen në Miss World 2013, ku do të mundohem që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht. Ndërkaq sa i përket çmimeve natyrisht se çmimi i parë është vështirë të rrëmbehet duke marrë parasysh numrin e konkurrenteve, por të paktën kam shumë shpresë se nuk do të kthehem duarthatë”, deklaroi Antigona për Zëri. /Telegrafi/
 
Top