• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ministria e Brendshme kërcënoi trupën e Kolegjit një ditë para vendimit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Zbulohen detaje te reja rreth vendimit që mori Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimit të fundit të Partisë Socialiste për Tiranën. Burime shumë të sigurta pranë agjencisë tonë të lajmeve që nuk duan të identifikohen për shkaqe sigurie thonë se njerëzit afër Zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Pone kanë telefonuar një ditë para vendimit, pasi Kolegji e shtyu nga data 7 për në 8 korrik pasi administroi provat e PS-së, i kanë telefonuar 3 prej anëtarëve të Kolegjit duke i kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre.
Mësohet se këta persona një pjesë janë të veshur me pushtet apo me poste të larta në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
Kujtojmë se ditën që u dha vendimi ishte pikërisht Fatmir Xhafaj që publikisht denoncoi se bashkëshortit të Meriban Mullajt, i ishte bërë presion dhe kërcënim, kurse në kryeqytet Mullait i ishte ofruar shpërblim që të votonte për rrëzimin e kësaj kërkese. E njëjta gjë mësohet se ka ndodhur me të paktën 2 prej anëtarëve të tjerë të Kolegjit, ndërsa u tha se vendimi ishte marrë 5 me 0.
Mirëpo ende nuk kanë folur anëtarët e Kolegjit që duhet tashmë të zbardhin këtë vendim të marrë me afat që skadon të martën. Pritet që ditët në vazhdim të zbardhen të gjitha këto fakte dhe të denoncohen te ndërkombëtarët edhe me prova.
 
Top