Milani “shkatërron” me 4 gola Kaljarin, Roma e Murinjos dhe e Kumbullës triumfojnë me “poker” ndaj Salernitanës

Milani ka arritur të triumfojë me “poker” ndaj Kaljarit me rezultatin 4-1 në stadiumin “San Siro” ku të gjitha golat u rezervuan në fraksionin e parë të lojës.milan2.jpg
■ Shifrat u hapën me një eurogol nga goditja e dënimit nga Sandro Tonali në minutën e 12′ të takimit. Më pas ishte Dejola ai që barazoi përkohësisht ndeshjen në minutën e 15′, dhe kuqezinjtë realizuan direkt pas 2 minutave me Brahim Diazin, ekzaktësisht në minutën e 17′. Ishte radha e Olivie Zhiru i cili realizoi një dopietë në minutat 24′ dhe 42′ me penallti.

Skuadra e Stefano Piolit ka arritur të korrë suksesin e dytë në kampionat teksa renditet në vendin e 4 në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kaljari renditet në vendin e 14 në kuotën e 1 pike.

■Ndeshja tjetër e orës 20:45 të Serisë A italiane, ishte Salernitana-Roma ku skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar me “poker” 0-4 në transfertë.

Për verdhekuqtë e kryeqytetit kanë realizuar të gjithë në fraksionin e dytë të lojës, teksa autorët e golave ishin, Lorenco Pelegrini në minutën e 48′, Veretu në minutën e 52′, Tami Abraham në minutën e 69′ dhe sërish Lorenco Pelegrini në minutën e 79′ duke i vendosur kapakun kësaj sfide. Vlen të theksohet se Marash Kumbulla nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë ndeshje.

Verdhekuqtë e kryeqytetit arrijnë suksesin e dytë rradhazi në kampionat në po kaq ndeshje teksa renditet në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Salernitana renditet në vendin e 18 në kuotën e 0 pikëve.

《Panoramasport.al》
 
Top