Milani e fillon mbarë, kampionët dominojnë Udinesen

GettyImages-1242229454-1280x720.jpg
Milani e fillon aty ku e la sezonin e kaluar me një fitore që i dhuroi titullin. Djajtë kuqezi fituan sot 4-2 ndaj Udineses, në një ndeshje të luftuar deri në fund, por ku djemtë e Stefano Pioli u treguan më kërkues, dhe me një mentalitet fitues që mund t’i çojë sërish larg, po të rregullohen disa amnezi në mbrojtje.
Por reparti i sulmit të Milanit është i frikshëm, dhe lajm i mirë është rikthimi në formë i kroatit Ante Rebic, autor i një dygolëshi vendimtar sot.

Ndeshja në San Siro filloi gjithsesi me vështirësi per Milanin, që pa veten në dizavantazh pas 90 sekondash me Becao.
Një penallti i realizuar nga Theo Hernandez dhe finalizimi i një aksioni spektakolar i Rebic përmbysën rezultatin deri sa në sekondat e fundit të pjesës së parë sërish një gabim në mbrojtje sjell barazimin e Udineses me Masina.

Pjesa e dytë flet gjithsesi për Milan, që shënon që në fillim me Brahim Diaz, që është i aftë të përfitojë nga një gabim trashanik të mbrojtjes së Udineses, dhe Rebic i vë vulën në minutën 68.

Në ndeshjen tjetër të Serie A, Atalanta e Berat Gjimshitit titullar rikthehet tek fitorja pas një sezoni të vështirë, duke mundur në transfertë 2-0 Sampdorian.


Nderkohe Interi fiton 1-2 ne tranferte kunder Lecce me gola te Lukaku dhe Dumfries

A2news.com
 
Top