Meta sulmon Ramën në TV grek: Ka marrëdhënie të vështira edhe me fqinjët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Meta sulmon Ramën në TV grek: Ka marrëdhënie të vështira edhe me fqinjët

Në një intervistë dhënë për televizion grek “STAR”, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq, zoti Rama ka marrëdhënie të vështira dhe të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë. Madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me fqinjët e tjerë”, ka deklaruar Meta.

Por Meta ka shkuar më tej në gjykimin e tij për Ramën, kur ka përshkruar situatën politike të javëve të fundit në Shqipëri. TV “STAR” nuk e ka transmetuar të plotë, por atë e ka shpërndarë zyra e shtypit e LSI.

“Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje dhe tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike, që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë. Rasti i fundit ishte dëshira e tij për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, gjë që do të ishte diçka e tmerrshme për një vend demokratik si Shqipëria, me 27 vjet pluralizëm, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht qëndrimi im ka qenë parimor dhe në interes të stabilitetit të vendit dhe nuk është përgjegjësia ime që dikush nuk i menaxhon shanset dhe mbështetjen që i jepet. Dhe në fakt, dy njerëzit që unë kam mbështetur më shumë në jetën politike në Shqipëri janë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, ka thënë Meta.

Gati një javë larg zgjedhjeve të 25 qershorit, ish-kryetari I LSI-së ka shprehur bindjen se forca që ka drejtuar për 13 vjet do të dalë forcë e parë, pasi PS e PD e kanë lodhur vendin me konfliktet e tyre egoiste dhe personale.

/ Top Channel
 
Eugeneral

Anëtar i Respektuar

Fiks, i paguar nga greku per t'i thene ato fjale.

...eshte turp qe nuk kemi "Presidenta te zgjedhur", por kemi "Legena te zgjedhur"!
 
Emri i Ilir Metes eshte i nenvizuar me te zeze.
Jo nga Edi e as nga Saluli por nga ata qe levizin fijet ne mbare boten.
Likja e ka kuptuar kete dhe e di mire qe s'ka nga t'ja mbaje, ai thjeshte kerkon te mbijetoje.
 
Abisi

larguar
Po ishte koha luftes kunder Gjermanit,ky me siguri do ishte ballist
 
Redaktimi i fundit:
Po ishte koha luftes kunder Gjermanit,ky me siguri do ishte ballist

E ke gabim.Ballistet kane pasur SHQIPERINE te paren.Ky ka pasur dhe ka interesin e tij te parin.
Sa per gjermanet te siguroj qe nuk e shohin dot me sy Liken.
 
sensuu

sweet
V.I.P
Cpati ky zorraxhiu qe llap tani....deri tani si eshte degjuar zeri...
 
Darius

DENY IGNORANCE
O Zoti President,

Me leje, nje pyetje kisha une per ty. Ky Rama u cmend keto kohet e fundit apo keshtu i cmendur ka qene ky? Une them se do te kete rrjedhur keto kohet e fundit, e jo kur ti i dhe levdatat e tua 4 vjet me pare. I them vetes, nuk ka mundesi, qe nje burre i zgjuar si Zoti President, ti japi mundesine nje te cmenduri e ta beje kryeminister te vendit!

Si e kane emrin ata qe bejne nje njeri te cmendur kryeminister te 3 milion banoreve?

I Nderuar Zoti Darius!
Nderkohe qe presim pergjigjen e zotit President a mundesh ti japesh pergjigje nje pyetje qe ka te beje me Ilir Meten?

Te vleresoj aq te zgjuar sa qe as pyetjen s'po ta bej fare.
Thjeshte po pres vetem pergjigjen :)
 
O lëvi,

Cfare te ka thene Darius ne forum qe para se te mesoje "mareveshjen Rama-Basha" ku si thonte shoqe monique "Basha ia mori pushtetin ne tavoline Rames"? Te tha qe problemi i Edi Rames eshte se e gjen veten te rrethuar nga te kater anet pa vrime miu ku te fshehi koken e tij.

- I duhet te perballet me elektoratin ne zgjedhje, ate elektorat qe per kater vjet vuajti ne kurrizin e tij qeverine me te keqe ne kete cerek shekulli demokraci.
- I duhet te perballet me akuzat e partnereve nderkombetare se eshte strumbullari e sekseri i mafies e droges ne Shqiperi e me gjere: mafiozet i beri deputete te PS.
- I duhet te perballet edhe me kercenimet e mafiozeve qe vete i beri deputete se do ta vrasin nese drejtesia shqiptare apo partneret nderkombetare i godasin ata.

Rama ia dorezoi pushtetin Bashes qe para zgjedhjeve me shpresen se drejtesia nuk do te beje kurban Ramen por Ilir Meten. Kurse Ilir Meta shpreson ne nje humbje te thelle te PS ne menyre qe pushteti ti ngelet PD qe qeveris vendin dhe LSI qe ka presidencen. Dhe Ilir Meta shpreson se miku i tij Berisha, do te ndermjetesoje e beje te mundur qe Basha te presi koken e Rames e jo te Metes me hanxharin e drejtesise.

Darius
 
Top