• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Meta braktis të majtën, bashkohet me Berishën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryetari i LSI-së tradhton votat e së majtës dhe certifikon Sali Berishën në pushtet, për një mandat tjetër qeverisës


TIRANث - Ilir Meta dhe partia e tij kanë tradhtuar votat e së majtës dhe kanë vulosur dje koalicionin me Berishën, që do t'i japë këtij të fundit katër votat aq të nevojshme për një mandat tjetër qeverisës. Pranimi i marrëveshjes nga ana e Metës ka vërtetuar spotin elektoral të PS-së: "Vota për Ilir Metën, është votë për Sali Berishën". LSI-ja ka pranuar që të marrë disa poste në qeverisjen e ardhshme, duke konkretizuar një koalicion që ishte vënë re herë pas here, teksa njerëzit e Metës i jepnin Berishës votat që i duheshin për ligje të rëndësishme.

Edhe pse bëri fushatë dhe u votua nga e majta për të rrëzuar Berishën nga pushteti, LSI-ja certifikoi të djathtën, e cila e vetme nuk mundi që të merrte votat për një mandat të dytë qeverisës. Vetë Meta është justifikuar dje përpara elektoratit të tij, duke thënë: "Duke marrë në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit; duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon vendi; duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qeverisës; duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisje më eficente dhe përfaqësuese; pasi jam konsultuar edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë, që kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend dhe përshpejtimin e reformave, me përgjegjësi historike dhe atdhetare, e pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues, z. Berisha, për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e qeverisë së integrimit europian".

Për të vazhduar justifikimin e tij ndaj njerëzve që e votuan për të rrëzuar Berishën nga pushteti, Meta tha se nuk ishte i lumtur për këtë qëndrim, por kjo kishte ardhur si pasojë e faktorëve të tjerë, që kanë të bëjnë me Partinë Socialiste. "Janë kërkuar takime, por atje ka munguar kryetari i PS-së. Njëkohësisht, dua t'u them se, para zgjedhjeve i kam dërguar kryetarit të PS-së, sekretarin e LSI-së dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, ku i kam kërkuar një koalicion të vetëm si opozitë, për të mos humbur asnjë votë, por me kushtin që ne të kishim një nga komisionerët e PS-së, që, sipas Kodit, ne s'mund të kishim vëzhgues. Ka pasur edhe kërkesa të tjera, sikurse ka qenë edhe kërkesa më e fundit për z. Rama, i cili ka qenë i ftuar për të parandaluar cenimin e standardeve, që ndodhi më 28 qershor, jo vetëm për shkak të mazhorancës, por edhe për shkak të sjelljes së lidershipit të PS-së, ndaj votave të LSI-së",- tha Meta.

Për të justifikuar braktisjen e së majtës dhe kalimin e tij tek e djathta, Meta e paraqiti veten e tij si një politikan që po bën "një zgjedhje të vështirë, por që do të shpëtojë vendin". Ai rikujtoi edhe pengun e tij të vjetër, që është posti i Kryeministrit. "Në gati dy dekada kam qenë shumë i qeshur, kur kam ikur nga detyra e Kryeministrit për të ndihmuar zgjidhjen e krizave të asaj kohe, që nuk ishin për shkakun tim",- tha Meta. Pothuajse në një paradoks me veprimin që po kryente, Meta pohoi dje se është dhe do të mbetet socialist, por këtë gjë po e kryente për të ndihmuar të ardhmen.
Teksa përmendi "tentativat" e tij për marrëveshje, Meta pohoi se e kishte të pamundur që të bënte koalicion me Ramën, pasi kjo, sipas tij, do të pengonte Shqipërinë. I pyetur për negociatat konkrete dhe postet që i ka ofruar Berisha për të braktisur të majtën, Meta nuk ka pranuar që të flasë. Por, nga ana tjetër, ai ka pohuar se është krejtësisht pro programit qeverisës të Berishës dhe ky është kushti i vetëm i kësaj aleance: zbatimi i programit.


Edhe pse ka siguruar katër mandate në Kuvend, duke marrë votat e shqiptarëve që kanë shprehur vullnetin e tyre për të rrëzuar Berishën nga pushteti, Meta ia ka lënë të gjithë opozitën Partisë Socialiste. "Një opozitë sa më aktive, sa më të fuqishme, që unë uroj ta zhvillojë Partia Socialiste, ku dhe ne do të bashkëpunojmë me të dhe në këtë plan, sepse, pa dyshim, të gjitha reformat kërkojnë bashkëpunimin e opozitës",- tha Meta.













Shekulli
 
Top