• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Mesila Doda: Po të isha sot në vend të Haradinajt, Kurtit dhe Thaçit, do ta shpallja Ramën non-grata në Kosovë

legjenda

Anëtar i Nderuar
Kryeministri Edi Rama ka ofenduar sot homologun e tij kosovar Rramush Haradinaj pas deklaratave se Mini-Shengen synon që të detyrojë Kosovën që të heqë taksën ndaj Serbisë.

Rama, i ndodhur pranë presidentit Vuçiç, ka shpërthyer në fyerje duke e cilësuar Haradinajn si të paditur dhe gënjeshtar.

Këto deklarata kanë sjellë reagime të ashpra të politikanëve shqiptarë dhe atyre kosovarë. Mes tyre, sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda shprehet se po të ishte në vend të Haradinajt, Thaçit dhe Kurtit do ta shpallte Ramën non-grata në Kosovë.

“Nese sot do te isha ne vend te Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thacit , sot Edvin Kristaq Rama duhet te shpallej non-grata ne Republiken e Kosoves…”, shkruan Doda në rrjetet sociale.
 
Last edited by a moderator:
Top