• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Meshkujt apo femrat, ja kush ka më shumë diploma e doktoratura në Shqipëri!


Femrat në Shqipëri janë më mirë të arsimuara sesa meshkujt. Këtë e konfirmon edhe studimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara “Gratë në shkencë”. Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri, 54% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra. Ky numër është më i lartë kur bëhet fjalë për angazhimin në studimet pas universitare. Raporti tregon se 58% e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra. Ndryshimi në përqindje me meshkujt vjen në rënie sa i përket fushës së kërkimit. Femrat shqiptare zënë 44% të numrit total, çka tregon angazhimin më të madh të meshkujve në këtë fushë.

Por, pavarësisht këtyre shifrave, pavarësisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve sërish në Shqipëri, gratë janë më pak të paguara sesa meshkujt.

Në Shqipëri, shpenzimet për shkencë dhe kërkim janë shumë të ulëta. Në vitin 2016, ato zunë 0.35% të PBB-së nga 0.4% e saj që ishte në vitin 2017.

Edhe në rang botëror, numri i femrave të angazhuara në shkencë është i ulët. Vetëm 28% e kërkuesve janë gra.

Raporti i Kombeve të Bashkuara tregon se gratë në mbarë botën përballen me stereotipie apo me kufizime shoqërore e kulturore, gjë e cila ka ndikuar tek aksesi në edukim. Dukuri të tilla shikohen si pengesat kryesore për të arritur objektivat që janë vendosur në strategjinë Agenda 2030, e cila ka si qëllim rritjen e barazisë gjinore edhe në shkencë.

Vajzat dhe gratë janë ato që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë, atë të varfërisë dhe pabarazisë, janë ato që qëndrojnë në vijën e parë të ndryshimeve klimatike. Në zonat rurale vajzat dhe gratë janë ato që goditen më rëndë./monitor.al
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
-Pse nuk thoni: ASKUSH!?

...ku i paskeni keta te dipllomuar, apo per te huajt e shesin mend-eren?!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Artini C'kemi? ;) :p :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Me kujtohet para 1 viti aplikova per phd dhe burse studimi njekohesisht me bashkshortin. Dhame intervisten njeri pas tjetrit. Dhe cuditerisht une pata 1 pyetje me shume se ai: Mendon se mund ta perballosh doktoraturen me femije?! Pra qe ne start une isha e disavantazhuar pse kisha femije, ndersa tek mashkulli as nuk shikohej problem. (ndonese e dinin se ishim burre e grua).
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Me kujtohet para 1 viti aplikova per phd dhe burse studimi njekohesisht me bashkshortin. Dhame intervisten njeri pas tjetrit. Dhe cuditerisht une pata 1 pyetje me shume se ai: Mendon se mund ta perballosh doktoraturen me femije?! Pra qe ne start une isha e disavantazhuar pse kisha femije, ndersa tek mashkulli as nuk shikohej problem. (ndonese e dinin se ishim burre e grua).

Besoj se aresyeja ka qene sepse femra qendron me teper me femijen sesa mashkulli, po ne fakt keto jane te kemi te themi se edhe mashkulli duhet te kete kohe per familjen...

-Si perfundim, ca u be o Soulmind...Coulmind...Celmend (Mendjecelur)...?
 
Top