• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

‘Mein Kampf’, prokuroria: S’e ndalojmë. Hitleri: Serbët më ngjallën krupën

ReNdEx

Interist Forever


TIRANE-Bllokimi i librit të Adolf Hitler "Lufta ime" duket se do të shndërrohet në një kalvar debatesh e diskutimesh mes institucioneve përgjegjëse të vendit. Ermir Nika, drejtor i librit në Ministrinë e Kulturës shprehet se, institucioni ku ai punon nuk ka fuqi ligjore për ta bllokuar dhe nuk mund të ngrejë padi. Ndërkohë, nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme shprehet se nevojitet një kallëzim nga organet kompetente që merren me përmbajtjen e librave, për të nisur një hetim, i cili më pas ndoshta do të çojë në bllokimin e këtij libri të shumëpërfolur. "Duarlidhur" duket të jetë edhe Policia e Shtetit që deklaron se nevojitet një vendim ose akt që ndalon botimin e këtij libri në mënyrë që ata të nisin hetimet.

Reagimi i Prokurorisë dhe Policisë

E kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme shprehet se ka një vakum ligjor dhe institucional për këtë rast, pasi sipas saj, është i nevojshëm një kallëzim nga strukturat përgjegjëse, që më pas të nis hetimi. "Për këtë rast është një vakum ligjor dhe institucional, pasi për bllokimin e këtij libri, i cili siç keni shkruar dhe ju, bie ndesh me Nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, nevojitet një kallëzim ose një shkresë nga ana e organeve kompetente, të cilat në këtë rast duhet të jenë të specializuara për censurimin e veprave që bien në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e vendit për përmbajtjen e tyre. Por, rezulton se nuk ka një institucion të tillë, i cili mund të përcjellë shkresën ose kallëzimin për nisjen e hetimeve", - bëri të ditur Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia e nisjes së hetimit kryesisht nga ana e Prokurorisë, por më parë është e nevojshme që libri "Lufta ime" të lexohet nga një prej prokurorëve, i cili do të duhet të konstatojë përmbajtjen raciste të tij, e më pas të nisë hetimin për shkeljen e neneve 265 dhe 266 të Kodit Penal. Ndërkaq, edhe Zyra e Shtypit e Policisë së Shtetit e kontaktuar nga "GSH" në lidhje me botimin e librit të Hitlerit është shprehur se nevojitet një vendim ose një akt, i cili të ndalojë publikimin dhe shpërndarjen e këtij libri dhe përderisa nuk ka një të tillë, atëherë nuk mund të bëhet bllokimi i tij dhe nisja e hetimeve. "Ne duhet të na vihet në dispozicion një vendim ose një dokument zyrtar, i cili ndalon publikimin dhe shpërndarjen e këtij libri në Shqipëri, në mënyrë që ne të nisim verifikimet dhe hetimet për përmbajtjen e këtij libri", - bëjnë të ditur burime nga Policia e Shtetit.

Reagimi i Ministrisë së Kulturës

Mbas publikimit të lajmit se në shqip është botuar "Mein Kampf" të Hitlerit, pyetja që lind është: Kush mund ta ndalojë librin e ndaluar? I pyetur për këtë çështje, Ermir Nika, drejtor i Drejtorisë së Librit në këtë ministri tha se: "ثshtë një rast që ministria e ka shqyrtuar, por nuk kemi të bëjmë me një vepër kulturore e as artistike. Vepra ka karakter politik dhe ideologjik, përmbajtja e së cilës dhe veprimet e ndërmarra nga botuesi përcaktohen qartë nga neni 265 i kodit penal, çka do të thotë se del jashtë spektrit kulturor". Sipas Nikës, në disa vende të botës ku është ndaluar qarkullimi i botimit, strukturat shtetërore kanë ndërhyrë pas shqetësimit të shoqërisë civile dhe forumeve të ndryshme intelektuale. "Prej 21 vitesh Ministria e Kulturës nuk e ka rolin të censurojë, por të hartojë politika dhe kuadrin e nevojshëm ligjor që garanton cilësinë dhe lirinë e botimit", - sqaron ai. Në përgjigje të interesit tonë, se kush mund ta ndalojë në këtë rast qarkullimin e një libri që bie ndesh me Kodin Penal Nika tha se, ndalimi i qarkullimit mund të bëhet vetëm me një vendim gjykate të formës së prerë. Por, për të arritur deri këtu, duhet ngritur një padi, e këtë të fundit nuk mund ta ngrejë as Ministria e Kulturës as organet e drejtësisë, krejt e kundërta padia në vendet e tjera është ngritur nga shoqëria civile, shtresat e së cilës preken drejtpërdrejtë nga përmbajtja e librit. Deri më tani, kanë dhënë mendimin e tyre vetëm njerëz të librit, ndërsa hebrenjtë kanë heshtur. Po ç'mund të bëhet tani kur një libër i tillë që bie ndesh me kodin penal të Shqipërisë qarkullon? "Si fillim ai nuk duhej botuar e meqë është botuar, tashmë kjo kalon në kompetencën e organeve kompetente të cilat duhet të ndërhyjnë. Duhet të them se botuesi në fjalë nuk është serioz por me një amator që nuk ka pasur informacionin e duhur për historikun e ekzistencës së librit.

Hitler Potpuria e çekëve, rusëve e serbëve më ngjallte krupën

Shteti austriak shfaqte të gjitha shenjat e dobësisë nga pleqëria ose, të paktën, nuk kishte asnjë ndikim mbi kombin gjerman për sa u përket këtyre çështjeve. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për arkitekturën. Arkitektura moderne nuk po prodhonte ndonjë rezultat të madh në Austri sepse, që pas ndërtimit të rrugës së unazës - të paktën në Vjenë - veprimtaritë arkitekturore ishin bërë të parëndësishme krahasuar me planet për ecjen përpara që përpunoheshin në Gjermani. Në këtë mënyrë, u bëra përherë e më shumë ajo që mund të quhet ekzistencë e dyfishtë. Arsyeja dhe realiteti më detyronin të vazhdoja përpjekjet për të mësuar sa më shumë në Austri, megjithëse tani mund të them se ajo punë çiraku më doli me fat në fund. Por zemrën e kisha diku tjetër.
Brenda vetes më rritej një ndjenjë zemërimi, që më bënte të vuaja më shumë, sa më tepër kuptoja zbrazëtinë dhe shtirjen e këtij shteti, si dhe pamundësinë për të shpëtuar nga rrënimi. Njëkohësisht, ndjehesha plotësisht i sigurt se do t'i sillte shumë fatkeqësi popullit gjerman.
Isha i bindur se shteti i Habsburgëve do të pengonte dhe zmbrapste çdo gjerman që mund të shfaqte shenja madhështie të vërtetë dhe, në të njëjtën kohë, do të ndihmonte dhe përkrahte çdo lloj veprimtarie jo gjermane.
Ky spektakël konglomerat racash heterogjene që shfaqej në kryeqytetin e Monarkisë së Dyfishtë, kjo potpuri çekësh,
polakësh, hungarezësh, rusësh, serbësh, kroatësh, e të tjerë, së bashku me atë bacilin që tretet e shkrihet në çdo shoqëri njerëzore, çifutin, gjendej atje, gjendej këtu, gjendej në çdo vend. I gjithë ky spektakël pra, me ngjallte krupën. Qyteti gjigant më dukej si mishërimi i shthurjes më bastarde. Gjuha gjermane, ajo që kam folur në kohët e fëmijërisë, ishte e folura amtare e Bavarisë së Poshtme. Nuk e harrova kurrë atë lloj të veçantë të foluri, po ashtu, nuk arrita ta mësoja kurrë dialektin vjenez. Sa më shumë jetoja në atë qytet, aq më shumë më rritej zemërimi ndaj asaj mizërie të përzier njerëzish që hanin në kurriz të këtij djepi të vjetër të kulturës gjermanë. Ideja se ky shtet mund ta ruante ekzistencën e vet për një kohë të gjatë më dukej absurde.
Austria atëherë ishte si një copë mozaiku i lashtë, ku çimentoja bashkuese ishte tharë, ishte vjetruar dhe thërrmuar. Për sa kohë që një vepër arti nuk preket, mund të qëndrojë e bashkuar e të vazhdojë të ekzistojë, por çastin kur merr një goditje, atëherë ndahet në mijëra copëza. Tani, ishte heshtje kohe, se kur do të vinte ajo goditje. Ngaqë zemra më rrihte gjithmonë për perandorinë gjermane dhe jo për monarkinë austriake, ora e shpërbërjes së Austrisë si shtet më dukej si hapi i parë drejt çlirimit të kombit gjerman. Të gjitha këto konsiderata ma shtonin dëshirën të nisesha drejt vendit për të cilin më rrihte në fshehtësi zemra, që prej ditëve të djalërisë.
Racat
Sikur të mos kishin mundësi të punësonin njerëzit e racës më inferiore që nënshtronin, arianët nuk do të kishin qenë kurrë në gjendje të hidhnin hapat e parë në rrugën që i çoi te një tip më i vonshëm i kulturës, ashtu si, pa ndihmën e kafshëve të përshtatshme që ishin në gjendje t'i zbusnin, nuk do ta kishin zbuluar kurrë fuginë mekanike që, më pas, u lejoi të bënin edhe pa këto kafshë. Fraza "Mauri e kreu detyrën, lëre të ikë tani", fatkeqësisht ka një kuptim mjaft të thellë. Për mijëra vjet, kali ka qenë shërbyesi besnik i njeriut dhe e ka ndihmuar në hedhjen e themeleve të progresit njerëzor, por tani fuqia motorike po e zëvendëson përdorimin e kalit. Në vitet që do të vijnë, përdorimi i kalit do të zhduket plotësisht, po përsëri pa punën e tij njeriu zor se do to kishte arritur fazën e zhvillimit që ka arritur tani.
Vendosja e llojeve superiore të qytetërimit mes anëtareve të racave inferiore, përbënte një nga parakushtet më thelbësore. Vetëm ata mund ta mbushnin mungesën e mjeteve mekanike, pa të cilat nuk ecet dot përpara. ثshtë e sigurt, që hapat e parë të qytetërimit njerëzor nuk mbështeteshin në përdorimin e kafshëve të zbutura, por te puna e qenieve njerëzore që u përkisnin racave inferiore.
Vetëm pasi racat e nënshtruara u përdorën si skllevër, një fat i ngjashëm iu caktua edhe kafshëve, dhe jo anasjelltas, siç mund ta besojnë disa njerëz. Fillimisht, ishte armiku i nënshtruar që duhej ta tërhiqte plugun, dhe vetëm më vonë ia zuri vendin kau apo kali. Askush tjetër veç pacifistëve grindavecë nuk mund ta quajë këtë fakt si shenjë të degradimit njerëzor. Njerëz të tillë nuk arrijnë ta kuptojnë se ky evolucion duhej të ndodhte patjetër, në mënyrë që njeriu të arrinte atë shkallë qytetërimi të cilin sot këta apostuj e përdorin për t'i tërhequr vëmendjen botës me llomotitjet e tyre.
Nuk mund të ngjitesh lart, pa kaluar fillimisht me këmbë nivelet me të ulëta të shkallës. Prandaj ariani duhej të ecte në atë rrugë që i tregonte sensi i realitetit dhe jo nëpër atë që ëndërrojnë pacifistët modernë. Sidoqoftë, rruga e realitetit është e vështirë dhe e rëndë për ta përshkuar, por e vetmja që të çon përfundimisht drejt qëllimit që ëndërron të arrijë njerëzimi. Ndërkohë që, e vërteta është që këta ëndërrimtarë tani përpiqen ta largojnë njeriun nga ky qëllim, dhe jo ta ndihmojnë të shkojë drejt tij.
Nuk është thjesht rastësi, që format e para të qytetërimit u ngritën atje ku arianët hynë në kontakt me racat inferiore, i nënshtruan dhe i detyruan t'u bindeshin. Anëtarët e racës inferiore në fillim shërbyen thjesht si mjete mekanike në shërbim të qytetërimit të tyre që po rritej. Kështu, u shfaq qartë rruga që duhej të ndiqnin arianët. Duke e mbajtur me rreptësi pozicionin si sundimtarë, jo vetëm mbetën sundimtarë, por ruajtën dhe çuan përpara qytetërimin.
Ja se si bien kulturat dhe perandoritë, duke u hapur rrugë krijimeve të reja. Përzierja e gjakut dhe prishja racore janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimeve antike...
Ditën kur në Mynih mbërriti lajmi se kishin vrarë dukën Franc Ferdinand, isha mbyllur në shtëpi dhe nuk i mora vesh hollësitë se si kishte ndodhur. Në fillim kujtova se duhet të kishte shtënë kundër tij ndonjë student gjermano-austriak tepër i indinjuar nga veprimtaria pro sllave e trashëgimtarit të fronit të Habsburgëve, duke synuar kështu të çlironte popullsinë gjermane nga ky armik i brendshëm. U ndjeva disi i befasuar, para kësaj hakmarrjeje të pamëshirshme që kishte sjellë fati. Miku më i madh i sllavëve kishte rënë viktimë e plumbave të patriotëve sllavë...


(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ‘Mein Kampf’, prokuroria: S’e ndalojmë. Hitleri: Serbët më ngjallën krupën

Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit "Mein Kampf"

TIRANE - Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Bëhet fjalë për "Mein Kampf" të Adolf Hitler, botuar nga shtëpia bo-tuese "Belina H", i ndaluar në disa vende të botës, e kryesisht në Gjermani ku aktualisht po bëhet një debat i madh për të. Për botimin e tij 'Gazeta' është njoftuar në mënyrë elektronike dhe të dhënat për të janë këto: Adolf Hitler "Mein Kampf" (Lufta ime), përktheu Kushtrim Gjosti, nr. i faqeve 528, ISBN 978-9928-40-71-7-7, çmimi 1500 lekë, Botimet "Belina H". Po a mund të botohet në shqip ky libër? Të pyetur për këtë, shumëkush ka hezituar të flasë, mbasi konsiderohet si libri kryesor që nxit urrejtje, si libri prej nga nisi shfarosja e hebrenjve. Nga ana tjetër, 'Gazeta' ka kontaktuar për t'iu marrë një mendim, drejtorin e librit të Ministrinë e Kulturës, Ermir Nikën dhe Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare profesor Aurel Plasarin. Nika u shpreh i habitur për botimin dhe tha se nuk e ka parë ende librin dhe nuk mund të flasë konkretisht për të. Megjithatë ai shtoi se, librat që janë ndërkombëtarisht të ndaluar, që nxisin urrejtje dhe që bien ndesh me nenet dhe parimet e ligjit shqiptar të librit në Shqipëri, janë të ndaluar". Sipas tij ka autoritete që i kontrollojnë veprime të tilla. Nga ana tjetër, Aurel Plasari botimin e "Mein Kampf" e sheh të lidhur me lirinë sikundër mund të shihet në intervistën e tij. Ndokush tjetër pyet nëse libri është i nevojshëm sot për publikun tonë, në një kohë kur na mungojnë botime të albanologjisë e autorë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë, sot kur ne festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë?

Kodi Penal

Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë ka dy nene që i dedikohen urrejtjes ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Në të dy nenet përcaktohet edhe dënimi që parashikohet në rastin ku një person shkel ligjin. Nenet po i citojmë më poshtë: "Neni 265 - Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 266 - Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet".

Botuesi shqiptar

Në njoftimin për mediat botuesi i librit ka dërguar edhe një parathënie ku shkruan: "Ky botim në shqip ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të 'çmistifikojë' këtë libër. Botuesit bashkohen në një pikë kur vjen fjala për librin 'Mein Kampf', që ky libër ka një fuqi të errët, por kjo më tepër vjen nga fakti që askush nuk e ka lexuar. Miti i këtij libri është shtuar vetëm nga aureola e gjësë së ndaluar që e ka mbështjellë". Sipas tij, në një farë mënyre, një libër i tillë nuk e meriton kaq shumë zhurmë e vëmendje, dhe një mënyrë për t'ia hequr është bërja publike e tij. Botues të ndryshëm njëherësh mendojnë se lexuesit sot është aq i kulturuar e i pjekur sa ka aftësi ta gjykojë këtë libër. Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. Botuesi shton se: Pas Luftës së Dytë Botërore, disa vende të botës e kanë botuar e ribotuar librin si Shtetet e Bashkuara, Franca, India, Britania e Madhe, Suedia, Turqia, Kanadaja, Australia, Italia, Holanda, Japonia, disa vende amerikano-latine, vendet e botës arabe, vendet e Ballkanit, Polonia, اekia, Rusia (të paktën tri ribotime pas 1992-it, ndërkohë që në Bashkimin Sovjetik ishte botuar një variant i përzgjedhur dhe shkurtuar). Në disa prej këtyre vendeve është i detyrueshëm shoqërimi i librit me parathënie sqaruese ndërsa në disa të tjera lejohet botimi dhe shpërndarja, por jo përdorimi i tij për qëllime politike dhe propagande". Në të njëjtën parathënie, botuesi (të cilin nuk mundëm ta kontaktojmë, ndonëse i kërkuam një numër kontakti po me e-mail) thotë se ndalesat për botimin e librit duke e vlerësuar atë si propagandë me parulla armiqësore dhe mjet për nxitjen e urrejtjes në popull nuk qëndrojnë më. Sipas tij, me ndalimin kërkohet të pengohet shpërdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit, një argument që shumë vetë e shohin si të pakuptimtë, duke pasur parasysh raportet demokratike të forcuara prej kohësh. Në fakt libri gjendet edhe pjesërisht, edhe i plotë në internet.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: ‘Mein Kampf’, prokuroria: S’e ndalojmë. Hitleri: Serbët më ngjallën krupën

Shum mir kan ber se kan perkthy,cfar ka te keqe psh gjermania se e ka ndalu!pse cfar i shtyri ? me mir eshte te mesojm per diktatoret se mos te dime fare per ta.
 
Top