• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mediat italiane mahniten nga turizmi shqiptar/ “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni”


Me titullin: “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni” portali italian iu bën thirrje turistëve që të vizitojnë. Dhe ja se çfarë shkruhet në të:

“Ksamili, emër i cili nënkupton ‘gjashtë milje’ është një vend gjysmë i panjohur që dikur ishte një fshat i vogël peshkatarësh. Gjendet përballë Korfuzit dhe është më pak i njohur se Saranda apo parku arkeologjik i Butrintit.

Por, e ardhmja turistike e këtij vendi është e sigurt, kjo falë bukurisë, plazheve të vogla të fshehura e ujërave të kthjellët. Në të do të gjeni njësi akomoduese qoftë hotele apo edhe apartamente me qira, që dikur mbusheshin nga shqiptarët tani gjithnjë e më shumë nga të huajt”.

Shqipëria që nuk e pret

Ksamili gjendet 17 km larg nga Saranda. Në të gjenden plazhe për të gjitha preferencat: me rërë, me gurë apo edhe me shkëmbinj. Ka katër ishuj të vegjël që mund të arrihen me not, por edhe me mjete të vogla uji. Uji kudo ka ngjyrë turkeze dhe transparente. Natyrisht në muajin gusht ky vend është i mbipopulluar ndaj nëse dëshironi qetësi mund të zgjidhni ta vizitoni në një periudhë tjetër.

Ndërsa plazhet më të njohura janë : Bora Bora, Tre ishujt, por edhe ato që janë të fshehur te ishujt më të vegjël. Kushton shumë pak rezervimi i një çadre, rreth 4 euro, por kjo shifër mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin. Ka edhe plot bare e restorante nëse dëshironi që të mos largoheni shumë nga vendi ku keni zgjedhur të bëni plazh. Duhet të bëni kujdes nëse keni fëmijë të vegjël dhe t’i siguroni pasi deti ka thellësi.

Përveç detit e plazheve në Ksamil ka atraksione të tjera për t’i vizituar. Gjëja e parë që duhet të bëni dhe nuk duhet ta humbisni është të vizitoni Parkun Arkeologjik të Butrintit, që është trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO. “Syri i Kaltër” është gjithashtu një tjetër atraksion turistik i cili vlerësohet si tejet i veçantë pasi në të ndërthuret gjelbërimi dhe bluja e thellë e ujit. Me pak fjalë, Ksamili është një destinacion i ‘parrahur’ nga turizmi masiv ndaj duhet të përfitoni dhe ta vizitoni tani./Monitor
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kemi rivier te mrekullueshme,por mungon shume infrastruktura e rrugve,urbanistika ne pergjethsi len per te deshiruar.
 
Top