• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Media amerikane: Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa ata nuk kanë

legjenda

Tetova
Mbështetja amerikane për Kosovën, si shtet me dy milion banorë në Ballkanin perëndimor, çdoherë ka qenë bipartizane

Në botën “America First” të presidentit Donald Trump, nuk duhet të pyet Kosova vetëm atë se çfarë mund të bëjë SHBA për të, por edhe të konsiderojë çfarë Kosova mund të bëjë për SHBA, shkruan profesori i njohur universitar David L. Phillips për median njujorkeze “Huffingtonpost”.

Ka shumë çështje që kjo mund të arrihet. Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA.

Mbështetja amerikane për Kosovën, si shtet me dy milion banorë në Ballkanin perëndimor, çdoherë ka qenë bipartizane. Me shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës deklaruan pavarësinë në 1992. Administrata amerikane në mënyrë të suksesshme mbështeti demokracinë dhe të drejtat humane në Kosovë, përfshirë këtu edhe vetëvendosjen.

Agresioni serb rezultoi me vdekjen e mbi 10.000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e rreth një milionëve. Presidenti Bill Clinton vendosi për bombardimin e forcave serbe dhe ruajti shqiptarët nga gjenocidi i 1999. Presidenti George W. Bush koordinoi deklaratën e pavarësisë në 2008, ku sot 113 shtete kanë njohur integritetin dhe sovranitetin e saj.

Momentalisht Kosova nuk është vend i qëndrueshëm. 20 përqind e territorit të saj, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës dhe lumit Ibër, është nën kontroll të Serbisë. Serbia ndërtoi një mur ndarës në Mitrovicë për të aneksuar atë me “modelin Krimea”.

Kosova gjithmonë ka përkrahur marrëdhënie speciale me SHBA. Pas zgjedhjes së Trump dhe tentimit për të lëshuar pe nga Rusia (mbështetësit serb) dhe kërkesa për t'u marrë vetëm me probleme të brendshme, vendos Kosovën në pozitë të palakmueshme.

Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale serbe, u bëri thirrje serbo-amerikanëve për të votuar Trumpin. Ai i ftoi ata për të votuar për të “ardhmen e Serbisë”. Serbët ju gëzuan fitores së Trump për shkak të qëndrimit pro-rus. Ditë pas fitores së tij në Mitrovicë u vendosën shumë postera me fotografinë e Trump ku proklamonte: “Serbët qëndrojnë pas Trump të gjithë sëbashku.”

Kosova nuk është e qetë dhe kjo mund të konstatohet pas udhëtimit të trenit provokativ serb në Kosovë, që u ndal më pas nga njësia speciale ROSU. Pas saj reagoi presidenti serb Tomislav Nikolic duke kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe për të mbrojtur minoritetin serb.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, ofroi garanci për Kosovën duke theksuar: "Kosova është një shembull suksesi se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përkushtohet, angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave të tij." Ai mbështeti dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Mattis në Kosovë janë të stacionuar 4600 trupa të NATO prej tyre 650 ushtarë amerikanë të “Camp Bondsteel” në Kosovën lindore.

Ndërkohë që kujtimet e gjeneral Mattis janë të mirëseardhura, durimi i Trump nuk është pa limite.

Elita politike e Kosovës është e njohur për korrupcionin. Disa shqiptarë të Kosovës nuk largohen nga detyrat zyrtare vetëm për t’u ruajtur nga ecuritë penale.

Ekonomia e Kosovës është e rëndë, papunësia arrin deri në 45 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo është shumë më e madhe. Me ekonomi të pazhvilluar vendi është i pafuqishëm për të luftuar radikalizmin. Me 90 përqind muslimanë shumë shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në luftime përkrah ISIS në Siri dhe Irak.

Administrata Trump nuk do shkojë larg për të ridefinuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Duam apo nuk duam, “America First” është kredoja momentale për definimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Kosova mund të demonstrojë vlerat e saj si partner i fuqishëm kundër dhunës së ekstremizmit dhe të luftojë terrorizmin. Kosova ka qenë bastion i i tolerancës dhe modernizmit fetar. Mund të jetë model pozitiv për vendet e Europës juglindore.

Në nëntor 2016, policia anti-terror arrestoi 19 persona që kishin përgatitur sulme gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në parim, celula e tyre ishte përgatitur për sulme në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë në Ballkan. Agjencia e Intelegjencës së Kosovës duhet të thellojë bashkëpunimin me zyrtarët amerikanë në fushën kundër-terrorizmit.

Gjykata e Kosovës ka linjë të ashpër për ish ushtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftimet jashtë shtetit, duke i dënuar mbi 15 vjet burg me procese gjyqësore të përfunduara brenda gjashtë muajsh. Pas forcës së ligjit, Kosova ka zhvilluar një fuqi për ngritjen e edukimit, zhvillimin ekonomik dhe moderimin e mesazhit nga imamët.

Më shumë mund të bëhet. Politikanët e Kosovës kundërshtojnë idenë se atje ka një problem vijues me radikalizmin. Me ndershmëri dhe vullnet politik, Kosova mund të bëhet lider në parandalimin, përforcimin dhe ri-integrimin.

Kosova kërkon anëtarësim në NATO. Në fund Garda Kombëtare e Kosovës mund te jetë një aset për trupat paqësore të NATO dhe pjesëmarrjen në operacionet stabilizuese. Në rrugën për kthimin e saj në ushtri të Kosovës, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë partneritet për forcat e sigurisë së NATO. Krijimi i kapaciteteve mund të integrojë Kosovën në NATO dhe strukturat tjera Euro-atlantike.

Veç kësaj, Kosova ka një eksperiencë ekstensive në pastrimin dhe neutralizimin e minave tokësore. Ekspertët e Kosovës me eksperiencën e tyre mund të japin kontributin e tyre duke punuar në kuadër të OKB për çmontimin e minave në vende të ndryshme të botës.

Kosova ishte një projekt i komunitetit ndërkombëtar për dekada. Për ta ruajtur këtë, Kosova duhet të demonstrojë vlerat e saj përpara administratës Trump. Operacioni më i madh është siguria, që mund të shërbejë për agjendën Trump të “America First” . Do ishte edhe një avancim i interesave të Kosovës./Bota sot
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
I lutem stafit te forumit te nderhyje ne korrigjim te titullit per aresye "Dinjiteti te paster", nuk eshte e hijshme te pritet titulli ne mes dhe nese nuk arrin hapesira atehere mund te hiqet shprehja "Media amerikane:" sepse edhe sikur dihet kjo gje ne permbajtjen e dhene po edhe sikur mund te thuhet mbi permbajtje!

Rregullojeni titullin dhe vendoseni keshtu:
"Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA"

Ju perseris, nuk eshte e hijshme ashtu si eshte vendosur: gjysmak!

...me rastin, e kuptuat besoj se cili eshte "miku me i madh se sa SHBA"::: LLOGJIKA.
 

legjenda

Tetova
I lutem stafit te forumit te nderhyje ne korrigjim te titullit per aresye "Dinjiteti te paster", nuk eshte e hijshme te pritet titulli ne mes dhe nese nuk arrin hapesira atehere mund te hiqet shprehja "Media amerikane:" sepse edhe sikur dihet kjo gje ne permbajtjen e dhene po edhe sikur mund te thuhet mbi permbajtje!

Rregullojeni titullin dhe vendoseni keshtu:
"Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA"

Ju perseris, nuk eshte e hijshme ashtu si eshte vendosur: gjysmak!

...me rastin, e kuptuat besoj se cili eshte "miku me i madh se sa SHBA"::: LLOGJIKA.
i nderuar mik nuk ka nevoje askush nderhyje
ashtu nga gazeta e kam mare titullin
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
i nderuar mik nuk ka nevoje askush nderhyje
ashtu nga gazeta e kam mare titullin

Une them se me mire te hiqet dicka e kuptueshme "Mediat amerikane:" dhe te shfaqet titulli i plote se sa te tallemi!

Ne fund te fundit, "mediat amerikane" ja kane dhene titullin te plote asaj gazetes besoj dhe jo gjysmak!

Nuk kam ndonje kundershtim me punen tuaj, gabimin kundershtoj.
 
Private conversations
Help Users
    Top