• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Më lë plagë mungimi yt, por e dua këtë dhimbje...

IDILIKE

Ti nuk erdhe as sonte edhe pse pritja kishte ndezur kaq shumë drita e zjarre. Qielli kishte derdhur thellësi brenda meje. Kthjellimi e horizonti tehutej skajeve, tej në kërkim të cakut dhe pragut që të mban kyçur. Prita edhe sonte, si çdo mbrëmje që ngrysi në vetmi, prita se po troket porta dhe të shfaqeshe ti.
Por jo.
Pëshpëritja e zhurmave të mbytura të ditës dhe heshtja cingëritëse e natës, nuk solli asnjë trokitje. Në portën time të pritjes, mbeti i largët ai zë e zjarr që pengimi ndalon të vish.

FB_IMG_1575282809246.jpg



Shkon nuk e di se ku. Ngrys e zbardh diku tej në skajin tjetër të kohës.
Atje ku ndoshta harrimi i ka zhbërë të gjitha trajtat, e ndarja i ka shkulur me rrënjë premtimet dhe së bashku me ta, fjalët ka këputur, e flakët e mallit ka shuar.
Ti mbete sërish pa ardhur, por tek unë nuk pati heshtja ta mbyste hënën që doli nga pellgu, e të thyente diellin që shkrepi nën qerpikun e pemës, pemës që lëshon hijen e vet uloke, e fërgëllon trishtueshëm në lakuriqësinë e vet.
Përtej këtij muri të lartë ndarjeje, e ajri të ftohtë të vetmimit, gjithçka reale ka një kuptim të ndryshtë, në mungimin tënd.
E tjetërllojtë është panorama e ditës që derdhët në dritimin e mekur të gjërave që shterren prej vegimit.
Ngjizet nga azgjëja, e vdiret si një vegim çdo shkreptim i beftë pamësimi që më vështron pendueshëm.
Kujtesa jote ka mbetur e shpërbërë në gjërat që rrinë pezull në frymën e frikës që tendosin dritat e pakuara, ku idili im rreket të të krijojë, pa mundur t'i japë trajtë, veç puthjeve që le peng tek unë.
Ani, mbetëm të ndarë në botët që shtyjnë me erërat. Velat e anijeve tona, mbetur pa brigje, shkojmë kah i çon dallga e thërrmohen në pafundësi.
Sytë tuaj, mozaikun e dehjes së përmallimit, kërkoi horizonti, e valët përpihen brigjeve me ndarjet që lënë gjurmët e tyre mbi rërë, plagët e pritjeve.
Ani, ti bëre mirë që nuk erdhe as sonte, edhe pse unë ende pres trokitjen në portën që hesht e përgjoj erën që përplas mbi xham, gjethet e fundit të pemës që pikëllon.
Nata ka rënë mbi gjithçka, edhe mbi përfytyrimin tënd që rrekem të end në gjërat e avullta që mbesin nderur në erën e ftohtë që fishkëllen.
Bëre mirë që nuk erdhe, sepse pritja të gjithë gjërat që sjell, i stolis me dhimbjen e ndarjes.
Pata zemër për dëshirë, por jo shpirt për plagë.
Lë të vuaj më mirë mungimin tënd, se sa lëndimin e ndarjes që vjen me ty e mbetet në mua.
Nëse nuk di që unë jam duke të të pritur ende, më mirë do të jetë për ty.
Për mua?!... Dhimbjen do të ma shërojë më shpejt mungimi se ndarja.
Ende pres që ti të vish... dhe asnjë ardhje nuk të sjell, sepse zemra ime ka kaq shumë dhimbje... dhe ende do të vuaj ikjet tënde që vjen me ty dhe mbetet në mua, ndarje, dhembje, plagë.
A.Vataj
 
Zot me jep te njejten ftohtesi qe kam tani dhe ti pergjigjem postimit aaaa ti peshtysh ne surrat kush thote qe do dhimbjen
 
Mungesa jo mungimi 🙈
Qr ndonjehere vertet me duket sikur smarr vesh shqip.🤪😂
Nuk e lexova artikullin por bazuar tek tema jam dakort me mire nje dhimbje sesa nje ndjenje te bukur te pa provuar
Si nuk të ha ujku në mal ty.
Duket që nuk e njeh gjuhen e të shprehurit të A Vataj.
 
Si nuk të ha ujku në mal ty.
Duket që nuk e njeh gjuhen e të shprehurit të A Vataj.
Cna can koken ku e di un x cfare e ka secili kur shkruan . Pastaj un jam refugjate dhe letersia fizika asnjehere sme kane pelqyer 😁
Ps : vfc per ate punen e ujkut 😁
 
Mungesa ...eshte nje plage qe nuk shuhet kur na kane ikur njerezit pergjithmone e sdo I shohim kurre kur vdekja I ka marre ....mungese ne ndjenja zevendeson te gjithe e zevendesojme ate mungesa asnje nuk perjashtohet
 
Po deshet brisk me pre damaret, i shes 5000 euro nje 😁


Ju do thoni pse kaq shtrenjt...
Po per cfare te duhen leket ne ferr? Mi leni mu se du te hap nje pompe funebri 🙃😉
 
Private conversations
Help Users
    Top