• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Më erdhi gjynah për Bashën

Guest20

Antar i ri
[h=1][/h]
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"700","title":"48E0D28B-29B0-42D8-BA22-B39AE1ECE6B4","width":"696","src":"https:\/\/dritare.net\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/48E0D28B-29B0-42D8-BA22-B39AE1ECE6B4-696x700.jpeg"}[/IMG2]

Mitingu i djeshëm ishte më i pakuptimti. U vendos kur Seiti ishte brenda, por për fat Seiti tani është gjallë e shëndoshë në spital duke gëzuar momentet e lavdisë së tij.
Mesa duket Basha donte ta përshkallëzonte agresivitetin e mitingjeve të tij, por i pati të gjithë kundër.
Kundër ishin qytetarët e Tiranës, të cilët nuk duan skena dhune në rrugët e qytetit. Dy kazanë plehrash të djegur dhe disa molotov mjaftuan të risjellin në kujtesë ‘97-ën. Nuk ka aleat më të madh të Ramës sesa aktet e dhunës dhe Berisha në mes të turmës.
Kishte kundër një pjesë të establishmentit demokratas, të cilët nuk e miratojnë sulmin fizik ndaj institucioneve ku nesër duan të hyjnë dhe imazhi negativ u prish bizneset.
Dhe mbi të gjitha kishte kundër ambasadat e akredituara në Tiranë. Jo vetëm atë të SHBA-së dhe Gjermanisë, por edhe përfaqësia italiane, një mirëkuptuese e demokratëve, ishte kundër përshkallëzimit.
Dje Basha ishte për keqardhje. I lagur, në një mot aspak miqësor, i braktisur edhe nga aleatja e tij e cila mesa duket ka filluar të mendojë për veten, me një grusht besnikësh që e shumta mund të djegin një rrugë por nuk ngjallin simpatinë e askujt, mes presionit të Berishës që kërkon radikalizim dhe Ramës që është gati të drejtojë edhe nga Skrapari, por mos dëgjojë fare zërat për dorëheqje.
Këshilltarët mizerabël mesa duket i kanë thënë Bashës të sulmojë edhe përfaqësitë e huaja. Basha në vetvete është natyrë paqësore, por hajvanët që e kanë këshilluar që në ditët më të ulëta të kuatove të tij, të sulmojë pikërisht shpresën e vetme që mund t’i japë dorën dhe nxjerrin nga balta, nuk paskan as nuhatjen e një koneje të sapolindur.
Parulla dhe demonstrimi para shtëpisë së Boschardt ishte një kërcënim tipik. Nuk lexohet ndryshe në perëndim ky mesazh përveçse “ne ta dimë shtëpinë dhe po e zgjate të gjejmë.” Interpretimet e tjera janë profane. Reagimi i trupës së akredituar në Tiranë diti ta lexojë mesazhin dhe reagoi. Mbetet që këshilltarët mos t’i japin edhe idenë që të nisë kalamajtë e forumit rinor të PD-së me parulla “Yankee go home” para rezidencës së SHBA-së. Kjo do ta bënte groteske, por njëkohësisht qaste një pamje të vjetërsuar të PD-së.
Është e vërtetë që mungesa e pushtetit të gërryen më shumë se pasja e tij. Por të paktën djemtë e shkolluar jashtë duhet t’u punojë fantazia diçka më shumë sesa skemat e para 20 vjetëve të Berishës me marshimet e përditshme në bulevard dhe sharjet për Mariza Linon.
Në një Tiranë që nuk ka ndërmend të vritet për doktorin, madje as Kamza përveç të punësuarve të Mziut; në kushtet kur perëndimi as ia del të kuptojë hapin e ndërmarrë nga opozita, Bashës ose i duhet të ndërrojë strategji, ose ka për të mbetur rrugëve të Tiranës. Dhe për këtë variant Rama ka caktuar si interlokutor Sandër Lleshajn i cili ngjan se ka rezerva të mjaftueshme gazi për biseda të zgjatura me protestuesit.


Nga Dritan Hila
 

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Vendndodhja
Tek Lokali i Buqes.
Basha duhet te kerkoje ndryshimin duke filluar nga vetja ne fillim. Si te behet kjo? E thjeshte te dale te jape doreheqjen si kryetar partie dhe te caktojne nje keshill drejtues te opozites me njerez te respektuar e pa "biografi te keqe" te cilet do marrin persiper udheheqjen e ketij populli drejt ndryshimeve te medha duke rrezuar qeverine Rama dhe duke kontribuar ne qeverine e tranzicionit per te rregulluar strukturat ligjore te rendit kushtetues dhe sistemit zgjedhor. Nqs Opozita do vazhdoje me kete startegji qe ka nisur kete periudhe nuk shoh diell ne horizont per te fituar dicka nga gjithe kjo situate.
 
Top