• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Mbyti foshnjën e porsalindur, gruaja e kishte bërë dhe më parë

Frank

1+1=3
thumbs_b_c_3886eb3ffda04de40fe676ea2aaadb97.jpg


Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.
Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.
Familjarët e saj kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.
Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët. Sipas njerkës së saj, ajo edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

Sipas familjes së saj, 27-vjeçarja nuk është e martuar. GazetaExpress shkruan se T7 mësoi se M.B kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.
Mirëpo, jashtë kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre. Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.
Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.
E dyshuara, edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.


Balkanweb.com
 
I

Iva1

Une skam zemer ta lexoj sepse me ngarkoi mesazhi qe mora nga titulli.Nuk mund ti them kafshe se skam pare asnje kafshe qe te hedh te voglin e saj tutje??.Zot ki meshire ke bekon me emrin “NENE”!
 
Top