• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Mbyllen vendvotimet, votuan rreth 45% e qytetarëve

Love

βeℓℓe â๓e
Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në gjithë Kosovën.



Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe mbi 1.7 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote. Procesi zgjedhor, në përgjithësi, ka shkuar mirë, me përjashtim të disa komunave ku janë shënuar parregullësi si dhe ka pasur edhe të arrestuar.

Më së shumti probleme ka pasur në veri të Kosovës ku dyshohet edhe për të plagosur. Atje, vazhdon të mbetet gjendje e tensionuar. Sipas burimeve të Kosovapress-it, OSBE-së, madje, ka kërkuar edhe ndërprejrjen e zgjedhjeve në veri.

Megjithatë, mbetet që KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë problematikë. Deri në këto orë kanë votuar rreth 45 për qind. KQZ do të dal me konferencën e ardhshme në orën 20:30.
kosova-sot.info
 
Top