• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Mbyllen kërkimet arkeologjike në Adrianopol

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mbyllen kërkimet arkeologjike në Adrianopol



Gërmimet arkeologjike të kësaj vere janë konsideruar të suksesshme nga ana e arkeologëve shqiptarë dhe italianë ndërkohë që vazhdon puna për vendosjen e këtij siti arkeologjik në shërbim të zhvillimit turistik të zonës së Sofratikës dhe më gjerë. Sipas drejtuesit të këtij misioni, arkeologut italian Roberto Perna rezultatet e këtij misioni, i cili përbën edhe vitin e tretë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Adrianopolit janë shumë të mira.

“Unë i shikoj këto arritje në dy aspekte, në aspektin shkencor dhe studimor si edhe në aspektin e vendosjes së tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit. Përsa ipërket aspektit shkencor janë arritur shumë rezultate ndërsa përsa i përket edhe aspektit të administrimi të territorit, pra të vendosjes së sitit arkeologjik në funksion të zhvillimit të zonës mund të them se kemi arritur rezultate shumë të mira me misionin arkeologjik të kësaj vere”, thotë arkeologu Perna.

”Gjatë kërkimeve dhe studimeve të kësaj vere në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, vijon ai, kemi bërë të mundur zgjerimin ezonës arkeologjike me 1 200 metra të tjera, pra me zbulime të reja ku bie në sy pjesa administrative e qytetit të Adrianopolit, në krah të teatrit. Këtu kemi zbuluar objekte që datojnë nga shekulli i II-të deri në shekullin e VI-të, pas Krishtit, pra kemi një sërë objektesh të pjesës administrative të qytetit që dolën në dritë me zbulimet e fundit”.

Sipas Pernës, në disa zona janë bërë edhe sondazhe dhe kërkime në thellësi për të shtuar njohuritë për fazat e ndryshme të qytetit dhe kemi arritur të studiojmë deri tek origjina e fillimit të qytetit që i përket shekullit të II pas Krishtit. “Gjatë gërmimeve të kësaj vere kemi gjetur edhe shumë qeramikë, e cila i përket si botës helenistike por edhe asaj romake dhe afrikane. Kam parasysh këtu zbulimin e shumë materialeve në qeramike të llojit të amforave të cilat tregojnë për shkëmbimet e mëdha që ka patur ky qytet në antikitet.

Gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur edhe shumë fragmente arkitektonike që tregojnë evolucionin e zonës gjatë shekujve”, thotë arkeologu italian në lidhje me zbulimet e fundit në Adrianopolin antik. Një element i rëndëishëm i këtij misioni kma qenë edhe vendosja e kësaj pasurie arkeologjike në shërbim të zhvillimit të turizmit. “Adrianopoli nuk është më teatri por sot kemi një zonë të tërë arkeologjike që i bashkangjitet teatrit.

Në këtë drejtim doja të theksoja lajmin e fundit që ka ardhur nga Italia, nga Rajoni i Markeve, ku është aprovuar një projekt i cili do të mbështesë financiarisht si vazhdimin e gërmimeve në zonën arkeologjike të Adrianopolit por edhe ndërhyrje për sistemimin e kësaj zone”, thotë Perna. Sipas tij,projekti në fjalë parashikon sistemimin e rrugës hyrëse në zonën arkeologjike, vendosjen e sinjalistikës dhe sistemimin e gjithë ambjentit rreth zonës arkeologjike. Në këtë projekt do të përfshihen një sërë institucionesh dhe faktorësh si nga pala italiane ashtu edhe ajo shqiptare si universiteti dhe provinca e Maçeratës, Parku Arkeologjik i Urbisalies gjithashtu edhe gjithë faktorët vendas që kanë të bëjnë me teritorrin e Adrianopolit.
“Gjithashtu do të doja të theksoja që në këtë periudhë, gjatë këtij misoni, u realizua edhe një akt ligjor shumë i rëndësishëm. Bëhet fjalë për firmosjen në Tiranë,të një protokolli bashkëpunimi, midis Institutit të Albanologjisë, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, ambasadës Italiane në Tiranë gjithashtu edhe Qarkut të Gjirokastrës si organi administrativ i territorit në këtë zonë. Marrëvëshja përcakton për tri vitet e ardhshmegjithë fushat e bashkëpunimit në sektorin e arkeologjisë dhe administrimit të territorit për zonën arkeologjike të Adrianopolit antik”, thotë Roberto Perna, drejtuesi i misionit arkeologjik shqiptaro –italian në sitin e Adrianopolit antik.SHEKULLI
 
Top