• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbrëmje spektakolare me 18 gola, “Terminatori” Bajern i pamëshirshëm me Atletikon. Interin e shpëton Lukaku, mësoni rezultatet

Përfundoi java e parë e Ligës së Kampioneve të sezonit 2020-2021. E mërkura rezervoi surpriza. Pas humbjes së Realit nga Shakhtari 2-3, mbrëmja ofroi 18 gola në 6 ndeshje. Bie në sy triumfi shkatërrimtar i Bajernit, i cili e nis fushatën e mbrojtjes së titullit me fitoren e thellë 4-0 ndaj Atletiko Madridit. Interi i shpëtoi humbjes në fundin e kohës së rregullt. Lukaku u konfirmua si heroi i zikaltërve duke barazuar Borusia Mynshenglabahun në fund 2-2.
Ek4XyO7X0AAVzYt.jpg




●Kampionët në fuqi të Anglisë Liverpuli u mjaftua me një autogol të Ajaksit për të nisur sezonin e ri në Ligën e Kampioneve me fitore. Jo vetëm, Bajerni, por edhe Atalanta e ktheu sfidën me Midtljanin në spektakël me 4 gola. Në këtë sfidë u aktivizua dhe mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti.
Mançester Siti mposhti Porton në shtëpi 3-1, kurse Olimpiakosi fitoi minimalisht me Marsejën.

●Më poshtë janë renditur rezultatet e takimeve me golat:

FT| Ajaks-Liverpul 0-1

Taliafiko (ag.) 35′

FT| Bajern Mynih-Atletiko Madrid 4-0
Koman 29′, 72′, Goretzka 41′, Toliso 66′


FT| Inter-Borusia Moshengladbah 2-2
Lukaku 51′, 90’/ Bensebaini 62′ (p), Hofman 85′

FT| Mançester Siti-Porto 3-1

Aguero 20′ (p), Gyndogan 65′, P.Torres 73’/ Diaz 14′

FT| Midtjlan-Atalanta 0-4


Zapata 26′, P.Gomez 36′, Muriel 42′,Mirançuk 89′

FT| Olimpiakos-Marsejë 1-0

PANORAMASPORT.AL
 
Nuk e kam pa ndeshjen por dhe shaktjar nuk esht skuader dosido por gjith ky real pak turp me t mund shaktjari
 
Reali ishte cop coo p1 ku therret qameti. Pjesen e 2 reaguan por prap nuk mjaftoj per te shmangur humbjen,dhe sikur te fitonin nuk ka justifikim te hash 3 gola p1 nga shakhtar
 
Private conversations
Help Users
    Top