• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbi rishikimin e Statusit aop !

Kadafi

Founder #Shqiperia
Prej shumë kohësh vërehet një neglizhencë e paprecedente në lidhje me statusin Aop. Nuk duhet ti bëjmë aleancë sjelljeve të tilla. Kërkoj nga të gjithë Sop-at të ketë më shumë pergjegjësi përsa i përket propozimeve të Aop-ve sikurse dhe rishikimit të atyre Aop-ve që e mbajnë aksesin thjesht për tu dukur. Dikush prej jush mund të mendoj se është e tepërt, përkundrazi, nëse ne jemi më efiçent, atëherë dhe rezultati i pritshëm do jetë më efektiv dhe si rrjedhoj dhe aop-at do ta ndjejnë më shumë aksesin dhe do bëhen me të ndërgjegjshëm përsa i përket sjelljes së tyre in-aktive. Nuk duhet të tolerohen Aop-at të cilët shfaqin justifikimin se kanë qenë të zënë me probleme familjare. ثshtë një rubrikë e posaçme në lidhje me këtë temë. Aty fare mirë gjithsecili aop mund të bëjë një kërkesë për largim të përkohshëm dhe të shfaqi arsyetimin e tij. Sa më sipër merni masat për të gjithë Aop-ët të cilët konsiderohen in-aktiv nga ana juaj duke i hedhur në forum për diskutim ndaj marjes së masës për “Heqje aksesi”.

Doja tu ndalja pak edhe tek Sop-at për të cilët kam rezervat e mia. Vërejtjet vërshojn edhe kundrejt Sop-ve të cilët kanë rolin kryesor në këtë mesele. ثshtë përgjegjësia juaj direkt që kjo situatë ka precipituar deri këtu. Ka shumë Sop in-aktiv të cilët dhe kur futen shofin të bëjnë ato dy pare muhabet me miqtë e shokët, si Real ashtu dhe Virtual, madje duke i treguar dhe gjëra të brendshme të stafit tonë, duke prishur kështu ekuilibrat e ndërtuar. Lejini mënjanë të tilla afeksione dhe përpiquni të zbatoni me përpikmëri detyrat e ngarkuara. Rritini prestigjin vetes dhe kërkoni respektin e munguar duke zbatuar parimin e hierarkisë. Fjala juaj te stafi duhet të jetë e padiskutueshme dhe jo t'ju bëjnë karshillik se ka mik një Sop, Ircop, Admin,Founder, Root a ku di unë. Mos i bini kujt më qaf por aman problematikët mos i toleroni gjithmonë në zbatim të rregullores. Kjo sjellje është e patolerueshme dhe e dënueshme madje. Për gjithkënd nga ju që mendojnë se nuk mund ta përballojnë dot këtë barrë më mirë të largohet. U zgjata së tepërmi tek Sop-at duke menduar se nga këtu fillon ndryshimi. Të gjithë jemi të nevojshëm por askush nuk është i pazëvendësueshëm !
Prej jush mirpres komente përsa i përket çështjeve të trajtuara më sipër por më shumë sesa komentet pres REAGIM !
 
Last edited:

Herilton

Anëtar i ri
Titulli: Mbi rishikimin e Statusit aop !

Nga un je kuptuar qart, jan probleme qe egzistojn dhe perderisa ti i ke shpalosur eshte e rendesishme qe ne te REAGOJM Respekte..
 
Top