• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mashtrimet gjatë blerjeve në internet

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Mashtrimet gjatë blerjeve në internet


A541B044-43E5-42B4-BA7A-78F51525A91B_w987_r1_s.jpg

Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë ((NRF)) përcjell lajme të mira dhe të këqia për blerësit. Lajm i mirë: priten ulje të mëdha të çmimeve për produktet elektronike dhe artikujt e veshmbathjes me rastin e festave të fundvitit. Lajmi i keq: vjedhësit do të shkojnë online për të shfrytëzuar rastin.

ثshtë bërë pjesë tradite pas festës së Falenderimeve - radhë të gjata konsumatorësh për të blerë mallra me çmime të ulta. Edhe këtë vit, shitësit parashikojnë një vit të mbarë.

Ana Smith, zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me pakicë thotë:
"Në sezonin e festave ne parashikojmë 656 miliardë dollarë xhiro vetëm gjatë periudhës së pushimeve."

Kjo shifër përfaqëson 4% rritje krahasuar me vitin e kaluar. Për të shmangur rradhët e gjata – konsumatorët kryejnë blerje përmes internetit. Mbi 10% e dhuratave gjatë këtij viti do të blihen online nëpërmjet smartphoneve ose kompjuterve. Për shkak të shtimit të masave të sigurisë në kartat e kreditit – shumë mashtrues do të përdorin internetin për të vjedhur.

Robert Moraca, Zyra e parandalimit të krimeve pranë Federatës së shitjeve.

"Për shkak të kartave të pajusura me “çip”, është shumë më e vështirë për kriminelët e shitjes me pakicë për të bërë mashtrime në dyqan, kështu që ata veprojnë në internet," Robert Moraca, Zyra e parandalimit të krimeve pranë Federatës së shitjeve.

Ekspertët e sigurisë thonë se mbi 1.2 % e të gjitha transaksioneve me smartphone të jenë operacione të vjedhësve. Një transaksion mashtrues online arrin mesatarisht rreth 200 dollarë.

"Vjedhësit shpesh krijojnë fatura blerjeje të rreme, dhe thonë se e kanë marrë mallin si dhuratë dhe duan ta kthejnë " thotë zoti Moraca.

Ekspertët e bankave presin këtë vit një rritje prej 43% në transaksionet mashtruese. Ata po u bëjnë thirrje konsumatorëve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, të shmangin klikimet në reklama të dyshimta, të mos hapin emaile të panjohura dhe të blejne vetëm nga faqe internetit të sigurta dhe të ligjshme. /za

 
Top