• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein'it (Ajnshtajnit)

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Forca e tërheqjes është ajo forcë që vendos në Gjithësi.

Forca tërheqëse midis masave, forca e gravitetit (rëndesës), vepron kudo në Gjithësi. Edhe sistemi ynë planetar është i rregulluar përmes bashkëveprimit të forcave të tërheqjes dhe atyre qendërikëse (centrifuge) ndërmjet trupave qiellorë. Gjithçka gjendet në një baraspeshim të ujdisur me imtësi.

Masa përkul hapësirën

Që me Newton'in (Njutoni) pandehej se forca tërheqëse midis masave reagon në çast. Por duke ditur se asgjë nuk mund të jetë më e shpejtë se shpejtësia e dritës u detyruan dijetarët të braktisin këtë lloj përfytyrimi. Ata skicuan një botëkuptim të ri fizik, në të cilin nuk janë më forcat e tërheqjes ato që ndikojnë në qarkullimin e planetëve po ku gravitacioni shihet më tepër si veçori gjeometrike e hapësirës.

Nëse një masë sillet përqark në Gjithësi, ajo përkul hapësirën me praninë e saj - në të njëjtën mënyrë si një sferë prej hekuri shtyp përposhtë një cipë të tendosur llastiku duke bërë një zar që sillet përqark kësaj grope të mbajë të njëjtën orbitë. Sipas kësaj teorie, përkulja a hapësirës, shkaktuar nga Toka, mban Hënën në orbitën e saj.

Pasqyrim i shfytyruar i Gjithësisë

Albert Einstein (Ajnshtajni) ishte themeluesi kësaj teorie, të cilën ai e ka formuluar në Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit. Që me Eintstein'in dimë se drita i korrespondon masës: E = mc². Ku E është energjia e trupit, m masa e tij, ndërsa c është shpejtësia e dritës. Kështu kur masat tërhiqen nga masa të tjera, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me dritën. Por çfarë do të thotë kjo për pamjet që marrim nga qielli me yje që shohim ne ?

Sipas mënyrës më të fundit të shikimit të Gjithësisë, hapësira shtrembërohet në prani të masave. Kështu krijohet një zbrazëti në *kohë-hapësirë (A.E.) e cila ndikon edhe në grimcat e dritës: ato tërhiqen nga masa. Kështu ajo që ne shohim nuk është një shëmbëlltyrë e përpiktë e materies së ndritshme, por një pasqyrim i shfytyruar i saj.

*Kohëndjesia(A.E.)

Me botëkuptimin e ri fizikal duhet të ndryshojmë edhe përfytyrimin tonë mbi kohën. Kohëndjesia vetiake është një iluzion i prodhuar nga mendja jonë. Si madhësi fizike, koha është e matëshme. Por edhe këtu ka disa të papritura.
 
ricky_ch

******
Graviteti sipas Newtonit është forcë tërheqëse, ndërsa sipas Ensteinit
nuk është force por "rënje". Trupat që gjenden rreth një hapësire
të një trupi ato thjesht bien kah trupi e nuk i terheq trupi ato me ndonjë fuqi.

Sikur të ishte kështu, atëherë Newtoni do të kishte të drejtë!
Pak e logjikshme, apojo?

Ndërsa sa i përket kohës dhe hapërsirës, koha është gjithë ajo që po ndodh,
intervali i punës së materies, gjegjësisht lëvizjes së materies prej një pike në
pikën tjetër, kurse Hapësira vetëm gjendje!

Për mendimin tim shumë e gabuar shprehja Hapësirë-Kohë.
Megjithëse edhe sa i përket Gravitetit më shumë pajtohem
me Newtonin se me Einsteinin.
Vertëm një gjë nëse e marrim parasysh se sa më i madh trupi gjegjësisht
masa aq më e e fortë gravitacioni.

Shtrohet pyetja çfarë fuqie po i mban tërë trupat e një Galaxie së bashku?
 
baby-angel

Thpilt

Mos lodhni trute kot se ska per ta gjet njeri kte.. :)Te pakten jo shkencerisht. :p
 
ricky_ch

******
Me të dëgju ty bota nuk ishte sot aty ku është.
E din kush e ka bërë këtë: Budallenjtë, kurse të mençurit
janë dorëzuar kaherë!

Edhe Edisoni me i pasë dëgjuar disa të mençur, sot
nuk do të kishim dritë!
 
Eshte e vertete ,nje fjale thote :
Budallenjte hapin rruget qe me pas ndjekin te mencurit :p :p
 
Top