• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Marakonat dhe sallata ulin rrezikun e infarktit

cent

...Lontano
Konsumi i vazhdueshëm i një pjate makaronash, shoqëruar me një sallatë, është në gjendje që të ulët ndjeshëm rrezikun për t’u goditur nga një infarkt.



Një studim i realizuar nga një grup ekspertësh arriti në përfundimin se konsumi i ushqimeve të pasura me fibra redukton me 7-10% probabilitetin e prekjes nga sëmuret kardiovaskulare.

Gruri, orizi, frutat, dhe zarzavatat janë burimi kryesor i marrjes së fibrave për njeriun, prandaj është e rëndësishme që makaronat të jenë realizuar me miell gruri.

Lajthitë gjithashtu janë të pasura me fibra, ndonëse një pjesë të tyre janë të patretshme nga organizmi i njeriut.

Studimi i ekspertëve u bazua mbi vëzhgimet, në të cilat probabiliteti i prekjes nga sëmundje, u shqyrtua në disa grupe të ndryshëm njerëzish, të ndarë sipas zakonit të tyre në të ngrënë, midis viteve 1990-2012.

“Shumica e njerëzve nuk marrin nivelin e rekomanduar të fibrave, ndonëse ato ndikojnë në reduktimin e rrezikut të infarktit”, deklaroi ekspertja e Universitetit të Lidsit, autore e studimit.

“Duhet të edukojmë konsumatorët që t’i kushtojnë rëndësinë e duhur marrjes së përshtatshme të fibrave, duke i mësuar se çfarë është e dobishme për trupin e tyre”.

Masa e rekomanduar e fibrave në ditë është rreth shtatë gramë, një sasi e arritshme nëpërmjet konsumit të një pjate makaronash, me sallatë ose dy fruta në mungesë të sallatës./TopChannel
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Marakonat dhe sallata ulin rrezikun e infarktit

Qenkam ne rregull une atehere se nje me dy dhe makarona ha. :D
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Marakonat dhe sallata ulin rrezikun e infarktit

Ca jane marakonat?

Se di sa i vertet eshte ky studimi, e nqs makaronat jane menyra me e mire per te mare fibra.
Ose mbase varet e perberja makaronave, ca tip mjelli perdoret.


Per sallaten jam dakord:)
 
Top