• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Maqedoni e Veriut/ Grabitet banka, autorët marrin 100 mijë €

Frank

Mode ON Anti-KÇK
Një filial i bankës “Tutunska Banka” në Shkup, Maqedoni e Veriut ka rënë këtë të hënë pre e grabitësve. Siç raporton “Alsat”, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje. Ata dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikovë.

Grabitet.jpg

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e grabitjes së filialit të bankës. Fillimisht autorët dhunuan rojen e sigurisë dhe më pas nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan në drejtim të paditur.
“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë, e cila po digjej dhe që dyshohet se është përdorur nga autorët që grabitën filialin e bankës.

Balkanweb.com
 

TiKu1

Antarë i Respektuar
Kaq pak mo, ik ore dilni ca dite nga memedheu se aty ju rrefejne te merrni mbi 1 milion euro si pashallare,. :D
 

imp4ct1

Author of "Old but Gold"! All rights reserved.
Qenkan te lodhur keta, goditje behen ketej tek ne nga 5 mln euro e siper. :p
 

Frank

Mode ON Anti-KÇK
emo ke pare ti, banka me 100 euro?!
Ktej nga ne kaq i ka dhe ai qe shet bileta telebingo ???
 
Top